AVONET identifikon dokumente të falsifikuara të kompanisë recidiviste në shtatë (7) dosje tenderash

Operatori Ekonomik “Matkos Pharm” shpk, nr Unik: 811159624, për vitin 2021 kishte ofertuar aktivitete të prokurimit në Ministri të Shëndetësisë, SHSKUK, Komunën e Prizrenit, Drenasit dhe Suharekës dhe një në vitin 2022 në Komunën e Prishtinës, ku AVONET gjatë hulumtimit të ofertave në dosjen e tenderit të OE “Matkos Pharm” shpk kishte identifikuar dokumente të dyshuara si të falsifikuara tek REFERENCA, QARKULLIMET FINANCIARE (fatura fiktive), CERTIFICATË, ISO 13485:2012.

AVONET vlerëson se veprimet e tilla sipas Ligjit të Prokurimit Publik janë veprime të kundërligjshme dhe sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës veprimet e tilla janë të dënushme dhe janë të parapara si vepra penale.

Këto janë aktivitetet e prokurimit që janë hulumtuar dhe janë identifikuar dokumentet të dyshuara për falsifikim:

  1. “Furnizim me material stomatologjik për nevojat e departamentit të stomatologjisë”, me nr të prokurimit:622-21-1045-1-2-1 (KONTRATË E NËNSHKRUAR) dhe
  2. “Furnizim me pajisje stomatologjike për nevojat e departamentit të stomatologjisë”, me nr të prokurimit:622-21-2378-1-2-1 ( NË PROCESIN E VLERËSIMIT); në Komunen e Prizrenit;
  3. “FURNIZIM ME BARNA DHE MATERIAL SHPENZUES MJEKSOR” me nr të prokurimit: 611-21-1902-1-2-1 në Komunën e Drenasit;
  4. Furnizim me material medicinal nga lista esenciale” dhe numër të prokurimit: 00220-20-7558-111, në aktivitetin e prokurimit në SHSKUK;
  5. “Furnizim me material laboratorik për testimin për SARS COV-2” dhe numër të prokurimit: 206-20-7645-111, në aktivitetin e prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë;
  6. “Furnizim me barna” dhe numër të prokurimit: 624-21-781-121, në Komunën e Suharekës;
  7. Furnizim me paisje mjekësore” me nr të prokurimit:616-22-5522-1-2-1, dyshimi i falsifikimit të dokumentit të CERTIFICATE, ISO 13485:2012 në aktivitetin e prokurimit në Komunën e Prishtinës.

Pas të gjitha këtyre të gjeturave nga hulumtimet e ndryshme, AVONET-it ka bërë kërkesë për inicim të hetimeve në Prokurorinë e Shtetit.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur një aktakuzë për rastin e aktivitetit të prokurimit në Komunën e Drenasit poashtu Prokuroria Themelore e Prizrenit është duke hetuar rastet (tri) që janë nën përgjegjësin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *