Gastronomia Archives - Prizreni Sot

Gastronomët të shqetësuar me vendimin për ndalimin e cigares në ambiente të mbyllura, puna bie për mbi 50%
Rreth 50 për qind e punës ka rënë nëpër lokalet e gastronomisë shkaku i ndalimit të pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura. E për këtë pronarë e menaxherë kanë kërkuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të ndryshojë ky vendim.

Ata kanë thënë se klientët që frekuentojnë këto vende janë duhanpirës dhe se institucionet duhet ta lejojnë një pjesë për klientët që pinë cigare.

Muhamet Brajshori, menaxher në një kafene, ka thënë për Ekonominë Online se Shoqata e Gastronomëve ka bërë ankesë dhe pret që Ministria të marrë ndonjë vendim të ri.

“Po na dëmton shumë se ndikon direkt produkteve që i kem. Na ndikon shumë, presim ndonjë vendim të ri nga Ministria dhe shpresojmë ta ndryshojë. Shoqata e Gastronomeve ka bërë ankesë, të shohim sa mund të ndikojë. Janë pakësu shumë klientët ka ndikim shumë të madh 50 për qind mundet të ketë më pak klientë”, ka thënë ai.

Ndërsa Egzon Kaçiu, menaxher në “Derada”, ka thënë se vendimi për ndalim të duhanit në ambiente të mbyllura është i arsyeshëm, por që pret ndryshim nga Ministria.

Ai pret që një pjesë e lokaleve të lejohet për klientët që pinë cigare.

“Sa i përket klientëve po vërehet shumë që u ndalu cigarja nuk po pihet, çdo restorant ka mungesë të klientëve dhe kështu që Ministria duhet me shqyrtua (këtë vendim), sidomos gastronomet e kanë më problem. Si çdo restorant tjetër edhe te ne ka ndikuar mospirja e cigares, nëpër lokale është pak ma problem puna ka rënë pak më shumë klientët zakonisht shumica e janë duhanpirës”, ka thënë Kaçiu.

“Ministria nuk e kanë edhe të lehtë se edhe ata duhet me ditë se çdo qytetarë duhet me ditë që cigarja nuk pihet në çdo vend duhet mu pi në vende të caktuar sikur në Evropë. Është vendim i arsyeshëm edhe mos mu pi pak për neve është problem. Ministria duhet ta tolerojë një pjesë, njërën pjesë të lokalit të pihet dhe njërën pjesë të mos pihet cigarja”, u shpreh ai.

The post Gastronomët të shqetësuar me vendimin për ndalimin e cigares në ambiente të mbyllura, puna bie për mbi 50% appeared first on Prizreni Sot.

Kriza troket tek bizneset e Kosovës, paralajmërohet mbyllja e 30 % prej tyre
Kryetari i Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva ka bërë të ditur se nëse nuk intervenohet me kohë, prej 18 mijë bizneseve aktive, 30% prej tyre rrezikohen të mbyllen.

Krejt kjo sipas tij, për shkak të krizës dhe mosndihmës nga Qeveria. Tutje, Sogojeva tha se edhe vetë kryeministri Albin Kurti po dërgon mesazhe se na pret një dimër i vështirë.

Ai thotë se alternativa e vetme mbetet subvencionimi i bizneseve.

“Duke marrë parasysh gjendjen aktuale që kemi edhe në bazë të asaj që jam informuar nga kryetar të rajoneve gjendja nuk është e mirë”.

“Tash vetë Qeveria po dërgon mesazh se do të jetë një dimër i vështirë dhe duke parë këto analiza ne teren prej 18 mijë bizneseve nëse nuk intervenohet rrezikojnë të mbyllen 30% të tyre. Edhe ashtu kanë filluar të mbyllen”.

“Alternativa e vetme është të ulemi së bashku të koordinohemi t’i subvencionojmë bizneset në forma të ndryshme. Nëse kemi reduktime të rrymës naftën ose forma të tjera të cilat mundet Qeveria të subvencionojë”.

The post Kriza troket tek bizneset e Kosovës, paralajmërohet mbyllja e 30 % prej tyre appeared first on Prizreni Sot.

Gastronomia paralajmëron kalimin në sistem të vetë-shërbimit, pasi s’ka punëtorë
Trendt të ikjes së të rinjve drejt vendeve evropiane, pritet tu bashkohen edhe mësimdhënësit. Madje sipas drejtuesve të SBASHK-ut, ikja e madhe do të ndodh pas liberalizimit të vizave. Në telashe të mëdha është gastronomia, e cila ka paralajmëruar se do të kalojë në sistemin vetë-shërbyes, nëse nuk nis të bie trendi i largimit të fuqisë punëtore.

Përveç telasheve me greva dhe rrezikut që procesi mësimor të mos nis nga fillimi i shtatorit, institucionet arsimore mund të përballen edhe me mungesë të mësimdhënësve.

Paralajmërimi është dhënë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës.

Kryetari i saj, Rrahman Jasharaj ka thënë se me liberalizimin e vizave, shumë mësimdhënës do ta lënë vendin e punës për të ikur drejt Evropës.

Me mungesë të punëtorëve, veçse ka nisur të përballet sektori i gastronomisë.

Kryetari i Odës Hotelerisë e Turizmit në Kosovë, Hysen Sogojeva vlerëson së nëse ky trend vazhdon, kafeteritë dhe gastronomia, do të kalojnë në sistemin vetë-shërbyes.

Tash e një kohë të gjatë Kosova po përballët me ikjen e punëtorëve jashtë vendit, derisa shumë kompani kanë filluar të ankohen për mungesë të fuqisë punëtore. /Gazeta10

The post Gastronomia paralajmëron kalimin në sistem të vetë-shërbimit, pasi s’ka punëtorë appeared first on Prizreni Sot.

Gastronomia lejohet të punojë vetëm deri në ora 21:00
Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër përhapjes së Covid -19.

Ndër masat e reja të ndërmarra, është kufizimi i orarit të punës për gastronominë.

Sipas këtij vendimi, gastronomia ka të drejtë të punojë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në ora 21:00 të mbrëmjes.

Sipas vendimit, muzika duhet të ndalet në ora 20:30.

Këto janë masat e plotë në sektorin e gastronomisë:

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 26.1 ose 26.2 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve, në përputhje me udhëzuesin përkatës, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare.

Në lokalet e gastronomisë është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 26.1 ose 26.2.

Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në pesëdhjetë (50%) e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në shtatëdhjetë (70%) e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.

Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç: Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit: Ndërsa paguan porosinë; Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti; Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

Në rastet nga pika 39.1 deri 39.4 është e obliguar bartja e maskës.

Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00.

Muzika lejohet vetëm deri në orën 20:30.

Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër. Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metër.

Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë më të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është kufizimi prej pesë (5) persona në 10 m2. Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë apo banak.

Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.

Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 21:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK) dhe masa rigoroze të higjienës për veturën, porositë dhe personelin”.

The post Gastronomia lejohet të punojë vetëm deri në ora 21:00 appeared first on Prizreni Sot.

Ndryshojnë masat anti-COVID për gastronominë
Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-COVID edhe për sektorin e Gastronomisë.

Sipas masave të reja, shërbimet e gastronomisë do të lejohen deri në ora 23:00, ndërkaq muzika në këto ambiente deri në ora 21:30.

“Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30”, thuhet në vendimin e qeverisë për masat e reja.

[Gastronomia]

33.   Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve, në përputhje me udhëzuesin përkatës.

34.   Në lokalet e gastronomisë është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

35.   Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në 50% e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

36.   Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.

37.   Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:

37.1.          Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit;

37.2.          Ndërsa paguan porosinë;

37.3.          Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;

37.4.          Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

38.   Në rastet nga pika 37.1 deri 37.4 është e obliguar bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën.

39.   Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.

40.   Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.

41.   Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

42.   Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metërshe.

43.   Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë më të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është kufizimi prej pesë (5) persona në 10 m2.

44.   Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë apo banak.

45.   Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.

46.   Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:30, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK).

H. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]

47.   Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.

48.   Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.

49.   Klientët dhe stafi në qendra tregtare dhe qendra  të thirrjeve (call center) duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt.

50.   Në qendrat tregtare dhe qendrat e thirrjeve (call center) është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

I. [Puna me palë]

51.   Në institucionet publike/private apo biznese, punonjësit/personeli i cili ka punë me palë/kontakt të drejtpërdrejtë me klientë (duke përfshirë, por duke mos u kufizuar, berberë, vozitësit e taksive, punonjësit në markete dhe banka etj.), duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt. Obligohet  të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

52.   Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatoreve ekonomikë, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1 metër nga grupet e tjera të personave.

The post Ndryshojnë masat anti-COVID për gastronominë appeared first on Prizreni Sot.

Dy kërkesat e reja të gastronomisë për Qeverinë
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi përmes një postimi ka kërkuar që të hapen sallat e dasmave dhe klubeve të natës.

Sipas tij, rastet janë duke rënë por edhe kriza e gastronomëve po shtohet.

” Koha është me i hap SALLAT E DASMAVE DHE KLUBET E NATËS”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i tij i plotë:

Rastet po bijn, kriza e gastronomëve po shtohet!

Mbyllja e 12 ditëve në fillim të muajit ja dha një fluks te madh shteteve fqinje (vetëm Shqipërisë 60 mijë persona), plus tash në maj me lidhjen e festave kemi mujt me pa se cka do të ndodhë me neve nëse edhe vera na kap kështu (me masa më të ashpra).

Koha është me i hap SALLAT E DASMAVE DHE KLUBET E NATËS.

Nëse nuk kemi një plan tani për verën, në moment të fundit më mirë mos të hapemi fare.Një dasmë nuk mund të organizohet në moment të fundit, as një klub i natës nuk mund të bëhet gati, thjeshtë DUAM PLAN STRATEGJIK PËR VERËN.

Nëse nuk hapemi në qeshor – korrik – gusht, për shtator mos na hapni hiq. Remitancat ikin, vera shkon, e diaspora veçse ka fillu me e mësu rrugën në drejtime tjera. Jeni duke e shkatërru një mund 20 vjeqar!

The post Dy kërkesat e reja të gastronomisë për Qeverinë appeared first on Prizreni Sot.

Gastronomët të bindur që s’ishin vatër e shpërndarjes, kërkojnë lirim të tërësishëm të masave
Lirim të tërësishëm të masave, respektivisht fillimin e punës së sallave të dasmave dhe diskotekave, gjatë sezonit të verës po kërkon Shoqata e Gastronomëve nga Qeveria.

Veton Zuka, anëtar i Bordit të Shoqatës së Gastronomëve, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se ekzekutivi duhet të reflektojë në këtë aspekt, duke theksuar se edhe njëherë u dëshmua që nuk ishin vatër e shpërndarjes së virusit.

“Po shpresojmë tash me u hap, numrat veç po shihen që kanë rënë, edhe njëherë po vërtetohet që nuk është vatër e shpërndarjes gastronomia, sepse tash na jemi duke punuar deri në ora 10:00, dhe numri është shumë i vogël e që është një lajm shumë i mirë, mirëpo duhet potencuar që nuk është vatër e shpërndarjes, dhe realisht tash presim prej Qeverisë me reflektuar në këtë drejtim dhe me bë hapje totale, me respektim të masave”, tha Zuka.

“Po na jemi duke hyrë në sezone të verës, dhe ajo vjen edhe me ardhjen e mërgatës dhe dihet ndihma dhe ndikimi i tyre për Kosovën. Kështu që na presim një reflektim prej Qeverisë dhe me pa realitetin, dhe kërkesën tonë që duhet me shfrytëzuar mërgatën tonë për të mirë në aspektin ekonomik, dhe nuk ka logjikë me u mbyll ma”.

Zuka tutje thotë që ndihma e dhënë nga ana e Qeverisë nuk përkon me dëmet ekonomikë që ka pasur ky sektor, ku as orët e humbura të punës nuk u janë kompensuar.

“Sa i përket dëmeve edhe ndihmave, nuk përkojnë me njëra tjetrën në asnjë moment siç nuk kanë përkuar as vitin e kaluar dhe as këtë vit. Përpos që kanë qenë gjysmake, pak e hiç na nuk kemi subvencionim as për orët e humbura që i kemi, p.sh që punojmë deri në 10:00, ose deri në 09:0 do të thotë nuk janë marrë parasysh në asnjë moment e mos të flasim për mbyllje totale të përgjithshme që ka qenë”.

“Kështu që sa i përket asaj normal që nuk jemi të kënaqur, por edhe nuk përket me ndihma reale që është dashur me i dhënë për biznese e sidomos për gastronominë, e sidomos për diskotekat dhe sallat e dasmave që nuk kanë punuar në asnjë moment dhe asnjë ditë”, deklaroi ai.

Aplikimi për subvencione nga ana e Qeverisë, pas masave të fundit, Zuka ka bërë të ditur se ka nisur, duke shtuar se interesimi është shumë i madh, raporton EO.

“Tash nuk mundemi me ditë me numra, se bizneset veçse janë duke u aplikuar dhe tash është hap edhe programi nga ministria e Financave, kështu që mund të aplikojë çdo biznes që i plotëson kushtet edhe normal që i jep të dhënat që i ka. Për bazë nëse nuk gaboj Qeveria e ka marrë muajin shkurt të lajmërimit të punëtorëve që i ka pas, pasi punëtorët lëvizin, kështu që bizneset veçse janë duke aplikuar, kështu që kjo është realiteti për momentin, po shpresojmë me u alokuar mjetet sa më shpejtë në mënyrë që me i marrë bizneset”, theksoi tutje Zuka.

The post Gastronomët të bindur që s’ishin vatër e shpërndarjes, kërkojnë lirim të tërësishëm të masave appeared first on Prizreni Sot.

Të hënën hapen gastronomia dhe qendrat tregtare, masat tjera po rishikohen
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka njoftuar se të hënën do të hapen lokalet e gastronomisë dhe qendrat tregtare, duke respektuar masat strikte shëndetësore.

Kjo është bërë e ditur pas takimit të ministrit të MAPL’së, Elbert Krasniqi, dhe atij të Shëndetësisë, Arben Vitia me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Aty është bërë e ditur se masat e reja do të vendosen edhe masa të reja për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.

“Duhet ta kemi të qartë se situata në institucionet shëndetësore është mjaft alarmante sepse këto institucione janë të stërngarkuara më pacientë të infektuar më COVID 19 dhe hapësira e këtyre institucioneve afër limiteve.  Masat e ndërmarra përfundojnë me 18 prill 2021 dhe me 19 prill duhen masa të reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID 19. Është shumë e rëndësishme që sot të diskutojmë bashkërisht që masat që do të hyjnë në fuqi të koordinohen së bashku me nivelin lokal dhe propozimet e juaja si kryetarë dhe përfaqësues të komunave janë shumë të rëndësishme”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se janë bërë grupe punuese me përfaqësuesit e gastronomëve për të punuar rreth qasjes dhe punës së këtij sektori në të ardhmen.

“Në anën tjetër kemi bërë grupe punuese me përfaqësuesit e gastronomeve për të punuar rreth qasjes dhe punës së sektorit të gastronomisë në të ardhmen dhe aktiviteti i tyre do të rifillojë nga data 19 prill 2021 duke respektuar në përpikëri masat për mbrojtjen e shëndetit publik. Si përfundim duhet theksohet se Republika e Kosovës i ka masat më liberale duke i krahasuar ato me masat e vendeve të rajonit dhe Evropës”, bëhet e ditur në njoftim.

The post Të hënën hapen gastronomia dhe qendrat tregtare, masat tjera po rishikohen appeared first on Prizreni Sot.

Rreth 11 mijë persona e kanë humbur vendin e punës, gastronomët thirrje Qeverisë për lirimin e masave
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës thotë se diku rreth 11 mijë punëtorë e kanë humbur vendin e punës në këtë sektor si pasojë e pandemisë.

Arian Vranica, zyrtar i kësaj shoqate në një intervistë për Ekonomia Online tha që gjendja e sektorit të gastronomisë është mjaft shqetësuese ku sipas tij 89% e bizneseve kanë punuar me humbje të thellë.

“Gjendja e sektorit të gastronomisë deri më tani është mjaft shqetësuese, sipas raportimeve dhe hulumtimeve të realizuara nga shoqata e Gastronomeve të Kosovës ne kemi 89% të bizneseve që kanë punu me humbje të thellë deri në tetor të vitit 2020 ku 11% prej tyre kanë qenë të vetëm që kanë mund të kenë një lloj rentabiliteti”, tha Vranica.

Sipas tij nëse do të vazhdohej kjo situatë dhe pa përkrahje vetëm 2% e tyre do mund të mbijetonin pa ndihma ndërsa 13% prej tyre do falimentonin.

Mes tjerash Vranica tregoi edhe publikimet e disa të dhënave,  ku më shumë se 64% kanë pasur rënie.

“Duke i konstatuar të dhënat publike kemi pasur më shumë se 64% rënie dhe kjo është mjaft sfiduese për neve  sidomos duke pasur parasysh edhe mos mbështetjen me politikat fiskale pastaj kemi edhe Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike  e cila zgjati më shume se 5 muaj”, u shpreh Vranica.

Ai tha që nuk është e nevojshme të vazhdohet me të njëjtat masa pasi numri i infeksionit ka rënë dukshëm.

“Numri i infeksionit ka rënë dukshëm, këto nuk përbëjnë asnjë arsye më shumë që të vazhdohet me të njëjtat masa mirëpo duhet të jemi më konstruktiv drejt lirimit të masave dhe tejkalimit të kësaj krize me pasoja sa më të vogla”, tha mes tjerash Vranica.

Ai madje thekson faktin që nuk ka pasur diçka konkrete dhe nga ana e Qeverisë nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

I pyetur për kërkesat e tyre dhe mundësinë e ndonjë proteste Vranica tha që  kërkesat e tyre nuk do t’i ndalin.

“Kërkesat tona nuk do t’i ndalim, presionin do ta rrisim tani më edhe me vaksinimin e shumicës se vendeve të BE-së, duhet të kemi përgjigje pozitive dhe sa më shpejtë të  hyjë në fuqi edhe Ligji mbi dëmet buxhetore”, theksoi tutje ai.

Në bazë të statistikave të tyre ata konstatuan që më shumë  se 42% të bizneseve që kanë raportuar që kanë larguar punëtorë nga puna.

The post Rreth 11 mijë persona e kanë humbur vendin e punës, gastronomët thirrje Qeverisë për lirimin e masave appeared first on Prizreni Sot.