Dasmat Archives - Prizreni Sot

Nga 20 gushti s’ka më dasma, Qeveria ndalon të gjitha ahengjet
Qeveria e Kosovës sot ka miratuar masat e reja kundër koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se masat kufizuese kanë për qëllim kontrollin dhe parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.

Në bazë të vendimit, që hyn në fuqi prej datës 20 gusht, do të mbyllen klubet e natës, gastronomia do të punojë deri në orën 22:30 eventualisht 23:00.

Ministri Arben Vitia ka bërë të ditur se në kuadër të masave të reja janë ndaluar edhe mbajtja e ahengjeve e dasmave.

“Dje menjëherë pas konferencës për media që kemi pasur në MSH, kam qenë prapë në kontakt me grupet e interesit dhe ekspertët nga IKSHPK e brenda MSH-së, ku kemi ardhur në përfundim se edhe disa aktivitete tjera për shkak të projeksioneve për ngritjen e të infektuarve, të ndalohen. Ndër të tjera  ahengjet e dasmat”, ka thënë Vitia.

The post Nga 20 gushti s’ka më dasma, Qeveria ndalon të gjitha ahengjet appeared first on Prizreni Sot.

Dasmat deri në 01:00, me deri në 300 veta
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja kundër COVID-19.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë e cila po  udhëhiqet nga zv/kryeministri Besnik Bislimi.

Ndonëse  nuk janë bërë të ditura masat që janë lehtësuar, ato janë raportuar gjatë kësaj jave në media.

Të njëjtat kanë të bëjnë me zgjatjen e orarit të gastronomisë deri në orën 01:00, përfshirë dasmat dhe klubet e natës.

Po ashtu, dasmat do të lejohen deri në 300 persona.

Masat e plota të miratuara sot do të bëhen më vonë publike nga Ministria e Shëndetësisë.

The post Dasmat deri në 01:00, me deri në 300 veta appeared first on Prizreni Sot.

Më 15 qershor hapen sallat e dasmave
Më 15 qershor do të hapen sallat e dasmave, ka thënë Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva.

Sogojeva për Ekonomia Online tha se të martën do të dalin edhe me një manual se si do të lejohen mbajtja e ahengjeve.

Ai në një intervistë tha se pritet që nesër të dalin me një konferencë të përbashkët edhe me Ministrinë e Shëndetësisë për hapjen e kësaj veprimtarie.

“Sipas informatave që i kemi do të thotë grupet punuese janë duke punuar, do të thotë i kam dy përfaqësues të Odës dhe përfaqësuesit e ministrisë, dhe sipas informatave kemi edhe prej kryeministrisë janë duke punuar në manual, nesër zyrtarizohet manuali dhe prej nesër do të filloj edhe të punoj edhe ky sektor”, tha Sogojeva.

“Sipas informatave që i kemi ne nesër ndoshta do të dalim edhe me një konferencë të përbashkët me ministrinë për hapjen e kësaj veprimtarie”, përfundoi Sogojeva.

The post Më 15 qershor hapen sallat e dasmave appeared first on Prizreni Sot.

Zyrtare: Nga 15 qershori hapen sallat e dasmave
Në takimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia me përfaqësuesit e Odës së Hotelerisë, është diskutuar që nga 15 qershori të hapen sallat e dasmave, por paraprakisht të punohet në përpilimin e një manuali për ruajtjen e shëndetit publik gjatë mbajtjes së ahengjeve, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Odës së Hotelerisë, Hysen Sogojeva, tha se takimi ishte i frytshëm dhe se të premten Qeveria do të merr vendim për këtë sektor.

“Mund të konkludojmë që takimi ke shumë konstruktiv dhe shumë i frytshëm. Të premten do të merret vendim nga Qeveria”, tha Sogojeva.

Ndërsa, Afrim Muçiqi, përfaqësues i estradës në Odën e Hotelerisë, tha se çfarë do kërkesë të ministrisë do ta pranojnë, duke shtuar se janë të përgatitur që dasmat nuk do të mbahen me numër të madh të njerëzve.

“Pas një pune të jashtëzakonshme që ka bërë Oda, më në fund kërkesat tona u realizuan, 15 qershor të fillojnë dasmat. Deri në datën 15 do të punohet në manual për sallat e dasmave, për klubet e natës, pishinat. Është lajm i mirë për të gjithë diasporën. Numri i njerëzve do ta caktojnë profesionist e të grupit punues. Është e pranueshme për ne që të mos punojmë deri në ora 2 të mëngjesit, apo të ketë 500 njerëz”, tha Muçiqi.

The post Zyrtare: Nga 15 qershori hapen sallat e dasmave appeared first on Prizreni Sot.

Ja kur pritet të merret vendimi nëse do të lejohen dasmat
Të mërkurën e javës së ardhshme mund të merrët vendimi nëse do të hapen sektorët e mbyllura nga masat aktuale anti-COVID.

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka thënë se për këtë çështje janë takuar të martën me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka kërkuar që t’i jepet kohë deri të mërkurën meqë është duke pritur rezultate të hulumtimeve që po bëhen në terren.

“Përfaqësues nga OHT, me datë 18.5.2021 në ora 16:30 janë takuar me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia. Qëllimi i takimit ishte bisedë rreth rishikimit të kërkesave të OHT ndaj masave anti-COVID, duke i përfshirë kërkesat e të gjitha sektorëve që i përfaqëson OHT (salla të dasmave, pishina, estradë, dekore dhe të gjithë sektorët tjerë), me ç’rast u kërkua që sa më parë të dilet me një vendim të ri dhe lehtësim të masave për këta sektorë”.

Për shkak të këtyre premtimeve që kanë marrë nga ministri, Oda thotë se i kanë shtyrë të gjitha planet që kanë pasur deri më 26 maj.

“Edhe pse kemi marrëdhënie shumë të mira me të gjitha organizatat dhe shoqatat e tjera simotra, nuk do të përkrahim asnjë iniciativë të ndërmarrë dhe do t’i qëndrojmë në fjalë z. Arben Vitia

The post Ja kur pritet të merret vendimi nëse do të lejohen dasmat appeared first on Prizreni Sot.

Arben Vitia i premton Odës së Hotelierisë se sivjet hapen sallat e dasmave
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, tha se ka marrë premtim nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia se edhe sallat e dasmave do të hapen.

Ndonëse nuk ka dhënë ndonjë afat, Sogojeva thotë se pas takimit gjashtë orësh që kanë pasur me ministrin kanë rënë dakord që nga e hënë të rifillojnë punën sektori i gastronomisë dhe ai i hotelerisë, po me kufizime.

Ai thotë ndonëse të dielën temë e takimit nuk ishte lejimi i mbajtjes së dasmave, kanë marrë zotimin e kërkesat e tyre do të realizohen.

“Nuk kemi lyp diçka jashtë normales po kemi lyp ato që mund të realizohen dhe kemi gjetur një ujdi një bashkëpunim me ministrin aktual Vitia. Në kuadër të kësaj e kemi pasur takimi jo vetëm dje, por edhe më herët dhe na është premtuar që kërkesat do të realizohen”.

“Dje kemi mbajtur takim, para se me u marrë vendimi. Është marrë një vendim i tillë, zgjatja e takimit prej 6 orësh ka dhënë rezultat, zgjatja e orarit të punës ka qenë, falë angazhimit e kemi mundësuar që ministri me u pajtuar që të jetë deri ne ora 22:00. Në këtë drejtim, jemi zotuar që kërkesat e tyre të shkojnë në vendin e duhur, por dje nuk ka qenë temë kjo. Ne dje kemi pasur temën vetëm hapja e gastronomisë dhe hotelerisë si dhe qendrave tregtare”.

Sogojeva ka pohuar se tash e tutje asnjë vendim i Qeverisë që ka të bëjë me vendosjen e masave të reja nuk do të bëhen pa konsultimin e tyre, raporton EO.

Të enjten ai ka konfirmuar se do të kenë takim me përfaqësuesit e sallave të dasmave. Sipas tij, do të ishte absurde nëse nuk lejohet organizimi i dasmave duke marrë për bazë që do të bëhet vaksinimi, masat do të respektohen dhe do të bijë numri i të infektuarve.

“Në konsultim me ministrin jemi zotuar që tash e tutje do të kemi takimi se si di të vijnë deri te ajo që të hapet ky sektor, duke u nisur nga ajo që do të vaksinohet popullata, numri i ratave do të bien si rezultat i këtyre masave mendoj që do ti vije radha që edhe sallat të lirohen”.

“…ne në kuadër të kësaj do te kemi takime të vazhdueshme, nga e enjtja do të kemi takim me përfaqësues të sallave të dasmave, dhe do të shikohet mundësia si ta dalin nga kjo. Unë shpresë që duke u nisur nga fakti që vaksinimi i popullatës do të behët, masat do të mbahen, dhe nëse kemi zvogëlim të pandemisë të të infektuarve, nuk ka arsyeje kushdoqoftë të merr hap për mos me hap sallat e dasmave”.

“Na jem të detyruar me i përkrah dhe do t’i përkrahim, prandaj edhe po bëjë përpjeke që të lirohen, por nëse nuk lirohen është normal që unë i përkrahi do të jem me ta, duhet me pas arsyeje të fortë për me i ndal. Edhe pse kemi këtë vendim ekziston mundësia edhe me u forcuar masat, nuk ka arsyeje mos me u hap sallat”.

The post Arben Vitia i premton Odës së Hotelierisë se sivjet hapen sallat e dasmave appeared first on Prizreni Sot.

Policia ndalon dasmat në Prizren, denohen 3 lokale dhe organizatorët
Sot, me datë 4 prill 2021, policia në Prizren duke u angazhuar për zbatimin e masave anticovid19, ka realizuar një numër të konsiderueshëm të aktiviteteve. Në këtë kuadër policia kishte pranuar informacion se disa objekte hoteliere përkatësisht salla të dasmave kanë organizuar ahengje në kundërshtim me masat dhe rekomandimet e IKSHP-së.

Veprimet e policisë ishin të menjëhershme dhe u kryen kontrolla në disa lokacione dhe shqiptuan gjoba në 3 lokale në Prizren me nga 500 euro për bizneset ndërsa per organizatorin nga 200 euro, dhe në Vërmicë isnpektorët shqiptuan gjobë në vlerë 500 euro. Si rezultat i kësaj policia shpërndan të gjithe dasmorët dhe ndalon dasmat.

Në kuadër të inspektimit të lokaleve u kontrolluan gjithsej 77 lokale në rajonin e Prizrenit, ndërsa për mos mbajtje të distancës dhe pa maska u shqiptuan 40 gjoba në bazë të ligjit 07/L-006.

Policia rajonale në Prizren apelon tek të gjithë qyetarët e Prizrenit që të respektojnë masat e Qeverisë dhe rekomandimet e IKSHP-së për masat kundër virusit “Covid19”.

Aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi, dhe policia do të jëtë në zbatim të plotë të vendimeve të qeverisë dhe rekomandimeve të IKSHP-së.

Vendose maskën #

Mbaje distancën #

Pastro duart #

The post Policia ndalon dasmat në Prizren, denohen 3 lokale dhe organizatorët appeared first on Prizreni Sot.