AVONET Archives - Prizreni Sot

AVONET identifikon dokumente të falsifikuara të kompanisë recidiviste në shtatë (7) dosje tenderash
Operatori Ekonomik “Matkos Pharm” shpk, nr Unik: 811159624, për vitin 2021 kishte ofertuar aktivitete të prokurimit në Ministri të Shëndetësisë, SHSKUK, Komunën e Prizrenit, Drenasit dhe Suharekës dhe një në vitin 2022 në Komunën e Prishtinës, ku AVONET gjatë hulumtimit të ofertave në dosjen e tenderit të OE “Matkos Pharm” shpk kishte identifikuar dokumente të dyshuara si të falsifikuara tek REFERENCA, QARKULLIMET FINANCIARE (fatura fiktive), CERTIFICATË, ISO 13485:2012.

AVONET vlerëson se veprimet e tilla sipas Ligjit të Prokurimit Publik janë veprime të kundërligjshme dhe sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës veprimet e tilla janë të dënushme dhe janë të parapara si vepra penale.

Këto janë aktivitetet e prokurimit që janë hulumtuar dhe janë identifikuar dokumentet të dyshuara për falsifikim:

“Furnizim me material stomatologjik për nevojat e departamentit të stomatologjisë”, me nr të prokurimit:622-21-1045-1-2-1 (KONTRATË E NËNSHKRUAR) dhe

“Furnizim me pajisje stomatologjike për nevojat e departamentit të stomatologjisë”, me nr të prokurimit:622-21-2378-1-2-1 ( NË PROCESIN E VLERËSIMIT); në Komunen e Prizrenit;

“FURNIZIM ME BARNA DHE MATERIAL SHPENZUES MJEKSOR” me nr të prokurimit: 611-21-1902-1-2-1 në Komunën e Drenasit;

Furnizim me material medicinal nga lista esenciale” dhe numër të prokurimit: 00220-20-7558-111, në aktivitetin e prokurimit në SHSKUK;

“Furnizim me material laboratorik për testimin për SARS COV-2” dhe numër të prokurimit: 206-20-7645-111, në aktivitetin e prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë;

“Furnizim me barna” dhe numër të prokurimit: 624-21-781-121, në Komunën e Suharekës;

Furnizim me paisje mjekësore” me nr të prokurimit:616-22-5522-1-2-1, dyshimi i falsifikimit të dokumentit të CERTIFICATE, ISO 13485:2012 në aktivitetin e prokurimit në Komunën e Prishtinës.

Pas të gjitha këtyre të gjeturave nga hulumtimet e ndryshme, AVONET-it ka bërë kërkesë për inicim të hetimeve në Prokurorinë e Shtetit.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur një aktakuzë për rastin e aktivitetit të prokurimit në Komunën e Drenasit poashtu Prokuroria Themelore e Prizrenit është duke hetuar rastet (tri) që janë nën përgjegjësin e tyre.

The post AVONET identifikon dokumente të falsifikuara të kompanisë recidiviste në shtatë (7) dosje tenderash appeared first on Prizreni Sot.

AVONET- Haskukës: Nuk ta panë “hajrin” qytetarët, por jaranat!
Rrjeti i OJQ-ve AVONET sot ka realizuar një performancë pranë objektit të zyrës së Kryetarit të Komunës së Prizrenit z. Haskuka, duke shprehur shqetësimin lidhur me keq-qeverisjen dhe mos transparencën e të parit të Prizrenit.

Se kryetari Haskuka nuk i ka shërbyer qytetarit, e ka vërtetuar edhe Raporti i Auditorit të Përgjithshëm. I njëjti Raport vërteton se z.Haskuka dhe Kabineti i tij i kanë shërbyer personave familjar dhe grupeve të interesit të lidhura me qeverisjen e tij.

Zyra e Prokurimit të Komunës së Prizrenit është nga zyret në të cilën janë identifikuar me së shumti shkelje të rënda në Kosovë. Në këtë zyrë kanë fituar tenderë kompani të lidhura ngushtë me zyrtarë të pushtetit aktual në Prizren, të cilat janë shërbyer me dokumente të falsifikuara dhe me fatura fiktive, duke vendosur kritere favorizuese për kompani të caktuara.

Nepotizimi e ka ngulfatur administratën dhe personelin e Komunës së Prizrenit duke krijuar neglizhencë, politizim të shkollave dhe për rrjedhojë administrata nuk është më funksionale.

Kryetari Haskuka ka të emëruar drejtor komunal, të cilët kanë aktakuza të konfirmuara dhe po ashtu, zyrtarë që janë arrestuar gjatë këtij mandati qeverisës për keqpërdorim të detyrës zyrtare, por ajo që e bën edhe më skandaloze këtë qeverisje është se aty ka individ që udhëheqin komunën nga kafiteri dhe shtëpi.

Kryetari Haskuka nuk është transparent, ngase ai nuk u përgjigjet kërkesave për takim jo vetëm të qytetarëve, por edhe të OJQ-ve e institucioneve tjera që monitorojnë punën e komunës. Shqetësimet për mos transparencë dhe llogaridhënie janë shprehur nga shumë faktorë relevant, të cilët kanë vlerësuar se është më lehtë të takohet Kryeministri i Kosovës se Kryetari i Prizrenit!

The post AVONET- Haskukës: Nuk ta panë “hajrin” qytetarët, por jaranat! appeared first on Prizreni Sot.

AVONET: Komuna e Prizrenit vendos kritere për tenderë që t’i fitojnë kompanitë e afërta më ta!
Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren ka publikuar gjetjet e rrjtetit AVONET:

Postimi i plotë:

Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin lidhur me keqqeverisjen në Komunën e Prizrenit duke keqmenaxhuar paran publike dhe duke mos zbatuar ligjet e Republikës së Kosovës.

AVONET është duke monitoruar aktivitetet e prokurimit në Komunën e Prizrenit dhe gjatë monitorimit dhe hulumtimit AVONET ka identifikuar disa të gjetura dhe këto të gjetura janë në kundërshtim me ligjet dhe me standartin e qeverisjes së mirë.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka identifikuar se në tenderin me titull “Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit” është ritenderuar një herë me arsyetimin që Komuna e Prizrenit konkretisht zyra e prokurimit ka bërë shkelje, ku institucioni i OSHP-së ka anuluar tenderin në fjalë për arsye se OE fitues nuk ka qenë i përgjegjshëm.

Ndërsa Komuna e Prizrenit rishpallë tenderin “Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit” edhe pse OSHP-ja Komunës së Prizrenit ia rikthen për të anuluar procesin e parë të procesit të prokurimit për arsye të shkeljeve, andaj Komuna e Prizrenit ka favorizuar operatorin ekonomik duke vendosur në dosjen e tenderit kritere të favorshme për OE NAPS ShPK, si p.sh, në dokumentin përshkrimi teknik i produktit në dosjen e tenderit me numër 1.1 deri 8.17 këto produkte janë vetëm të një prodhuesi të cilat janë të dëshmuar me përshkrime dhe vizatime që figurojnë në dosjen e tenderit.

Po ashtu sipas hulumtimit të bërë nga AVONET është identifikuar se kompania “Detas D.D.O” që është në koncersium me “OE NAPS” nuk ka referenca për ekzekutim të punimeve por vetëm për shitje, andaj AVONET konsideron se AK nuk ka vlerësuar në harmoni me standardet dhe ligjin e LPP.

Ndërsa AVONET pas hulumtimeve të bëra tek dosjet e tenderëve ka identifikuar në shumë prej rasteve se kriter në tenderët është kur lideri i grupit të Operatorëve Ekonomik duhet të plotësoj 60% të kritereve, ndërsa në dosjen e tenderëve për ndriçim publik nuk kërkohet ky kriter, andaj AVONET konsideron se Komuna e Prizrenit po favorizon dhe jep mundësi për të dhënë kontratë.

Raporti i Auditorit të Përgjithshëm ka gjetur një çështje A7 – Ndryshimi i pozicioneve të para masës jo në pajtueshmëri me procedurat ligjore, me gjetje: Sipas nenit 61 pikave 21, 22 dhe 23 të Rregullave dhe Udhëzuesit Operativ për prokurimin publik, “ndryshimi i kontratës i referohet një ndryshimi në termat dhe kushtet e një kontrate të shpërblyer. Ndryshimi i kontratës iniciohet nga menaxheri i kontratës. Aty ku ndryshohet kontrata me qëllim të ndryshimit të termave dhe kushteve fillestare, ndryshimi i kontratës do të përgatitet nga departamenti i prokurimit. Ndryshimi i kontratës nuk do t‘i lëshohet operatorit ekonomik para marrjes së aprovimit nga ZKA”. Në dy20 raste për kontratat jo kornizë, komuna kishte ekzekutuar pagesën për pozicionet të cilat ishin ndryshuar krahas para masës së kontraktuar. Pra organi mbikëqyrës përkatësisht menaxheri i kontratës, nuk kishte respektuar para masën dhe para llogarinë e kontratës bazë, i njëjti nuk kishte respektuar procedurat ligjore me rastin e ndryshimit-tejkalimit të pozicioneve. Ky ndryshim/plotësim i pozicioneve nuk ka tejkaluar vlerën totale të kontratës. Planifikimi dhe hartimi jo-adekuat i projekteve nga ana e Autoritetit Kontraktues, ka shtyrë që të ndryshohen pozicionet brenda para masës së kontraktuar. Gjithashtu neglizhenca nga ana e Menaxherit të projektit ka bërë që mos të ndiqen procedurat përkatëse ligjore me rastin e ndryshimit të pozicioneve. -1

AVONET, kërkon nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës, konkretisht NJHKEK, që të hetojnë rastet të identifikuar dhe të gjeturat e Raportit të Auditorit të Përgjithshëm.

The post AVONET:  Komuna e Prizrenit vendos kritere për tenderë që t’i fitojnë kompanitë e afërta më ta! appeared first on Prizreni Sot.