Përdoren dhune dhe mbanin armë ilegale në shtëpi, arrestohen dy persona

Policia Rajonale në Prizren ka njoftuar se me datë 03 maj 2021, dy qytetarë nga Mamusha kishin përdorur dhunë ndaj familjarëve të tyre, përkatësisht bashkëshortes dhe djalit të tij. Policët i intervistuan në cilësinë e të dyshimtëve dhe vepruan me hetime në lidhje më këtë rast.

Hetuesit e stacionit policor në Mamushë, duke e hetuar këtë rast, arritën të marrin informacione se i dyshimti që kishte përdorur dhunë në familje ishte në posedim ilegal të armëve.

Me datë 17 maj 2021, pasi hetuesit morën autorizimin nga prokurori i shtetit, ndaluan dy persona të dyshimtë me iniciale S.B i lindur në vitin 1943 dhe E.B i lindur në vitin 1997.

Gjatë intervistës të dyshimtit pranuan së janë në posedim të armëve ilegale, përkatësisht 5 armë pistoleta të tipit Ecol Special, Bereta dhe Woltra Combat. Me këtë rast u sekuestruan 5 revole te ndryshme, 317 fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe 2 fishek kalibër i panjohur.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit, të dyshimtit u ndaluan në afat prej 48 orë. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftim nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun nga Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *