Gjykata Archives - Prizreni Sot

Kërkohet përjashtimi i kryetares së trupi gjykues nga lënda për vrasjen me thikë tek “Tranziti i ri” në Prizren
Të akuzuarit Orhan dhe Albert Ademaj, së bashku me avokatët e tyre, Blerim Mazreku dhe Klodian Krasniqi, kanë kërkuar përjashtimin e kryetares së trupit gjykues, Raima Elezi, nga rasti ku dy të akuzuarit Ademaj ngarkohen për vrasjen e M.K.

Në këtë rast, Orhan dhe Albert Ademaj ngarkohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranziti i ri”, në bashkëkryerje, me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K., raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e kaluar, avokati Mazreku kishte kërkuar nga trupi gjykues të informohej nëse video-incizimet e kërkuara nga mbrojtja ishin bashkëngjitur në kërkesën për përjashtimin e prokurorit Genc Nixha. Në rast se nuk ishin përfshirë, avokati kërkoi që të siguroheshin incizimet dhe që kërkesa për përjashtimin e prokurorit të përsëritej, në mënyrë që të vendoste Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Ndërsa, avokati Krasniqi kërkoi verifikim nëse seanca e 27 shtatorit 2024 ishte regjistruar me audio. Andaj, gjykatësja Elezi në atë seancë (6 nëntor 2024) mori vendim që të sigurohen video-incizimet në fjalë.

Lidhur me këto, në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prizren, zyrtari i IT-së së gjykatës, Ardian Kazazi njoftoi palët se pas kontrollimit të audio-incizimeve të datës 27 shtator 2024, rezultoi se nuk ekziston audio-incizimi i kërkuar për atë datë.

Por, avokati Krasniqi deklaroi se në atë seancë kishte qenë e pranishme edhe monitoruesja nga “Betimi për Drejtësi” dhe kishte marrë konfirmim se seanca është e incizuar nga ajo deri në fund. Meqenëse audio-incizimi nuk mund të sigurohej sot, Krasniqi kërkoi që seanca të shtyhet.

Sipas Mazrekut, duke pasur parasysh mundësinë e sigurimit të audio-incizimit nga monitoruesit, është e rëndësishme të provohen faktet për të cilat të akuzuarit dhe mbrojtja janë të bindur se kanë ndodhur gjatë seancës së 27 shtatorit.

Në bazë të këtyre fakteve, ai tha se mbrojtja synon të shfrytëzojë të drejtat ligjore për të rishqyrtuar kushtet për përjashtimin e prokurorit Nixha.

Mazreku theksoi gjithashtu se mbrojtja nuk kërkon asnjë favor, pasi të akuzuarit vazhdojnë të qëndrojnë nën masën e paraburgimit dhe çdo shtyrje e seancës i dëmton ata.

Por, tha se interesi i të akuzuarve dhe i drejtësisë është që të trajtohen me dinjitet, t’iu sigurohen të drejtat procedurale dhe në fund të merret një vendim i drejtë.

Nga ana tjetër, prokurori Nixha deklaroi se çështja e përjashtimit të tij është përfunduar, pasi një kërkesë e tillë është refuzuar nga kryeprokurori i Prizrenit, duke e konsideruar këtë çështje të mbyllur për gjykatën.

Prokurori Nixha kundërshtoi gjithashtu propozimin e avokatëve për shtyrjen e seancës, duke argumentuar se nuk ka arsye për këtë dhe se ka pasur shtyrje disa herë. Tha në seancë është i pranishëm dëshmitari Miran Halaj, i sjellë nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, si dhe doktor Bujar Obertinca.

Sipas prokurorit, incizimi i monitorueses nuk mund të konsiderohet si provë e pranueshme në këtë çështje penale.

“Ata bëjnë incizime për nevojat e tyre dhe është diskutabile se monitoruesja a ka drejtë me dorëzu një incizim të tillë palëve në procedurë”, tha Nixha.

Pas kësaj, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësja Raima Elezi, refuzoi propozimet e mbrojtjes lidhur me kërkesën për përjashtimin e prokurorit, duke theksuar se dy instanca kishin marrë vendim për këtë çështje. Gjithashtu, u refuzua edhe propozimi për shtyrjen e seancës.

Po ashtu, trupi gjykues shqiptoi vërejtje ndaj avokatëve Blerim Mazreku dhe Klodian Krasniqi, me arsyetimin për zvarritje të procedurës.

Pas këtij vendimi, avokati Mazreku deklaroi se i akuzuari Orhan Ademaj kishte dyshime në objektivitetin dhe paanshmërinë e kryetares së trupit gjykues, duke përmendur moskonstatimin e fjalëve të prokurorit, përfshirë pretendimet se të akuzuarit ishin quajtur “terroristë”.

Si rezultat, Mazreku tha se kishin vendosur të paraqesin kërkesë për përjashtimin e kryetares së trupit gjykues.

“Meqenëse për shakë të kësaj situate jemi vënë në këtë pozitë, e parashtrojmë edhe kërkesën për përjashtim të kryetares së trupi gjykues e cila do të duhej të ishte garant të drejtave themelore të të akuzuarve”, tha Mazreku.

Të akuzuarit Albert dhe Orhan Ademaj u pajtuan në tërësi me fjalët e avokatit Mazreku.

Pas kësaj, prokurori Genc Nixha kërkoi ndërprerjen e seancës së sotme deri në vendimin për përjashtimin e kryetares së trupit gjykues.

Pas kësaj, trupi gjykues vendosi ndërprerjen e seancës dhe dërgimin e shkresave të lëndës tek kryetarja e gjykatës, për të vendosur lidhur me kërkesën për përjashtimin e kryetares së trupit gjykues.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren në gjykimin e parë, më 28 dhjetor 2023 të akuzuarin Orhan Ademaj e kishte dënuar me 22 vjet burgim, kurse të akuzuarin Albert Ademaj me 13 vjet burgim. Por, ky rast është kthyer në rigjykim me vendimin e Gjykatës së Apelit të datës 3 maj 2024.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 30 tetor 2020, Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj, akuzohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranziti i ri”, në bashkëkryerje me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K.

Tutje sipas aktakuzës thuhet se ditën kritike derisa të pandehurit ishin në qarkullim me veturën e tyre të markës “Golf III”, të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri Albert Ademaj, në momentin që e vërejnë tani të ndjerin M.K, i cili ishte në cilësinë e pasagjerit në motoçikletën e dëshmitarit Miran Halili, i përcjellin me automjetin e tyre së pari në lagjen “Ortakoll” dhe iu afrohen motoçikletës.

Bazuar në aktakuzë, vetë dëshmitari Miran deklaron se ka vërejtur thikën në dorën e të pandehurit Orhan dhe me qëllim të shmangies së konfliktit eventual i njëjti duke e drejtuar motoçikletën lëvizë në drejtim të lagjes “Arbanë”, gjithnjë duke u ndjekur pas nga të pandehurit, të cilët kanë qenë në veturën e tyre.

Sipas aktakuzës, kur arrijnë në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranzit i ri” në Prizren, e cila rrugë nuk ka dalje e që vërehet nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpitë përskaj rruge është regjistruar veprimi i të pandehurve, të cilët me automjetin e tyre iu janë vënë pas dhe e kanë goditur motoçikletën.

Thuhet se pas kësaj, i pandehuri Orhan pasi që del nga automjeti i afrohet të ndjerit M. dhe në konflikt me viktimën e godet me thikë në pjesën ballore të gjoksit, pas së cilës me të shpejtë kthehet në automjet dhe largohen nga vendi i ngjarjes derisa viktima duke e mbajtur dorën në plagën e shkaktuar, pas së cilës ka ardhë auto ambulanca – emergjenca në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren.

Me këtë rast, sipas aktakuzës është vërtetuar se i njëjti në emergjencë ka arritur pa shenja jete, sipas raportit të mjekut kujdestar Sadri Hulaj me nr.3227, të datës 1 maj 2020.

Me këto veprime, Orhan dhe Albert Ademaj akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” për të cilën vepër penale parashihe dënim me jo më pak se 10 vite burgim ose me burgim të përjetshëm.

The post Kërkohet përjashtimi i kryetares së trupi gjykues nga lënda për vrasjen me thikë tek “Tranziti i ri” në Prizren appeared first on Prizreni Sot.

Shpallet fajtor zyrtari komunal i Mamushës, dënohet me 22 muaj burgim
Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur fajtor zyrtarin komunal në Mamushës, M.S., turk, shtetas i Kosovës, për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe hyrje e paautorizuar kompjuterike.

Ai është dënuar me burgim për 22 muaj dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve në administratën publike apo në shërbim publik për 5 vjet, pas kryerjes së dënimit me burg.

Ai ua kishte mundësuar fitimin e shtetësisë 124 personave.

Gjykata ka urdhëruar anulimin e plotë të veprimeve juridike të kundërligjshme në drejtim të 124 personave dhe shpalljen e pavlefshme të dokumenteve të tyre.

The post Shpallet fajtor zyrtari komunal i Mamushës, dënohet me 22 muaj burgim appeared first on Prizreni Sot.

Dënohet me 24 vjet burg i akuzuari për dhunimin e dy të miturave në Prizren
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për dhunimin e dy të miturave.

E.G akuzohet se nga muaji nëntor 2023, deri në 1 mars 2024, e detyroi një të mitur për kryer akt seksual, duke kryer kështu veprën penale të dhunimit.

Të njëjtën vepër sipas njoftimit të Gjykatës, ai e përsërit nga një kohë e pavërtetuar deri në 1 mars 2024 duke dhunuar edhe një të mitur tjetër.

“Me këto veprime kryen veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 8 dhe 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.9 lidhur me nenin 77 të KP-së. Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit E.G., e GJYKON:

DENIM UNIK ME BURGIM në kohëzgjatje prej 24 vitesh (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01 mars 2024. Të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e Aktgjykimit. Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar. Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelor në Prizren.

The post Dënohet me 24 vjet burg i akuzuari për dhunimin e dy të miturave në Prizren appeared first on Prizreni Sot.

Prokuroria në Gjilan ngre aktakuzë kundër tre personave, njëri nga ta ishte prokuror shteti në Prizren
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër disa personave.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.B., për shkak të veprës penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ dhe të pandehurve Sh.P. dhe N.O., për veprën penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

Sipas aktakuzës, i pandehuri M.B., në mes të muajve prill dhe korrik të vitit 2023, në Prizren, në cilësi të prokurorit të shtetit të Prokurorisë Themelore në Prizren, pranon ofertën ose premtimin për dhuratë, në shumë prej 20.000 €, në atë mënyrë që gjatë përfaqësimit në Gjykatën Themelore në Prizren, më 31.03.2023, në këmbim të premtimit heq dorë nga ndjekja penale në mungesë të provave ndaj të akuzuarve: N.O., U.S. dhe A.S., për shkak të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, të KPRK-së.

Me këto veprime ka kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’.

Ndërsa, të pandehurit Sh.P. dhe N.O., me dashje dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë premtuar dhënien e ryshfetit për personin tjetër – tani të pandehurin M.B., me qëllim që i njëjti, në cilësinë e prokurorit të shtetit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor te datës 31.03.2023, të heq dorë nga aktakuza kundër të akuzuarve N.O., U.S. dhe A.S., për shkak të veprës të sipërshënuar penale.

Me këto veprime kanë kryer veprën penale ’’ Dhënia e ryshfetit’’.

The post Prokuroria në Gjilan ngre aktakuzë kundër tre personave, njëri nga ta ishte prokuror shteti në Prizren appeared first on Prizreni Sot.

Tentoi t’i japë ryshfet policit në Vërmicë, aktakuzë ndaj shtetasit të Shqipërisë
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë, M.M. i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhënie ryshfeti”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri M.M., me datë 25.01.2024, në ora 12:00 në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, në mënyrë të drejtpërdrejtë për vete i ofron ose i jep ndonjë dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ky i fundit të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që duke e ditur se është në stop-listën e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, afrohet tek kabina e zyrtarit policor të Kosovës, me ç’rast derisa ky i fundit ishte duke bërë kontrollimin e dokumenteve, i pandehuri ia vendos në tavolinën e tij të punës shumën e parave prej dhjetë euro (10 €). I njëjti, menjëherë është ndaluar nga ana policisë kufitare të Republikës së Kosovës.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.”

The post Tentoi t’i japë ryshfet policit në Vërmicë, aktakuzë ndaj shtetasit të Shqipërisë appeared first on Prizreni Sot.

Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për përfshirje në grabitjen e armatosur në Suharekë
Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për dhënien e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale “dhënia e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes.”

Njoftimi:
Sipas kërkesës së Prokurorisë, F.T., dhe A.B., dyshohen për veprën – dhënia e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes.

Sipas dosjes së Prokurorisë, “i pandehuri A.B., duke prezantuar letërnjoftimin e tij në një kompani telefonike në Mitrovicë blen 10 numra të telefonit për të pandehurin F.T., dhe këta numra ia dorëzon F.T.,. Njëri prej këtyre numrave të telefonit përdoret për të kontaktuar pronarin e automjetit nga i cili grabitësit e blejnë automjetin, i cili përdoret gjatë grabitjes në Suharekë. Po ashtu, grabitësit nga aparati telefonik që e kanë përdorur këtë numër komunikojnë mes vete me dy numra të telefonisë gjatë dhe menjëherë pas grabitjes më 22 nëntor

The post Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për përfshirje në grabitjen e armatosur në Suharekë appeared first on Prizreni Sot.

Prizren, ngrihet aktakuzë ndaj një personi për vrasje në tentativë
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Sipas aktakuzës, “i pandehuri R.Xh., me datë 07.09.2023 rreth orës 01:15 min në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren, me dashje fillon kryerjen e veprës penale të vrasjes ndaj të dëmtuarit M.B., të cilën nuk e përfundon, në atë mënyrë që derisa I dëmtuari ishte duke lëvizur me veturën e tij, i shoqëruar me shokët e tij – dëshmitarët R.K., E.Xh., A.F., dhe V.S., për një moment i pandehuri R.Xh., i del në rrugë dhe i afrohet veturës nga ana e djathtë nga pasagjeri dhe pasi ndërron disa fjalë me dëshmitarin V.S., me të cilin kishte një huadhënie, më pas kalon në pjesën e majtë dhe afrohet tek i dëmtuari i cili ishte drejtues i veturës dhe derisa ky i fundit ndodhej brenda veturës dhe në pozicion të pa mbrojtur, i pandehuri R.Xh., e nxjerr thikën dhe me të njëjtën e godet dy herë në pjesën e gjoksit dhe kraharorit, në ato momente del nga vetura i dëmtuari të cilin i pandehuri vazhdon ta godet me thikë në pjesë të ndryshme vitale të trupit derisa ndërhyjnë dëshmitarët duke u munduar që ta ndalojnë sulmin e të njëjtit dhe më pas i pandehuri largohet, përderisa i dëmtuari përfundon në repartin kirurgjik në Spitalin Rajonal të Prizrenit, për të vazhduar më pas trajtimin mjekësor në QKUK – Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore dhe të rrezikshme për jetën.”

Me këto veprime, i pandehuri R.Xh., ka kryer veprën penale “Vrasja” e ngelur në tentativë sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, I pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

The post Prizren, ngrihet aktakuzë ndaj një personi për vrasje në tentativë appeared first on Prizreni Sot.

Dalin para gjykatës dy zyrtarët e dyshuar të Komunës së Suharekës
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani dhe zyrtari komunal, Berat Kabashi kanë dalë para Gjykatës së Prizrenit pasi Prokuroria ka kërkuar që ndaj të njëjtëve të vendoset masa e sigurisë.

Dy zyrtarët publikë, Shabani dhe Kabashi u arrestuan të martën me dyshimin se kanë keqpërdorur pozitat e tyre në një tender dhjetëra-mijëra euro për shtrimin e disa rrugëve në fshatin Mushtisht të Suharekës gjatë vitit të kaluar.

Të dyshuarit, si zyrtarë publikë, kanë qenë të angazhuar në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e kontratës në fjalë ku vlera sipas Prokurorisë ka qenë mbi 74 mijë euro.

Lidhur me ketë në dosje thuhet se të dyshuarit kanë përpiluar procesverbaleve, dhe situacione fiktive/rrejshme ku kanë konfirmuar kryerjen e punimeve sipas kontratës, ndërsa sipas gjendjes në terren kontrata nuk është realizuar.

“Të hollat janë paguar për operatorin ekonomik mirëpo rrugët nuk janë shtruar ashtu siç parashihet në kontratë, të njëjtit dyshohen se me veprimet e tyre i kanë mundësuar dobi pasurore personit tjetër -operatorit ekonomik dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Komunës së Suharekës në vlerë prej 74,214,74 euro”-thuhet në aktvendimin e Prokurorisë së Prizrenit.

Të dyshuarit me vendim e prokurorit Petrit Kryeziu janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.Ndërkaq, për këto pretendime, të mërkurën në një bisedë për mediumin, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj konfirmoi se njëri nga të arrestuarit është drejtori i tij.

“Njëri prej të arrestuarve është drejtor i Shërbimeve Publike, tjetri është menaxher, punëtor në komunë” – tha Muharremaj.

Megjithatë, kryetari Muharremaj deklaroi se nuk kanë pranuar ndonjë informatë zyrtare nga ana e Prokurorisë në lidhje me këto arrestime.

“Informatë zyrtare nuk kam, organet e shtetit e kanë të drejtën ligjore me vazhdu punën e vet. Pa e pasë informatën zyrtare, nuk di. Ne kemi mbi 50 projekte që jemi në terren. Kështu që i presim hetimet përfundimtare” – tha ai.

Muharremaj e konfirmoi se arrestimi është bërë për projektet në fshatin Mushtisht të Suharekës.

“Bëhet fjalë për projekte në fshatin Mushtisht. Bëhet fjalë për një rrugë. “Ka shumë rrugë, diku 20 rrugë janë në Mushtisht, por sa di unë ajo rrugë është shtru në korrik të 2021. Unë di me thanë që metrat katror të rrugës janë aty” – tha Muharremaj.

I pyetur nëse në lidhje më këtë projekt është intervistuar ndonjëherë nga Prokuroria, kryetari i Suharekës tha që nuk ka pranuar ftesë.

“Prokuroria nuk më ka ftuar dhe s’ka ndonjë arsye. Mundet me m’thirrë Prokuroria kurdo, unë jam në gjendje me dhanë llogari prej kur jam bërë kryetar i Suharekës e deri sot, prej krejt çka ka ndodhë, për çdo sen” – tha ai./KALLXO/

The post Dalin para gjykatës dy zyrtarët e dyshuar të Komunës së Suharekës appeared first on Prizreni Sot.

Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarës për vrasje të rëndë në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurës N.A., për se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Sipas aktakuzës, e pandehura N.A., me dashje ka privuar nga jeta anëtarin e familjes – motrën e bashkëshortit me të cilën kanë jetuar bashkë.

“Më datë 23.12.2022, rreth orës 10:00, e mllefosur për shkak të papastërtisë së viktimës S.D., e cila ishte e shtrirë në dhomën e katit të dytë të shtëpisë së të pandehurës N.A., në fshatin Kuk – Komuna e Dragashit, me një dru të ahut, me një pjesë të laminatit dhe me një copë dërrase të llamperisë, e godet disa herë viktimën në të gjitha pjesët e trupit dhe së fundi e godet në pjesën e majtë të fytyrës, duke i shkaktuar gjakderdhje në tru, dhe si pasojë e këtij lëndimi, me datë 26.12.2022 rreth orës 05:30 viktima S.D., vdes”, thuhet në një njoftim për media.

Ndaj, sipas njoftimit prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, e pandehura e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit.​

The post Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarës për vrasje të rëndë në Prizren appeared first on Prizreni Sot.

“S’jeni ju që e udhëhiqni seancën”, tensione mes prokurores dhe avokatit në gjykimin për detyrim
Në Gjykatën Themelore në Prizren, seanca e së premtes ndaj të akuzuarit për detyrim Asdren Mekaj, është përcjellë me tension mes prokurores së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Merita Bina- Rugova dhe mbrojtësit të të akuzuarit Mekaj, avokatit Besnik Berisha. Shkak për këtë, u bë propozimi i mbrojtjes për dëgjimin e disa dëshmitarëve dhe propozimi i provave të reja.

Mekaj akuzohet se i ka sjellë vetes dobi të kundërligjshme në vlerë prej rreth 200 mijë euro, pasi sipas Prokurorisë ai ka përdorur kërcënime të rënda, personalisht si dhe përmes personave të tjerë të armatosur që ta detyrojnë të dëmtuarin Pal Gruda që t’i japë të holla të gatshme dhe t’i blejë vetura të shtrenjta sipas kushteve të tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

S’jeni ju që e udhëhiqni prokurore seancën, veç një herë të foli, dije që nuk e udhëheq seancën kjo është veç palë, njësoj si ky”, ka thënë avokati Berisha.

Ndërsa, prokurorja Bina- Rugova tha se mbrojtja përdorë fjalor fyese, e që ky zakon sipas saj po kalon pa asnjë vërejtje nga ana e trupit gjykues, andaj bëri thirrje që t’i tërhiqet vërejtja mbrojtjes.

“Për dallim nga mbrojtja, mua më duhet me qenë shumë e shkurt sepse zakonisht nuk më jepet mundësia që të flas më gjatë. Kësaj radhe dua të apeloj prej trupit gjykues që t’i tërhiqet vërejtja mbrojtjes nga fjalori fyes që e përdor rregullisht, jo vetëm në raport me deklaratën e të dëmtuarit por edhe në raport me Prokurorinë dhe aktakuzën. Ky zakon i mbrojtjes fatkeqësisht kalon pa asnjë vërejtje nga ana e trupit gjykues”, ka thënë prokurorja Bina- Rugova.

E gjithë kjo, ndodhi pas propozimeve të avokatit Berisha për dëgjimn e dëshmitarëve Alban Gashi, Xhevdet Kelmendi, Benson Buza, Besfort Omaj, Fitim Thaqi, Sheg Ismaili, Nazmi Gollopeni dhe Driton Bellopoja, si dhe propozimit për sigurimin e provës dhe atë të dhënat nga Qendra e regjistrimit të automjeteve që janë përshkruar në dispozitiv të aktakuzës.

Berisha ka thënë se provat e propozuara dhe dëshmitarët e propozuar nuk kanë për qëllim zvarritjen e këtij procesi dhe nuk janë duplifikim i provave. Sipas tij, Prokuroria dhe Policia kanë refuzuar të sigurojnë prova shfajësuese përkundër asaj që është detyrim ligjor.

Kundërshtime për këto propozime ka paraqitur prokurorja Bina- Rugova, e cila të njëjtat i ka cilësuar si zvarritje të procedurës.

“Konsideroj se ky propozim i mbrojtjes është edhe një shembull edhe një përpjekje e radhës për zvarritje të procedurës, e cila edhe ashtu deri tash ka zgjat pas ngritjes se aktakuzës pesë vite e gjysmë, diçka që konsideroj se është e pafalshme. Prokuroria disa vite me parë ka insistuar që të dënohet mbrojtësi për zvarritje të procedurës dhe ky propozim është edhe një dëshmi i qëllimeve të tyre”, ka thënë Bina-Rugova.

Po ashtu, kundërshtime ka paraqitur edhe përfaqësuesi i të dëmtuarit, Pal Gruda, avokati Miftar Qelaj, me arsyetimin se propozimet e avokatit Berisha janë veçse zvarritje e procedurës dhe të njëjtat ka propozuar që të refuzohen për shkak mungesës së relevancës në raport me objektin e akuzës.

Pas kësaj, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Teuta Krusha propozimet e avokatit Berisha për dëgjimin e dëshmitarëve dhe sigurimin e provës materiale, i ka refuzuar.

Me kërkesën e avokatit Berisha, seanca e sotme është ndërprerë, kurse seancat e radhës janë caktuar të mbahen më 27 dhe 28 shtator 2023.

Ndryshe, këtë lëndë e kishte gjykuar gjykatësi Xheladin Osmani, mirëpo me kërkesë të mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Besnik Berisha, gjykatësi Osmani ishte përjashtuar, kurse me vendim të gjykatës lënda i është caktuar gjykatëses Teuta Krusha.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, kundër të pandehurit Asdren Mekaj, për shkak të kryerjes së veprës penale “Detyrimi” nga neni 267, paragrafi 2 lidhur me veprën penale “Shantazhi” nga neni 268, paragrafi 2 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, (KPPK) të kryera në vazhdim, lidhur me nenin 71 të KPPK.

Sipas aktakuzës, vepra penale është kryer në atë mënyrë që i pandehuri gjatë periudhës kohore, nga viti 2010 deri në fund të vitit 2013, ka përdorur shantazh dhe kërcënime të rënda, personalisht si dhe përmes personave të tjerë të armatosur që ta detyrojnë të dëmtuarin Pal Gruda që t’i japë të holla të gatshme dhe t’i blejë vetura të shtrenjta, sipas kushteve të cilat i pandehuri vetë i ka caktuar.

Në këtë mënyrë, sipas aktakuzës i ka sjellë vetes dobi të kundërligjshme në vlerë prej rreth 200 mijë euro, me të cilat veprime pretendohet se i pandehuri Mekaj ka kryer këto vepra penale.

Megjithatë, për veprën penale “Shantazhi” Gjykata Themelore në Prizren, më 31 gusht 2018, kishte marrë aktvendim, me të cilin e ka pushuar procedurën penale lidhur me këtë pikë të aktakuzës, me arsyetimin se prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme.

The post “S’jeni ju që e udhëhiqni seancën”, tensione mes prokurores dhe avokatit në gjykimin për detyrim appeared first on Prizreni Sot.

Një muaj paraburgim për të dyshuarin i cili mashtroi për pajisje me viza në Prizren
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se gjyqtari i procedurës – Gani Kastrati, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 15.03.2023, dhe mund të zgjasë deri më datën 15.04.2023 ndaj të pandehurit H.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Mashtrimi dhe Kanosja.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

I pandehuri H.H., nga muaji Mars e deri ne muajin Dhjetor të vitit 2022, në Prizren, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e mashtron të dëmtuarin A.A., në atë mënyrë që duke u paraqitur se merret me rregullimin e vizave të shtetit Sllovak, arrin të e vë në lajthim të dëmtuarin A. ashtu që pasi i njëjti shpreh interesimin për rregullimin e vizës sllovake për djalin e tij, i pandehuri H.H., ne vazhdimësi i kërkon të hollat në vlera të ndryshme në emër të procedurave për rregullimin e vizës duke arritur kështu shumën e përgjithshme të të hollave ne vlerë rreth 17.000 Euro, e të cilat para i dëmtuari kohë pas kohe ia dërgon përmes transaksioneve bankare, por që nga ajo kohe i pandehuri as nuk e pajis me vizë e as nuk ia kthen të hollat, me çka me këtë veprim të dëmtuarit A.A., i ka shkaktuar dem të konsiderueshëm material në vlerë të përgjithshme prej 17.000 (shtatëmbëdhjetë mijë) Euro.

Gjithashtu, me datë 16 dhe 17 dhjetor të vitit 2022, i pandehuri H.H., seriozisht e kanos personit tjetër me fjalë se do ta privojë nga jeta ose se do t’i shkaktojë lëndim të rëndë trupor, te dëmtuarin – A.A., në atë mënyrë që si rrjedhojë e mosmarrëveshjes ne lidhje me rregullimin e vizës, i pandehuri ne gjendje të acaruar përmes telefonit i dërgon te dëmtuarit një porosi me zë duke iu drejtuar me fjalët kërcënuese ne gjuhen boshnjakes se “do të masakroj”, me çka me këtë veprim tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Po ashtu, Gjykata ka ardhur në konstatimin se ekzistojnë arsye për caktimin e paraburgimit, pasi që i pandehuri dyshohet për kryerjen e veprës penale të Mashtrimit edhe në disa raste të tjera në Republikën e Kosovës, këto fakte tregojnë vendosmërinë e të pandehurit për të kryer vepra penale të kësaj natyre, andaj caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së veprës penale, thuhet në njoftim.

The post Një muaj paraburgim për të dyshuarin i cili mashtroi për pajisje me viza në Prizren appeared first on Prizreni Sot.

Vrasja për hakmarrje tek “Tranziti i ri” në Prizren, shtyhet gjykimi
Në mungesë të të dëmtuarit Pajtim Kurtishaj të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj të akuzuarve Orhan dhe Albert Ademaj, të cilët po akuzohen se kanë privuar nga jeta të ndjerin M.K tek “Tranziti i ri” në 2020-tën në Prizren.

Përfaqësuesi i të dëmtuarit Pajtim Kurtishaj, avokat Sylë Hoxha tha se i dëmtuari Kurtishaj ka kërkuar që kjo seancë të mos mbahet pasi që të dëmtuarit janë në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Në këtë rast, të akuzuarit Ademaj, akuzohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranziti i ri”, në bashkëkryerje me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi tha se lënda është në Apel për vendosje të mëtutjeshme në bazë të ankesave të mbrojtësve të akuzuarve.

Gjithashtu, e njëjta ka njoftuar se nuk ka asnjë informacion sa i përket urdhëresës së lëshuar për ekzaminimin psikiatrik për të akuzuarin Orhan Ademaj.

Gjykatësja Elezi tha se në mungesë të kushteve ligjore kjo seancë shtyhet, ndërsa seanca e caktuar më 22 shkurt 2023 anulohet.

Seancën e radhës për këtë rast e ka caktuar më 27 mars 2023.

Ndryshe, Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 30 tetor 2020, Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj, akuzohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranziti i ri”, në bashkëkryerje me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K.

Tutje sipas aktakuzës thuhet se ditën kritike derisa të pandehurit ishin në qarkullim me veturën e tyre të markës “Golf III”, të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri Albert Ademaj, në momentin që e vërejnë të ndjerin M.K, i cili ishte në cilësinë e pasagjerit në motoçikletën e dëshmitarit Miran Halili, i përcjellin me automjetin e tyre së pari në lagjen “Ortakoll” dhe iu afrohen motoçikletës.

Bazuar në aktakuzë, vetë dëshmitari Miran deklaron se ka vërejtur thikën në dorën e të pandehurit Orhan dhe me qëllim të shmangies së konfliktit eventual i njëjti duke e drejtuar motoçikletën lëviz në drejtim të lagjes “Arbanë”, gjithnjë duke u ndjekur pas nga të pandehurit, të cilët kanë qenë në veturën e tyre.

Sipas aktakuzës, kur arrijnë në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranzit i ri” në Prizren, e cila rrugë nuk ka dalje e që vërehet nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpitë përskaj rruge është regjistruar veprimi i të pandehurve, të cilët me automjetin e tyre iu janë vënë pas dhe e kanë goditur motoçikletën.

Thuhet se pas kësaj, i pandehuri Orhan pasi që del nga automjeti i afrohet të ndjerit M. dhe në konflikt me viktimën e godet me thikë në pjesën ballore të gjoksit, pas së cilës me të shpejtë kthehet në automjet dhe largohen nga vendi i ngjarjes derisa viktima duke e mbajtur dorën në plagën e shkaktuar, pas së cilës ka ardhë auto ambulanca – emergjenca në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren.

Me këtë rast, sipas aktakuzës është vërtetuar se i njëjti në emergjencë ka arritur pa shenja jete, sipas raportit të mjekut kujdestar Sadri Hulaj me nr.3227, të datës 1 maj 2020.

Me këto veprime, Orhan dhe Albert Ademaj akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” për të cilën vepër penale parashihe dënim me jo më pak se 10 vite burgim ose me burgim të përjetshëm.

The post Vrasja për hakmarrje tek “Tranziti i ri” në Prizren, shtyhet gjykimi appeared first on Prizreni Sot.

“Nëse ma rrëzon shpinë, djalin e tij ose e rrahi ose e mys krejt”, zbulohet kërcënimi që iu bë Kryetarit të Prizrenit
Gjykata Themelore e Prizrenit ka njoftuar se ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji personit që ka kanosur Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totajn.

Deri te kanosja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje paraprake lidhur me një kontest pronësor që i pandehuri ka pasur me Komunën e Prizrenit.

Sipas njoftimit të Gjykatës, i pandehuri i kishte dërguar porosit djalit të Totajt përmes një personi të tretë, ku kishte thënë “thuaj djalit të Kryetarit le ti thotë babës vet le të ndalet sepse nëse ai nuk ndalet edhe ma rrezon shtëpinë unë djalin e tij ose e rrahi ose e mys krejt”.

“I pandehuri F.K., me datë 24 janar 2023, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, seriozisht e kanos personin zyrtar në lidhje me punën e tij zyrtare dhe atë te dëmtuarin Sh.T.,– Kryetar i Komunës së Prizrenit, në atë mënyrë që për shkak mosmarrëveshjeve paraprake ne lidhje me një kontest pronësor me komunën e Prizrenit, i pandehuri F.K., ditën kritike përmes një personi të tretë, i dërgon porosi djalit të të dëmtuarit me fjalët se “thuaj djalit të Kryetarit le ti thotë babës vet le të ndalet sepse nëse ai nuk ndalet edhe ma rrezon shtëpinë unë djalin e tij ose e rrahi ose e mys krejt”, me çka me këtë veprim tek i dëmtuari Sh.T., dhe familja e tij ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetë”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatën e Gjykatës thuhet se i pandehuri e kishte kërcënuar edhe më herët Totajn.

“Gjykata ka ardhur në konstatimin se ekzistojnë arsye për caktimin e paraburgimit, pasi që edhe me datë 06 dhjetor 2022, ndaj të pandehurit është iniciuar hetim për veprën penale të natyrës së njëjtë (Kanosje) ndaj të dëmtuarit të njëjtë (Kryetarit të Komunës së Prizrenit), dhe i pandehuri është edhe përsëritës i veprave penale në tre (3) aktgjykime të plotfuqishme”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtarja e procedurës – Sadije Selmani, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 25.01.2023, dhe mund të zgjasë deri më datën 25.02.2023 ndaj të pandehurit F.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Kanosja nga neni 181 par. 3 (ndaj personit zyrtar në lidhje me punën apo me pozitën e tij), lidhur me par. 2 të Kodi Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

I pandehuri F.K., me datë 24 janar 2023, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, seriozisht e kanos personin zyrtar në lidhje me punën e tij zyrtare dhe atë te dëmtuarin Sh.T.,– Kryetar i Komunës së Prizrenit, në atë mënyrë që për shkak mosmarrëveshjeve paraprake ne lidhje me një kontest pronësor me komunën e Prizrenit, i pandehuri F.K., ditën kritike përmes një personi të tretë, i dërgon porosi djalit të të dëmtuarit me fjalët se “thuaj djalit të Kryetarit le ti thotë babës vet le të ndalet sepse nëse ai nuk ndalet edhe ma rrezon shtëpinë unë djalin e tij ose e rrahi ose e mys krejt”, me çka me këtë veprim tek i dëmtuari Sh.T., dhe familja e tij ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetë.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet në këtë çështje penale sapo kanë filluar, dhe duhet të mblidhen prova të tjera për zbardhjen e rastit e me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitar apo asgjësimit dhe fshehjes së provave, apo i pandehuri mund të tipet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Po ashtu, Gjykata ka ardhur në konstatimin se ekzistojnë arsye për caktimin e paraburgimit, pasi që edhe me datë 06 dhjetor 2022, ndaj të pandehurit është iniciuar hetim për veprën penale të natyrës së njëjtë (Kanosje) ndaj të dëmtuarit të njëjtë (Kryetarit të Komunës së Prizrenit), dhe i pandehuri është edhe përsëritës i veprave penale në tre (3) aktgjykime të plotfuqishme, Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së veprës penale, apo me qëllim të parandalimit

The post “Nëse ma rrëzon shpinë, djalin e tij ose e rrahi ose e mys krejt”, zbulohet kërcënimi që iu bë Kryetarit të Prizrenit appeared first on Prizreni Sot.

Rrahu mizorisht gruan e cila pastaj vdiq në QKUK, Gjykata e dënon me 15 vite burgim burrin nga Prizreni
Në majin e vitit 2019 një ngjarje e tmerrshme kishte ndodhur në fshatin Samadrexhë të Suharekës. Atje burri e kishte rrahur në mënyrë mizore gruan e tij e cila më pas si pasojë e plagëve të marra kishte ndërruar jetë në QKUK.

Për ktë rast Gykata Themelore në Prizren, të hënën, në Rigjykim e ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Ilir Haxhiaj, duke e dënuar me 15 vjet burgim efektiv për akuzën se ushtroi dhunë në ditën kur i vdiq bashkëshortja.

Haxhiaj akuzohej se pas mosmarrëveshjeve të mëhershme me bashkëshorten e tij H.D, teksa kishte qenë duke vozitur, kishte ndalur makinën, kishte nxjerrë nga vetura me forcë tani të ndjerën dhe kishte filluar ta sulmojë fizikisht duke e grushtuar në të gjitha pjesët e trupit dhe pasi tani e ndjera ishte rrëzuar në asfalt të rrugës, ia ka kapur kokën dhe disa herë e ka goditur për asfalti. Më pas, H.D., kishte vdekur në QKUK.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Haxhiaj u shpall të hënën, nga kryetarja e trupit gjykues Ajser Skenderi.

NJOFTIMI I PLOTË I GJYKATËS:

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda (trupi gjykues), ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit I.H., i cili kishte shkaktuar lëndim trupor.

”I ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor personit tjetër, deri në masën e tillë sa që

ka rezultuar përveç rrezikimit të jetës edhe në vdekjen e personit tjetër, në atë mënyrë që

me dt. 31 maj 2019, rreth orës 17:30 min. duke drejtuar veturën e tipit “………”, me ngjyrë

hiri me një targë përpara ……… në rr. “Gusia”, në dalje të fshatit Samadrexhë, në rrugën

“Avni Hodaj, rreth 400 metra larg rrugës kryesore Suharekë-Rahovec, ku ishte me

bashkëshorten e tij, tani të ndjerën H.D., të ulur mbrapa karriges së vozitësit, me të cilën

për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme janë fjalosur, e pastaj e ka ndal automjetin

në anën e djathtë të rrugës në drejtim të lëvizjes, të njëjtën me forcë e nxjerr jashtë dhe kur

dalin jashtë në anën e djathtë të veturës, atëherë fillon ta sulmoj fizikisht duke e grushtuar

nëpër të gjitha pjesët e trupit dhe kur tani e ndjera është rrëzuar në asfalt të rrugës, ia kap

kokën dhe disa herë e godet për asfalti, ku për rrjedhojë pëson thyerje të kockës zverkore,

gjakderdhje masive në cipat e buta trunore, në indin trunor dhe në vertikuj, të cilat

dëmtime kanë shkaktuar trauma të shumëfishta në kokë, fytyrë, gjoks, shpinë dhe duar, lëndime këto të konstatuara në raportin e autopsisë nga Dr.F.B., ekspert mjeko-ligjor nga të cilat lëndime më vonë ajo vdes, në QKUK në Prishtinë me datën 15.06.2019.

Këso dore ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 186 par.5

lidhur me par.1 të KPRK.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të

akuzuarin e GJYKON:

DENIM ME BURGIM NË KOHËZGJATJE PREJ 15 (pesëmbëdhjetë) VITESH

Trupi gjykues ka vlerësuar se nuk ka qenë kontestuese se i akuzuari me të ndjerën

vazhdimisht kanë pasur mosmarrëveshje, pasi që edhe dëshmitarët dhe vet i akuzuari

ka deklaruar këtë fakt, andaj për Gjykatën është fakt i pa kontestuar se në vazhdimësi

ndaj të ndjerës nga ana e të akuzuarit ka pasur maltretime dhe keqtrajtime fizike e

psiqike.

Sipas udhëzimeve të Gjykatës Supreme, në rigjykim është bërë ri-konstruktimi i vendit

të ngjarjes.

Gjykata ia fali besimi konstatimit të ekspertit komunikacionit se rasti nuk ka mund të

jetë aksident i komunikacionit, me rastin e lëndimeve të pësuara nga e dëmtuara.

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetari i trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit

ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të

shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

SHËNIM: Gjykata Themelore në Prizren, me datë 03 shkurt 2021, të akuzuarin

I.H., për veprën penale si më lartë e kishte dënuar me 15 vite burgim.

Pas ankesave në Gjykatën e Apelit, kjo e fundit kishte refuzuar si të pabazuar

ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit dhe aktgjykimin e gjykatës së shkallës së

parë e kishte vërtetuar.

Gjykata Supreme, ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, dhe ka

kthyer rastin në rigjykim në Gjykatën Themelore në Prizren”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

The post Rrahu mizorisht gruan e cila pastaj vdiq në QKUK, Gjykata e dënon me 15 vite burgim burrin nga Prizreni appeared first on Prizreni Sot.

Gjykata: Burdushit i konfiskohet pasuria mbi 2 milionë euro
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim dhe gjobë të akuzuarin Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, për veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike në vazhdimësi”, “Mashtrimi në vazhdimësi”, “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shpëlarja e parave”. Gjithashtu, Burdushit do t’i konfiskohet pasuria mbi 2 milionë euro vlerë.

Burdushi është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 4 vite e 6 muaj si dhe dënimin unik me gjobë në lartësi prej 42.000 euro të cilën shumë i akuzuari është i obliguar që ta paguaj në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Gjykata njofton se koha e kaluar nën masën e paraburgimit i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.

Gjithashtu Gjykata njofton se do të bëhet edhe konfiskimi i pasurisë së tij në vlerë mbi 2 milionë euro.

“Pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e përfituara me veprën penale Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike në vazhdimësi nga neni 262 paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës, në vlerë të përgjithshme prej 2,528.715.34 euro, konfiskohen”, njofton gjykata.

Po ashtu, konform nenit 374 paragrafi 3 të KPRK-së, amët dhe atë një pistolet të tipit ‘’Girsan’’ të kalibrit 9mm, me dy karikator si dhe 166 fishek të të njëjtit kalibër, si dhe një pushkë gjuetie të tipit ‘’Super Campion’’ si dhe 55 fishek, i konfiskohen.

“Palët e dëmtuara lidhur me kërkesën pasurore juridike udhëzohet në kontestin e rregullt civil. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

The post Gjykata: Burdushit i konfiskohet pasuria mbi 2 milionë euro appeared first on Prizreni Sot.

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës për vrasjen e kunatës në Dragash
Gjykata Themelore në Prizren, të enjten, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të dyshuarës N.A, e cila po dyshohet se vrau kunatën e saj S.D (67-vjeçare).

Gjykatësit Xheladin Osmani, tha masa e paraburgimit ndaj të njëjtës caktohet në afatin kohor prej 30 ditësh, dhe atë prej 27 dhjetorit 2022 deri më 27 janar 2023, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën dëgjimore, prokurori Metush Biraj pas leximit të dispozitivit të aktvendimit për fillim të hetimit dhe kërkesës për caktim të masës së paraburgimit për të dyshuarën N.A, tha se e njëjta ka përdorur dhunë fizike ku si pasojë viktima ka vdekur.

“E pandehura NA, në fsh.Kuk-Komuna e Dragashit, me një dru të ahut në gjatësi prej 25 cm dhe trashësi 4×2.5 cm, me një pjesë të laminatit, me ngjyrë të bardhë, me gjatësi prej 87 cm dhe trashësi 4×1.2 cm dhe një copë dërrase të llamperisë në gjatësi prej 78 cm dhe trashësi prej 1.2×10 cm, e godet disa herë viktimën në të gjitha pjesët e trupit dhe së fundit në pjesën e majtë të fytyrës duke i shkaktuar gjakderdhje në tru dhe si pasojë e këtij lëndimi më datë 26.12.2022, rreth orës 05:30 minuta vdes viktima S.D”, ka thënë prokurori Biraj.

Biraj e kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës, me arsyetimin se e njëjta mund të ndikojnë zhvillimin e hetimeve si dhe tek dëshmitarët për zhvillimin e mëtutjeshëm të rastit.

Ndërsa, mbrojtësi i të dyshuarës, Besim Morina, avokat i caktuar sipas detyrës zyrtare, ka thënë se e kundërshton kërkesën e prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit, duke thënë se e dyshuara edhe më parë edhe tani edhe me shëndet por edhe emocionalisht nuk është në gjendje stabile.

Po ashtu, ai tha se e njëjta para organeve policore e ka pranuar fajin dhe vërtet ndjehet thellë e penduar ngase nuk ka vepruar për t’i shkaktuar ndonjë dëm më rëndë, për t’i shkaktuar vdekjen e të ndjerës.

Ndryshe, e pandehura N.A gjatë seancës së paraburgimit e pranoi se e ka rrahur për vdekje viktimën.

“Po e kam rreh vallahin, e kam rreh, mas 3-4 dite ka vdek. Po i dhashë ndihmë sa munda, po qaq munda, motër të burrit e kam pas, që 26 vjet u kanë në shpi teme, e kam ruajt, jam kujdes”, tha e dyshuara.

E dyshuara N.A është arrestuar të martën dhe në prani të mbrojtësit të saj e ka pranuar se ka kryer vrasjen e tani të ndjerës S.D.

S.D u gjet pa shenja jete të hënën në fshatin Kuk të Dragashit, ndërsa rasti fillimisht ishte hapur si vdekje e dyshimtë.

The post Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës për vrasjen e kunatës në Dragash appeared first on Prizreni Sot.

Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve në Prizren për substanca narkotike
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda,gjyqtarja eprocedurës – Raima Elezi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 16.11.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 16.12.2022 ndaj të pandehurve A.D., dhe V.D., për shkak të dyshimit zë bazuar se secili veç e veç dhe në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
I pandehuri A.D., me datë 22 Tetor në orët e pasdites, pas zbatimit të Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, për zbatimin e masave të fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, haset nga Policia e Kosovës duke i shitur personit tjetër një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë në peshë të përgjithshme prej 4.79 gram, për të cilën substancë, klienti i tij ia ka paguar shumën prej njëqind euro (100 €).

I pandehuri V.D., me datë 06 Nëntor, në orët e pasdites, pas zbatimit të Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, për zbatimin e masave të fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, haset nga Policia e Kosovës duke i shitur personit tjetër një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë në peshë të përgjithshme prej 5.33 gram, për të cilën substancë klienti i tij ia ka paguar shumën prej njëqind e njëzet euro (120 €).

Secili veç e veç dyshohen për veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Gjithashtu, të pandehurit A.D., dhe V.D., në bashkëkryerje, dyshohen se kanë kryer veprën penale si më lartë, ashtu që me datë 16 Nëntor, në orët e hershme të mëngjesit, në shtëpinë e tyre, e cila gjendet në fshatin Shpenadi – Komuna e Prizrenit, pa autorizim posedojnë me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substanca apo preparate, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që pas zbatimit të Urdhër-Kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda – Gjyqtari i Procedurës Paraprake, Policia e Kosovës – DHTN në Prizren, arrijnë të gjejnë dhe përkohësisht të sekuestrojnë: gjetur dhe sekuestruar: 805.5 gr substancë dyshohet të jetë heroinë, 1.1 gr. marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin të cilat substanca i kanë pasur të përgatitura dhe të destinuara për shitje.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë dhe rrezikshmërinë, e veprave penale për të cilat dyshohen të pandehurit, po të lihen në liri të njëjtit mund të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së veprës penale, pasi që të pandehurit janë kapur në flagrancë gjatë aplikimi të masave të fshehta.

Shënim:Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

The post Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve në Prizren për substanca narkotike appeared first on Prizreni Sot.

I ngritet aktakuzë dy personave në Prizren për fajde, detyrim dhe dëmtim të pasurisë
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve F.Gj., dhe A.D., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Fajdeja” nga neni 331, “Detyrimi” nga neni 328, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321, dhe “Fajdeja në ndihmë” nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me nenin 33, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.Gj., nga data 23.11.2020 në vazhdimësi deri më datë 02.02.2022, në Prizren, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit Sh.H., në atë mënyrë që pasi i dëmtuari ishte në gjendje të rëndë financiare dhe i duheshin të holla për shërimin e djalit të sëmurë, duke e njohur të pandehurin ngase me të njëjtin kanë jetuar më parë në fqinjësi, shkon tek i pandehuri F.Gj., nga i cili merr 1,000 (njëmijë) euro të holla, ku me rastin e dhënies së të hollave i pandehuri e paralajmëron se për çdo vonesë duhet të paguaj nga 200 (dyqind) euro kamata mujore, i dëmtuari për 14 (katërmbëdhjetë) muaj rresht vazhdon të paguaj nga 200 euro kamata mujore duke i dhënë në total 2,800 (dymijëetetëqind) euro të pandehurit, mirëpo më datë 24.01.2022 kur nuk arrin t’ i jap të hollat, i pandehuri e paralajmëron se përveç 1000 (njëmijë) eurove të borxhit dhe 200 eurove në emër të kamatës së muajit janar 2022, për çdo vonesë i dëmtuari duhet të paguaj kamata ditore nga 20 (njëzetë) euro, nga të cilat 1,000 (njëmijë) euro i dëmtuari i jep më datë 02.02.2022, me ç’rast i pandehuri me paratë e marra arrestohet në flagrancë. Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale “Fajdeja”.

Po ashtu, i pandehuri F.Gj., përdor forcën dhe kanosjen serioze në mënyrë permanente ndaj të dëmtuarit Sh.H., për ta detyruar këtë të fundit të kryej veprime në dëm të pasurisë së tij dhe atë duke e sulmuar fizikisht dhe duke e kanosur me qëllim të realizimit të përfitimit. Kur i dëmtuari i përgjigjet se nuk ka arritë t’i siguroj paratë dhe kërkon kohë shtesë, i njëjti fillon të bërtasë dhe ta shajë të dëmtuarin, më pas ia përplasë telefonin për toke dhe e godet me grusht në pjesën e djathtë ballore dhe gjithashtu me dorezë të briskut e godet në kokë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprat penale “Detyrimi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri A.D., me dashje dhe me qëllim ndihmon në përfitim të kundërligjshëm të pasurisë personin tjetër – të pandehurin F.Gj., kur i pandehuri F.Gj., nuk ishte prezent, atëherë i dëmtuari Sh.H., i paguante kamatat tek i pandehuri A.D., në mënyrë që ky i fundit të hollat më pas ia dërgonte të pandehurit F.Gj. Me këto veprime, ka kryer veprën penale, “Fajdeja në ndihmë” sipas KPRK-së.

Lidhur me këtë rast, prokurori i rastit ka kërkuar nga Gjykata të urdhërojë kryerësit e veprave penale për të paguar shumë të barasvlershme për dëmin ndaj të dëmtuarit nga paratë e sekuestruara, ose nga të njëjtit të konfiskohen të hollat e sekuestruara dhe me të njëjtat të kompensohet viktima Sh.H., dhe atë të hollat si më poshtë:

Një kartëmonedhë letre 200 (dyqind) euro;

Pesëmbëdhjetë kartëmonedha letre nga 100 (njëqind) euro;

Një kartëmonedhë letre 20 (njëzet) franga zvicerane;

Një kartëmonedhë letre 10 (dhjetë) franga zvicerane;

Dy monedha metali 1×20 cent dhe 1×10 cent.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, thuhet në komunikatën për media nga Prokuroria Themelore në Prizren.

The post I ngritet aktakuzë dy personave në Prizren për fajde, detyrim dhe dëmtim të pasurisë appeared first on Prizreni Sot.

Vrasja me thikë në Prizren, babai i të akuzuarve thotë se kanë dërguar njerëz për të kërkuar falje
Në Gjykatën Themelore në Prizren, të premten, në cilësinë e dëshmitarit është dëgjuar Aziz Ademaj, babai i të akuzuarve Orhan dhe Albert Ademaj, i cili ka thënë se pas rastit kanë dërguar njerëz për kërkim falje tek familja e të ndjerit M.K.

Orhan dhe Albert Ademaj, akuzohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Transiti i ri”, në bashkëkryerje me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kemi qu njerëz pandërprerë, edhe mua më vjen keq si rast që ka ndodhur, kemi qu njerëz pandërpre, i pari është Xhevati i Bubavecit dhe Fetahi nga Prizreni, ata janë anëtarë të këshillit për pajtim”, ka thënë Ademaj.

Në pyetjen e mbrojtësit të akuzuarit Albert Ademaj, avokat Hajrip Krasniqi se djali i tij Orhani a ka pasur ndonjëherë konflikt me tashmë të ndjerin M.K, dëshmitari Ademaj ka thënë se mes tyre kishte pasur konflikt dhe se vëllau i të ndjerit M.K, Pajtim Kurtishaj kishte shkuar për t’i kërkuar falje për atë se i ndjeri M.K kishte therur me thikë djalin e tij.

“Po, vëllai i të ndjerit ka ardhur tek unë, tek shtëpia, nuk më kujtohet koha e saktë, sa më kujtohet pas rastit të parë ndoshta kanë kaluar dy muaj… më ka thënë Pajtimi unë jam vëllau i atij personi që ta ka therë djalin Orhanin. Unë i kam lut hajde hyjmë mrena pijmë kafe dhe bëjmë muhabet”, ka thënë dëshmitari.

Tutje, me kërkesën e avokatit Krasniqi, dëshmitari Ademaj ka bërë përshkrimin e tipareve figurative të dëmtuarit Pajtim Kurtishaj dhe ka bërë identifikimin e tij në sallën e gjykimit.

“Në sallën e gjykimit është Pajtim Kurtishaj në rendin e dytë, ulësen e dytë në anën e djathtë duke shikuar nga trupi gjykues, i veshur me duks ngjyrë të kuqe dhe jelek të zi” ka thënë dëshmitari.

Ai ka shtuar se për konfliktin paraprak ku i ndjeri M.K e kishte therur djalin e tij Orhanin, nuk kishte qenë në dijeni djali i madh i tij, Alberti Ademaj.

Paraprakisht, në këtë seancë është dëgjuar edhe dëshmitari Erblin Kraja ku ka thënë se në ditën kritike kur kishte ndodhur rasti si zyrtar policor ishte urdhëruar të shkonte në emergjencën e Spitalit të Prizrenit.

Ai ka treguar se në emergjencë përveç personit që ishte pa shenja jete, prezent kishte qenë edhe një person me emrin Miran Halili.

Kraja tha se kanë bërë kontrollimin e Halilit e që nga i njëjti kanë marrë një çantë të dorës në të cilën kishte një telefon, letërnjoftimin e viktimës, një mbushës për telefon, një pako cigare me një cigare brenda saj dhe një shkrepës.

Në pyetjen e mbrojtësit të akuzuarit Orhan Ademaj, avokatit Blerim Mazreku se gjatë veprimeve policore a kanë parë të dorëzuar nga dëshmitari Halili apo të siguruar në ndonjë mënyrë tjetër ndonjë thikë, dëshmitari Kraja ka thënë se nuk ka parë dhe nuk ka dëgjuar për një gjë të tillë.Të ngjajshme

Vrasja tek “Tranziti i ri” në Prizren, mbrojtja propozon që…9 Nën, 2022, 14:44

Supremja e kthen në rigjykim rastin e inspektorit të…8 Nën, 2022, 18:00

Refuzohet propozimi për ekspertizë të tretë të…8 Nën, 2022, 17:02

Në përgjigjet e pyetjeve të kryetares së trupit gjykues, gjykatëses Raima Elezi, Kraja ka thënë se ka pasur informacion se i ndjeri është therur me thikë, por që nuk ka parë ndonjë të tillë.

Tutje, avokati Krasniqi ka kërkuar nga trupi gjykues t’i ndërpritet masa e paraburgimit dhe e njëjta t’i zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak, mirëpo këtë kërkesë e ka refuzuar gjykatësja Elezi.

Seanca e sotme është ndërprerë me kërkesën e prokurorit Genc Nixha i cili tha se i duhet kohë të përgatitet për marrjen në pyetje të dëshmitarit Aziz Ademaj dhe në prezencë të përfaqësuesit të palës së dëmtuar, avokat Sylë Hoxha.

Seancat e radhës janë caktuar të mbahen më 16 dhe 21 dhjetor 2022.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 30 tetor 2020, Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj, akuzohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Transiti i ri”, në bashkëkryerje me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K.

Tutje sipas aktakuzës thuhet se ditën kritike derisa të pandehurit ishin në qarkullim me veturën e tyre të markës “Golf III”, të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri Albert Ademaj, në momentin që e vërejnë të ndjerin M.K, i cili ishte në cilësinë e pasagjerit në motoçikletën e dëshmitarit Miran Halili, i përcjellin me automjetin e tyre së pari në lagjen “Ortakoll” dhe iu afrohen motoçikletës.

Bazuar në aktakuzë, vetë dëshmitari Miran deklaron se ka vërejtur thikën në dorën e të pandehurit Orhan dhe me qëllim të shmangies së konfliktit eventual i njëjti duke e drejtuar motoçikletën lëviz në drejtim të lagjes “Arbanë”, gjithnjë duke u ndjekur pas nga të pandehurit, të cilët kanë qenë në veturën e tyre.

Sipas aktakuzës, kur arrijnë në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Transit i ri” në Prizren, e cila rrugë nuk ka dalje e që vërehet nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpitë përskaj rruge është regjistruar veprimi i të pandehurve, të cilët me automjetin e tyre iu janë vënë pas dhe e kanë goditur motoçikletën.

Thuhet se pas kësaj, i pandehuri Orhan pasi që del nga automjeti i afrohet të ndjerit M. dhe në konflikt me viktimën e godet me thikë në pjesën ballore të gjoksit, pas së cilës me të shpejtë kthehet në automjet dhe largohen nga vendi i ngjarjes derisa viktima duke e mbajtur dorën në plagën e shkaktuar, pas së cilës ka ardhë auto ambulanca – emergjenca në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren.

Me këtë rast, sipas aktakuzës është vërtetuar se i njëjti në emergjencë ka arritur pa shenja jete, sipas raportit të mjekut kujdestar Sadri Hulaj me nr.3227 të datës 1 maj 2020.

Me këto veprime Orhan dhe Albert Ademaj akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” për të cilën vepër penale parashihe dënim me jo më pak se 10 vite burgim ose me burgim të përjetshëm /BetimipërDrejtësi

The post Vrasja me thikë në Prizren, babai i të akuzuarve thotë se kanë dërguar njerëz për të kërkuar falje appeared first on Prizreni Sot.

Dënohet me 1 vit burgim me kusht zyrtari i Komunës së Dragashit
Gjykata Themelore në Prizren, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Avni Nebiu, zyrtar i Komunës së Dragashit, duke e dënuar me një vit burgim me kusht.

Nebiu akuzohej se si zyrtar autorizues i pagesave ka nënshkruar urdhërpagesat e servisimit të automjeteve zyrtare, në servisin “Menti”, në bazë të faturave edhe pse Kuvendi Komunal i Dragashit, ka pasur kontratë me operatorin ekonomik “LML” për rregullimin e automjeteve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Shpallja e aktgjykimit, u bë të enjten nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Nebiu dënohet me burgim në kohëzgjatje prej një viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse në afat prej 2 viteve nuk kryen vepër të re penale.

Po ashtu, ai obligohet që të paguajë të gjitha shpenzimet procedurale në emër të ekspertizave financiare dhe prezencën e ekspertit në shqyrtimin kryesor.

I njëjti obligohet që në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 50 euro dhe në emër të kompensimit të viktimave shumën prej 50 euro.

Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, në këtë rast, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës dhe konflikit të interesit akuzohej edhe Ahmet Bahtijari si dhe për keqpërdorim të pozitës zyrtare edhe Selajdin Vehbi, mirëpo të njëjtën e kishin pranuar fajësinë dhe janë dënuar me 2 vite e 4 muaj burgim me kusht.

Prokuroria Themelore në Prizren, më 31 maj 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Avni Nebiut dhe Selajdin Vehbi, për veprën penale të “Keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa Ahmet Bahtijari, përveç për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, ngarkohej edhe për “Konflikt të interest”.

Ndërsa, Avni Nebiu dhe Selajdin Vehbi, thuhet se gjatë periudhës nëntor 2014, e deri në kohë të pacaktuar, në cilësi të personave zyrtarë të Komunës së Dragashit, Avni Nebiu, zyrtar autorizues i pagesave, ndërsa Selajdin Vehbi, zyrtar certifikues, duke mos i përmbushur detyrat zyrtare apo autoritetin zyrtar, kanë tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për servisin “Menti”, pronar i të cilit është djali i drejtorit të Financave në Komunën e Dragashit.

Aktakuza thotë se të pandehurit Avni Nebiu dhe Selajdin Vehbi, nënshkruajnë urdhërpagesat e servisimit të automjeteve zyrtare, në servisin “Menti”, në bazë të faturave edhe pse Kuvendi Komunal i Dragashit, ka pasur kontratë me operatorin ekonomik “LML” për rregullimin e automjeteve.

Kështu që sipas aktakuzës, i mundëson dobi pasurore pronarit të servisit “Menti”, për vitin 2015 shumën prej 3 mijë e 69 euro, për vitin 2016, shumën prej 712 euro dhe për vitin 2017, shumën prej 1 mijë e 532 euro, duke dëmtuar kështu operatorin ekonomik “LML”, e cila ka pasur kontratë për servisimin e automjeteve të Komunës së Dragashit.

Me këto veprime, ata thuhet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 par.1 lidhur me par.2 nënpar.2.4 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

The post Dënohet me 1 vit burgim me kusht zyrtari i Komunës së Dragashit appeared first on Prizreni Sot.

30 dite paraburgimi ndaj 13 të pandehurve, për fajde, detyrim, bixhoz e skema piramidale, ​operacioni “TOTO”
Gjykata Themelore në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja eprocedurës – Ajser Skenderi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatjeprejnjë (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 05.10.2022dhe mund të zgjasë deri më datën 05.11.2022 ndaj trembëdhjetë (13) të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar sekanë kryer veprat penale si në vijim:

1. S.K.,Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

Fajdeja

2. P.K.,

Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

3. S.G.,

Fajdeja

Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge

4. L.B.,

Fajdeja

Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar

Sulmi

Fajdeja

Detyrim

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve,

5. I.K.,

Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

6. V.T.,

Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

7. B.K.,

Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

8. D.K.,

Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

9. A.G:,

Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

10. A.D.,

Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

11. H.Xh.,

Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

12. A.S.,

Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

13. E.G.,

Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurveka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë – posaçërisht nga procesverbalet të kontrollit mbi sekuestrim të përkohshëm të sendeve, telefona dhe pajisje elektronike, makinë për numërim të parave, para të gatshme Euro, Franga Zvicerane, Narkotikë, Armë, fotodokumentacione procesverbalet e marrjes në pyetje pranë Policisë, nga të gjitha këto prova dhe të tjera,rrjedh dyshimi i bazuarse të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh rrezikshmërinë e veprave penale të cilat janë në ngarkim të të pandehurve, rrethanat dhe mënyrat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale, ashtu që të pandehurit dyshohen se në vazhdimësi në mënyrë të fshehtë dhe të kundërligjshme kanë organizuar lojëra të fatit përmes platformave online, andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i shmangies nga përgjegjësia penale.

Gjithashtu, Gjykata ka vlerësuar se faza hetimore është në fazën fillestare, dhe në vazhdim duhet të dëgjohen dëshmitarë, të dëmtuar dhe të identifikohen edhe dëshmitarë të tjerë, andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i ndikimit në prova dhe deklarata të dëshmitarëve, është konstatim i Gjykatës se nëse të pandehurit lihen në liri mund të krijohen rrethana që të pandehurit të i ikin përgjegjësisë penale, pasi që veprat penale dyshohen ti kenë kryer në bashkëkryerje.

Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së veprës penale, arratisjes së të pandehurve, dhe zhvillimit të papenguar të procedurës hetimore, thuhet në njoftim…

The post 30 dite paraburgimi ndaj 13 të pandehurve, për fajde, detyrim, bixhoz e skema piramidale, ​operacioni “TOTO” appeared first on Prizreni Sot.

“Kam me të mbyt ty dhe vëllain, kam me ia q.. nënën”, paraburgim për prizrenasin që kapi për flokësh gruan
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 17.08.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 16.09.2022, ndaj të pandehurit E.E., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 par.3 nën par. 3.1 lidhur me par.1 dhe veprën penale kanosja, nga neni 181 par. 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Me datë 14 gusht, në Prizren, saktësisht në shtëpinë e tyre familjare si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me të dëmtuarën – bashkëshorten e tij/viktimën e ndjeshme, i pandehuri me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës, në atë mënyrë derisa e dëmtuara ishte kthyer në shtëpi, i pandehuri e kap për flokë dhe ia shtrëngon krahun duke e tërhequr zvarrë për flokë e për krahu e duke i thënë fjalë ofenduese “dil nga shtëpia” dhe vazhdon me ofendime, me të cilat veprime e dëmtuara pëson lëndime trupore të përshkruara sipas raporteve mjekësore

Se nga data 14 gusht e në vazhdimësi i pandehuri E.E., e kanos të dëmtuarën – bashkëshorten e tij/viktimën e ndjeshme me fjalë, vepra apo gjeste se do ta privojë nga jeta, në atë mënyrë që si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, i pandehuri i drejtohet me fjalët kanosëse të dëmtuarës “kam me të mbyt ty dhe vëllain, kam me ia q.. nënën, me mua nuk e keni lehtë dhe nuk ka me ju dal mirë” me të cilat veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprave penale, dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ikjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Duke marrë parasysh faktin se procedura hetimore është në fazën fillestare, në vazhdimësi duhet të merren edhe prova tjera me qëllim të zbardhjes së rastit, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me qëllim që të parandaloj pengimin e rrjedhës së hetimit, dhe ndikimit në prova apo deklarata të dëshmitarëve.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në këtë fazë, caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së veprës penale, dhe zhvillimit të papenguar të procedurës hetimore.

The post “Kam me të mbyt ty dhe vëllain, kam me ia q.. nënën”, paraburgim për prizrenasin që kapi për flokësh gruan appeared first on Prizreni Sot.

Vrasja në Prizren, dëshmitari thotë se pa momentin kur të akuzuarit e goditën me thikë të ndjerin
Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, është dëgjuar dëshmitari, Miran Halili, i cili tha se ka qenë prezent në momentin kur të akuzuarit Orhan dhe Albert Ademaj e kanë goditur me thikë në zemër të ndjerin M.K.

“Unë e kam pa Orhanin dhe Albertin në një moment afër Mendimit dhe Mendimi thojke mos ma fut se ma ke fut në zemër dhe unë kam bërtit çka i keni bërë djalit por ata janë larguar menjëherë”, tha dëshmitari Halili, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në pyetjen e prokurorit Genc Nixha se a i kujtohet deklarata e dhënë në prokurori, dëshmitari Halili ka thënë se i kujtohet dhe ka kërkuar që e njëjta të i lexohet në këtë seancë.

Këtë kërkesë të Halilit, e ka kundërshtuar mbrojtësi i të akuzuarit Orhan Ademaj, avokat Blerim Mazreku pasi që sipas tij, leximi i deklaratës e dëmton marrjen në pyetje të dëshmitarit nga ana e mbrojtjes.

Pas kësaj, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi ka lejuar leximin e deklaratës nga procesverbali i 10 qershorit 2020 për të cilën dëshmitari Halili ka thënë se është deklarata e tij.

Në pyetjen e prokurorit Nixha se në çfarë kohe dhe ku është takuar me të ndjerin M.K, Halili ka thënë se me të ndjerin është takuar në ora 8:30 ose 9 në lagjen “Ortakoll” tek Bunkeri i cili gjendet afër kafiteris “Qill”.

Po ashtu, ai tha se ditën kritike së bashku me të ndjerin M.K ka qenë me motor të tipit “Honda” dhe se në lagjen Ortakoll kanë takuar të akuzuarit Ademaj të cilin i kishin ndjekur me veturën “Golf 3” të bardhë, për të cilët kishte menduar se dëshironin të bisedonin apo përshëndeteshin.

Dëshmitari Halili shtoi se në këto momente ka ngadalësuar motorin por kur kishte parë se Orhani kishte një thikë në dorë dhe ishte larguar me motor në drejtim të Dushanovës për në Arbanë.

Tutje, Halili tha se pas mbërritjes në Dushanovë kishte hyrë në një rrugë për të cilën nuk e kishte ditur që nuk kishte kthim dhe se ishte ndjekur nga të akuzuarit Ademaj të cilët me veturën e tyre e kishin goditur motorin e tij.

Në pyetjen tjetër të prokurorit Nixha se çfarë ndodhi me të dhe të ndjerin M.K pasi që janë goditur me veturë, dëshmitari Halili tha se me motorin e tij kishte rënë në pereshe- therra, ndërsa sipas tij, i ndjeri kishte zbritur nga motori para se të goditeshin me veturë dhe se pas therjes të ndjerin M.K nga të akuzuarit Ademaj nuk e kishte parë se nga kanë shkuar.

Ndërsa, në pyetjen e avokatit Mazreku se a është e vërtetë që i ndjeri M.K kishte pasur thikë pasi që këtë ai e kishte thënë në deklaratën e dhënë në prokurori, dëshmitari tha se kjo është e vërtetë dhe së të njëjtën thikë e ka parë pasi që e kanë therur të ndjerin dhe se atë e ka futur në xhep.

Po ashtu, ai tha se të njëjtën thikë si dhe marihuanën të cilën e kishte poseduar atë ditë ia kishte dorëzuar zyrtarit policor të cilin emrin nuk ia di por ka përshkruar tiparet e të njëjtit se si dukej.

Avokati Mazreku, dëshmitarit Halili i ka parashtruar pyetje lidhur me faktin se e kujt ka qenë kjo marihuana, mirëpo pyetje të tilla i ka kundërshtuar prokurori Nixha me arsyetimin se të njëjtat nuk janë pyetje të tërthorta dhe nuk janë relevante për çështjen.

Në pyetjen tjetër të avokatit Mazreku se a është e vërtetë që pas takimit me të ndjerin tek vendi i quajtur “Pishat” kanë konsumuar marihuanë dhe se pas konsumimit ka drejtuar motorin e tij drejtë lagjes “Ortakoll”, dëshmitari ka pohuar një gjë të tillë.

Tutje, mbrojtësi i të akuzuarit Albert Ademaj, avokati Hajrip Krasniqi ka thënë se në emër të të mbrojturit të tij ka shprehur pakënaqësinë e zhvillimit të seancës pasi reagimet me mimika të prokurorit Nixha dhe përfaqësuesit të palës së dëmtuar Pajtim Kurtishaj, avokat Sylë Hoxha sipas tij pengojnë zbardhjen e rastit.

Gjykatësja Elezi tha se nuk ka vërejtur një gjë të tillë nga ana e prokurorit Nixha apo avokatit Hoxha i cili gjendet prapa shpinës së dëshmitarit.

Kurse, avokati Krasniqi ka kërkuar nga trupit gjykues që dëshmitari Halili të identifikoj të akuzuarit ku i njëjti ka identifikuar duke drejtuar me dorë dhe duke i thënë emrat e tyre.

“Alberti është me bluzë të bardhë kurse me bluzë të kaltër është Orhani”, tha dëshmitari Halili.

Në pyetjen e avokatit Krasniqi se çfarë ka qenë reagimi i të akuzuarve Ademaj para goditjes, dëshmitari tha se Orhanin e ka pa pastër kurse Albertin nuk e ka parë sepse ishin larguar menjëherë.

Ai shtoi se, takimi në lagjen Ortakoll me të akuzuarit Ademaj nuk e di se a ka qenë i rastësishëm apo të njëjtin i kanë përcjellë atë dhe të ndjerin M.K.

Pas dëgjimit të dëshmitarit Halili, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi ka kërkuar mendimin e ekspertit Bujar Obertinca i cili ishte prezent gjatë dhënies së deklaratës së dëshmitarit Halili tha se pacienti i tij përkundër çrregullimeve të cilat i manifeston nuk kanë ndikuar në deklarimin e tij, në inteligjencën dhe kujtesën e tij.

Për këtë, ai tha se deklarata e tij mund të merret për bazë duke u bazuar në aktin e Mbretërisë së Bashkuar atë të muajit korrik 2009 i quajtur “Supporting victims and witnesses with mental health issues”, duke shtuar se deklaratat e dëshmitarit Halili kanë qënë kompatibil me atë të dhënë në prokurori dhe polici.

Në fund, avokati Mazreku propozuar që në cilësi të dëshmitarit të dëgjohet zyrtari policor Agron Hoti, të cilin propozim e ka mbështetur avokati Krasniqi.

Propozimin e tillë nuk e ka kundërshtuar prokurori Nixha dhe të njëjtin e ka aprovuar gjykatësja Elezi.

Ndryshe, në fillim të kësaj para dëgjimit të dëshmitarit Halili, avokati Krasniqi ka kërkuar që t’i lejohet audio-incizimi i deklaratës së dëshmitarit të cilën kërkesë e ka aprovuar gjykatësja Elezi pasi që gjykata nuk kishte kushte të bënte incizimin me video dhe audio të kësaj seance.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 4 tetor 2022.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 30 tetor 2020, Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj, akuzohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Transiti i ri”, në bashkëkryerje me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K.

Tutje sipas aktakuzës thuhet se ditën kritike derisa të pandehurit ishin në qarkullim me veturën e tyre të markës “Golf III”, të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri Albert Ademaj, në momentin që e vërejnë të ndjerin M.K, i cili ishte në cilësinë e pasagjerit në motoçikletën e dëshmitarit Miran Halili, i përcjellin me automjetin e tyre së pari në lagjen “Ortakoll” dhe iu afrohen motoçikletës.

Bazuar në aktakuzë, vetë dëshmitari Miran deklaron se ka vërejtur thikën në dorën e të pandehurit Orhan dhe me qëllim të shmangies së konfliktit eventual i njëjti duke e drejtuar motoçikletën lëviz në drejtim të lagjes “Arbanë”, gjithnjë duke u ndjekur pas nga të pandehurit, të cilët kanë qenë në veturën e tyre.

Sipas aktakuzës, kur arrijnë në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Transit i ri” në Prizren, e cila rrugë nuk ka dalje e që vërehet nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpitë përskaj rruge është regjistruar veprimi i të pandehurve, të cilët me automjetin e tyre iu janë vënë pas dhe e kanë goditur motoçikletën.

Thuhet se pas kësaj, i pandehuri Orhan pasi që del nga automjeti i afrohet të ndjerit M. dhe në konflikt me viktimën e godet me thikë në pjesën ballore të gjoksit, pas së cilës me të shpejtë kthehet në automjet dhe largohen nga vendi i ngjarjes derisa viktima duke e mbajtur dorën në plagën e shkaktuar, pas së cilës ka ardhë auto ambulanca – emergjenca në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren.

Me këtë rast, sipas aktakuzës është vërtetuar se i njëjti në emergjencë ka arritur pa shenja jete, sipas raportit të mjekut kujdestar Sadri Hulaj me nr.3227 të datës 1 maj 2020.

Me këto veprime Orhan dhe Albert Ademaj akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” për të cilën vepër penale parashihe dënim me jo më pak se 10 vite burgim ose me burgim të përjetshëm

The post Vrasja në Prizren, dëshmitari thotë se pa momentin kur të akuzuarit e goditën me thikë të ndjerin appeared first on Prizreni Sot.

Vrasja për borxh në kafeteri, autori dënohet me 24 vjet e 10 muaj burgim
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues me 24 vjet e 10 muaj burgim ndaj të akuzuarit S.A.

Gjykata konstaton se S.A., kreu veprat penale ” vrasja e rëndë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.

Por si kishte ndodhur vrasja?

“I akuzuari S.A., ka privuar nga jeta personin tjetër, dhe me atë rast me dashje ka vë në rrezik jetën e një apo më shumë personave tjerë, ashtu që me datë 26 janar 2020, rreth orës 21:45, në një lokal – kafiteri, në fshatin Maqitevë – Komuna e Suharekës, pas mosmarrëveshjes lidhur me një borxh, që i’a kishte tani i ndjeri Sh.K., vëllait të të akuzuarit, fillimisht i akuzuari S.A., i thotë “a e di kë e keni sha ju, pa ta q* n**** nuk e la, në qoftë se je burrë qu dil jashtë”, dhe pasi pronari i lokalit e largon të ndjerin jashtë, dhe deri sa i ndjeri ishte jashtë duke kërkuar falje pronarit të lokalit për gjestin e bërë, i akuzuari me shpejtësi ngritët nga tavolina dhe nga dera tjetër e lokalit del jashtë, shkon në kamionetën e tij, e merr pushkën gjysmë  automatike të tipit “Ak-47”, nga një distancë e afërt shkrep në drejtim të të ndjerit Sh.K., i cili qëndronte i ndalur me një bisht të sopatës në dorë, fillimisht i akuzuari e godet të njërin në fytyrë,  pasi i ndjeri rrëzohet në tokë, i akuzuari vazhdon deri sa i ndjeri ishte i rrëzuar e godet edhe disa herë, me ç ‘rast i shkakton 8 (tetë) plagë në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, të cilat aty për aty kanë qenë vdekjeprurëse“, njofton gjykata, transmeton Express.

Sipas gjykatës ai ka kryer veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 par. 1 nën par. 1.5 të Kodit Penal.

Gjykata thotë se i akuzuari S.A., në vend dhe kohë të njëjtë si më lart, nga data e pavërtetuar në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm ka poseduar armën gjysmë – automatike të tipit “Ak-47”.

Gjykata njofton se ai ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 të të Kodit Penal.

“Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale,  të akuzuarin e GJYKON: DËNIM UNIK me BURGIM në kohëzgjatje prej 24 vitesh e 10 muaj“, njofton gjykata.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

The post  Vrasja për borxh në kafeteri, autori dënohet me 24 vjet e 10 muaj burgim appeared first on Prizreni Sot.

Dënohet me 2 vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë prizrenasi që u kap duke kontrabanduar 34 shtetas sirianë
Gjykata Themelore në Gjakovë i ka shqiptuar dënimin prej 2 vitesh burgim efektiv 34-vjeçarit, Kushtrim Elezkurtaj, pasi u kap duke kontrabanduar shtetas të Sirisë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zyrtari për informim në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Lekë Muqaj, i cili pos të tjerash bëri të ditur se Elezkurtaj është dënuar edhe me 2 mijë euro gjobë.

Elezkurtaj nga Zhuri i Prizrenit u kap në flagrancë një muaj më parë teksa po i transportonte migrantët me furgonin e tij, çka bëri që menjëherë të arrestohet.

Sinjali mëson se sirianët në mënyrë të organizuar kanë ardhur përmes rrugëve ilegale nga Turqia, ku atje secili prej tyre ka paguar një shumë parash me qëllim udhëtimi përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Kosovës deri në Serbi e më pas në drejtim të shteteve të Bashkimit Evropian.

The post Dënohet me 2 vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë prizrenasi që u kap duke kontrabanduar 34 shtetas sirianë appeared first on Prizreni Sot.

Gjykim për vrasjen shkaku i borxhit prej 20 euro, prokuroria kërkon dënimin e të akuzuarit
Në Gjykatën Themelore në Prizren, të enjten ka përfunduar gjykimi ndaj të akuzuarit Sylejman Ahmeti, i cili po akuzohet se privoi nga jeta të ndjerin Sh.K, shkaku i një borxhi prej 20 euro.

Prokurori Metush Biraj, në fjalën e tij përfundimtare ka kërkuar që Ahmeti të shpallet fajtor, të dënohet sipas ligjit si dhe të merren parasysh rrethanat rënduese për shkak të shkallës së lartë të dashjes për kryerjen e veprës penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Biraj tha se nga video-incizimet e siguruara dhe nga provat tjera materiale është vërtetuar se i akuzuari ditën kritike ka shkuar në drejtim të viktimës dhe ka kryer aktin makabër duke e privuar nga jeta tani të ndjerin Sh.K.

Ai tha se, nga deklarata e dëshmitarëve si dhe nga vetë biseda e të akuzuarit me të ndjerin përmes rrjetit social Facebook, është vërtetuar fakti se marrëdhëniet mes të akuzuarit dhe të ndjerit kanë qenë të acaruara.

Tutje, ai shtoi se nga veprimi i të akuzuarit Ahmeti familja e të ndjerit Sh.K ka pësuar tronditje të madhe dhe se e njëjta pas aktit ka shkuar drejt shkatërrimit si nga ana shëndetësore ashtu edhe nga ana financiare.

Ndërsa, përfaqësuesi i palës së dëmtuar Kumrije Krasniqi, avokat Miftar Qelaj fjalën e tij përfundimtare e ka dorëzuar me shkrim dhe në elaborimin e shkurtër të saj ka thënë se aktakuza e prokurorisë është vërtetuar nga provat e administruara.

Gjithashtu, ai tha se nga kjo ngjarje e rëndë familja e të ndjerit Sh.K ka përjetuar shok si dhe nga fyerjet e sharjet që kishte bërë i akuzuari gjatë vrasjes.

Ai shtoi se, i akuzuari vrasjen e ka bërë me dashje, që veprimi është kryer për motive të ulëta dhe se ka krijuar rrezik edhe për persona të tjerë.

E dëmtuara Kumrije Krasniqi e ka mbështetur në tërësi fjalën përfundimtare të përfaqësuesit të saj dhe ka kërkuar nga gjykata që të akuzuarin Ahmeti ta dënoj sipas ligjit.

“Gjykatëse, besoj në drejtësi dhe du drejtësi se ma ka shkatrru familjen , më ka poshtërua, më ka dëmtu dhe ka masakru”, tha Krasniqi.

Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit Ahmeti, avokat Nazmi Mustafi në fjalën e tij përfundimtare ka thënë se prokurori Biraj nuk e ka bërë vërtetimin e fakteve se i mbrojturi i tij ka kryer veprën për të cilën akuzohet.

Po ashtu, ai shtoi se prokurori nuk ka bazë ligjore se ekziston elementi i dashjes dhe se për këtë nuk ka ofruar asnjë argument as edhe në fjalën përfundimtare të tij.

Tutje, avokati Mustafi tha se i akuzuari vrasjen e ka kryer në gjendje të tronditjes së rëndë mendore dhe se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe se nga deklarata e dëshmitarëve është vërtetuar se ka qenë i provokuar nga veprimet e të ndjerit.

Në fund, ai tha gjykata të marrë parasysh rrethanat për zbutjen e dënimit ngase i njëjti është pa punë ka tre fëmijë dhe është i sëmurë.

I akuzuari Ahmeti, ka mbështetur fjalën përfundimtare të mbrojtësit të tij dhe ka kërkuar që ndaj të tij të shqiptohet dënim më i butë.

“Qysh kam kërku edhe në seancën e kaluar një dënim sa më të butë, ju kërkoj falje, jemi kanë shokë ka ndodhë dhe më vjen keq për humbjen e tij”, tha Ahmeti.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 15 gusht 2022.

Ndryshe, aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren e ngarkon Sylejman Ahmetin se privoi nga jeta tani të ndjerin Sh.K, më 26 janar 2020, në kafenenëPruz“Toni” në fshatin Maqitevë të Komunës së Suharekës, pronë e Liman Aliut.

Sipas aktakuzës, pas mosmarrëveshjes lidhur me një borxh prej 20 euro, që ia kishte tani i ndjeri Krasniqi vëllait të tij, fillimisht i thotë: “a e di kë e keni sha ju, pa ta q* n**** nuk e la, në qoftë se je burrë qu dil jashtë”, dhe pasi L. e largon nga lokali tani të ndjerin, atëherë i akuzuari pasi është ulur dhe ka qëndruar një kohë të shkurtër në tavolinën tjetër brenda në lokal, derisa tani i ndjeri ishte jashtë duke kërkuar falje nga pronari i lokalit për gjestin e bërë, me shpejtësi ngrihet nga tavolinaborxh dhe nga dera tjetër e lokalit del jashtë.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari shkon te kamioneta e tij e markës “VW”, e merr pushkën gjysmë automatike të tipit “AK-47”, kalibri 7.62 mm dhe në prezencë të dëshmitarit Liman Aliu, i cili përpiqet ta pengojë të akuzuarin, Agron Krasniqin dhe mysafirëve tjerë që kishin dalë jashtë lokalit, e në një distancë të shkurtë shkrep në drejtim të tani të ndjerit, i cili qëndronte i ndalur me një bisht të sëpatës në dorë dhe e godet fillimisht në fytyrë, duke e bërë të rrëzohet në tokë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, derisa ishte i rrëzuar, i akuzuari e godet edhe disa herë duke i thënë: “qu t’i q* shtatë mijë n, Allahu ta marroftë xhenazen”, ku i shkakton tetë plagë në regjionin e kokës, kraharorit, abdomenit si dhe në krahun dhe kofshën e djathtë, të cilat dëmtime kanë qenë të shoqëruara me thyerje në kokë, shtyllë kurrizore, brinjë, kockat e krahut dhe kofshës së djathtë, dëmtime të rënda të organeve vitale, trurit, mushkërisë së djathtë, mëlçisë, dhe veshkës së djathtë, të përcjella me gjakderdhje masive në kokë, kraharor dhe abdomen, të cilat edhe kanë qenë aty për aty vdekjeprurëse.

Me këto veprime, Ahmeti akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 179, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 të Kodit Penal, është e dënueshme me dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

Kurse, sipas dispozitivit të dytë, në vend dhe kohë të njëjtë të përshkruar sikur në dispozitivin e parë, nga data e pavërtetuar, në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm, i akuzuari ka poseduar armën gjysmë automatike të tipit “AK-47”.

Më këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal, ku kryerësi dënohet me gjobë deri në 7 mijë e 500 euro ose me burgim deri në pesë vjet. /BetimipërDrejtësi

The post Gjykim për vrasjen shkaku i borxhit prej 20 euro, prokuroria kërkon dënimin e të akuzuarit appeared first on Prizreni Sot.

1 muaj paraburgim për personin që dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur
Gjykata Themelore ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një personi nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se “me datë 24 korrik në orët e hershme të mëngjesit, me dashje prek dhe e sulmon seksualisht të dëmtuarin – personin nën moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeç”.

Ndër të tjerash, në njoftim thuhet se “me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ikjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale”.

Njoftimi i plotë:

Caktohet masa e paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulm seksual

Prizren, 27 korrik 2022 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Teuta Krusha, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 25.07.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 24.08.2022, ndaj të pandehurit F.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi seksual nga neni 229 par. 5 (ndaj personit nën moshën 16 vjeç), lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Me datë 24 korrik në orët e hershme të mëngjesit, me dashje prek dhe e sulmon seksualisht të dëmtuarin – personin nën moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeç

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ikjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Duke marrë parasysh faktin se procedura hetimore është në fazën fillestare, në vazhdimësi duhet të merren edhe prova tjera me qëllim të zbardhjes së rastit, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me qëllim që të parandaloj pengimin e rrjedhës së hetimit, dhe ndikimit në prova apo deklarata të dëshmitarëve.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në këtë fazë, caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së veprës penale, dhe zhvillimit të papenguar të procedurës hetimore penale – hetimore.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

The post 1 muaj paraburgim për personin që dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur appeared first on Prizreni Sot.

Vrasja për 20 euro borxh, i akuzuari thotë se familja e tij s’mund të lëvizë lirshëm shkaku i raporteve me atë të viktimës
Në Gjykatën Themelore në Prizren, të enjten, ka përfunduar procedura e provave me dhënien e mbrojtjes nga akuzuari Sylejman Ahmeti, i cili tha se familja e tij nuk mund të lëvizë lirshëm pasi nuk i ka rregulluar raportet me familjen e tani të ndjerit.

Ahmeti po akuzohet se privoi nga jeta tani të ndjerin Sh.K, më 26 janar 2020, në kafenenë “Toni” në fshatin Maqitevë të Komunës së Suharekës për shkak të një borxhi prej 20 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari Ahmeti ka thënë se familja e tij kanë tentuar të rregullojnë raportet me familjarët e të ndjerit Sh.K dhe t’i kërkojnë falje, por që ata nuk kanë pranuar një gjë të tillë dhe se për këtë ai tha se familja e tij nuk mund të lëvizin lirshëm.

Në pyetjen e kryetares së trupit gjykues, gjykatëses Teuta Krusha, se a është e vërtetë se gjatë bisedës mes tani të ndjerit Sh.K dhe Nijazi Ahmetit ka pasur fyerje dhe sharje, i akuzuari Ahmeti ka pohuar se mes tyre ka pasur mosmarrëveshje por që nuk e di arsyen e kësaj.

Ai ka shtuar se tani është në dijeni se kjo mosmarrëveshje ka qenë për shkak të borxhit për punimet e kryera më herët.

Tutje, ai ka mohuar faktin se veprimet të cilat i ka bërë ditën kritike të kenë qenë arsyeja e borxhit që i ndjeri Sh.K i kishte pasur Nijazi Ahmetit.

Po ashtu, ai tha se në ditën kritike ka kontaktuar me tani të ndjerin Sh.K dhe i ka kërkuar që të takohen për të sqaruar problemin që kishte me vëllanë e tij Nijaziun.

“Unë e kam lutur Sh. që të takohemi të pijmë kafe dhe të bisedojmë për çfarë problemi bëhet fjalë, mirëpo Sh. nuk e ka pranuar ofertën time”, tha i akuzuari Ahmeti.

I pyetur se a është shkaktar vëllai i tij Nijaziu për vrasjen që ka ndodhur në ditën kritike, Ahmeti ka thënë se i njëjti nuk është shkaktar për këtë vrasje.

“Jo nuk është, nuk e kisha ba as për Nijazin as për askënd”, tha Ahmeti.

Ndërsa, në pyetjet e anëtares së trupit gjykues, gjykatëses Raima Elezi lidhur me borxhin që kishte i ndjeri Sh.K ndaj Nijaziut, i akuzuari tha se ashtu siç kishte deklaruar vëllai Nijaziu para trupit gjykues, ai ia ka kërkuar borxhin e pastaj kanë vazhduar me sharje e fyerje.

Tutje shtoi se Nijaziu nuk kishte dalë në takim që paraprakisht kishte lënë me të ndjerin Krasniqi sepse sipas tij Shaipi ka pasur për qëllim që ta rrihte atë dhe se këtë gjë e ka kuptuar më vonë kur ka hyrë në burg.

Kurse, në pyetjen e anëtarit të trupit gjykues, gjykatësit Luan Berisha nëse i kujtohet momenti kur kishte shkuar të marrë armën tek kamioneta, i akuzuari tha se nuk ka shkuar në kamionetë me atë qëllim por që të shkojë në shtëpinë e tij.

Gjithashtu, ai tha se para veprimit përfundimtar nuk ka pasur qëllim të keq përveç se të merren vesh mes vete.

Po ashtu, ai tha se në ditën kritike ka pasur armën e tij në kamionetë për arsye se në fshat ka shumë egërsira dhe se e ka mbajtur vetëm në rastet kur ka shkuar të ruajë livadhet, arat dhe fushat dhe se natën kritike ka pasur ndërmend të bëjë një gjë të tillë.

Ndryshe, në këtë seancë mbrojtësi i të akuzuarit Ahmeti, avokati Nazmi Mustafi ka propozuar që të bëhet ekspertizë e re neuropsikiatrike, duke kundërshtuar ekspertizën e bërë të Institutit të Psikiatrisë dhe Forenzikës të Kosovës (IPFK) më 28 mars 2022, të cilën e cilësoi si të mangët.

Për këtë, ai tha se deri tek ky propozim ka ardhur në bazë të deklaratës së ekspertit Ajet Bunjaku pasi që sipas tij i njëjti kishte thënë që nuk kishte poseduar tërë dokumentacionin e nevojshëm.

Propozimin e avokatit Mustafi, e ka kundërshtuar prokurori Metush Biraj, i cili tha se ky propozim është dashur të bëhet para se të përfundojë procedura e provave dhe se sipas tij qëllimi i mbrojtjes është vetëm që të zvarrisë procedurën.

Kundërshtime ka paraqitur edhe përfaqësuesi i të dëmtuarës Kumrije Krasniqi, avokati Miftar Qelaj me arsyetimin se këtë propozim është dashur ta bëjë pas deklaratës së ekspertit lidhur me raportin e IPFK-së.

Më pas, gjykatësja Krusha e ka refuzuar propozimin e mbrojtjes me arsyetimin se mbrojtja nuk ka propozuar ekspertizë të re pas dhënies së vërejtjeve pas dëgjimit të ekspertit Bunjaku dhe se ky propozim nuk mbështetet në asnjë provë.

Pas kësaj, avokat Mustafi i është drejtuar prokurori Biraj me fjalët “nuk është puna vetëm dënoje njeriun”, e që ky i fundit reagimin e avokatit e konsideroi si të palogjikshëm dhe shtoi se prokurori nuk dënon por vetëm akuzon.

Seanca e sotme është ndërprerë për arsye se avokati Mustafi ka kërkuar kohë që të përgatisë fjalën përfundimtare.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 11 gusht 2022.

Ndryshe, aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren e ngarkon Sylejman Ahmetin se privoi nga jeta tani të ndjerin Sh.K, më 26 janar 2020, në kafenenë “Toni” në fshatin Maqitevë të Komunës së Suharekës, pronë e Liman Aliut.

Sipas aktakuzës, pas mosmarrëveshjes lidhur me një borxh prej 20 euro, që ia kishte tani i ndjeri Krasniqi vëllait të tij, fillimisht i thotë: “a e di kë e keni sha ju, pa ta q* n**** nuk e la, në qoftë se je burrë qu dil jashtë”, dhe pasi L. e largon nga lokali tani të ndjerin, atëherë i akuzuari pasi është ulur dhe ka qëndruar një kohë të shkurtër në tavolinën tjetër brenda në lokal, derisa tani i ndjeri ishte jashtë duke kërkuar falje nga pronari i lokalit për gjestin e bërë, me shpejtësi ngrihet nga tavolina dhe nga dera tjetër e lokalit del jashtë.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari shkon te kamioneta e tij e markës “VW”, e merr pushkën gjysmë automatike të tipit “AK-47”, kalibri 7.62 mm dhe në prezencë të dëshmitarit Liman Aliu, i cili përpiqet ta pengojë të akuzuarin, Agron Krasniqin dhe mysafirëve tjerë që kishin dalë jashtë lokalit, e në një distancë të shkurtë shkrep në drejtim të tani të ndjerit, i cili qëndronte i ndalur me një bisht të sëpatës në dorë dhe e godet fillimisht në fytyrë, duke e bërë të rrëzohet në tokë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, derisa ishte i rrëzuar, i akuzuari e godet edhe disa herë duke i thënë: “qu t’i q* shtatë mijë n, Allahu ta marroftë xhenazen”, ku i shkakton tetë plagë në regjionin e kokës, kraharorit, abdomenit si dhe në krahun dhe kofshën e djathtë, të cilat dëmtime kanë qenë të shoqëruara me thyerje në kokë, shtyllë kurrizore, brinjë, kockat e krahut dhe kofshës së djathtë, dëmtime të rënda të organeve vitale, trurit, mushkërisë së djathtë, mëlçisë, dhe veshkës së djathtë, të përcjella me gjakderdhje masive në kokë, kraharor dhe abdomen, të cilat edhe kanë qenë aty për aty vdekjeprurëse.

Me këto veprime, Ahmeti akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 179, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 të Kodit Penal, është e dënueshme me dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

Kurse, sipas dispozitivit të dytë, në vend dhe kohë të njëjtë të përshkruar sikur në dispozitivin e parë, nga data e pavërtetuar, në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm, i akuzuari ka poseduar armën gjysmë automatike të tipit “AK-47”.

Më këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal, ku kryerësi dënohet me gjobë deri në 7 mijë e 500 euro ose me burgim deri në pesë vjet.

The post Vrasja për 20 euro borxh, i akuzuari thotë se familja e tij s’mund të lëvizë lirshëm shkaku i raporteve me atë të viktimës appeared first on Prizreni Sot.

Prizren: Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve se përgatiten shitjen e 27 pronave me dokumente të falsifikuara
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të pandehurve S.M dhe H.I për falsifikim të dokumentit për shitblerjen e 27 pronave.

Të pandehurit S.M dhe H.I, dyshohen se kanë kryer veprën penale të falsifikimit të dokumentit , raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas vendimit të gjykatës, të pandehurve S.M dhe H.I, paraburgimi u caktohet në kohëzgjatje prej një muaji, dhe atë duke filluar për secilin veç e veç, prej 12 korrik deri më 12 gusht 2022.

Një vendim i tillë për caktimin e masës së paraburgimit është marrë nga gjykatësi i procedurës paraprake, Fatmir Krasniqi.

Sipas gjykatës “duke pasur parasysh se të pandehurit me qëndrimin e tyre në liri mund të fshihen apo të ipen në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, aq më tepër S.M, është shtetase e Republikës Serbe, ndërsa i pandehuri H.I edhe pse është shtetas i Republikës së Kosovës nga provat të cilat iu janë bashkangjitur Kallëzimit Penal rezulton se i dyshuari H.I posedon edhe pasaportën dhe shtetësinë Serbe, dhe frika nga pasoja e dënimit që mund të godet në të ardhmen të pandehurit, të njëjtit mund të arratisen nga Kosova dhe të jenë të pakapshëm për oganet e ndjekjes”.

Gjithashtu, sipas vendimit të gjykatës të njëjtit mund të ndikojnë në asgjësimin, fshehjen apo falsifikimin e provave materiale ose rrethana tjera të posaçme do të ndikojnë në rrjedhën e procedures penale duke ndikuar në të dëmtuarit dhe dëshmitarët eventual.

Ndaj vendimit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, palët mund të paraqesin ankesë në Gjykatën e Apelit brenda afatit prej 24 orësh nga koha e dorëzimit të këtij vendimi.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 13 korrik 2022, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së parabugrimit ndaj të pandehurit S.M dhe H.I, ku sipas kësaj kërkese të pandehurit në bashkëpunim kanë ndryshuar fotografinë e letërnjoftimit të personit S.N duke vendosur fotografinë e një personi të moshuar i ashtuquajtur Toza, ku me nënshkrimin e të njëjtit kanë nënshkruar autorizimin e përgjithshëm OPR.Br.5652/2022 më 14 qershor 2022, për shitblerjen e 27 pronave në sipërfaqe prej 8 Hektarë e 71.83 ari, në zyrën noteriale në Prizren.

The post Prizren: Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve se përgatiten shitjen e 27 pronave me dokumente të falsifikuara appeared first on Prizreni Sot.

Mbrojtja thotë se i mungojnë disa shkresa të lëndës, shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj ish-inspektorit të Prizrenit
Në Gjykatën Themelore në Prizren, të mërkurën është shtyrë gjykimi për korrupsion ndaj të akuzuarit Nexhmedin Musliu, për shkak se mbrojtësja e tij, avokatja Valbonë Morina ka kërkuar shtyrjen e seancës pasi që nuk i kishte disa shkresa të lëndës.

I akuzuari Musliu, po ngarkohet se asnjëherë nuk e ka zbatuar masën e rrënimit edhe pse ka qenë i obliguar për një gjë të tillë, duke i sjellë përfitim investitorëve, ku ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën e ndërtimit në “Qylhan”, të Prizrenit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Së fundi e kam marrë autorizmin dhe më mungojnë disa nga shkresat e lëndës. Revokimi i avokatëve paraprak është bërë në muajin 13 korrik 2022, dhe nuk kam mundur të bëjë asnjë veprim ligjor”, tha avokatja Morina.

Lidhur me propozimin e mbrojtjes, kundërshtime nuk ka pasur prokurorja Arjana Shajkovci si dhe përfaqësuesi i autorizuar i Komunës së Prizrenit, avokati Blerim Mazreku.

Mungesa e kushteve ligjore për mbajtjen e kësaj seance bëri që ajo të shtyhet, kurse e radhës është caktuar të mbahet më 10 gusht 2022.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, të përpiluar më 14 janar 2020, Nexhmedin Musliu po akuzohet se prej nëntorit 2014 e deri në maj 2016, si inspektor i ndërtimit nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të përcaktuara me ligj.

Sipas aktit akuzues, Musliu ka qenë përgjegjës për inspektimin e ndërtimeve në rrugën “Muhaxherët” – zona e “Qylhanit”, në Prizren, por i njëjti nuk ka ndërmarrë veprime për rrënimin e ndërtimit pa leje të bërë në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim, Planin Zhvillimor Urban të komunës dhe lejeve të ndërtimit të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor të Komunës së Prizrenit.

Tutje, në aktakuzë thuhet se investitorëve Ruzhdi Fandaj dhe Tahir Haziraj u kanë mundësuar që në mënyrë të pakontrolluar të vazhdojnë ndërtimet e katit të tretë dhe të katërt të shtëpisë individuale, duke bërë konstatimin formal të gjendjes faktike në procesverbale.

I pandehuri Musliu, sipas aktakuzës, asnjëherë nuk e ka zbatuar masën e rrënimit edhe pse ka qenë i obliguar për një gjë të tillë, duke i sjellë përfitim investitorëve, ku ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën e ndërtimit në “Qylhan”, të Prizrenit.

Ndryshe, Nexhmedin Musliu është i akuzuar edhe në disa raste të tjera, që lidhen me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. /BetimipërDrejtësi

The post Mbrojtja thotë se i mungojnë disa shkresa të lëndës, shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj ish-inspektorit të Prizrenit appeared first on Prizreni Sot.