Beni Kizolli Archives - Prizreni Sot

Beni Kizolli: Më eleminuan nga gara
Beni Kizolli anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka drejtuar akuza ndaj partisë që drejton kryeministri Albin Kurti, duke thënë se e kanë rrëzuar nga gara për kryetar të Degës në Prizren për shkak të qëndrimit të tij kundër nenit të Kodit Civil që lejon martesat e gjinisë së njëjtë.

Kizolli në profilin e tij në ‘facebook’ ka treguar gjithë kronologjinë e ngjarjes, dhe ka zbuluar edhe telefonatën që ka marrë nga Prishtina për ta pyetur rreth qëndrimit për Kodin Civil.

“1. Jam “pro” Kodit Civil

Jam “Kundër” nenit për komunitetin në fjalë, ngase nuk ka pasur sqarime për qëndrimin final të Lëvizjes për këtë çështje. Në këtë pikë, veçanërisht për çështjen e birësimit që nesër do të rregullohet me ligj, i cili do të ketë mbështetje në këtë KOD, jam KUNDËR. Po, kam status dhe kam përkrahur faqen “Familja”. Po të kishte kaluar në Parlament, nuk kam pasur ndërmend të distancohesha nga Lëvizja, por edhe trajtimin e Lëvizjes për qëndrimin tim ndaj Kodit Civil dhe distancimin nga unë, nuk po e vlerësoj si të shëndoshë. “, ka shkruar Kizolli.

Ai thotë se pas kësaj përgjigje të dhënë është njoftuar se është eliminuar nga gara për kryetar të Degës së Vetëvendosjes në Prizren.

Kizolli në fund të reagimit të tij ka adresuar edhe kritika për humbjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit lokale, duke bërë përgjegjës kryesinë qendrore në Prishtinë për gjithë atë çfarë ka ndodhur.

Reagimi i plotë:

Te dashur miq,

Pas kandidimit tim për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! -Qendra në Prizren, si çdo kandidat tjetër është nevojitur procesi i dy filtrimeve, vlerësimi i KZP-së në Prishtinë dhe 1/3 nënshkrimeve të Grupit Punues ne Prizren, ose 10% i nënshkrimeve të anëtarësisë, nëse nuk mund të sigurohej ,1/3 e nënshkrimeve të Grupit Punues.

Duke e pritur përgjigjen e fazës së parë, kërkova dhe u informova se të gjitha nënshkrimet e anëtarëve të Grupit Punues në Prizren, i përbërë prej 14 anëtarëve, përveç nënshkrimit të z. Mytaher Haskukës dhe znj. Mimoza Bushrani, ishin “bllokuar” nga kundërkandidati, duke e ditur se për një kandidat mjaftonin vetëm 5 nënshkrime. Kishte mundësi për garë të barabartë e demokratike. Por, nuk ndodhi.

Të hënën, pranova një telefonatë, prej një zyrtari të KZP,-së, i cili më njoftoi për rrjedhat dhe më kërkoi sqarime për qëndrimin tim lidhur me Kodin Civil, përkatësisht nenin për komunitetin në fjalë dhe kjo ishte përgjigja ime, lidhur me pjesën e Kodit Civil:

“1. Jam “pro” Kodit Civil

Jam “Kundër” nenit për komunitetin në fjalë, ngase nuk ka pasur sqarime për qëndrimin final të Lëvizjes për këtë çështje. Në këtë pikë, veçanërisht për çështjen e birësimit që nesër do të rregullohet me ligj, i cili do të ketë mbështetje në këtë KOD, jam KUNDËR. Po, kam status dhe kam përkrahur faqen “Familja”. Po të kishte kaluar në Parlament, nuk kam pasur ndërmend të distancohesha nga Lëvizja, por edhe trajtimin e Lëvizjes për qëndrimin tim ndaj Kodit Civil dhe distancimin nga unë, nuk po e vlerësoj si të shëndoshë. “

Sot, u informova se jam eliminuar nga gara dhe këtë vendim e konsideroj arbitrar dhe shkelje të statutit, i cili kërkon dhe mundëson një frymë demokracie, ku secili anëtar ka të drejtë të zgjedhë e të zgjidhet sipas parimit, ” një anëtar nje votë”. Me eliminimin tim, po degradohet demokracia brenda Lëvizjes, duke e shndërruar garën me një kandidat të vetëm, me parimin “një kandidat një votë”. Pastaj, me mospërshkrim të qartë, të arsyetimit për eliminimin tim, po ma dëmtojnë integritetin dhe dinjitetin.

Suksesi i arritur më 14 shkurt, kërkon përgjegjësi politike dhe profesionale. Eliminimi, është tregues i qartë i injorimit të përkrahjes së qytetarëve dhe angazhimit të çdo qytetari. Është tkurrje, izolim dhe margjinalizim.

Çkado që kërkoi koha dhe rrethanat, unë u përgjigja me përulësi e modesti dhe pranova detyra e obligime. Tani, ma treguan derën apo vendin dhe koha do ta dëshmojë.

Në këtë kohë krize, ku vendit i duhet një stabilitet politik, kjo frymë e ashpër, me këto linçime e eliminime, po e shkatërron shpresën e shoqërisë.

Nuk ndjej kurrfarë përgjegjësie, por jam i lënduar! Çdo kontribut e çdo mund që kam dhënë ua bëj hallall, sepse e kam bërë për shtetin e shoqërinë time. Krejt në fund, asnjëherë dhe në asnjë kohë nuk kam trokitur në derën e Lëvizjes për të kërkuar për të marrë dicka, por gjithmonë kam trokitur në derën e Lëvizjes, për të dhënë gjithçka, por jo edhe dinjitetin e integritetin tim personal.

P.S. Pse u kandidova?

Zgjedhjet lokale i humbëm si rezultat i qasjes neglizhuese të nivelit qendror, ku në ditën e fundit u zyrtarizua kandidatura e kandidatit që 4 vite udhëhoqi Komunën e Prizrenit. Madje koordinimi në fushatë nuk i përngjante subjektit më të madh në vend, rrjedhimisht nuk e humbëm komunën, por e dorëzuan. Opozitarizimi aktual, po zhvillohet me diskursin qe nuk e kemi përjetuar ne, me fraza: “ju përgëzojmë”, “kemi pritje” dhe krahas diskursit ledhatues ndaj pushtetit aktual në Prizren, edhe përkrahja me “vota në komitet”. Organizimi dhe opozitarizmi nuk më japin shpresë në rikthim, në qeverisjen lokale e as në ruajtjen e votave në zgjedhje qendrore. Gara brenda Lëvizjes, ishte mundësi, nevojë e domosdoshmëri për ta zhvilluar organizatën. Pa dhënë llogari për humbjen e zgjedhjeve lokale, duke e shkatërruar procesin e zgjedhjeve të brendshme, duke e përdhosur demokracinë e brendshme, s’po e vlerësoni anëtarësinë dhe jeni duke rrezikuar shumë për zgjedhjet e ardhshme nacionale e lokale.

E falënderoj përzemërsisht pjesën dërmuese të anëtarësisë së Lëvizjes në Prizren, sepse e mirëpritët kandidimin tim dhe më ofruat përkrahje pa kursim, angazhim pa pushim dhe u mbetem borxhli përjetësisht që mos t’u lëndoj juve. Sepse, mbi të gjitha “JU jeni Vetëvendosje!”

The post Beni Kizolli: Më eleminuan nga gara appeared first on Prizreni Sot.

Gjatë planifikimit, e patem hartuar projektin për unazën qëndrore, ku përveç asfaltimit kemi planifikuar edhe rreth 2 km shirit të biçikletave
Beni Kizolli ish drejtor i Urbanizmit me një njoftim në Facebook bënë të ditur se “gjatë planifikimit të vitit 2021 e patem hartuar projektin per unazen qendrore, ku pervec asfaltimit kemi planifikuar edhe rreth 2 km shirit te biçikletave, skajore te granitit me ngjyre te bardhë dhe kubeza/pllaka te reja nga ura e Hanëmellit/Komuns deri te Drejtoria e Financave”.

Postimi i plotë:

Gjatë planifikimit të vitit 2021 e patem hartuar projektin per unazen qendrore, ku pervec asfaltimit kemi planifikuar edhe rreth 2 km shirit te biçikletave, skajore te granitit me ngjyre te bardhë dhe kubeza/pllaka te reja nga ura e Hanëmellit/Komuns deri te Drejtoria e Financave.

Pervec kesaj, ne kete projekt patem planifikuar elemente te mjaftushme per organizimin e shiritëve te biçikletave nga rrethi Bazhdarhanes me kete relacion Bazhdarhane-Dardani-Tranziti i Ri.

Si pjese perberese ka qenë edhe projekti i parkingjeve të perkohshme (nga 15 Janari deri 01 Qershor) nga IPKO deri te Shtepia e Bardh ne nje shirit me orar te kufizuar pas orarit te punes (18:00-00:00), gjithsesi ky organizim ka pasur nevojë per nje test, e me pas të vendoset per organizimin e saj brenda vitit. Uroj qe projekti ne fjale te jetesohet dhe qytetaret ta kenë mundesinë per alternativat e qasjes, komdotetin dhe sigurinë ne Qendren Hisotirke.

E dini çka më intereson shumë? Veçse kogja shume më intereson ta di nëse keto punime qe po zhvillohen ne qendren Historike e kane apo jo pelqimin nga organet relevante qe nuk kishin vullnet ta permbyllin procesin e projektit te “Regjenerimit te brigjeve Lumbardhit” apo i njohur tani ne qytet si projekti i urave?

Pune te mbare!

The post Gjatë planifikimit, e patem hartuar projektin për unazën qëndrore, ku përveç asfaltimit kemi planifikuar edhe rreth 2 km shirit të biçikletave appeared first on Prizreni Sot.

Hidhet poshtë kallëzimi penal ndaj Beni Kizollit!
Prokuroria Themelore në Prizren ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit,Beni Kizolli.

Kallëzimin penal është ngritur nga vëllezërit Agron dhe Valbon Kastrati ndaj Beni Kizollit me pretendim se nuk po lejon qëllimisht që objekti i tyre i ndërtuar në qendër të Prizrenit të futet në procesin e legalizimit

Por këtë kallëzimin penal e ka hedhur poshtë Prokuroria Themelore në Prizren pasi që nuk eksizton dyshimi arsyeshëm

Këtë e ka bërë të ditur Beni Kizolli në një konferencë për media ku ka dhënë sqarime për rastin në fjalë

“Po bëhet disa muaj nga koha që opinioni u informua për një kallzim penal që u ngrit ndaj meje lidhur me një objekt në qendrën historike. Këto ditë u njoftuam eshte shuar hetimi. Pëderisa një pjesë e objektit kishte leje ndërtimore, një pjesë e tij ishte e ndërtuar gjatë vitit 2020.Pronarët e objektit me akuzuan për keqpërdorim të detyrës vetëm për shkak se nuk e trajtuam kërkesën e tyre me ligjin e legalizimit. Ku në fushëveprimin e ligjit shumë qartë na tregohet se asnjë ndërhyrje pas datës së hyrjes në fuqi të ligjit nuk trajtohet dot. Ndoshta dikush atyre ia tregoi gjurmët e vjetra dhe ata morrën atë rrugë, ndoshta dikush i premtoi e ata vepruan kundër ligjeve në fuqi” tha ai.

Sipas Kizollit këta qytetarë dhe shumë të tjerë po bëhen viktimë e ligjeve në fuqi dhe viktimë e intresave klanore-politike

“Nga dita e parë punës dera ime ishte e hapur për çdo qytetar, ku një pjesë ishin viktimë e ligjeve në fuqi, një pjesë viktimë e planeve në fuqi dhe një pjesë viktimë e interesave klanore-politike. Thjeshtë një dorë institucionale këta qytetarë thuajse i kishte hedhur në zjarr. Me përgjegjësinë e pozitës ua zgjatëm dorën për t’i shpëtuar ata nga zjarri, por e vërejtëm se nga humbja e besimit tek institucionet disa vazhdojnë ta refuzojne dorën tonë të bashkëpunimit. Ne nuk jemi prej atyre që për interesa personale ta hedhim shtetin dhe shoqërinë në zjarr, por për shoqërinë e për shtetin me vetëdije e hedhin veten në zjarr“ u shpreh ai

Kizolli ka thënë se këta kanë merituar një padi për dëmtim të imazhit por për hirë bashkfamilijarëve dhe shokëve të përbashkët ai nuk do ta përdorë këtë të drejtë

“Ata që më ngritën kallzim penal e meritojnë një padi për dëmtim të imazhit. Por për hirë të bashkfamilijarëve dhe shokëve të përbashkët që me këruan favor dhe i refuzova tash po më lind mundësia që në emër të tyre të mos e përdor të drejtën time për padi. Por prej tyre dhe prej çdo kujt tjetër kërkoj që në emër të asgjëje të mos më sprovojnë që të krijoj favore në kundërshtim me ligjin” tha Kizolli.

The post Hidhet poshtë kallëzimi penal ndaj Beni Kizollit! appeared first on Prizreni Sot.