Gjatë planifikimit, e patem hartuar projektin për unazën qëndrore, ku përveç asfaltimit kemi planifikuar edhe rreth 2 km shirit të biçikletave

Beni Kizolli ish drejtor i Urbanizmit me një njoftim në Facebook bënë të ditur se “gjatë planifikimit të vitit 2021 e patem hartuar projektin per unazen qendrore, ku pervec asfaltimit kemi planifikuar edhe rreth 2 km shirit te biçikletave, skajore te granitit me ngjyre te bardhë dhe kubeza/pllaka te reja nga ura e Hanëmellit/Komuns deri te Drejtoria e Financave”.

Postimi i plotë:

Gjatë planifikimit të vitit 2021 e patem hartuar projektin per unazen qendrore, ku pervec asfaltimit kemi planifikuar edhe rreth 2 km shirit te biçikletave, skajore te granitit me ngjyre te bardhë dhe kubeza/pllaka te reja nga ura e Hanëmellit/Komuns deri te Drejtoria e Financave.

Pervec kesaj, ne kete projekt patem planifikuar elemente te mjaftushme per organizimin e shiritëve te biçikletave nga rrethi Bazhdarhanes me kete relacion Bazhdarhane-Dardani-Tranziti i Ri.

Si pjese perberese ka qenë edhe projekti i parkingjeve të perkohshme (nga 15 Janari deri 01 Qershor) nga IPKO deri te Shtepia e Bardh ne nje shirit me orar te kufizuar pas orarit te punes (18:00-00:00), gjithsesi ky organizim ka pasur nevojë per nje test, e me pas të vendoset per organizimin e saj brenda vitit. Uroj qe projekti ne fjale te jetesohet dhe qytetaret ta kenë mundesinë per alternativat e qasjes, komdotetin dhe sigurinë ne Qendren Hisotirke.

E dini çka më intereson shumë? Veçse kogja shume më intereson ta di nëse keto punime qe po zhvillohen ne qendren Historike e kane apo jo pelqimin nga organet relevante qe nuk kishin vullnet ta permbyllin procesin e projektit te “Regjenerimit te brigjeve Lumbardhit” apo i njohur tani ne qytet si projekti i urave?

Pune te mbare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *