Liqeni Archives - Prizreni Sot

“Liqeni i gjakut” që i kthen kafshët në “gur”
Në Luginën e Riftit dhe në këmbët e vullkanit Gelai në Afrikë, ndodhet një pellg i madh, kripësia e lartë e të cilit lejon vetëm disa specie të mbijetojnë.

Ideja e një liqeni që i kthen në çast kafshët në gur tingëllon si nga mitologjia greke, por në fakt ky fenomen tejet i veçantë ndodh në liqenin Natron në Tanzani, i cili është një nga liqenet më vdekjeprurës në botë. Ai është një hapësirë tejet e rëndësishme për çiftëzimin e flamengove, të cilat janë më pak të rrezikuara.

Gjatë stinës së shirave, pellgu mbushet me ujë, por më vonë temperaturat e larta shkaktojnë avullim intensiv. Aty gjallojnë vetëm disa baktere të pasura me pigment të kuq, që e ngjyros intensivisht ujin, duke dhuruar pamje fantastike.

Liqeni Natron është shumë i cekët, thellësia varion nga 1.5 deri në 3 metra. Nxehtësia e ujit arrin deri në 50 dhe madje edhe 60 °C. Përmbajtja e kripërave të natriumit në ujërat e liqenit është shumë e lartë. Në muajt më të nxehta (shkurt dhe mars) edhe uji bëhet i trashë për shkak të kësaj. Këto kushte favorizojnë aktivitetin e cianobaktereve halofil që jetojnë në liqenin Natron, për shkak të pigmentit të të cilit uji ka një ngjyrë të kuqe të gjakut. Megjithatë, hija e ujit ndryshon në varësi të sezonit dhe thellësisë – liqeni mund të jetë portokalli ose i kuq, dhe nganjëherë duket si një pellg i zakonshëm.

Ujërat e Natronit në Tanzani janë një rrezik i vërtetë. Për shkak të nivelit të lartë të ujit alkali, kripë e ngrirë çon në djegie të rënda nëse një person, një kafshë ose një zog është zhytur në liqen. Pikërisht kështu shumë zogj kanë gjetur vdekjen. Më pas, trupat e tyre ngurtësohen dhe mumifikohen, duke u mbuluar me substanca minerale.

Këto veçanti të këtij liqeni lidhen edhe me Ol Doinyo Lengai, i njohur si “Mali i Zotit”, i cili është i vetmi vullkan aktiv që lëshon natrokarbonat.

The post “Liqeni i gjakut” që i kthen kafshët në “gur” appeared first on Prizreni Sot.

Liqeni ngjyrë rozë “çmend” të rinjtë, të gjithë në kërkim të fotos perfekte
Të rinjtë në Australi kanë zbuluar vendin e “ëndërruar” për të realizuar foton perfekte për Instagram.

Ata po udhëtojnë në një zonë industriale të Melburnit për të pozuar pranë një liqeni të mbushur me ujë ngjyrë rozë.

Liqeni është duke u kthyer në një destinacion tejet të preferuar për të rinjtë dhe ndodhet vetëm 6,3 kilometra nga qendra e Melburnit.

Megjithatë një problem ekziston. Ju nuk mund të shkoni në çdo moment për të gjetur ngjyrën e veçantë të ujit.

Fenomeni natyror ndodh vetëm me ekuilibrin e duhur të kripës, dritës së diellit, temperaturave të larta, reshjeve të pakta dhe algave, e cila prodhon një pigment të kuqërremtë-portokalli të quajtur beta-Carotene.

The post Liqeni ngjyrë rozë “çmend” të rinjtë, të gjithë në kërkim të fotos perfekte appeared first on Prizreni Sot.