Kosova Archives - Prizreni Sot

Sa është paga minimale në vendet e rajonit? Kosova e fundit
Më 23 gusht është publikuar në Gazetën Zyrtare Ligji për Pagën Minimale në Kosovë. Nga kjo datë e tutje, Kosova ka pagën minimale me shumë 264 euro në muaj, nga 130 e 170 që kishte më parë. Në anën tjetër, Kosova qëndron me pagën më të ulët në rajon e Ballkanit Perëndimor dhe me shtetet e Bashkimit Evropian. Sa është paga minimale në shtetet e tjera?

Në Kosovë tashmë është zyrtarizur Ligji për Pagën Minimale. Ky ligj parasheh që paga minimale të jetë 264 euro bruto për të gjithë të punësuarit në Kosovë.

Por më parë, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

Por sa është paga minimale në rajonin e Ballkanit Perëndimor?

Sipas të dhënave të Eurostat, Serbia ka pagën minimale më të lartë prej 544 eurove.

Maqedonia Veriore është vendi i dytë me pagën minimale më të lartë në rajon. Ky vend ka pagë minimale 542 euro.

Mali i Zi është në vendin e tretë me pagë minimale me shumën 533 euro.

Në Bosnje dhe Hercegovinë paga minimale është 485 euro, ndërsa, Shqipëria është e parafundit me 385 euro pagë minimale.

Kosova qëndron krejt në fund tashmë me pagë 264 euro.

Sa është paga minimale në BE?

Eurosata ndan shtetet e BE-së në tri kategori, ato që kanë pagë minimale mbi 1500 euro në muaj e që bëjnë pjesë: Luksemburgu, Irlanda, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Franca.

Në grupin e dytë janë shtetet që kanë një pagë minimale kombëtare mbi 1000 euro dhe nën 1 mijë e 500 euro në muaj. Këto janë shtetet: Spanja dhe Sllovenia.

Ndërsa në grupin e tretë, janë vendet që kanë pagën minimale nën 1000 mijë euro në muaj.

Në këtë grup bëjnë pjesë: Qiproja, Polonia, Greqia, Portugalia, Malta, Lituania, Kroacia, Estonia, Çekia, Sllovakia, Rumania, Letonia, Hungaria dhe Bullgaria.

Nga të dhënat e një hulumtimi të Institutit për Kërkime të Avancuara GAP, të publikuar në vitin 2022, mbi 100 mijë punëtorë në Kosovë paguhen me pagë minimale dhe 94% e të prekurve nga rritja e pagës minimale janë punonjës të sektorit privat.

Pavarëisht kësaj, caktimi i pagës minimale me shumën 264 euro në muaj, ishte kritikuar jashtëzakonisht shumë nga opozitarët dhe njohës të fushë.

Në ndërkohë, të martën në Kosovë është diskutuar edhe për ndryshimin e shkallës tatimore pas zyrtarizimit të pagës minimale.

Me ndryshimin e pagës minimale, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) do të ndryshojë edhe shkallën tatimore të pagës.

Sipas këtyre ndryshimeve, parashihet lirimi nga tatimi në pagë deri në shumën 250 euro. Në të kaluarën tatimi në pagë ishte prej shumës 80 euro.

Ndërsa, pagat prej 251 euro deri në 450 euro, sipas ATK-së, tatimi në pagë do të jetë 8 për qind për pagat prej 251 euro deri në 450 euro. Ndërkaq, sipas ATK-së, për pagat mbi 450 euro do të jetë 10 për qind.

Nga kjo rritjet një pjesë e qytetarët pritet që të kenë pagë më të lartë për 6 euro e 80 centë.

The post Sa është paga minimale në vendet e rajonit? Kosova e fundit appeared first on Prizreni Sot.

Kosova e “zhytyr” në mallrat e huaja
Vlera e importit të produkteve po vazhdon të rritet nga viti në vit. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës vetëm në muajin prill Kosova importoi mbi 500 milionë euro.

“Në muajin prill 2024 importi kishte vlerën 500,7 milion euro. Kjo shifër krahasuar me vitin e kaluar është në rritje për 11,7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia dhe Kina”, grafikë nga agjencia e Statistikave të Kosovës.

Komuniteti i biznesit dhe njohws të ekonomisë thonë se trendi i rritjes së importit të mallrave nga Serbia po ndodhë për shkak se qeveria nuk po i mbështet prodhuesit vendorw. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Skënder Krasniqi, thotë se mungon vullneti i qeverisë për politika afatgjata.

Profesori i ekonomisë, Liridon Kryeziu tha se mungesa e zbatimit të drejtë të politikave ekonomike siç është politika fiskale, kreditore dhe ajo tregtare, kanë ndikuar që Kosova të ketë këtë bilanc tregtar.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vendi ynë importon më së shumti naftë, vetura, produkte ushiqimore dhe materal ndërtimi. Kësisoj, vlera e mallrave të importuara gjatë vitit 2023 ishte 5.8 miliardë euro.

The post Kosova e “zhytyr” në mallrat e huaja appeared first on Prizreni Sot.

“Më të varfërit në Evropë, kredi deri në fyt”: Kosovarët vazhdojnë të përballen me varfëri, inflacion e humbje të Trustit
Çmimet e larta të produkteve të konsumit po vazhdojnë të ngjallin probleme për qytetarët e Kosovës, teksa inflacioni në muajin mars të 2023 shënoi 7,6 për qind. Ndërsa kosovarëve së fundmi iu shtrenjtua edhe rryma, ndërsa ata mbesin qytetarët më të varfër të Evropës. Për më keq, ekonomitë familjare janë borxh “deri në fyt” në bankat komerciale, të cilat vazhdojnë të korrin fitime të majme.

Në muajin mars, sipas Agjencisë së Kosovës për Statistika, qytetarët u përballën me një inflacion që kapi normën prej 7,6 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2023. Më së shumti rritje të çmimeve u shënuan në prodhimet ushqimore, qumësht, djathë, vezë, sheqer, bukë e drithëra.

“Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin mars 2023 me muajin mars 2022 ishte 7.6%. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (19.2%); mish (16.6%); prodhime ushqimore (16.2%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (15.0%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (13.7%); bukë dhe drithëra (12.8%); perime (11.6%); mobile, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e shtëpisë (9.6%); peshq (9.6%); mbrojtje sociale (9.5%); kujdes personal (9.0%); kafe, çaj dhe kakao (8.7%); restorante dhe hotele (8.5%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (7.9%); pije alkoolike, duhan (7.4%); pemë (6.8%); gjëra personale (6.1%); pije alkoolike (6.1%); vajra dhe yndyra (5.5%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (5.3%); duhan (5.2%); pushime e organizuara (5.0%)” – shkruan ASK në raportin e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për marsin e 2023.

Por, nuk përfundojnë këtu lajmet e këqia për qytetarët e Kosovës. Në një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që u publikua javën që shkoi, Kosova rënditet si vendi më i varfër në Evropë në vitin 2023. Një gjë e tillë u bazua mbi të ardhurat për frymë, të cilat llogariten duke e matur fuqinë blerëse, që u godit shumë gjatë vitit të kaluar si pasojë edhe e pushtimit rus në Ukrainë.

Siç shkroi Nacionale, FMN-ja e rënditi Kosovën si shteti më i varfër në Evropë për vitin 2023 në këtë tregues, me një Produkt të Brendshëm Bruto për frymë prej 15 mijë e 619 dollarë ndërkombëtarë. Pas saj, vjen Shqipëria, që ka një PBB prej 19 mijë dollarë ndërkombëtarë për frymë.

Të fundosur në borxh…

Por kosovarët janë keq edhe në një tjetër faktor. Kosovarët, më saktësisht familjer kosovare, janë të zhytyra në kredi. Në fakt, vlera e kredive që kanë qytetarët e Kosovës si borxh ndaj bankave komerciale është 4 miliardë e 350 milionë euro.

Ekonomitë familjare kanë një borxh prej 1 miliard e 632,3 milionë euro ndaj bankave komerciale, gjersa bankat në Kosovë vazhdojnë të operojnë me fitim të madh. 140.3 milionë euro ishte fitimi i tyre i pastër gjatë vitit 2022, e cila vlerë shënjon vitamin më të lartë që nga themelimi i sektorit banker. Mirë kanë operuar në vazhdimësi edhe institucionet mikrofinanciare.

“Sektori bankar përmbylli vitin 2022 me fitim neto prej 140.3 milionë euro, vlera më e lartë e realizuar që nga themelimi i sektorit bankar.Rezultati i tillë financiar u mundësua nga rritja më e lartë e të hyrave krahas rritjes së shpenzimeve. Gjithsej të hyrat arritën vlerën prej 370.4 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 15.0 përqind. Në rritjen e të hyrave kontributin kryesor kishin të hyrat nga interesi, që përfaqësojnë 71.1 përqind të gjithsej të hyrave. Në kuadër të të hyrave nga interesi, arkëtimet nga interesi në kredi kontribuuan kryesisht në këtë rritje, kategori e ndikuar prej rritjes së theksuar të kreditimit.” – thuhet në raportin e BQK-së.

Ndërsa, kosovarëve u janë tkurrur edhe kursimet pensionale. Madje, sipas kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, për më pak se 3 muaj, TRUST-i ka humbur 36 milionë euro.

“Përderisa kursimet pensionale, të fituara me shumë mund, humbasin vlerë nga gjysmë milion euro në ditë, popullistët vazhdojnë rehatinë. Plot 36 milion euro është zhvlerësimi i fondeve nga janari deri më sot. Qeveria nuk gjenë as brengën e as kohën të caktojë një Bord.” – shkroi më 24 mars, z. Abdixhiku.

The post “Më të varfërit në Evropë, kredi deri në fyt”: Kosovarët vazhdojnë të përballen me varfëri, inflacion e humbje të Trustit appeared first on Prizreni Sot.

Raporti i KE: 57% e kosovarëve nuk e mbyllin dot muajin me të ardhurat
Pothuajse 57 përqind e punonjësve kosovarë hasin vështirësi në plotësimin e nevojave të tyre mujore, ku Kosova rendita e dyta pas Shqipërisë me përqindjen më të lartë në Evropë, sipas një studimi të Komisionit Europian.

Gjetjet u publikuan në një raport të fundit mbi kushtet e punës dhe implikimet e ardhshme. Anketa kryhet një herë në pesë vjet përmes anketave të 70 mijë punëtorëve në 36 vende evropiane.

Këtu përfshihen shtetet anëtare të BE-së, plus Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Zvicra, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Pas Shqipërisë renditen vendet e tjera të Ballkanit, por ato ende kanë një rezultat dukshëm të ndryshëm nga Shqipëria.

Vendi i dytë ku punonjësit raportojnë se nuk arrijnë të plotësojnë nevojat e tyre mujore është Kosova, me 57% të të punësuarve, e ndjekur nga Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në afërsisht të njëjtat nivele dhe Bosnje-Hercegovina me 54%.

Sondazhi u kërkoi të anketuarve të vlerësonin aftësinë e familjes së tyre për të përballuar jetesën, duke marrë parasysh të ardhurat totale mujore nga burime të ndryshme në një shkallë prej gjashtë pikësh nga “shumë e lehtë” në “me shumë vështirësi”.

Dallimet varionin shumë në vende të ndryshme për sa i përket përqindjes së punëtorëve që luftonin për të përballuar jetesën, duke filluar nga 5% në Danimarkë në 69% në Shqipëri. Bullgaria ishte shteti anëtar i BE-së me përqindjen më të lartë të punëtorëve në vështirësi ekonomike, me 42% që e kishin të vështirë të përballonin jetesën.

Punonjësit shqiptarë mund të kenë orët më të gjata të punës në Europë, por rezulton që kanë shpejtësi më të ulët në kryerjen e detyrave të tyre dhe nuk ndodhen nën presionin e afateve.

Puna me shpejtësi të larta është e shpeshtë apo e zakonshme për më pak se 30% të punonjësve shqiptarë, ndërsa presioni për afatet për rreth 25%, të dyja më të ulëtat në Europë. Për krahasim, në Greqi, që është shteti me intensitetin më të lartë të punës, 65% e punonjësve deklarojnë se u kërkohet të punojnë me intensitet të lartë dhe 55% se punojnë nën presionin e afateve.

Për sa i përket sektorit, puna me shpejtësi të lartë ishte më e zakonshme në shëndetësi, tregti dhe hoteleri dhe shërbime financiare, puna me afate të rrepta ishte më e zakonshme në shërbimet financiare, ndërtim dhe transport.

Një tjetër sfidë është ajo emocionale që doli më tej në pah gjatë pandemisë. Kërkesat emocionale janë më të shpeshta në punët që përfshijnë marrëdhëniet me njerëzit, veçanërisht ato që përfshijnë ofrimin e kujdesit dhe mbështetjes.

Këto punë janë në shumicën e rasteve shpërblyese. Ata mund të jenë pjesë e identitetit profesional të një punonjësi dhe të përmbushin një dëshirë për dobi sociale dhe për të ndihmuar njerëzit në vështirësi ose dhimbje.

The post Raporti i KE: 57% e kosovarëve nuk e mbyllin dot muajin me të ardhurat appeared first on Prizreni Sot.

Kosova do ta nënshkruajë marrëveshjen 236 milionë dollarëshe me SHBA-në, Qeveria miraton projektligjin për ratifikimin e saj
Qeveria e Kosovës e ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Kompakt të Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Marrëveshjes për zbatimin e Programit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, ndërkohë, po qëndrojnë në SHBA. Me ta është ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila do ta nënshkruajë marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh.

Kjo marrëveshje kondsiderohet si investimi më i madh ndonjëherë në fushën e energjisë.

Sipas Qeverisë, objektivi kryesor i këtij projekti është sigurimi i stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe tranzicioni në energji më të pastër në të ardhmen. Objektiv tjetër i projektit është edhe zhvillimi i shkathtësive në fushën e energjisë dhe ngritja e punësimit të grave në këtë fushë.

The post Kosova do ta nënshkruajë marrëveshjen 236 milionë dollarëshe me SHBA-në, Qeveria miraton projektligjin për ratifikimin e saj appeared first on Prizreni Sot.

Parlajmërimi i frikshëm i ekonomistëve për Kosovën
Kosovën do ta lëshojnë deri në fund të vitit nga 50 deri 60 mijë persona, po vlerësojnë ekspertët ekonomisë.Përderisa vetëm vitin e kaluar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se kanë emigruar 42 728 persona.Prandaj sipas ekspertëve numri do të rritet krahasuar me vitin 2021 për shkak të kushteve të këqija ekonomike, duke paralajmëruar edhe mungesë të fuqisë punëtore, raporton Ekonomia Online.

Musa Limani, njohës i ekonomisë tha se nëse ndodh liberalizimi i vizave Kosova do të zbrazet.Limani thotë se pasojat kryesore janë ekonomike, shoqërore po mbi të gjitha kombëtare.

“Normalisht se do të ketë gjasë, ky numër do të rritet edhe më tepër për arsye se nuk ka gjasa që të kemi ndonjë zhvillim intensiv dhe me rastin e liberalizimit të vizave do të zbrazet Kosova. Vetëm edhe një të dhënë, në vitin e kaluar me sa kam informacion, Kosovën e kanë lëshuar 400 mjek. Ne do të mbesim pa mjek në të ardhmen. Ky migracion i rinisë tonë do të paraqes mungesën e fuqisë punëtore në të ardhmen “.

“Tash varet se si i sigurojnë vizat, përndryshe sa të munden me siguruar viza ata do të marrin botën në sy. Mendoj se do të rriten nuk do të zvogëlohet migracioni. Pasojat kryesore janë ekonomike, shoqërore po mbi të gjitha kombëtare sepse po zbrazet Kosova. Ne nesër do të kemi mungesë të fuqisë punëtore”.Ai konsideron se shumë çifte nuk pajtohen që të kenë fëmijë për shkak të kushteve të dobëta ekonomike shtuar kësaj edhe ikjen e të rinjve.Sipas tij, shtimi natyror në vitin e kaluar ka qenë 14 mijë persona, krahasuar me vitin 1989 kur ishte 47 mijë persona, duke shtuar se do të ketë depopullim.

“Veç ka filluar me u plak popullsia e Kosovës, problemet sociale po ndikojnë që rinia të mos krijojnë familje pikërisht në mungesë të problemeve sociale. Po e prolongon martesën ose një dukuri që e kanë pasur vendet e tjera sidomos Gjermania, bashkëjetesa. Bashkëjetesa është shkatërrim i kombit, do të thotë bashkëjeton një çift mirëpo nuk pajtohen që të krijojnë familje. Në këtë mënyrë hap pas hapi është duke u zvogëluar rinia dhe po vjen duke u plakur popullsia e Kosovës. Një të dhënë të saktë nga ana statistikore, në vitin 1989 shtimi natyror, domethënë diferenca në mes të natalitetit dhe mortalitetit në Kosovë ka qenë 47 mijë persona, ndërsa në vitin 2021 ky shtimi natyror ka rënë në 14 mijë persona. Në qoftë se me këtë trend shkohet në migracion, dhe çështja e vonimit të martesave jo që vjen deri tek plakja po do të kemi edhe depopullacion të shqiptarëve në Kosovë”.

Edhe njohësi i ekonomisë, Lavdim Hamidi për Ekonomia Online tha se ikje e qytetarëve do të vazhdojë e kjo për shkak të kushteve të këqija.Sipas tij, numri i ikjeve nga Kosova do të sillet nga 50 deri në 60 mijë persona.

“Unë e kam përcjell këtë rast të ikjeve 2013 dhe 2015, ka pas më së shumti. Diku kanë ikur rreth 100 mijë veta, po kryesisht njerëz që nuk kanë pasur punë. Tash më e keqja që po ikin njerëz me diploma të fakultetit dhe kjo është problemi më i madh për Kosovën. Besoj se nëse vitin e kaluar kanë marrë 34 mijë viza gjermane. Këtë vit do të jetë shumë më shumë, gati 50 mijë ose 60 mijë që do të ikin dhe kështu Kosova do të mbetet pa kuadro profesionale”.Ai ka sqaruar se Kosova po fal ekspertë sidomos mjekë Gjermaninë, duke shtuar se përgatitja e mjekut specialist i kushton buxhetit të shtetit 200 mijë euro.

“Diku janë rreth 43 mijë vetë që kanë shkuar me punuar jashtë Kosovës. Po ikin për shkak të kushteve të këqija, mjekët po ikin për shkak të pagave të ulëta, infermierët e zanatlitë që kanë treg shumë të madh në Gjermani. Gabimi më i madh i joni është sepse përgatitja e mjekut specialist i kushton buxhetit të Kosovës diku rreth 200 mijë euro, dhe atë po ia falim Gjermanisë për shkak se paga e tyre është 600 euro”.Sa i përket pasojave, ai thotë se vendi do të mbetet pa mjek, pa inxhinier, arkitekt e profesionist të fushave.Ai thotë se pas 10 viteve mjekët aktual do të dalin në pension e nuk do të ketë kuadro të reja profesioniste.

“Pasojat janë se nuk ke me pasë mjek të mirë në klinikat shtetërore, ke me u detyruar të shkohet në privat, me shku para të mëdha për shërbimet e tyre. Në anën tjetër është rritur çmimi i njerëzve që kanë profesione të ndryshme, kryesisht ndërtimtari e këto është rritur për shkak se ata po punësohen në Gjermani po e gjejnë një kontratë pune dhe nuk po i nevojiten as kurset e gjuhës gjermane. Domethënë është liberalizuar komplet tregu me arrit me i marrë punëtorët nga jashtë”.“Realisht është thënë edhe prej Odës së Mjekëve që mosha mesatare e mjekëve është mbi 50 vjet në QKUK dhe diku 10 e më pak se 15 vite do të dalin në pension. Ndërsa, kuadro të reja nuk kemi sepse ata po ikin dhe kështu po ndodh edhe me profesione të tjera, me inxhinierë, arkitekt dhe të gjithë ata që e shohin një mundësi më të mirë në Gjermani do të shkojnë. E vetmja mënyrë me i ndal ata është me i ofruar kushte më të mira në Kosovë”.

The post Parlajmërimi i frikshëm i ekonomistëve për Kosovën appeared first on Prizreni Sot.

Kosova publikon formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Zvicrës
Zvicra dhe Kosova sot do të përballen mes vete në një ndeshje miqësore.

Kjo do të jetë hera e parë që skuadrat e këtyre shteteve luajnë me njëra tjetrën.

Kur ka mbetur edhe më shumë se një orë deri te fillimi i ndeshjes, tashmë është bërë i ditur formacioni i “Dardanëve”.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin në “Letzigrund” të Cyrihit.

The post Kosova publikon formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Zvicrës appeared first on Prizreni Sot.

Kosova me pagën më të ulët minimale në Europë, pse dështoi rritja e saj?
Me gjithë rritjen e inflacionit, paga minimale në Kosovë mbetet e pandryshuar – edhe atë qysh në vitin 2011.

Vlera e kësaj page është 170 euro – sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, më e ulëta në Evropë.

Inflacioni, në anën tjetër, ka arritur në 7.5 për qind muajin e kaluar, krahasuar me 0.7 për qind sa ka qenë në shkurt të vitit 2021.

Këshilli Ekonomik Social i Kosovës, sipas Ligjit të punës, propozon vlerën e pagës minimale në fund të çdo viti kalendarik, e cila më pas kalon për miratim te Qeveria. Ai ka bërë përpjekje për rritjen e saj, por pa sukses.

E fundit është bërë këtë muaj, por anëtarët e Këshillit, që përfshijnë punëdhënës, përfaqësues të punëtorëve dhe zyrtarë të Qeverisë, thuhet se nuk janë pajtuar për shumën.

Atdhe Hykolli, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, që është pjesë e Këshillit Ekonomik Social, thotë për Radion Evropa e Lirë se në mbledhjen e fundit të Këshillit, të mbajtur më 10 mars, janë dhënë dy propozime për pagën minimale: njëri 264 euro dhe tjetri 300 euro.

Propozimet janë dhënë nga komisioni për çmime brenda Këshillit Ekonomik Social, por asnjëri nga to nuk ka kaluar. Nevojiten së paku 2/3 e votave të këshillit 15-anëtarësh që një propozim të kalojë.

“Ne nuk kemi votuar as për, as kundër. Këshilli Ekonomik Social mblidhet një herë në muaj; do të takohemi përsëri dhe do të diskutojmë përsëri rritjen e pagës minimale”, thotë Hykolli, i cili është edhe kryesues i Këshillit Ekonomik Social.

Në të kaluarën, nga sindikata e tij është thënë se paga minimale duhet të jetë jo më pak se 300 euro.

Ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati, në një postim në Facebook më 10 mars, ka njoftuar se propozimi për rritje të pagës minimale ka dështuar, duke thënë se ai nuk është mbështetur nga përfaqësuesit e sindikatave.

Murati ka thënë se Këshilli Ekonomik Social ka propozuar pagë minimale prej 240 eurosh në muaj, ndërsa Qeveria ka propozuar 1.5 euro për orë, apo 264 euro në muaj.

“Krejt çka arrihet me këtë mosvotim është se punëtorët e sektorit privat do të vazhdojnë ta kenë pagën minimale 170 euro”, ka thënë Murati më 10 mars.

Punëdhënësit: Paga minimale 250 euro

Nga Aleanca Kosovare e Biznesit, e cila në Këshillin Ekonomik Social përfaqëson bizneset, thonë se Këshilli ka ardhur në përfundimin se paga minimale duhet të jetë 250 euro neto.

Por, Lumnije Ajdini, nga kjo aleancë, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo vlerë është kundërshtuar nga përfaqësuesit e punëtorëve.

“Për ne, si punëdhënës, atë ditë më 10 mars, do të ishte votuar paga minimale, por nuk është votuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës; 250 euro mund të jenë pak, por duhet kuptuar se kjo është minimale, pasi që punëtorët në sektorin privat kanë rroga më të larta”, thotë Ajdini.

Sa kushton shporta mujore e konsumatorit?

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se në bazë të një analize të bërë, shporta mujore e një familjeje katëranëtarëshe në Kosovë, kap vlerën prej 470 eurosh.

Sipas tij, propozimet për pagën minimale janë të papranueshme.

“Pagesa e energjisë, shërbimet komunale, transporti, ushqimi e gjërat tjera bazike – të gjitha këto, duke nxjerrë minimalen e shpenzimeve jetësore, kushtojnë 470 euro. Këtu janë llogaritur vetëm gjërat elementare”, thotë Azemi, organizata e të cilit nuk është pjesë e Këshillit Ekonomik Social.

Kosova nuk ka të dhëna të sakta se sa është numri i të punësuarve që marrin pagë minimale, por besohet se ajo u takon më së shumti të punësuarve në sektorin privat.

Sektori privat në Kosovë llogaritet si punëdhënësi më i madh: me mbi 220 mijë punëtorë.

Sipas Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, në pagën minimale përfshihen punëtorët në sektorin e pastrimit, shërbyesit shtëpiakë, punëtorët e sigurimeve private e të tjerë.

Paga mesatare bruto në Kosovë është rreth 460 euro.

Në sektorin publik, paga mesatare bruto është rreth 620 euro, ndërsa në sektorin privat rreth 380 euro.

Vlera e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar qysh në vitin 2011.

The post Kosova me pagën më të ulët minimale në Europë, pse dështoi rritja e saj? appeared first on Prizreni Sot.

Hulumtimi: Më shumë se gjysma e të anketuarve do të largoheshin nga Kosova, po të kishin mundësi
Më shumë se gjysma e të anketuarve në hulumtimin e opinionit publik të realizuar nga PIPOS, të prezantuar ekskluzivisht në Rubikon të Klan Kosovës, duan që të largohen nga Kosova.

50.5 % e 1050 respondentëve janë përgjigjur me “po” në pyetjen “A do të emigronit nga Kosova nëse do të kishit mundësi?”.

38.6 % e të anketuarve kanë thënë “jo”, 7.9 % janë shprehur se nuk janë të sigurtë se çfarë do të bënin, derisa 3 % kanë refuzuar që të përgjigjen.

Në ndërkohë, gati gjysma e të anketuarve nga PIPOS kanë thënë se, përpos dëshirës për t’u larguar nga Kosova, kanë një plan konkret për emigrim.

Pyetjes “A keni plan konkret për emigrim ju ose një anëtar i ngushtë i familjes tuaj” i janë përgjigjur pozitivisht 44.2 % e të anketuarve.

40.3 % e respondentëve janë përgjigjur me “jo”, 8.9 % kanë thënë se nuk janë të sigurtë, derisa 6.6 % kanë refuzuar krejtësisht të përgjigjen.

The post Hulumtimi: Më shumë se gjysma e të anketuarve do të largoheshin nga Kosova, po të kishin mundësi appeared first on Prizreni Sot.

Mësohet orari i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve, përballja e parë në qershor
Përfaqësuesja e Kosovës do ta nis edicionin 2022/23 të Ligës së Kombeve në udhëtim, te Estonia apo Qipro, varësisht se cila prej këtyre përfaqësueseve do ta fitojë ndeshjen e “Play-Out” për të luajtur në Ligën C, ndërsa tashmë janë mësuar edhe datat e ndeshjeve ndaj Greqisë dhe Irlandës së Veriut.

Dje (e enjte) është hedhur shorti në Nyon të Zvicrës për të mësuar grupet e Ligës së Kombeve dhe Kosova mësoi kundërshtarët e saj.

Kosova është pjesë e Grupit C2 së bashku me Greqinë, Irlandën e Veriut dhe njërën mes Qipros dhe Estonisë që do të luajnë dy ndeshje të “Play-Out” për të përcaktuar se cila do të mbetet në Grupin C.

Pas shortit, tashmë është mësuar edhe orari i ndeshjeve të Dardanëve dhe ndeshja e parë e Përfaqësueses sonë do të zhvillohet pikërisht ndaj fituesit të ndeshjes mes Qipros dhe Estonisë, shkruan Telegrafi.

Ndeshja e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve për Kosovën do të zhvillohet në udhëtim më datën 2 qershor, ndërsa më 5 qershor luan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndaj Greqisë.

Orari i ndeshjeve

Në muajin qershor, Dardanët do t’i luajnë edhe dy ndeshje tjera, ku fillimisht e presin Irlandën e Veriut më 9 qershor, ndërsa tri ditë më vonë apo më 12 qershor do të përballen në udhëtim me Greqinë.

Dy ndeshjet e fundit të grupit, Kosova i luan në muajin shtator, ku më 24 shtator luan në udhëtim te Irlanda e Veriut dhe më 27 shtator në shtëpi ndaj Qipros apo Estonisë.

Fituesi i këtij grupi do të promovohet në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe gjasat e Kosovës janë reale.

The post Mësohet orari i ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve, përballja e parë në qershor appeared first on Prizreni Sot.

Ministria e Shëndetësisë publikon listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë.

Në këtë listë prinë Izraeli, pastaj Qipro, Mali i Zi, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Franca, Spanja, Irlanda, Turqia, Islanda, Greqia, Portugalia, Maqedonia e Veriut, Estonia e Lituania.

Në mesin e shteteve me rrezikshmëri të lartë është edhe Zvicra, Danimarka, Serbia, Belgjika, Holanda, Italia, Bullgaria, Austria e shtete tjera.

Në masat e marra nga Qeveria e Kosovës thuhet se qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

The post Ministria e Shëndetësisë publikon listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë appeared first on Prizreni Sot.

Kosova pjesë e njërit nga ushtrimet më të mëdha të NATO-s që udhëhiqet nga ushtria amerikane
Kosova do të jetë pjesë e 26 shteteve në njërin nga ushtrimet më të mëdha ushtarake të NATO-s në kontinentin evropian që do të udhëhiqet nga ushtria amerikane.

Ushtrimi “DEFENDER-Europe” është ushtrim vjetor i përbashkët, i gjerë dhe multinacional, i përgatitur për të ndërtuar gatishmëri dhe aftësi ndërveprimi mes ShBA-së, NATO-s dhe ushtrive partnere.

Në këtë ushtrim do të zbarkojnë 28 mijë ushtarë përfshirë edhe ushtrinë e Kosovës për herë të parë.

Që nga marsi i këtij viti, 1200 mjete ushtarake kanë filluar lëvizjen nga 4 porte amerikane për në vendet evropiane.

The post Kosova pjesë e njërit nga ushtrimet më të mëdha të NATO-s që udhëhiqet nga ushtria amerikane appeared first on Prizreni Sot.

Gjysma e qytetarëve të Kosovës të gatshëm të largohen nga vendi
Saktësisht 48.4 për qind e qytetarëve të Kosovës janë të gatshëm të largohen nga vendi, bazuar në një anketë të Grupit për Studime Juridike dhe Politike.

Duke u bazuar në të dhënat e anketës me 1065 qytetarë në shtrirje në nivel vendi, kryer sivjet, GLPS ka nxjerrë të dhëna shqetësuese në lidhje me gatishmërinë për të migruar. Raporti nxjerr vendin edhe më keq se në periudhën e vitit 2015 kur ishte vala e largimit ilegal të qytetarëve. Në anketën e kryer sivjet qytetarët janë pyetur lidhur me efektin e pandemisë për të parë nëse pasojat e pandemisë kanë ndikuar në gatishmërinë e qytetarëve për të migruar, në remitenca dhe në punësim.

“Të gjeturat e anketës tregojnë një rezultat shqetësues në lidhje me gatishmërinë për të migruar pasi të dhënat paraqesin përqindjen më të lartë të raportuar nga të gjitha valat e anketave të realizuara, madje edhe më të larta se gjatë valës së madhe të migrimit në vitin 2015. Më saktësisht, 48.4 % e të anketuarve janë të gatshëm të migrojnë. Gatishmëria për të migruar është rritur me 23% dhe 30% në vitin 2020, krahasuar me 2015 dhe 2019, respektivisht”, thuhet në njoftim të GLPS-së, ku bëhet e ditur se tash gatishmëria e lartë për të migruar nuk përkthehen në migracion të paligjshëm.

Statistikat e Eurostatit tregojnë se numri i azilkërkuesve te kosovarët ka rënë ndjeshëm në 2019, krahasuar me katër vjet më parë, nga 73 mijë kërkesa në 2300.

Rezultatet e anketës kanë treguar se më shumë se 60 për qind e qytetarëve që dëshirojnë largimin do të konsideronin migrimin e përhershëm. Rezultatet tregojnë se mungesa e shpresës për gjendjen ekonomike, politike e shoqërore janë arsyet kryesore për dëshirën për ikje.

Shumica e të anketuarve që janë të gatshëm të migrojnë fajësojnë qeverinë dhe partitë, duke e portretizuar dështimin e institucioneve për të përmbushur pritjet e qytetarëve.

“Ndryshe nga anketat e mëparshme, tre arsyet kryesore që do të bindnin individët të mos migronin janë mundësitë më të mira të punësimit dhe pagat më dinjitoze, stabiliteti politik dhe përmirësimi i situatës ekonomike. Të dhënat sugjerojnë se gatishmëria për të migruar është më e lartë në mesin e familjeve që raportojnë të kenë pranuar remitanca”, thuhet në sqarimin për arsyet që mund të bindin sivjet njerëzit për të mos lëshuar Kosovën.

Gatishmëria për të ikur nga vendi rezulton të jetë më e lartë te burrat se te gratë, te e cila gjini ka pasur rritje të gatishmërisë për migrim ndër vite. Të dhënat tregojnë se moshat më të reja janë të gatshme për largim.

Gatishmëria më e lartë për migrim është në Prishtinë me 56 për qind, sipas GLPS-së.

Punëtorët sezonalë (78.8%), ata të sektorit privat (66.8%)dhe studentët (54.5) janë kategoritë që kanë përqindjen më të lartë të gatishmërisë për migrim.

Sa i përket edukimit, gatishmëria për të migruar është më e larta midis atyre me disa vite të arsimit të mesëm, atyre me arritje të arsimit të mesëm dhe studentëve.

Individët me të ardhura më të ulëta, mes 150 dhe 300 euro, janë kategoria me gatishmërinë më të lartë për largim. Rreth 43.7 për qind e qytetarëve me të ardhura personale prej 900 deri 1200 euro janë të gatshëm për migrim, duke fajësuar kryesisht politikën.

Te të anketuarit pohohet se pandemia ka ndikuar në shpeshtimin e remitancave. Sipas të dhënave, diaspora deri në tetor ka dërguar rreth 800 milionë euro më 2020.

The post Gjysma e qytetarëve të Kosovës të gatshëm të largohen nga vendi appeared first on Prizreni Sot.

Holanda e mposhtë lehtësisht Kosovën
Kombëtarja e Kosovës në futboll, në kategorinë e femrave, ka pësuar humbje të thellë përballë Holandës me rezultat 0-6 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Evropian, raporton KosovaPress.

Mysafirët treguan superioritet në lojë që nga minuta e parë e ndeshjes. Çështja e fituesit të këtij takimi u zgjidh brenda 45 minutave të para, ku Holanda realizoi katër gola.

Epërsia fillestare e mysafirëve erdhi pas vetëm 11 minutave lojë, kur van de Donk me një goditje të bukur mposhti portierën e Kosovës, Florentina Kolgeci.

Pastaj në vazhdim të pjesës së parë, mysafirët realizuan edhe tre gola përmes Snoeijs që realizoi dy gola në minutat 31′ dhe 44′ si dhe Martens në minutën e 34′.

Në pjesën e dytë, Kosova shfaqi lojë më stabile, por që nuk pati asnjë gol të realizuar dhe rezultati final i ndeshjes ishte Kosova 0-4 Holanda.

Në grupin A, kryeson Holanda me 27 pikë, kurse Kosova pozicionohet në vendin e katër me 10 pikë të mbledhura.

The post Holanda e mposhtë lehtësisht Kosovën appeared first on Prizreni Sot.

Vashat e Kosovës e presin në Prishtinë kampionen evropiane dhe nënkampionen botërore
Ekipi kombëtar i vashave i Kosovës do të përballet sot me kampionen evropiane dhe finalisten e Kupës së Botës, Holandën, në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2021.

Kosova është nikoqire e Holandës në stadiumin Fadil Vokrri, për ndeshjen e xhiros së nëntë të Grupit A kualifikues, që nis në orën 19:00, raporton Gazeta Express.

Kjo është përballja e parë e vashave të Kosovës me ato të Holandës, të cilat janë kampione evropiane në fuqi dhe vitin e kaluar e arritën finalen e Kupës së Botës.

Holanda vjen në këtë takim si favorite e madhe dhe pa asnjë presion, për shkak se tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në Euro 2021, pasi i fitoi tetë ndeshjet e para në grup.

Vashat e Kosovës po marrin pjesë për herë të parë në kualifikime për Kampionatin Evropian dhe nuk e kanë pothuajse asnjë gjasë të sigurojnë një vend në play-off.

Dardanet renditen në pozitën e katërt me 10 pikë, 14 më pak se liderja Holanda dhe pesë më pak se Rusia në pozitën e dytë.

Vendi i parë kualifikohet automatikisht, ndërsa vendi i dytë e siguron play-offin.

Në shtatë ndeshje deri tani në grup, Kosova i ka tri fitore, një barazim dhe 3 humbje.

The post Vashat e Kosovës e presin në Prishtinë kampionen evropiane dhe nënkampionen botërore appeared first on Prizreni Sot.