Bizneset Archives - Prizreni Sot

Vetëm 1 mijë e 200 biznese aplikuan në ATK për të subvencionuar rritjen e pagave për punëtorë
Vetëm 1 mijë e 212 biznese deri më tani kanë aplikuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) për t’i subvencionuar shteti 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorët e sektorit privat për 3 muajt e parë. Këto biznese kanë kërkuar mbështetje për rritje të pagave për rreth 15 mijë punëtorë.

Sipas ATK-së, në Kosovë janë rreth 100 mijë biznese aktive dhe mbi 300 mijë të punësuar të deklaruar, prej tyre 220 mijë vetëm në sektorin privat. Kjo i bie se vetëm 1 për qind e bizneseve kanë aplikuar për këtë masë nga pako e mbështetjes. Megjithëse, kjo pako nuk ishte parë si shume atraktive nga njohësit duke kërkuar mbështetje pa kushte edhe për punëtorët e sektorit privat, njëjtë siç është vepruar me ata të sektorit publik.

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj u ka bërë thirrje bizneseve në vend që ta shfrytëzojnë këtë masë e cila buron nga pakoja e fundit për përballje me inflacionin.

Ai tha se secili biznes që ka rritur pagat e punëtorëve nga shtatori e këtej, dhe dëshiron të përfitojë nga mbështetja e qeverisë, mund të aplikojë në platformën EDI deri më 20 dhjetor.

“ATK vazhdon të mbështesë implementimin e masave të Qeverisë së Kosovës në drejtim të përkrahjes të komunitetit të bizneseve, në këtë rast edhe shoqërisë në përgjithësi. Edhe kjo masë mbështetet në drejtim të krijimit të mundësisë së aplikimit të bizneseve për të përfituar nga kjo masë për punëtorët në rastet kur ka ngritje të pagave të tyre. Deri në këto momente kur po flasim kemi mbi 1 mijë e 200 aplikime për rreth 15 mijë të punësuar apo saktësisht 1 mijë e 212 aplikime për 14 mijë e 930 punëtorë. Këto aplikime pastaj do të verifikohen dhe do të disbursohen mjetet kur të vërtetohet se i plotësojnë të gjitha kriteret e parapara me vendim të qeverisë. Afati për aplikim është deri më 20 dhjetor”, tha ai.

Drejtori Murtezaj beson se edhe 10 ditë sa kanë mbetur afat për të përfituar nga rritja e pagave do të shtohet edhe numri i bizneseve. Megjithatë ai arsyeton edhe nevojën për rritjen e pagave për punëtorë.

“Mbi 300 mijë është numri i punëtoreve të deklaruar në ATK, janë rreth 80 mijë të sektorit publik, ndërsa pjesa tjetër të sektorit privat. Në rastin konkret nëse i referohemi numrit të aplikimeve sa janë deri tani 1 mijë e 212 aplikime, por besoj duke pasur parasysh praktikat tona biznesore, por edhe si popull që jemi, zakonisht veprimet tona i lëmë për ditët e fundit, atëherë le të kuptohet që pritjet janë që të ndodhin aplikimet edhe gjatë ditëve në vijim më të shtuara. Nga këtu ne bëjmë apel që të shfrytëzojnë këtë të drejtë secili biznes për rritjen e pagave sepse kjo masë e qeverisë është me qëllim që të rritet përkrahja ndaj punëtorëve, pasi që inflacioni e ka bërë të domosdoshme që të ketë një lëvizje në këtë drejtim. Kështu që kjo përkrahje e qeverisë për tre muaj radhazi nxitë rritjen e pagave në sektorin privat. Se sa do të jetë reagues në këtë drejtim komuniteti i biznesit, kjo mbetet në përgjegjësinë e secilit biznes. Gjithsesi, edhe pa pasur iniciativa të qeverisë, imponohet nevoja e ngritjes së pagave, duke parasysh edhe trendin e mungesës së fuqisë punëtore në sektorë të ndryshëm, në këtë rast me automatizëm paraqitet nevoja që të ketë ngritje të pagave me qëllim që të sigurojnë punëtorë për tregun e tyre”, theksoi ai.

Ndërsa, sa i përket të hyrave tatimore për 11 muaj të këtij viti, drejtori i ATK-së, Murtezaj ka thënë se kanë inkasuar 673.5 milionë euro, ndërsa së bashku me kontributet pensionale janë mbi 890 milionë euro.

Sipas tij, në raport me vitin paraprak, ka një rritje prej mbi 120 milionë euro apo 21.9 për qind.

“Sa i përket të hyrave tatimore, këtë vit, në periudhën 11-mujore kemi arritur që të inkasojmë 673.5 milionë euro, ndërsa së bashku me kontributet pensionale janë mbi 890 milionë euro. Në raport me vitin paraprak, kemi një rritje prej mbi 120 milionë euro apo 21.9 për qind. ATK po ashtu ka arritur të tejkalojë edhe të gjitha parashikimet, pra edhe planin e fillimvitit, por edhe rishikimin. Kështu për 11 muaj kemi 15.5 milionë euro të hyra më tepër apo 2.4 për qind. Kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të këtij viti dhe pritjet tona janë që të tejkalohet plani i rishikuar i të gjithë vitit. Dhe në të njëjtën kohë ne të përgatitemi pastaj edhe me implementim të planit të ardhshëm për vitin 2023”, theksoi Murtezaj.

Sipas drejtorit të ATK-së, këtë vit është ulur edhe niveli i evazionit fiskal./KP

The post Vetëm 1 mijë e 200 biznese aplikuan në ATK për të subvencionuar rritjen e pagave për punëtorë appeared first on Prizreni Sot.

Bizneset paralajmërojnë protesta, s’do të respektojnë asnjë masë të re – në fushatë e zgjedhje s’pati pandemi
Moslirimi i masave nga ana e Qeverisë dhe mungesa operimit të plotë të bizneseve, ka bërë që këto të fundit të drejtojnë akuza në drejtim të institucioneve.

Ata thonë se respektimi i masave nuk është bërë as nga partitë politike në zgjedhjet që u mbajtën këtë vit.

Kryetari Odës Hoteliere dhe Turizmit, Fadil Sogojeva, thotë për Ekonomia Online, se pasi respektimi i masave nuk është bërë nga partitë politike nuk do të bëhet as nga bizneset.

“Ne kemi reaguar edhe më herët dhe po presim që këto masa të largohen, sepse nuk ka arsye. Vet fushata elektorale e ka bërë të vetën, atëherë kur vetë ata nuk i kanë respektuar masat, atëherë as ne nuk kemi arsye t’i respektojmë, prandaj kërkojmë që të merren me këtë punë dhe të lirohen masat. Sot e kemi mbajtur kuvendin e punës ku kanë marrë pjesë mbi 120 delegatë, prandaj sot jam më i fuqishëm, prandaj edhe nëpërmjet organeve ne do të mundohemi që t’i realizojmë kërkesat tona”, tha ai.

Analizë të gjendjes e ka kërkuar edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini. Ai për EO thotë Kosova është i vetmi vend në Ballkan që ka orë policore.

“Mendoj që Qeveria e Kosovës ta analizojë gjendjen reale të pandemisë dhe në bazë të saj të marrë veprime për të cilat janë jo të justifikueshme siç është ora policore dhe kjo është e panevojshme, dhe Kosova është i vetmi vend në Ballkan që ka orë policore, dhe kjo orë policore më shumë jep imazh të keq vendin, sesa e mbron vendin nga pandemia, sepse nga ora 24 deri në 5 të mëngjesit nuk ka asnjë lëvizje dhe nuk ka asnjë rrezik që dikush të infektohet”.

“Grumbullimet janë të ndaluara tash e disa kohë dhe mendoj që Qeveria e vendit duhet të sillet konform rekomandimeve të IKSHPK-së, kështu që Kosova është shumë më mirë sesa ishte ditëve të verës, ku numri i të infektuarve është minimal dhe të vdekurit nuk ka, dhe kjo është një shenjë që ne duhet të mendojmë për lirimin e masave për t’i liruar bizneset me aktivitetet e tyre të ndryshme, gjithmonë konform manualit të mbrojtjes së shëndetit publik”, tha Shahini.

Shahini ka ironizuar me partitë politike, për të cilët thotë se në kohë fushate nuk ka pasur pandemi.

Ai shton se nga kufizimet po dëmtohen bizneset që operojnë me organizim publik, siç janë sallat e dasmave, klubet e natës dhe gastronomia.

“Pandemia nuk po ekziston në kohën kur po ka zgjedhje por po ekziston pas përfundimit të tyre, e kjo është më së shumti vuajtje e ekonomisë e të bizneseve të ndryshme të cilat janë të kufizuar me aktivitet të saj, sidomos bizneset që kanë të bëjnë me organizim publik, siç janë ahengjet, hoteleritë, gastronomia, e shumë biznese tjera, prandaj po them se Qeveria nuk po sillet konform situatës reale por konform vendimeve politike të dëmshme për ekonominë e vendit”, tha Shahini.

Kurse nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, thonë se fokusi i Qeverisë ka qenë te zgjedhjet lokale, e aspak tek bizneset.

Arian Vranica nga kjo shoqatë, ka thënë se nëse nuk lirohen masat, do të mbajnë protesta para Qeverisë.

“Realisht kjo është një neglizhencë, ku e kemi parë që krejt fokusi dhe fuqia e Qeverisë së Kosovës ka qenë te zgjedhjet lokale, dhe kemi parë që është bastarduar komplet me respektimin e masave dhe nuk ka pasur asnjë lloj sinjali që do të ketë lirim të masave por vetëm paralajmërime se gjendja në rajon është shumë shqetësuese. Nuk kemi pasur asnjë masë mbështetëse ekonomike, e cila do të shkonte për disa prej domeneve kanë funksionuar, siç janë klubet e natës dhe sallat e dasmave, e poashtu edhe me operimin e pjesshëm të gastronomisë”, tha ai, teksa shtoi se nuk do të përjashtohen protestat në rast se nuk lirohen masat, raporton EO.

The post Bizneset paralajmërojnë protesta, s’do të respektojnë asnjë masë të re – në fushatë e zgjedhje s’pati pandemi appeared first on Prizreni Sot.

ATK-ja u bën thirrje bizneseve të aplikojnë për falje të ndëshkimeve
Vetëm 799 biznese kosovare kanë aplikuar nga 27 janari deri më tani për faljen e ndëshkimeve të borxhit në Administratën Tatimore të Kosovës, kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e këtij institucioni, Valentina Bytyqi-Sefa.

Sipas Bytyqi-Sefës pagesa e kryer nga tatimpaguesit kap vlerën prej 3.8 milionë euro, gjë që ndikon jashtëzakonisht në pasqyrat financiare të ATK-së.

“Pas vendimit të marrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës masa ka të bëjë që të gjithë tatimpaguesve të cilët kanë obligime të pashlyera në Administratën Tatimor të Kosovës t’u falen ndëshkimet me kushtin e vetëm që tatimpaguesit të cilët dëshirojnë që ndëshkimet t’u falen nga shteti atëherë ata kanë kusht që fillimisht ta kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesin më pas ndëshkimi falet sipas masës së paraparë”, ka thënë ajo.

“Deri më tani numër i tatimpaguesve të cilët kanë aplikuar për të i’u falur ndëshkimet është diku 799. Nga ky numër është paguar diku 10.5 milionë euro baza e tatimit dhe 1.2 milionë euro interesi, ndërsa ndëshkimi i falur sipas masës së paraparë është në vlerë prej 3.8 milionë euro. Ky vendim ka ndikim jashtëzakonisht të mirë në pasqyrat e institucionit tonë pasiqë na ndihmon që të kemi një ulje të stokut të borxhit, një pastrim të pasqyrave ku tatimpaguesit shihet që kanë obligime tatimore të pashlyera në ATK”, është shprehur ajo në një intervistë për EO.

Poashtu zëdhënësja e ATK-së, duke inkurajar pronarët e bizneseve për aplikim ka njoftuar se 30 qershori është afati i fundit për të përfituar nga kjo masë.

“Duhet potencuar se afati është pothuajse në përfundim dhe inkurajojmë dhe i bëjmë thirrje në emër të institucionit të gjithë tatimpaguesve që të aplikojnë për të përfituar nga kjo masë shumë favorizuese për ta. Afati deri kur tatimpaguesit mund të aplikojnë është deri më 30 qershor, po konsideroj që kanë mbetur edhe pak ditë kur tatimpaguesit mund të aplikojnë dhe pas kësaj date secili tatimpagues që është borxhli duhet t’i kryej komplet borxhet”, ka shtuar ajo.

Bytyqi-Sefa ka njoftuar gjithashtu se kushti i vetëm i faljes së ndëshkimeve është kryerja e pagesës së tatimit bazë dhe interesit.

Kurse sipas saj, masa nuk selekton periudhë kohore kur tatimpaguesit janë bërë borxhlinj ndaj ATK-së dhe as nuk selekton llojin e bizneseve që kanë të drejtë aplikimi.

“Procesi si i tillë siç edhe është paraparë me vendimin e marrë nga Qeveria nuk është i vështirë pasiqë i vetmi kusht të cilin tatimpaguesit duhet ta plotësojnë është që të paguajnë bazën e tatimit dhe interesin. Ky vendim nuk selekton periudha tatimore ose të borxhit të krijuar, por është vendim që përfshin të gjitha periudhat, çfarëdo viti që tatimpaguesit i është krijuar borxhi. Vlenë të potencohet se masa në fjalë nuk selekton kategoritë e bizneset duke përfshirë këtu ndërmarrjet publike, bizneset e mëdha, të mesme e të vogla. Kjo masë përfshinë të gjitha bizneset”, ka përfunduar ajo.

Në anën tjetër njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj e konsideron shumë sipërfaqësor vendimin e Qeverisë për faljen e ndëshkimeve të borxheve që kanë tatimpaguesit e bizneseve në ATK.

Gjithashtu Kadriaj vlerëson se bizneset në këtë kohë kanë likuditet të dobët financiar gjë që u pamundëson përgjigjen ndaj kësaj thirrje të ATK-së.

“Çdo vendim që ndikon në lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë është i mirëpritur por siç duket ky lloj vendimi më shumë është vetëm sa për shou sepse nuk ka diçka që mundet me lehtësuar në lidhje me biznesin. Në këtë kohë bizneset më shumë kanë nevojë për përkrahje përmes pakove të rimëkëmbjes ekomomike. Kjo është diçka shumë sipërfaqësore dhe më e rënda është afati i shkurtër për bërjen e pagesës nga ana e bizneseve deri më datë 30 qershor. Në këtë kohë bizneset kanë likuiditet financiar shumë të dobët që nuk mund të i përgjigjen thirrjes së Qeverisë dhe vendimit të saj”, ka thënë Kadriaj.

Sipas Kadriajt bizneset në 3 mujorët e parë të vitit e kanë të pamundur të kryejnë pagesa të tilla andaj afati i aplikimit duhet të shtyhet.

“Koha është shumë e shkurtër sepse 3 mujori i parë dhe i dytë për biznese është shumë i papërshtatshëm për të bërë pagesa, do ta vlerësoja që do të ishte mirë që edhe 3 mujori i tretë eventualisht deri në të katërtin sepse bizneset tani e tutje do të shohin se sa do ta marrin veten sepse ende nuk kemi dalë nga pandemia”, ka shtuar ai për EO.

Ndërsa si veprim më të nevojshëm të Qeverisë ndaj bizneseve e ka theksuar mbështetjen direkte financiare përmes Pakos së Rimëkëmbjes.

“Në këtë drejtim do ta kem edhe një diçka të qartë që nuk është në pyetje vetëm falja e ndëshkimit por edhe interesi dhe gjobat sepse nëse kanë kapacitet financiar bizneset të paguajnë vetëm kryegjënë është sukses për ta sepse ata që një vit e tutje janë në pandemi dhe fuqia e tyre ekonomike dhe rrjedhimisht fuqia e tyre financiare është shumë e dobët që tu përgjigjen këtij vendimi, sepse to mund ta kenë vullnetin por thjeshtë kur nuk i kanë fizikisht mjetet financiare është e pamundur sepse tani e tutje bizneset pritet që të kenë aktivitet ekonomik që të realizojnë ato pagesa”.

Për fund ai ka thënë se Qeveria duhet të krijojë edhe lehtësira tjera të të bërit biznes si pagesat për punëtorë dhe qereja për lokale.

“Qeveria duhet të jetë e interesuar në Pakon e rimëkëmbjes ekonomike duke i financuar nga ana e drejtpërdrejt financiare këto biznese, si në lehtësimin e të bërit biznes poashtu edhe në pagesat e punëtorëve poashtu edhe në lehtësime tjera si qeraja e mënyra të ndryshme. Bizneset kur kanë punuar në aktivitet të plotë ekonomik i janë përgjigjur vet të gjitha obligimeve financiare në arkën e shtetit”, ka përfunduar ai për EO.

The post ATK-ja u bën thirrje bizneseve të aplikojnë për falje të ndëshkimeve appeared first on Prizreni Sot.

Filloi shpërndarja e pajisjeve për 5 biznese përfituese nga projekti i përbashkët i Komunës së Prizrenit, ASB-së dhe PREDA-s
Përmes një projekti të përbashkët socio-ekonomik, nga komuna e Prizrenit dhe organizatat ASB dhe Preda,  janë mbështetur 5 biznese përfituese , të cilave të martën iu janë shpërndarë pajisjet për gastronomi, teknologji informative dhe zdrukthtari.

Zonja Bedrije Baxhaku- Berisha, është në mesin e 5 bizneseve përfituese nga projekti i përbashkët i komunës së Prizrenit, organizatës Arbeiter Samariter Bund (ASB) dhe asaj Preda, me pajisje për prodhimin e produkteve për gastronomi.

Ajo tha se është hera e dytë me radhë që përfiton nga ky projekt, duke e vlerësuar tejet të rëndësishëm për vetëpunësim por edhe në shërbim të mirëqenies familjare.

Të martën, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Turizmit, Sevil Kazaz dhe përfaqësues të organizatave kooperuese në këtë projekt, kanë vizituar zonjën Bedrije ndërsa kanë bërë shpërndarjen e pajisjeve për 5 biznese përfituese nga projekti “Stabilizimi i mëtejmë i komuniteteve pakicë dhe shumicë në Kosovë përmes mbështetjes së shtuar socio-ekonomike”.

Kryetari Haskuka, tha se ky projekt i dedikohet angazhimeve për zhvillim ekonomik përmes vetëpunësimit por edhe fuqizimit të bizneseve. Drejtoresha e Turizmit, Sevil Liman- Kazaz, tha se deri më tani përmes këtij projekti janë mbështetur 81 biznese në sektor të ndryshëm të veprimtarisë së tyre, ndërsa ky projekt ka qenë i paraparë që të ndihmohen mikrobiznese në sektorin e gastronomisë, teknologjisë informative dhe zdrukthtarisë.

Ndërkaq, drejtori i organizatës gjermane ASB ,Valentin Hoxha, tha se ky projekt po dëshmon se ndihma konkrete për biznese serioze që sapo kanë filluar veprimtarinë e tyre përmes kësilloj mbështetjeve sikurse ndqaj zonjës Bedrije, po jep rezultate të kënaqshme.

Kostoja e gjithmbarshme e këtij projekti të përbashkët për mbështetje të 5 bizneseve me pajisje të ndryshme kap shumën e 32 500 eurove, ku 16 mijë prej tyre janë  mbuluar nga Drejtoria e Turizmit, ndërsa pjesa tjetër nga organizata ASB./ Tv Prizreni

The post Filloi shpërndarja e pajisjeve për 5 biznese përfituese  nga projekti i përbashkët i Komunës së Prizrenit, ASB-së  dhe PREDA-s appeared first on Prizreni Sot.

Këto janë bizneset që u lejohet puna sot dhe nesër
Qeveria e Kosovës ka miratuar dje masat e reja të mbrojtjes nga pandemia COVID-19, të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë, ku ndalohet veprimtaria disa subjekteve afariste dhe bizneseve.

Sipas këtij vendimi, puna gjatë kësaj fundjave u lejohet vetëm: furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.

Do të vazhdojnë edhe shërbimet edhe institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

“Për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19 (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal në sektorët e shëndetësisë, sigurisë dhe administratës shtetërore). Operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e furnizimit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e Premte) deri më 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00.

The post Këto janë bizneset që u lejohet puna sot dhe nesër appeared first on Prizreni Sot.