Mamusha Archives - Prizreni Sot

Aktakuzë kundër pesë personave zyrtarë në Mamushë, dyshohet se e dëmtuan buxhetin më shumë se 120 mijë euro
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër pesë të pandehurve nën dyshimin se në cilësinë e personave zyrtarë në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës “me datë 29.01.2021 në Mamushë, në cilësinë e personave zyrtarë – duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, në bashkëkryerje i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që seriozisht t’i shkelin të drejtat e personit tjetër, në atë mënyrë që i pandehuri S.M., në cilësinë e Kryetarit të komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi nga vërshimet dhe shirat e rrëmbyeshëm në Komunën e Mamushës, ndërsa të pandehurit F.T., E.M., F.M.,dhe V.Sh., – si anëtarë të komisionit, përpilojnë Raportin mbi vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe listën prej 169 fermerëve përfitues të mbështetjes financiare publike në shumën prej 416,874.77 €, me ç’rast 43 fermerë nga 169 sosh si fermerë përfitues, janë përfshirë në listën e përfituesve në kundërshtim me opinionin ligjor të MBPZHR-së – të datës 17.07.2018 dhe në kundërshtim me Vendimin për shlyerjen e njërit NIF (Numri Identifikues i Fermës) të cilët kanë përfituar mbështetje financiare në shumën prej 97,456.61 € si dhe 13 persona të tjerë të cilët ishin futur në listën e përfituesve pa qenë fare fermerë, me ç’rast këta të fundit kanë përfituar shumën prej 22,936.70 €, me ç’rast i kanë shkaktuar dëm material buxhetit të Republikës së Kosovës në shumën prej 120,393.31 € (njëqind e njëzet mijë e treqind e nëntëdhjetë e tre euro e tridhjetë e një cent)”.

“Me këto veprime, të pandehurit e lartëcekur kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.”

The post Aktakuzë kundër pesë personave zyrtarë në Mamushë, dyshohet se e dëmtuan buxhetin më shumë se 120 mijë euro appeared first on Prizreni Sot.

Dy burra e rrëmbejnë dhe rrahin një tjetër për shkak të borxhit në Mamushë
Dy persona janë arrestuar pasi kanë rrëmbyer dhe sulmuar fizikisht një person tjetër në Mamushë.

Sipas policisë, të dyshuarit e kishin rrëmbyer viktimin për shkak të një borxhi.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

RRËMBIM & LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Mamushë / 31.08.2024 – 15:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit, viktimën mashkull kosovar e kanë nxjerrë nga vetura e tij dhe e kanë futur në veturën e tyre, dyshohet për shkak të një borxhi e pastaj e dërguar në oborrin e shtëpisë së tyre dhe të njëjtin e kanë sulmuar fizikisht. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

The post Dy burra e rrëmbejnë dhe rrahin një tjetër për shkak të borxhit në Mamushë appeared first on Prizreni Sot.

Aktakuzë kundër njëmbëdhjetë personave, që u përfshinë në përleshje në Mamushë
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: M.U., F.M., A.B., A.B., J.B., S.M., L.M., A.M., I.B., A.B., dhe I.S., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367, “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, “Pjesëmarrja në rrahje” nga neni 187, “Sulmi” nga neni 184, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri M.U., me datë 06.05.2023 rreth orës 20:05min në Mamushë, saktësisht në hapësirën e jashtme të objektit për shitjen e karburanteve “P.P.”, me qëllim që t’ i shkaktoj lëndime trupore personit tjetër, e sulmon me armë zjarri të dëmtuarin I.B., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi në mes të pandehurit A.B., dhe F.M., përfshihen në rrahje 11 (njëmbëdhjetë) të pandehur nga të dyja palët, ku gjatë përleshjes i pandehuri M.U., i armatosur me armë- revolver, shtënë në drejtim të dëmtuarit të cilin e godet në pjesën e këmbës së djathtë, veprime këto me të cilat të dëmtuarit I.B., i shkaktojnë lëndime të rënda trupore. Me këto veprime, i pandehuri M.U., ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

I pandehuri, F.M., gjatë përleshjes, në mënyrë të paautorizuar përdorë armën e zjarrit – pistoletën, me të cilën me qëllim të frikësimit, shtënë disa herë në drejtimin lartë në ajër, me ç’ rast të pranishmëve u shkakton frikë, ankth dhe pasiguri. Me këto veprime kryen veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

I pandehuri, A.B., me qëllim që t’ i shkaktoj lëndime trupore personit tjetër, ku gjatë përleshjes, me armën e zjarrit – pistoletë, përkatësisht me pjesën e dorezës së armës e godet dy herë në kokë të dëmtuarin S.M., me ç’ rast të dëmtuarit i shkakton lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin. Me këto veprime, kryen veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”sipas KPRK-së.

I pandehuri, J.B., me qëllim që t’ i shkaktoj lëndime trupore personave tjerë, merr pjesë në rrahje, e cila rezulton me lëndim të rëndë trupor. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” të KPRK-së.

Të pandehurit: F.M., S.M., L.M., A.M., A.B., I.B., dhe A.B., me qëllim që t’ i shkaktojnë lëndime trupore personave tjerë, marrin pjesë në rrahje. Me këto veprime, secili veç e veç kishte për të kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” të KPRK-së.

I pandehuri, I.B., me qëllim që ta lëndoj tjetrin, me dashje e sulmon të dëmtuarin/pandehurin A.B., Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.​

The post Aktakuzë kundër njëmbëdhjetë personave, që u përfshinë në përleshje në Mamushë appeared first on Prizreni Sot.

Mamusha “Ukraina e vogël” e Kosovës
Ukraina prodhon më së shumti vaj luledielli në botë. Sipas të dhënave, vaji nga Ukraina eksportohet në gjithë botën. Për shkak të agresionit rus dhe pengesave që ia shkaktoi Ukrainës, çmimi i vajit dhe produkteve tjera që lidhen me të janë shtrenjtuar gjithandej. Kosova e ka një “Ukrainë të vogël”. Bëhet fjalë për Mamushën.

Një sipërfaqe e madhe e mbjellë me luledielli po i jep edhe më shumë bukuri natyrës në Mamushë.

32 nga 200 hektarët e familjes Morina këtë vit janë mbjellë me këtë lloj të veçantë të luleve.

Për ta ruajtur cilësinë e tokës preferohet të ndërrohet kultura që mbillet aty.

Përveç kësaj, arsyeja tjetër që në këto plantacione të mbillen me luledielli është edhe ngritja e çmimit të vajit, tregon Ilir Dula, bashkëpunëtor i familjes Morina.

Farat e luleve janë hedhur në pranverë e në muajin shtator pritet që të jenë gati për korrje.

Gati si secila bimë tjetër edhe këto bimë të lulediellit kërkojnë kujdesin e njëjtë. Ujitje dhe kujdes.

Edhe pse lloji i këtyre luleve është i përshtatshëm edhe për toka të thata, në parcela tashmë është vendosur një sistem nëntokësor i ujitjes.

Dula tregon se në vend nuk ka ndonjë pikë grumbulluese për lëndën e parë të vajit, kështu që cak e kanë tregun e jashtëm.

E, duke marrë parasysh kushtet atmosferike, në shtator pritet një rendimet i kënaqshëm.

Ky vit thotë se është më shumë eksperimental. Vazhdimi i kësaj veprimtarie varet edhe nga përfitimet që do t’i japë këtë vjeshtë.

Korrja e lulediellit bëhet me kombajna të posaçme për këtë punë.

The post Mamusha “Ukraina e vogël” e Kosovës appeared first on Prizreni Sot.

Përdoren dhune dhe mbanin armë ilegale në shtëpi, arrestohen dy persona
Policia Rajonale në Prizren ka njoftuar se me datë 03 maj 2021, dy qytetarë nga Mamusha kishin përdorur dhunë ndaj familjarëve të tyre, përkatësisht bashkëshortes dhe djalit të tij. Policët i intervistuan në cilësinë e të dyshimtëve dhe vepruan me hetime në lidhje më këtë rast.

Hetuesit e stacionit policor në Mamushë, duke e hetuar këtë rast, arritën të marrin informacione se i dyshimti që kishte përdorur dhunë në familje ishte në posedim ilegal të armëve.

Me datë 17 maj 2021, pasi hetuesit morën autorizimin nga prokurori i shtetit, ndaluan dy persona të dyshimtë me iniciale S.B i lindur në vitin 1943 dhe E.B i lindur në vitin 1997.

Gjatë intervistës të dyshimtit pranuan së janë në posedim të armëve ilegale, përkatësisht 5 armë pistoleta të tipit Ecol Special, Bereta dhe Woltra Combat. Me këtë rast u sekuestruan 5 revole te ndryshme, 317 fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe 2 fishek kalibër i panjohur.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit, të dyshimtit u ndaluan në afat prej 48 orë. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftim nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun nga Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren

The post Përdoren dhune dhe mbanin armë ilegale në shtëpi, arrestohen dy persona appeared first on Prizreni Sot.