Energjia elektrike Archives - Prizreni Sot

Temperaturat e ulëta rritin ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike në Kosovë
Ulja e vërejtshme e temperaturave në Kosovë, këtyre ditëve, sidiomos gjatë të hënës dhe të martës (16 dhe 17 tetor), ka rritur ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike. Ky ndryshim në konsumin e rrymës në vendin tonë është thuaja i zakonshëm, për shkak se me ftohjen e motit shumë qytetarë angazhojnë mjete ngrohëse të bazuara në energji elektrike. Madje, në ditët e para të uljes së temperaturave, përkohësisht, aktivizojnë nxemëse elektrike edhe familjet që në sezonin e dimrit hapësirat e tyre të banimit nuk i ngrohin me rrymë, por me dru, qymyr, pelet etj.

Të hënën, kur në Kosovë nisën të ndihen temperaturat e ulëta dhe dukshëm nën ato që mbajtën në shtator, por edhe në gjysmën e parë të tetorit, konsumi maksimal i Kosovës ka shkuar në rreth 730 megavatë-orë, që i bie se të hënën në Kosovë për nevojat e furnizimit të konsumatorëve janë shpenzuar mbi 13 000 MWh.

Margarita Rashiti, zëdhënëse e KESCO-s, ka sqaruar për Buletinin Ekonomik se gjatë ditës së hënë kur pati ulje të ndjeshme të temperaturave, në konsumin e Kosovës janë shpenzuar diku rreth 75 MW më shumë sesa deri në ditën e diel, ose se dy ditë më parë.

Sipas zëdhënëses së KESCO-s, deri më 15 tetor, konsumi mesatar ditor ka qenë rreth 12 000 MËh, kurse piku maksimal i shënuar, ka qenë 655 MË. Sipas të dhënave, pra gjatë ditëve më të ngrohta që mbajtën edhe gjatë shtatorit dhe gjysmës së parë të tetorit, konsumi i energjisë elektrike në vend sillej rreth 600-655 megavatë-orë. Dhe kjo sasi e rrymës përafërsisht arrihej të sigurohej nga prodhimi i kapaciteteve vendore, të cilat ishin goxha të reduktuara për shkak të remonteve të rregullta në bllokun B1 të termocentraleve Kosova B dhe lënies jashtë procesit të prodhimit të A5-shit të termocentraleve Kosova A.

Më kokretisht, Kosova ka një kohë të gjatë që po furnizohet me energjinë elektrike të prodhuar vetëm nga dy blloqet e termocentraleve Kosova A (A3 dhe A4) dhe të bllokut B2 të Kosovës B, dhe në rast nevoje, përkatësisht kur në konsumin e vendit në ndonjë rast ka ndodhur në këtë periudhë të rritet shumë shpenzimi i rrymës edhe me energjinë e siguruar me import nga KEK-u.

Kjo situatë ka zgjatur praktikisht disa muaj për shkak se blloku B1 i termocentraleve Kosova B është në një remont më të detajuar dhe si i tillë ka marrë shumë kohë sikundër edhe remonti paraprak identik i B2-shit (rreth 3 muaj e më shumë ditë), ndërsa edhe blloku A5 i termocentraleve Kosova A ka pokështu një kohë të gjatë që gjendet jashtë prodhimit. Për këtë të fundit, shkakun pse A5-shi po qëndron jashtë operimit, nga zyrtarët e KEK-ut disa herë ishte thënë se “pasi që kapacitetet ekzistuese që janë në prodhim (B2 dhe A3 e A4) përafërsisht po i plotësojnë nevojat e konsumit që gjatë ditëve të ngrohta nuk ka ndonjë lëvizje të theksuar, po mendohet që A5-shi të ruhet sa më shumë që është e mundur për ditët e dimrit, kur pritet të rritet shpenzimi i rrymës.

Siç po shihet pra, pak a shumë kjo gjendje në procesin e prodhimit të KEK-ut, në njëfarë mënyre është e kushtëzuar deri më 23 tetor, kur siç kanë theksuar zyrtarët e KEK-ut, blloku B1 do të rikthehet në operim pas riparimit. Kështu, deri sa të rikthehet në sistem të prodhimit pas riparimit të bllokut B1 (23 tetor 2023), që ka kapacitet 260 megavatë-orë dhe riaktivizimit të A5-shit, Kosova do të vazhdojë të furnizohet vetëm nga prodhimi i njësive A3 dhe A4 të termocentraleve Kosova A, që secila prodhonë nga 130 megavatë-orë veç e veç, ose bashkarisht 260 megavatë.

Një sasi që është thuaja minimaliste prej dhjetëra megavatësh prodhohet edhe nga kapacitetet e energjisë së rinovueshme, minihidrocentralet dhe parqet e energjisë së erës në Shalë të Bajgorës dhe në Kitkë të Anamoravës. Në këtë mënyrë, i bie që nga prodhimi i kapaciteteve vendore të energjisë elektrike, Kosova me këtë rritje të konsumit, nuk ka mundësi të përmbushë nevojat e veta, ndërsa alternativë e vetme mbetet importi i rrymës nga tregjet ndërkombëtare të energjisë, ku me të ftohtin edhe çmimet e rrymës ngriten ndjeshëm.

Bie fjala, dje, në bursën hungareze HUPX, nga e cila rëndom importon Kosova energji elektrike, një megavatë-orë, gjatë orëve të ditës ka kushtuar, 144 euro (ndërsa gjatë ditës së hënë çmimi në këtë bursë ishte 130 euro. Ndërsa gjatë kohës së pikut, dje çmimi i një megavati orë ka kushtuar 152 euro, ndërsa të hënën ky çmim ishte 142 euro, që i bie të jetë për 30-40 euro më i lartë se dhjetë ditë më parë. /Buletiniekonomik

The post Temperaturat e ulëta rritin ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.

Garantohet furnizim i qëndrueshëm me rrymë gjatë festës
KEDS dhe KESCO kanë njoftuar se furnizimi me energji elektrike në Kosovë është i qëndrueshëm.

Në një komunikatë për media thuhet se në prag të festimit të Vitit të Ri, për të rritur sigurinë e furnizimit janë mobilizuar 400 punëtorë, të cilët do të angazhohen në tërë territorin e vendit, në rast të ndonjë të papriture ose dëmi eventual në rrjetin e shpërndarjes.

Tutje, KEDS ka bërë thirrje për shfrytëzim racional të energjisë, në mënyrë që mos të ketë ngarkesë në rrjet.

Ndërkohë, 37.5 milionë euro ka ndarë Qeveria për sigurim të furnizimit me energji elektrike, nga të cilat 20 milionë janë ndarë për Korporatën Energjetike të Kosovës, ndërsa mbi 17 milionë për Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut, për pagesa të borxheve ndaj Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike.

Kështu ka vendosur sot kabineti qeveritar në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike.

Sipas këtij vendimi, mjetet merren nga kursimet buxhetore.

Pas këtij vendimi ka reaguar ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili tha se 17.5 milionë euro janë ndarë për borxhin e furnizimit të komunave veriore me rrymë.

The post Garantohet furnizim i qëndrueshëm me rrymë gjatë festës appeared first on Prizreni Sot.

Nesër do të ndërprehet ryma elektrike në këto fshatra dhe lagje të Prizrenit (punime në rrjet)
KEDS ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme më 25,11,2022 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra dhe lagje të qytetit t Prizrenit.

Sipas njoftimit, ndërprerja e rrymës do të ndodh për shkak të punimeve në rrjet.

Punimet në rrjet do të kryhen nga ekipet e KEDS, ndërsa janë të domosdoshme për siguri të sistemit.

Njoftimi i plotë:

Prizren

1.

Nga NS 35/10 [kV] Zhuri do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Hoqa e Qytetit (kodi: 30035005) nga ora 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Fshatrat: Billushë, Hoçë e Qytetit, Jeshkovë, Leskovec dhe Lubiqevë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive (ndërrimi/përforcimi i shtyllave, shtrëngim i përçuesve).

2.

Nga NS 35/10 [kV] Prizreni IV do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Tabahana (kodi: 30033010) nga ora 11:00 deri në ora 14:30

Vendet: Rrugët: 11 Ismet Jashari – Kumanova (një pjesë), 340 Mentor Krasniqi (një pjesë), 343 Lazër Lumnezi, 346 Pal Paluca, 347 Hyse Rexhepi, 349 Themistokli Gërmenji, 357 Pushkatarët, 358 Bujtinat, 359 Iljaz Kuka, 360 Adnan Krasniqi, 362 Papa Gjon Pali, 366 Anton çetta, 368 At Gjergj Fishta, 381 Indrit Cara – Kavaja, 382 Azem Hajdari, 384 Behari dhe Sheshi Shadërvani.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i transformatorëve matës rrymor 2×100/5/5A.

The post Nesër do të ndërprehet ryma elektrike në këto fshatra dhe lagje të Prizrenit (punime në rrjet) appeared first on Prizreni Sot.

Propozohet dyfishimi i tarifave të energjisë elektrike
Ofruesi i energjisë, KESCO, ka sugjeruar dyfishimin e tarifave të energjisë elektrike në kërkesën e tij drejtuar Zyrës së Rregullatorit për Energji për një rishikim të pazakontë të tarifave.

ZRRE-ja pritet të marrë një vendim për kërkesën e KESCO-s brenda dy javësh pas lëshimit të saj të premten.

Propozimi vjen si rrjedhojë e kërkesës për shqyrtim të jashtëzakonshëm të të Hyrave të Lejuara Maksimale nga FSHU.

Njoftimi i plotë në Facebook:

NJOFTIM PER MEDIA

Furnizuesi me Shërbim Universal (FSHU) me datë 12 gusht 2022 ka dërguar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) propozimin për tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët që furnizohen nën kushte të shërbimit universal (konsumatorët e rregulluar). Ky propozim vjen si rrjedhojë e kërkesës për shqyrtim të jashtëzakonshëm të të Hyrave të Lejuara Maksimale nga FSHU.

ZRRE është duke shqyrtuar arsyeshmërinë e propozimit të FSHU-së dhe në ditët në vijim do të njoftojë publikun për veprimet që do të ndërmerren nga rregullatori.

Aplikacioni i FSHU-së për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të të Hyrave të Lejuara Maksimale dhe propozimi për tarifa nga FSHU mund të gjenden në faqen elektronike të ZRRE-së.

The post Propozohet dyfishimi i tarifave të energjisë elektrike appeared first on Prizreni Sot.

Fshatrat e Luginë së Lumbardhit nuk do të kenë energji elektrike me 12.02.22 nga ora 9 deri në orën 16
KEDS ka njoftuar se për shkak të punimeve në rrjet me datën 12.08.2022 do të ketë edhe ndërprerje të rrymës deri për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit.

Në Prizren do të ndërprehet NS 110/10kV Prizreni 3.

Prizren

1.

Nga NS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërprehet:

LP 10kV Zhupa (kodi: 31000026 ) nga ora 09:00 deri 16:00

Vendet: fshatrat: Bogushevc, Drajçiq, Gornjasellë, Llokovicë, Lubinjë e Epërme, Lubinjë e Poshtme, Manastricë, Mushnikovë, Nebregoshtë, Pllanjan, Prevallac, Reçan, Sredskë, Stajkoc dhe Struzhë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni.

The post Fshatrat e Luginë së Lumbardhit nuk do të kenë energji elektrike me 12.02.22 nga ora 9 deri në orën 16 appeared first on Prizreni Sot.

Nga 2 e deri në 8 orë qytetarët e Prizrenit në terr
Nga dy e deri në tetë orë po zgjasin reduktimet e energjisë elektrike në Komunën e Prizrenit. Qytetarët shprehen të mllefosur që po përballen me një gjendje të tillë, të cilën e cilësojnë të njëjtë sikur kohën e pasluftës kur vendi është përballur me reduktime të shumta të energjisë elektrike.

Bizneset e kësaj komune tashmë kanë vendosur para lokaleve të tyre gjeneratorët, që po i shfrytëzojnë për shkak të ndërprerjes për orë të gjata të energjisë elektrike.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, thotë se ndërprerja e energjisë elektrike po u shkakton problemeve qytetarëve dhe bizneseve të kësaj komune.

Ai bënë të ditur se gjatë ditës së premte ka takuar drejtorin e KEDS-it në Prizren, të cilit thotë se i ka shprehur brengën që lagje të tërë kanë mbetur me ditë të tëra në terr.

“Po shpresoj që do të kemi nga janari një përmirësim të kësaj gjendje, kjo është një çështje globale nuk është një çështje që është krijuar nga komuna ose nga Kosova. Po dëshiroj të besoj që me një menaxhim të kujdesshëm do të kemi përmirësime të kësaj natyre. Por, gjithsesi mungesa e energjisë elektrike shkakton çrregullime edhe në prodhim, po edhe në amvisëri. Sipas drejtorit të KEDS-it ardhja e mërgimtarëve po ashtu e rëndon çështjen sepse ata kryesisht e shfrytëzojnë energjinë elektrike për nxemje dhe kjo pastaj e rritë presionin edhe më tutje… Fiks nuk mund të ju them asgjë sepse në një moment ka dy orë (reduktime), në një moment tri, varet edhe nga pjesa e qytetit, varet edhe nga rrjeti, varet nga trafostacioni. Të gjitha këto janë parametra të cilat ndikojnë për të pasur një stabilizim të furnizimit me rrymë elektrike ose”, thotë Totaj.

Kreu i Prizrenit thotë se si komunë nuk kanë asgjë në dorë, përveç se të adresojnë ankesat e qytetarëve dhe bizneseve për vështirësitë që po i kanë si pasojë e reduktimeve të energjisë elektrike.

Janë qytetarët ata që shprehen të mllefosur me reduktimet e gjatë të energjisë elektrike, e të cilët kërkojnë nga ana e qeverisë së Kosovës që të bëjnë një zgjidhje.

Arjeta Celina Makasqi thotë se janë përballur për më shumë se 18 orë me mungesë të energjisë elektrike. Kjo gjendje thotë se i kujton kohën e pasluftës kur vendi kishte reduktime të shumta të energjisë elektrike.

“Prej dje jemi katastrofë, ka 12, 15, 18 orë nëpër disa lagje të Prizrenit. Kjo është katastrofë totale dhe na keni qu si popull mbrapa pas luftës që i kemi pas, këto janë trauma për qytetarët, janë katastrofë për ekonomitë e Kosovës. Ku është rryma që e kemi pas deri tash, ju lutem prej qeverisë apo kush janë ata që duhet me dhënë përgjigje le të dalin dhe të na japin…Boll kemi heq mbas luftës menjëherë me rrymë, 3 orë kemi, 3 orë nuk kemi dhe tash mbas 15 viteve kjo po na ndodh”, thotë ajo.

Pa energji elektrike për orë të tëra kanë mbetur edhe shtëpizat që janë vendosur në qendër të qytetit. Përfaqësuesi i një nga lokaleve që janë vendosur te shtëpizat, Lirim Gashi, thotë se nuk po mund të punojnë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

“Është duke na bërë probleme të mëdha, aq sa nuk jemi duke mundur të punojmë as kurrgjë hiç. Ndërprerje ka, dje për shembull kemi pasur gjashtë orë ndërprerje dhe kurrkush kurrgjë nuk ka ndërmarrë për të bërë ndonjë gjë…Shumë vështirë e kemi edhe gjysmën e produkteve përderisa nuk kemi rrymë gjysmën e produkteve nuk mundemi me i shfrytëzu me i shërby për konsumatorët”, shprehet ai.

Në anën tjetër, qytetari Jakup Kabashi, deklaron se është e papranueshme që në këto ditë të dimrit të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për orë të tëra.

“Në mëngjes gati një orë nuk pat rrymë dhe në mbrëmje dy orë e diçka zgjati. Kështu që çka po na pengon neve sidomos neve në moshë kjo është mos ta them papërgjegjësi mirëpo nuk është në rregull në këtë kohë mos me pas rrymë dhe kjo është një përgjegjësi e shtetit. Kështu që, po na paraqet probleme në aparate shtëpiake, nervozë, çka me thënë tjetër kjo është jeta jonë. Hajde ne po e përballojmë disi, mirëpo po kërkojnë ekonomi a ekonomia po bllokohet, çka është më e zeza”, tha ai.

Edhe Erion Markaj shprehet se është e papranueshme që të këtë reduktime për gati tetë orë gjatë ditës.

“Ndërprerje të energjisë elektrike kemi pas për tetë ose nëntë orë rresht, probleme na ka shkaktuar shumë sepse në shtëpi apo për biznese afariste reduktimet e rrymës elektrike dhe prishjet e vazhdueshme të rrymës na sjellin problem…Me pagimin e faturave jemi shumë të rregullt, çdo faturë që na vije nga KEDS ne e paguajmë, por nuk jemi të kënaqur me reduktimet e shpeshta të rrymës sepse na sjell shumë probleme. Reduktimet e shpeshta për disa qytetarë janë shumë pengesë e madhe, sepse disa qytetarë janë që punojnë zanatli të filigranit dhe atyre ju sjell shumë problem për pajisjet e punimit të filigranit”, tha ai.

Kriza energjetike globale ka bërë që nga e enjtja e javës që shkoi në Kosovë të rikthehen reduktimet e energjisë elektrike. Udhëzimin për nisjen e reduktimit të energjisë elektrike e ka dhënë Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) për shkak të mbingarkesës së sistemit elektroenergjetik./KP

The post Nga 2 e deri në 8 orë qytetarët e Prizrenit në terr appeared first on Prizreni Sot.