Gjykata ne Prizren Archives - Prizreni Sot

Kërcënoi prindërit se do u djeg shtëpinë pasi nuk i dhanë para, Gjykata merr vendim për të dyshuarin
Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur dënimin me gjobë dhe një vit burgim për një të dyshuar i cili përderisa ishte nën ndikimin e narkotikëve kishte kanosur prindërit e tij.

Sipas njoftimit të Gjykatës i dyshuari nën ndikimin e narkotikëve u kishte kërkuar prindërve të tij 100 euro, ose në të kundërtën do t’ua djeg shtëpinë.

Sipas njoftimit të gjykatës ai ka shkaktuar frikë, stres psikologjik, ankth dhe pasiguri tek prindërit.

Komunikata e plotë:

Prizren, 27 janar 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ( gjyqtari i rastit Fatmir Krasniqi) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit B.M., për shkak se:

–    Me datë 24.04.2020, në Prizren në shtëpinë e përbashkët familjare, ushtron dhunë psikologjike dhe ekonomike me qëllim të të cënimit të dinjitetit të personit tjetër brenda familjes, përkatësisht ndaj të dëmtuarve – prindërve të tij, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje duke qenë nën ndikimin të përdorimit të narkotikëve, kërkon nga prindërit e tij para në vlerë prej 100 euro, dhe kur këta të fundit nuk i japin para, i njëjti në mënyrë agresive fillon ti ofendojë, fyejë, e shajë si dhe i kanos se do ti djeg shtëpinë dhe fillon të gjuajë me gurë në drejtim të kulmit të shtëpisë me ç ‘rast, tek të dëmtuarit shkakton frikë, stres psikologjik, ankth dhe pasiguri,

me këtë ka kryer veprën penale dhunë në familje nga neni 248 par. 1 e 2 të Kodit Penal të Kosovës.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit i ka  shqiptuar :

Dënim me GJOBË në shumën prej pesëqind (500) euro, të cilën shumë të dënimit i akuzuari është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimi, dhe

DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 24.04.2020 e deri më 23.05.2020.

I akuzuari është obliguar që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, të paguajë shumën prej 30 euro, dhe shumën prej 30 euro në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit.

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i vetëm gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

The post Kërcënoi prindërit se do u djeg shtëpinë pasi nuk i dhanë para, Gjykata merr vendim për të dyshuarin appeared first on Prizreni Sot.

Prizren: E rrahu gruan me kabllo elektrike dhe i tha “do të mbys”, më pas sulmon edhe nënën e tij
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurit E.F., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: dhuna në familje, lëndimi i lehtë trupor, dhe mospërfillja e gjykatës.

“Në ditën kritike, i pandehuri E.F., ushtron dhunë të vazhdueshme sistematike, keqtrajtim fizik, psikologjik në familje, me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda marrëdhënies familjare në atë mënyrë që ditën kritike me rastin e daljes nga shtëpia bashkëshortes së tij – të dëmtuarës, i thotë që ta pastroj ballkonin e shtëpisë dhe largohet nga aty, me rastin e kthimit në shtëpi fillon zënka në mes të pandehurit dhe të dëmtuarës i pandehuri e kanos të dëmtuarën me fjalë duke i thënë “kam me të mbytë” dhe fillon ta sulmoi fizikisht, sa që merr një kabllo elektrike dhe me të fillon ta godet në gjithë trupin, pastaj e godet me shuplakë e kapë për flokë dhe e keqtrajton tej mase, sa që detyrohet të ndërhyj nëna e të pandehurit që ta parandaloj keqtrajtimin dhe vazhdimin e dhunës ndaj të dëmtuarës”, njofton gjykata.

“Po ashtu, nga këto prova dhe shkesat e lëndës, rrjedh se i pandehuri i lartcekur më datë kohë dhe vend të njëjtë të theksuar si më lartë, i shkakton lëndim të lehtë trupor të dëmtuarës – nënës së tij, në atë mënyrë që deri sa i pandehuri ushtronte dhunë mbi bashkëshorten e tij, me rastin e ndërhyrjes së të dëmtuarës për ta ndërpre dhunën dhe keqtrajtimin fizik, me atë rast i pandehuri fizikisht e sulmon të dëmtuarën – nënën e tij, të cilën e kapë për fyti dhe ja shtrëngon fytin, me ç’rast e dëmtuar pëson lëndim të lehtë trupor.

– Gjithashtu, nga të gjitha provat e mbledhura, rezulton se i pandehuri E.F., më datë kohë dhe vend të përshkruar si më lartë, i pandehuri nuk e përfill vendimin e lëshuar të gjykatës për viktimën – nënën e tij, respektivisht urdhër mbrojtjen e lëshuar për shkak të veprës penale të dhunës në familje”, vjon tutje njoftimi i gjykatës.

The post Prizren: E rrahu gruan me kabllo elektrike dhe i tha “do të mbys”, më pas sulmon edhe nënën e tij appeared first on Prizreni Sot.

Në Prizren dënohet me pesë muaj burg për shmangie nga tatimi
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka dënuar me pesë muaj burg të pandehurin G.P., për shkak se ka kryer veprën penale shmangie nga tatimi, por të cilin dënim nuk do ta vuajë pasi që masa e burgimit është zëvendësuar me gjobë prej 800 eurosh.

Në një komunikatë për media thuhet se i pandehuri gjatë vitit 2013, ka ofruar të dhëna të pavërteta për të ardhurat e veta, me qëllim të shmangies së tatimeve, duke fshehur faktet për të ardhurat dhe veprimtarinë ekonomike në cilësinë e pronarit të kompanisë, ashtu që ka paraqitur fatura fiktive në Administratën Tatimore të Kosovës, duke blerë fatura fiktive nga 4 kompani, ku i është shmangur tatimit në shumë 66,282.76 euro, ndërsa shmangies tatimore në TAP 41,160.32 euro, ku shmangia e përgjithshme është në vlerë 107,443.32 euro, e cila vërtetohet edhe në bazë të ekspertizës së bërë nga eksperti financiar.

Pas shpalljes së aktgjykimit, me propozimin e mbrojtësit dhe me pëlqimin e të akuzuarve, dënimi me burgim i është zëvendësuar në dënim me gjobë, në shumën prej 800 euro.

Gjykata të akuzuarit G.P., i ka shqiptuar dënim unik me gjobë 1,300 euro, të cilën i akuzuari është i obliguar ta paguajë në afat 15 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimi. I akuzuari është obliguar që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, të paguajë 50 euro, dhe shumën 30 euro në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

The post Në Prizren dënohet me pesë muaj burg për shmangie nga tatimi appeared first on Prizreni Sot.

Caktohet masa e paraburgimit për personin që vrau babain e tij me thikë në Prizren
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit M.H., për shkak të dyshimit të bazuar ka kryer veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 par.1 nënpar.1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së)

Gjyqtari i  procedurës paraprake– Xheladin Osmani, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit  i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 25.12.2020 deri me datën 24.01.2020.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, dhe kjo rrjedh nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.

Gjithashtu në seancën dëgjimore prokurori i shteti ka propozuar që ndaj të pandehurit M.H., të bëhet ekzaminimi psikiatrik. Andaj Gjykata duke vepruar sipas propozimit të prokurorit ka lëshuar URDHËRESË – për ekzaminim psikiatrik, që duhet të kryhet brenda afatit prej dy (2) javësh nga dita e lëshimit të urdhëresës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit  M.H., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore  për caktimin e kësaj mase, duke pasur parasysh peshën e veprës penale, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se i pandehuri M.H., me datë 25.12.2020, rreth orës 13:50 minuta, në Prizren, afër shtëpisë së të ndjerit, e privon nga jeta anëtarin e familjes – babain e tij F.H., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake i pandehuri merr një thikë në kuzhinë, mjet ky i përshtashëm dhe i rrezikshëm për rrezikimin e jetës dhe shëndetit, del në rrugë para shtëpisë së tij dhe në momentin që e vëren babain e tij që zbret nga kamioni, i pandehuri fillon ta godas disa herë me thikë, në pjesë të ndryshme të trupit, si dhe në qafë në arterien ku si pasojë, i dëmtuari F.H., ndërron jetë në vendin e ngjarjes, e me këtë janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar edhe masa tjera për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret të njëjtat janë të pamjaftueshme për zhvillimin e rregullt të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, sipas mendimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi.

The post Caktohet masa e paraburgimit për personin që vrau babain e tij me thikë në Prizren appeared first on Prizreni Sot.

Fjala përfundimtare në rastin ku për shujtat ditore të mësimdhënësve është e paditur Komuna e Prizrenit
Të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, janë dhënë fjalët përfundimtare, në rastin ku Komuna e Prizrenit, është e paditur për shujtat ditore nga Pranvera Fanaj, Ramadan Morina, Refije Berisha, Rexhep Bardheci dhe Ryvije Shijaku.

Në fjalën përfundimtare i autorizuari paditësve, avokat Bestar Kolgeci, deklaroi se mbete në tërësi si në të thënat e deri tanishme në këtë proces dhe i propozoi gjykatës që të aprovon padinë në tërësi si të bazuar.

Po ashtu, avokati Kolgeci, kërkojë që nga e paditura të paguhen shpenzimet procedurale për tre seancat e përfaqësuara në shumën prej 405.60 euro , për padinë e përpiluar shumën prej 312 euro , për taksën gjyqësore shumën prej 20 euro si dhe për ekspertizën financiare 120 euro gjithsejtë 1667 euro .

Ndërsa në fjalën përfundimtare i autorizuari i Komunës së Prizrenit, Behar Bytyqi deklaroi se mbetet në tërësi pranë thënieve të deri tanishme në këtë proces gjyqësor, duke i propozuar gjykatës që ta refuzon padinë pasi që paditësit edhe në rast të heshtjes së drejtorisë komunale të arsimit lidhur me kërkesën e kompensimit të shujtave, kanë mundur t’i drejtohen inspektoratit të punës dhe pas kësaj edhe Gjykatës Themelore në Prishtinë departamenti për çështje administrative .

Pas dhënies së fjalëve përfundimtare, gjyqtarja Edije Sezairi, njoftoi palët se seanca e sotme përfundoi, ndërsa vendimi do të u dorëzohet palëve në formë të shkruar.

Ndryshe sipas padisë së parashtruar me 29.10.2019, paditësit kërkojnë nga Gjykata që të aprovohet kërkesë padia e paditësve dhe të obligohet punëdhënësi Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, që t’i kompenzojë shujtat ditore, që nga data 18.04.2017 deri më datë 30.09.2020 në këtë mënyrë:

Për të punësuaren Pranvera Fanaj obligohet e paditura që ta bëj kompenzimin për shujtat ditore që nga data 18.04.2017 deri më datë 30.09.2020 per 612 ditë pune shumen prej 1224 euro.

Për të punësuarin Ramadan Morina obligohet e paditura që ta bëj kompenzimin për shujtat ditore që nga data 18.04.2017 deri më datë 30.09.2020 per 766 ditë pune shumën prej 1532 euro .

Për të punësuaren Refiqe Berisha obligohet e paditura që ta bëj kompenzimin për shujtat ditore që nga data 18.04.2017 deri më datë 30.09.2020 per 766 ditë pune shumën prej 1532 euro.

Për të punësuarin Rexhep Bardheci obligohet e paditura që ta bëj kompenzimin për shujtat ditore që nga data 18.04.2017 deri më datë 30.09.2020 per 766 ditë pune shumën prej 1532 euro.

Për të punësuaren Revije Shijaku obligohet e paditura që ta bëj kompenzimin për shujtat ditore që nga data 18.04.2017 deri më datë 30.09.2020 per 766 ditë pune shumën prej 1532 euro.

Të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nën kërcënim të përmbarimit të dhunshëm të këtij Aktgjykimi me kamatë ligjore prej 8 % në vit./BetimipërDrejtësi

The post Fjala përfundimtare në rastin ku për shujtat ditore të mësimdhënësve është e paditur Komuna e Prizrenit appeared first on Prizreni Sot.

Gjykata në Prizren mundëson aplikimin online për certifikatë të gjendjes penale
Gjykata Themelore e Prizrenit mundëson aplikim online për pajisje me certifikatë të gjendjes penale, kjo me qëllim të racionalizimit të kohës, dhe evitimit të pranisë në objektet e Gjykatës, sidomos tani në periudhën e pandemisë.

Aplikimi për certifikatë, realizohet duke plotësuar formularin në web-faqen e Gjykatës; në rubrikën “Kërkesa për Lëshimin e certifikatave”:

Kërkesa për Lëshimin e Çertifikatave

Me rastin e aplikimit duhet të ngarkoni me fotografi apo në formë të skanuar në të dy anët njërin nga këto tre dokumente:

– Letërnjoftimin

– Patentë shoferin

– Pasaportën

KUJDES: Dokumenti personal duhet të jetë i qartë ku mund të lexohen të gjitha informata personale.

Nëse aplikoni për ndonjë person tjetër, ju duhet të ngarkoni edhe autorizimin noterial.

Certifikata do të jetë e gatshme për tu tërhequr brenda 24 orësh, nga koha kur keni paraqitur një aplikacion të kompletuar.

Nëse aplikoni për arsye punësimi, certifikata lëshohet pa pagesë, por nëse certifikata ju duhet për arsye tjera, duhet të paguhet taksa prej 5 (pesë) euro.

Pagesa bëhet në sportelin e pagesave në Gjykatën Themelore të Prizrenit, në ditën kur ju vini të tërhiqni certifikatën për të cilën keni aplikuar online.

LINK- u ku ju mund të aplikoni për certifikatë:

Kërkesa për Lëshimin e Çertifikatave

The post Gjykata në Prizren mundëson aplikimin online për certifikatë të gjendjes penale appeared first on Prizreni Sot.