Dragashi Archives - Prizreni Sot

Dragashi bën kërkesë zyrtare për shtyrjen e procesit të regjistrimit të popullsisë
Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati tha sot se i jemi afruar shifrës prej 1.5 milion banorëve të regjistruar në procesin e regjistrimit të popullsisë.

I paraparë të përfundojë më 17 maj, regjistrimi i popullsisë mund të shtyhet shkaku i një kërkese të Komunës së Dragashit për shtyrjen e procesit.

“Dragashi ka bërë javën e kaluar kërkesë për t’u shtyrë afati i përfundimit të procesit të regjistrimit të popullësisë. Dragashi ka sfidë me komunitete. Janë disa zona, vendbanime që kanë refuzuar të pranohen. Nuk janë pranuar ata regjistrues të cilët i kemi caktuar dhe tani kemi dërguar të tjerë regjistrues atje”, tha Kastrati.

Procesi është paraparë të përfundojë më 17 maj.

Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer në vitin 2011. Sipas këtij regjistrimi, Kosova ka mbi 1.7 milionë banorë

The post Dragashi bën kërkesë zyrtare për shtyrjen e procesit të regjistrimit të popullsisë appeared first on Prizreni Sot.

Burri në Dragash terrorizon vëllain dhe kunatën, i kërcënon me benzinë e armë në dorë – shkak tapia e shtëpisë
Edhe sot e kësaj dite familjet kosovare vazhdojnë të kenë telashe që lidhen me prona. Mosmarrëveshjet që lindin mes familjarëve, shpesh herë eskalojnë në sharje, fyerje e kërcënime, por ka pasur raste kur kanë përfunduar edhe tragjikisht. Një ngatërresë në një familje ka ndodhur edhe dje në Dragash.

Një shtëpi në fshatin Zaplluxhe u bë mollë sherri për dy vëllezërit që s’po arrijnë të merren vesh për pronësinë e saj.

Mësohet se si pasojë e kësaj, një 46-vjeçar dyshohet se ka kërcënuar seriozisht vëllain dhe kunatën e tij, duke iu kërkuar atyre që ta lirojnë shtëpinë. E kërcënimin që ua bëri nuk e la vetëm me fjalë, pasi që burri nga Dragashi për të treguar që e ka seriozisht, në duar mbante një shishe të madhe me benzinë dhe një armë të gjuetisë, duke thënë se nëse nuk dalin nga shtëpia, do t’ia vë flakën asaj.

Kjo ka frikësuar tej mase viktimat, të cilët kanë ikur që aty dhe kanë kërkuar ndihmën e Policisë në zgjidhjen e konfliktit.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar bidonin me benzinë, armën e gjuetisë dhe tre plumba, ndërsa kanë arrestuar personin e dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

The post Burri në Dragash terrorizon vëllain dhe kunatën, i kërcënon me benzinë e armë në dorë – shkak tapia e shtëpisë appeared first on Prizreni Sot.

I riu në Dragash lëndohet rëndë, i doli përpara dhe u mundua ta ndal veturën që u nis vetë nga parkingu
Një incident i rëndë ka ndodhur të hënën në Dragash, ku një person është dërguar pa vetëdije në spital si pasojë e lëndimeve të marra aksidentalisht.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se 24-vjeçari është dërguar atje në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa qenë në gjendje të komunikojë. Fillimisht është menduar që ai ka pësuar vetaksident pasi vetura e tij ishte e përplasur në një pemë dhe për këtë është njoftuar Policia e Kosovës.

Por pasi u këndell, 24-vjeçari ka deklaruar para policëve se është lënduar pasi vetura e tij që ishte e parkuar kishte dalë vetë nga shpejtësia dhe ishte nisur në rrugë të pjerrtë.

Duke tentuar që ta ndalojë, i riu i kishte dalë përpara dhe vetura e kishte shypur për peme.

Sinjali mëson se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe për këtë arsye vazhdon të trajtohet në Spitalin Rajonal në Prizren për disa ditë me radhë.

The post I riu në Dragash lëndohet rëndë, i doli përpara dhe u mundua ta ndal veturën që u nis vetë nga parkingu appeared first on Prizreni Sot.

Fletëvotimet nga disapora për Dragashin: Ky është numri i pakove me fletëvotime që pranoi KQZ-ja
332 pako me fletëvotime nga diaspora për Komunën e Dragashit ka pranuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se të drejtë vote përmes postës në Dragash kanë 1 mijë e 90 votuese jashtë Kosovës. Ai ka bërë të ditur se do të pranojnë fletëvotime deri më 13 dhjetor.

“Është duke vazhduar periudha për përsëritjen e votimit nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, e cila ka filluar më 29 nëntor. Deri më tani, KQZ ka pranuar 332 pako të supozuara me fletëvotime. Duke u mbështetur në ligj, KQZ do të pranojë fletëvotime më së largu deri më 13 dhjetor. Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1,090 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021”, tregoi Elezi për kp.

Me votat nga jashtë Xheladini kishte përmbysur rezultatin në balotazh ku garon me Shaban Shabanin e PDK-së.

Votimi përmes postës për Dragashin nis më 29 nëntor pasi që Gjykata Supreme urdhëroi KQZ-në që të organizojë përsëritje të votimit nga diaspora për kryetar të Dragashit.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Dragashit, Bexhet Xheladini, ishte ankuar në Supreme, pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa (PZAP) kishte vendosur të anulonte tërësisht votat nga jashtë.

Supremja pranoi pjesërisht ankesën e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Dragashit, Bexhet Xheladini, ndërsa ka vendosur që të përsëritet votimi nga jashtë, ka reaguar ndaj kërkesës së Xheladinit që votat nga diaspora të përfshihen në rezultatin final të raundit të dytë të zgjedhjeve në këtë komunë.

Votat e diasporës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit kishin ndryshuar rezultatin zgjedhor në Dragash, ku pas numërimit të votave i pari në garë doli Bexhet Xheladini nga LDK, kurse me vota të rregullta kishte fituar kandidati i PDK-së, Shaban Shabani.

The post Fletëvotimet nga disapora për Dragashin: Ky është numri i pakove me fletëvotime që pranoi KQZ-ja appeared first on Prizreni Sot.

KQZ pranon 137 pako të supozuara me fletëvotime për Dragashin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nga 29 nëntori e deri tani ka pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime me postë nga votuesit e regjistruar nga jashtë Kosovës për përsëritjen e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në komunën e Dragashit.

Kështu ka thënë kryeshefi ezkekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burime Ahmetaj i cili tha se kanë zhvilluar të gjitha aktivitet për informim të të gjithë votueseve me të drejtë vote.

“Sekretariati është në përgatitje për përsëritjen e raundit të dytë në komunën e Dragashit për procesin e votimit jashtë vendit periudhë që ka filluar nga data 29 nëntor deri më 13 dhjetor 2021, dhe ka zhvilluar të gjitha aktivitet për informim të të gjithë votueseve me të drejtë vote dhe ka marr hapat për të informuar përmes proceseve të informimeve publik. Deri më tani 6 dhjetor Sekretariati ka pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime përmes postës”, tha ai.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e LDK-së, Florian Dushi ka ngritur si shqetësim rrjedhjen e listën me numrat e telefonave të personave të regjistruar për votim nga jashtë.

“Lista e personave të regjistruar bashkë me numrat e telefoni e cila është nxjerrë nga KQZ dhe e posedojnë persona privat dhe kanë kontaktuar njerëzit në telefon e di se së paku neve na është thënë se nuk kemi të drejtë për ta pasur kur kemi fol për këtë listë na është thënë se këtë pjesë të listës mund të kenë vetëm sa i përket emrave dhe mbiemrave dhe jo numrave të telefonit dhe atyre personal ndërsa ajo listë bashkë me emrat qarkullon dhe unë e posedoj, ma kanë dërguar ndërkohë dhe është mirë me ditë se si ka rrjedh kjo jashtë”, tha Dushi.

E përgjigje për këtë shqetësim nuk pati kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj i cili tha se nuk ka pasur dijeni për këtë informacion.

“Nuk jam në dijeni për një informacion të tillë, por do të shikojmë dhe do të hetojmë se si ka mundur të rrjedh që persona të paautorizuar të posedojnë listën me të dhëna me numër personal dhe numra të telefonit ku ajo përdoret vetëm për qëllime të administrimit të procesit dhe asgjë tjetër”, theksoi ai.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është miratuar edhe zëvendësimi i anëtarëve të kuvendeve komunale në Lipjan, Suharekë, Graçanicë, Ferizaj, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, Partesh dhe Pejë.

Po ashtu KQZ me shtatë vota për dhe një abstenim ka miratuar edhe Raportin Financiar për periudhën e përfunduar më 30 shtator 2021. Me shtatë vota për dhe një abstenim është votuar edhe Raportit i shpenzimit të derivateve për veturat në periudhën janar-shtator 2021. Për këto të dy raporte ka abstenuar në votim anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama.

Ndërsa me 8 vota për është miratuar buxheti për Punëtorinë “Mësimet e nxëna për zgjedhjet e lokale 2021” si dhe Projekti dhe agjenda po për këtë punëtori./KP/

The post KQZ pranon 137 pako të supozuara me fletëvotime për Dragashin appeared first on Prizreni Sot.

Rivotimi për Dragashin, ky është numri i fletëvotimeve që ka arritur deri më tani në KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar deri më sot 137 pako të supozuara me fletëvotime, për përsëritjen e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Dragashit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se ky proces ka filluar më 29 nëntor dhe do të zgjasë më së largu deri më 13 dhjetor.

“Është duke vazhduar periudha për përsëritjen e votimit për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, e cila ka filluar më 29 nëntor. Deri këtë të hënë, KQZ ka pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime. Duke u mbështetur në ligj, KQZ do të pranojë fletëvotime më së largu deri më 13 dhjetor”, ka deklaruar Elezi.

Elezi tha se të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1 mijë e 90 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.

The post Rivotimi për Dragashin, ky është numri i fletëvotimeve që ka arritur deri më tani në KQZ appeared first on Prizreni Sot.

Supremja merr vendim për Dragashin: Përsëritet vetëm votimi nga jashtë Kosovës
Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim që të përsëritet procesi i votimit nga jashtë për komunën e Dragashit.

Kështu thuhet në aktgjykimin e kësaj gjykate.

“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që brenda Kornizës Ligjore në fuqi të organizojë përsëritjen e Procesit të Votimit nga jashtë, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Dragashit”, thuhet në aktgjykim.

Në pikën e dytë të këtij aktgjykimi thuhet se “refuzohet pjesa tjetër e ankesës së kandidatit Bexhet Xheladini nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Dragash që votat nga jashtë (me post) të përfshihen në rezultatin final të zgjedhjeve, për raundin e dytë për kryetar të Komunës së Dragashit”.

Supremja thekson se vendimi i PZAP-it mbetet në fuqi.

Kujtojmë se KQZ nuk kishte certifikuar rezultatet e zgjedhjeve lokale të ruandit të dytë në komunën e Dragashit, pasi që PZAP mori vendim për anulimin e të gjitha fletëvotimeve të dorëzuara përmes postës për kryetar të kësaj komune.

Kjo erdhi pasi kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaban Shabani më 17 nëntor bëri ankesë në PZAP pasi pretendonte se në raundin e dytë të zgjedhjeve ka pasur manipulime të cilat kanë cenuar integritetin e procesit zgjedhor, duke devijuar vullnetin e shumicës së zgjedhësve.

The post Supremja merr vendim për Dragashin: Përsëritet vetëm votimi nga jashtë Kosovës appeared first on Prizreni Sot.

LDK e fiton Dragashin me vota të diasporës
Votat e diasporës kanë përmbysur rezultatin në komunën e Dragashit ku po printe Partia Demokratike e Kosovës me 50,21 për qind të votave. Ky rezultat ndryshoi pasi votuesit nga diaspora e votuan kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bexhet Xheladini.

Vetëm 47 vota ishte diferenca ndërmjet PDK-së e LDK-së në rundin e dytë të zgjedhjeve në Dragash.

Pas numërimit të votave nga diaspora LDK ka përmbysur rezultatin në këtë komunë.

244 vota janë për LDK-në nga diaspora ndërsa PDK-në mori 54 vota,

Kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini pritet të udhëheqë Dragashin në katër vitet e ardhshme pasi mposhti kandidatin e PDK-së Shaban Shabani.

The post LDK e fiton Dragashin me vota të diasporës appeared first on Prizreni Sot.