Masat e reja Archives - Prizreni Sot

Të gjitha masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga nesër
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për vendosjen e masave të reja kundër pandemisë COVID-19.

Në një konferencë për media, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka njoftuar se është marr vendim lidhur me orën policor, orarin e punës së gastronomisë, bartjen e maskës dhe për posedimin e dy dozave të vaksinës për hyrje-daljet në Kosovë.

Vendimi i plotë i Qeverisë:

V E N D I M

Për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19

[Zbatimi territorial]
Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
[Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës]
Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:
2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë me dy doza ose me një dozë të vaksinës Janssen (J&J) që nuk ka kaluar më shumë se 12 muaj nga marrja e dozës së fundit;

2.2 Certifikatën e vaksinimit me një dozë e shoqëruar me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë;

2.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 në 90 ditët e fundit (test RT-PCR pozitiv i lëshuar 21–90 ditët e fundit);

2.4 Dëshmi se personi e ka marrë dozën e tretë/përforcuese

2.5 Dëshmi të testit RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë.

Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.5 lirohen:
3.1 Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova (tranzit) brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh dhe që dalja në pikë kufitare të jetë e ndryshme nga hyrja kufitare;

3.2 Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID- 19;

3.3 Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

3.4 Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

3.5 Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë dhe pjesëtarët e trupave të KFOR;

3.6 Personat nën moshën dymbëdhjetë (12) vjeçare;

3.7 Shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk i kanë dy doza të vaksinës janë të detyruar të kryejnë karantinim shtëpiak për një periudhë prej shtatë (7) ditësh që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës;

3.8 Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi. Personat e tillë duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, të administruar jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

3.9 Personat nga mosha 12 vjeçare deri në moshën 16 vjeçare duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë.

[Mbrojtja dhe siguria në punë]
Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, ndërmarrjeve publike qendrore e lokale, i bizneseve private, organizatave, si dhe subjektet tjera, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës:
4.1 Certifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19;

4.2 Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ për COVID 19 jo më të vjetër se një javë;

Nëpunësi më i lartë administrativ, apo pozita ekuivalente, institucioneve publike, private, si dhe subjektet tjera, është i obliguar të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 4.1 deri 4.2.
Punëdhënësit publik e privat, si dhe subjektet tjera obligohen që mbështetur në nevojat dhe natyrën e punës së tyre, të identifikojnë dhe të përcaktojnë stafin esencial, si dhe të organizojnë punën vetëm me këtë staf.
Punëdhënësit publik dhe privat, si dhe subjektet tjera udhëzohen të krijojnë kushtet për kryerjen e detyrave të punës nga shtëpia për punëtorët që nuk janë staf esencial, sipas nevojave të punëdhënësit.
Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]

Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.
Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, respektimin e distancës prej një (1) metër dhe shenja promovuese për vaksinim sipas dizajnit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.
Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, në ambientet e mbyllura.
Obligohen të gjitha institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që të caktojnë një punonjës që do të monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 11 dhe posedimin e dëshmive sipas pikës 4.1 dhe 4.2.
[Kufizimi i qarkullimit]
Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, përveç:
13.1 Rasteve të natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi);

13.2 Qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë dhe operatorët që kryejnë punë apo shërbime publike;

13.3 Personelin e ndërrimit të natës të operatorëve ekonomikë që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës;

13.4 Personat të cilët ofrojnë dëshmi se duhet të jenë në aeroport gjatë orarit të kufizimit të qarkullimit, për shkak se kanë për të udhëtuar përmes aeroplanit;

13.5 Personave ndaj të cilët aplikohet leja e veçantë e përkohshme që lëshohet nga Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas pikës 15, për shkak të domosdoshmërisë së qarkullimit gjatë orës policore.

Obligohen punëdhënësit të sigurojnë që punëtorët e tyre që i nënshtrohen kufizimit nga pika 13 të kenë kohë të mjaftueshme për të udhëtuar në banesat e tyre.
Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme mundet që të lëshojë leje të veçantë, për persona të cilët ofrojnë dëshmi të mjaftueshme për domosdoshmërinë që kufizimi i qarkullimit të orarit të ju zgjatet përkohësisht.
Dh. [Institucionet e arsimit]

Procesi edukativ-arsimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor zhvillohet sipas rekomandimeve për institucionet parashkollore të IKSHPK të datës 20.01.2022..
Procesi edukativ-arsimor në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar të të gjitha niveleve, si dhe në qendrat e qëndrimit ditor zhvillohet në përputhje me Udhëzuesit të MAShTI për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë Covid-19. Task forcat e institucioneve edukative-arsimore vendosin për aplikimin e skenarëve për organizimin e procesit mësimor, varësisht nga gjendja në institucion dhe në klasa.
Procesi mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, si dhe në institucionet aftësuese dhe të arsimit joformal, mund të zhvillohet me prani fizike me kusht që grupet mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50% të hapësirës.
Studentët në mënyrë që të ju mundësohet regjistrimi në konvikt duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 4.1 ose 4.2.
Studentët në institucionet publike dhe private universitare duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 4.1 ose 4.2, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.
Stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, duke përfshirë institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 4.1 ose 4.2, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.
Nëpunësi më i lartë administrativ, apo pozita ekuivalente, i çdo institucioni sipas pikës 19, 20 dhe 21, është i obliguar me vendim të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 4.1 ose 4.2.
Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve.
[Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse.
[Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]
Përveç nëse përcaktohet ndryshe në këtë vendim, lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në tridhjetë (30) persona (punëtori, mbledhje, seminare, trajnime apo grumbullime tjera). Përveç atyre nën moshën 12 vjeçare, obligohen pjesëmarrësit që të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3 në mënyrë që të ju lejohet hyrja në këto ambiente, si dhe organizatori obligohet të siguroj distancën fizike prej një (1) metër në mes të personave dhe kontrollimin e dëshmive përkatëse si:
25.1 Certifikatën e vaksinimit me së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19;

25.2 Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë;

25.3 Certifikatën e vaksinimit me një dozë, jo më të vjetër se një (1) muaj.

Mbledhjet e Kuvendit dhe të Qeverisë lejohen pavarësisht numrit të personave, duke u respektuar mbajtja e maskave dhe distanca fizike prej një (1) metër në mes të personave.
Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Shëndetësisë mundet që të lëshojë leje të
veçantë, që tejkalon numrin prej tridhjetë (30) persona, për ngjarje të rëndësisë së

veçantë në funksion të interesit publik.

Lejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore, në ambiente të jashtme deri në pesëdhjetë
(50) persona (publiku). Organizatori obligohet të sigurojë mbajtjen e distancës fizike prej

1 metër në mes të personave dhe paraqitjen e dëshmive të evidentuar në pikat 25.1 deri

25.3 përveç pjesëmarrësve nën moshën 12 vjeçare dhe bartjen e maskës.

Pavarësisht pikës 27 dhe 28, për koncerte dhe festivale me publik në këmbë vlejnë
ndalesat e përcaktuara në pikën 32.

Ceremonitë dhe ritet fetare lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre deri në 50% të
kapacitetit shfrytëzues me kusht që posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 25.1

deri 25.3 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura, në përputhje me

udhëzuesin përkatës, përveç pjesëmarrësve nën moshën 12 vjeçare.

Lejohen funeralet, duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej një (1)
metër nga njëri-tjetri.

[Ndalimi i veprimtarive dhe organizimeve të caktuara]
Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe
organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave,

ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Gj. [Gastronomia]

Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Klientët dhe stafi i
gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 25.1 deri 25.3 në

mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve, në përputhje me

udhëzuesin përkatës, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare.

Në lokalet e gastronomisë është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona
përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën

25.1 deri 25.3.

Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në pesëdhjetë (50%) e kapacitetit të
hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në shtatëdhjetë (70%) e

kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me
Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.

Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të
gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:

37.1 Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:

37.2 Ndërsa paguan porosinë;

37.3 Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;

37.4 Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

Në rastet nga pika 37.1 deri 37.4 është e obliguar bartja e maskës.
Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në
orën 23:00.

Muzika lejohet vetëm deri në orën 22:00.
Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të
ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në
distancë së paku një (1) metër.

Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë
më të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është kufizimi prej pesë (5) persona në

10 m2.

Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë apo banak.
Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.
Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 23:00, pas pajisjes
me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK) dhe masa rigoroze të higjienës për veturën,

porositë dhe personelin.

[Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomik]
Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.
Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me
shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të

njëjtën kohë sipas rregullit – një (1) person për 8 m 2 . Këta operatorë obligohen të

shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja

llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.

Klientët dhe stafi në qendra tregtare duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e
cekura në pikën 25.1 deri 25.3, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt, përveç atyre

nën moshën 12 vjeçare.

Subjekti që menaxhon me qendrën tregtare është i obliguar të caktojë një apo më shumë
persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura

në pikën 25.1 deri 25.3. dhe atë në secilën hyrje të qendrës tregtare.

[Puna me palë]
Në institucionet publike, private dhe subjekte tjera, punonjësit/personeli i cili ka punë me
palë/kontakt të drejtpërdrejtë me klientë (duke përfshirë, por duke mos u kufizuar,

berberë, vozitësit e taksive, punonjësit në markete dhe banka etj.), duhet të posedojnë

ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja

në vendin e punës. Obligohet të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do

të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3.

Inkurajohet pranimi i pagesave në formë elektronike, në vend të keshit.

Personi përgjegjës i institucionit publik, privat apo i subjekteve tjera, obligohet që të
ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç

nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1 metër nga grupet e tjera të personave.

[Transporti publik dhe ndërkombëtar]
Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar pa maskë.
Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50%
të kapacitetit të ulëseve.

Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy (2) udhëtarë.
Stafi dhe pasagjerët e transportit publik duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e
cekura në pikën 25.1 deri 25.3, në mënyrë që t’u lejohet veprimtaria, respektivisht

udhëtimi në mjetet e transportit publik dhe ndërkombëtar, përveç atyre nën moshën 12

vjeçare.

Secili operator është i obliguar të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës në çdo
mjet të transportit publik, që do të kontrollojnë pasagjerët për posedimin e ndonjërës nga

dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3.

[Teatrot, bibliotekat, etj.]
Bibliotekat, muzetë, kinematë, teatrot, qendrat rinore, qendrat e kulturës me grupe apo
institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, lejohet të punojnë

duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse, me

kusht që publiku të jetë i ulur në karrige. Obligohet mbajtja e maskës dhe distancës fizike

prej një (1) metër në mes të personave.

Shfrytëzuesit e veprimtarive sipas pikës 58, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë
e cekura në pikën 25.1 deri 25.3, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt, përveç atyre

nën moshën 12 vjeçare.

Në veprimtaritë sipas pikës 58, duhet të caktohet me vendim një apo më shumë persona
përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën

25.1 deri 25.3.

[Sporti dhe rekreacioni]
Lejohen organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe
rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me

masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të
nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar

masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse. Në aktivitetet garuese në hapësira të

mbyllura dhe të hapura nuk lejohet prania e shikuesve.

Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura lejohet prania e shikuesve deri në 10% të
kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të

tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1 metër dhe masat tjera

mbrojtëse.

Në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 30% të
kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të

tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1 metër dhe masat tjera

mbrojtëse.

Shikuesit në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura apo të jashtme, duhet të
posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3.

Organizatorët e garës janë të obliguar të caktojnë persona përgjegjës për kontrollimin e
posedimit të ndonjërës nga dëshmitë sipas pikës 25.1 deri 25.3, si dhe të ndërmarrin

masat specifike, në përputhshmëri me protokollet ndërkombëtare, për menaxhimin e

masës (tifozëve) para, gjatë dhe pas hyrjes në hapësirën sportive.

Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale
rekreative. Klientët dhe stafi, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara

në pikën 25.1 deri 25.3 të këtij Vendimi.

Çdo fitnes, palestër dhe i ngjashëm është i obliguar të caktojë të paktën një punonjës i
cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri

25.3.

Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme, bëhet në proporcion 1 klient në 10
m 2 .

Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për
pastrimit) në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijësimit dhe dezinfektimit të tyre

nga secili klient pas përdorimit.

[Banjat termale]
Për të hyrë në banja termale, klientët dhe stafi duhet të posedojnë ndonjërën nga
dëshmitë e përcaktuara në pikën 25.1 deri 25.3të këtij Vendimi, përveç atyre nën

moshën 12 vjeçare. Obligohet caktimi i të paktën një punonjësi i cili do të kontrollojë

posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 25.1 deri 25.3.

[Tregjet dhe therja e kafshëve]
Tregjet publike të automjeteve, kafshëve dhe shpezëve lejohet të zhvillojnë veprimtarinë
duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse.

Obligohet mbajtja e maskës dhe vendosja e tezgave në distancë fizike prej të paktën dy

(2) metra.

[Të dhënat personale dhe mënyra e kontrollimit të dëshmive sipas pikës 4.1 deri
4.2]

Caktimi i personave të autorizuar apo punonjësve të autorizuar për kontrollimin e
dëshmive sipas pikës 25.1 deri 25.3, bëhet përmes vendimit ku përcaktohet emri dhe

mbiemri i personit të autorizuar. Këta persona duhet të jenë të identifikueshëm përmes

kartelës/shenjës identifikuese dhe emrat e tyre të afishohen në hyrje të institucionit,

qendrave tregtare, lokaleve të gastronomisë dhe cilitdo biznes tjetër.

Prezantimi i dëshmive të përmendura në pikën 25.1 deri 25.3, bëhet në një formë e cila
nuk lejon që personat e autorizuar ose shërbimet e autorizuara për të kontrolluar

posedimin e tyre, t’i mbajnë, t’i ruajnë, t’i regjistrojnë apo përpunojnë të dhënat që

përbëhen në dëshmi në çfarëdo forme, përpos nëse subjekti i të dhënave ka dhënë

pëlqimin e tij në formë të shkruar për përpunimin e këtyre të dhënave.

Personat e autorizuar dhe të caktuar me emër, për të kontrolluar dëshmitë përmendura
në pikën 25.1 deri 25.3, në rastet kur subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij në

formë të shkruar për përpunimin e këtyre të dhënave, nuk lejohen t’i mbajnë të dhënat

ose ripërdorin ato për qëllime të tjera, përveç për konstatimin e posedimit të dëshmive,

në interes të shëndetit publik dhe për qëllimet e vetme për të luftuar përhapjen e

pandemisë COVID-19.

Nj. [Udhëzuesit dhe sqarimet]

Obligohet Ministria e Shëndetësisë që të ndryshoj dhe plotësoj udhëzuesit e
përkohshëm, të përgjithshëm dhe të veçantë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19,

si në vijim:

76.1 Udhëzues i Përkohshëm për aplikimin e masave të përgjithshme për

parandalimin dhe luftimin e COVID-19;

76.2 Udhëzues i Përkohshëm për sektorin e shërbimeve personale dhe

bizneseve, industrisë, administratës publike dhe OJQ-ve;

76.3 Udhëzues i Përkohshëm për institucionet arsimore të të gjitha niveleve;

76.4 Udhëzues i Përkohshëm për gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe

qendra tregtare;

76.5 Udhëzues i Përkohshëm për tubimet fetare, varrime, punëtori dhe

aktivitete kulturore;

76.6 Udhëzues i Përkohshëm për fitnese, palestra dhe aktivitete tjera

rekreative dhe sportive;

76.7 Udhëzues i Përkohshëm për transportin publik dhe ndërkombëtar;

76.8 Udhëzues i Përkohshëm për institucionet e kujdesit shëndetësor;

76.9 Udhëzues i Përkohshëm për aviacionin civil;

76.10 Udhëzues i Përkohshëm për institucionet korrektuese, qendra të azilit

dhe të mbajtjes për të huaj;

Udhëzuesit nga pika 76 janë të detyrueshëm për të gjithë personat dhe sektorët ndaj të
cilëve zbatohen.

Obligohet Ministria e Shëndetësisë që në rast nevoje të nxjerr sqarime për pikat e këtij
Vendimi.

[Zbatimi]
Obligohet Ministri i Shëndetësisë, AUV dhe Policia e Kosovës, që në bashkëpunim me
shtabet emergjente komunale, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojnë në

Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën l6:00).

Obligohet Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK dhe IKShPK të dorëzojnë në Zyrën e
Kryeministrit raportin javor (çdo të premte deri në orën 16:00) për zbatimin e masave,

gjendjen në institucionet shëndetësore, gjendjen epidemiologjike dhe parashikimet për dy

javët në vijim.

Obligohet Ministria e Shëndetësisë që, bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin
dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës të nxjerrë

vendime operacionale varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të

IKShPK-së.

Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e
masave, vendimeve të tjera dhe udhëzuesve përkatës në zbatim të Ligjit Nr. 07/L-006

për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat
ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë

COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.

I vetmi autoritet që mund të interpretojë këtë vendim është Ministria e Shëndetësisë,
ndërkaq çdo institucion tjetër mund të ofrojë sqarime për kategoritë respektive për të cilat

aplikohet ky vendim, vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë së

Shëndetësisë.

[Shfuqizimi i vendimit Nr. 01/55]
Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë Nr. 01/55, i datës 21.01.2022.
[Hyrja në fuqi]
Vendimi hyn në fuqi më datën 05.02.2022.

The post Të gjitha masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga nesër appeared first on Prizreni Sot.

Masat antiCOVID që pritet të miratohen sot në Qeveri
Komiteti për menaxhim të pandemisë COVID-19 një ditë më parë mbajti mbledhje, ndërsa propozoi lehtësim të masave antiCOVID, e të cilat pritet që sot të miratohen nga Qeveria e Kosovës.

Kufizimi i lëvizjes është propozuar të jetë deri në orën 24:00, ndërsa orari i lokaleve të gastronomisë është lejuar deri në 23:00.

Në propozimin e Komitetit për menaxhimin e pandemisë është rekomanduar po ashtu që hyrja në Kosovë të jetë me dy vaksina pa pasur nevojë për testin PCR.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi pas mbledhjes së Komitetit ka njoftuar se masat e reja të propozuara prite të votohen në mbledhjen e së premtes në Qeveri, ndërsa të hyjnë në fuqi të shtunën.

“Ne kemi vendosur në bazë të masave që kemi pasur deri tani, ato kanë treguar efekt shumë të mirë kështu që ne do t’i lehtësojmë shumicën prej këtyre masave. Për shembull hyrja në kufi do të jetë më dy vaksina, ne i kemi propozuar, nesër qeveria duhet t’i aprovojë sigurisht. Nëse i ka dikush dy vaksina ose tri mund të hyjë në Kosovë, ai që ka vetëm një duhet me pas test.

Kjo e famshmja, që po i themi ne, ora policore, është shtyrë deri në orën 24:00, dhe fitneset do të hapen.

Por qëllimi kryesor që të kërkohet nga të gjithë këta të restoranteve, lokaleve, të shtëpive të mallrave, qendrave tregtare që hyrja të kufizohet për vetëm ata që kanë vaksina”, tha ai.

Ministri Latifi theksoi se situata pandemike në vend iu ka dhënë mundësi për lirim të masave, por shtoi se nëse është nevoja brenda natës do ketë ashpërsim të masave.

Latifi po ashtu tha se orari i punës së gastronomisë me lirim të masave është mundësuar të jetë deri në orën 23:00.

“Nëse ora policore është shtyrë në orën 24:00 ata në restorant mundem me qenë deri në orën 23:00… Në bazë të dhënave që kemi jemi në gjendje t’i zvogëlojmë masat, t’i zbusim pak ato. Por t’iu them edhe njëherë, ne përcjellim gjendjen për çdo ditë, nëse duhet t’i shtojmë prapë masat ne i shtojmë krejt varet prej asaj se çka ngjan me statusin epidemiologjik… Këto miratohen nesër (premte) nga Qeveria dhe ne do vlerësojmë situatën çdo javë nëse duhet t’i ndërrojmë, ne i ndërrojmë edhe brenda natës, por shpresoj që nuk do të kemi nevojë… Masat hyjnë të shtunën në mëngjes”, tha ai.

Latifi nuk ka dashur ta komentojë mospjesëmarrjen e Asociacionit të Komunave të Kosovës në takimet në Komitetin për menaxhim të situatës COVID-19.

Aktualisht në fuqi janë masat ku puna e gastronomisë lejohet vetëm deri në orën 21:00, ndërsa ora policore nis nga ora 22:00 deri në 05:00. Deri më tash, për të hyrë në Kosovë qytetarët duhet të kenë tri doza të vaksinës antiCOVID apo dy doza dhe testin PCR.

The post Masat antiCOVID që pritet të miratohen sot në Qeveri appeared first on Prizreni Sot.

Këto janë masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi të shtunën
Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë është mbledhur sot për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja.

Në takim është vendosur që të lehtësohen masat e marra gjatë muajit janar.

Masat e rekomanduara do t’i propozohen nesër qeverisë dhe do të hyjnë të shtunën në fuqi.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi bëri të ditur se kanë rekomanduar lehtësim të masave Anti-COVID, të cilët do të miratohen nesër dhe të shtunën do të hyjnë në fuqi.

Ai tha se ora policore të rikthehet nga ora 00:00 deri në ora 05:00, gastronomia deri në orën 23:00.

Ndërsa, të gjithë ata që do të hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy doza të vaksinës.

Ata që kanë një dozë të vaksinës, duhet ta kenë edhe testin PCR.

Po ashtu, maska pritet të hiqet në ambientet e jashtme dhe fitneset të hapen.

Latifi bëri thirrje që çdo veprimtari, së cilës i janë lehtësuar masat, duhet që të pranojnë vetëm ata qytetarë që kanë dy doza të vaksinës.

The post Këto janë masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi të shtunën appeared first on Prizreni Sot.

Lejimi i dasmave, zgjatja e orarit të gastronomisë, heqja e orës policore, këto janë masat që pritet të lirohen nesër
Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka takuar pasditen e sotme zëvendësministrin e Shëndetësisë, Arsim Berishën, me të cilin kanë diskutuar rreth masave të reja që pritet të vendosen nesër, shkruan Gazeta Insajderi.

Insajderi mëson se nga ky takim është diskutuar zgjatja e orës për restorante e kafiteri, ku pritet që të zgjaten deri në orën 23:00 po ashtu edhe heqja e orës policore dhe lirimi i ahengjeve e klubeve të natës.

Arian Veanica nga Shoqata e Gastronomëve tha për Insajderin se kanë kërkuar masat e cekura më lartë ku sipas tij pritet që të merret vendim nesër për to.

“Ishim ne takim me zv. Ministrin. Kërkuam mu liru ahengjet, klubet, dhe funksionimi i kafe bar restoranteve sipas rregulloreve komunale, si dhe të hiqet ora policore. Një pjesë do të aprovohen, po të shohim se çka vendoset me sigurtë” tha ai.

Në takim me përfaqësues të shoqatës ishin edhe shefi i kabinetit, Kujtim Salihu dhe këshilltarja politike, Lumturie Beka.

Ndërkohë nesër pritet që Qeveria e Kosovës të publikoj masat e reja anti-Covid.

Masat sipas rregullores komunale janë për kafe deri në orën 23:00 gjatë dimrit ndërsa gjatë verës deri në orën 24:00.

The post Lejimi i dasmave, zgjatja e orarit të gastronomisë, heqja e orës policore, këto janë masat që pritet të lirohen nesër appeared first on Prizreni Sot.

Masat shtrënguese anti-Covid që pritet të miratohen sot nga Qeveria
Gjatë ditës së sotme pritet që Qeveria e Kosovës të miratojë masat e reja anti-COVID. Propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë pritet që të hyjnë në fuqi prej nesër. Këto masa përfshijnë kufizimin e lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 05:00, ndërsa edhe veprimtaria e gastronomisë do të lejohet të zhvillohet deri në orën 21:00.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti i cili tha se këto masa kundër COVID-19 synojnë ngadalësimin e përhapjes së variantit Omicron si dhe parandalimin e mbingarkesës së klinikave me pacientë.

“Diskutimet dhe propozimet e djeshme në Komitetin për Vlerësim dhe Koordinim kundër COVID-19 në fakt MSH i ka transformuar tashmë në propozime të cilat shkojnë sot në Qeverinë e vendit dhe pritet që sot gjatë ditës së miratohen masat e reja të cilat duhet të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme. Definitivisht për këtë do të informoj qeveria sapo t’i ketë miratuar por e rëndësishme është që është arritur pajtueshmëri për disa masa të cilat synim primar kanë ngadalësimin e përhapjes së variantit Omicron i cili është variant dominues edhe në vendin tonë dhe të parandalojmë mbingarkesën e tepërt spitalore dhe të parandalojmë format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID”, u shpreh ai.

Hoti deklaroi për KosovaPress se qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të kenë të tri dozat e vaksinës anti-COVID, apo edhe dy doza dhe testin PCR negativ.

Ai u shpreh se do të angazhohen që të ketë zbatim dhe mbikëqyrje më të rreptë të këtyre masave, sidomos në qendrat tregtare.

“Sigurisht që do të ketë masa sa i përket hyrjes në vendin tonë, qytetarët që vijnë në vendin tonë sigurisht që do të kenë 3 doza apo 2 doza dhe testin PCR të freskët për të dëshmuar mund të ketë kufizime edhe të kalimit të disa shërbimeve nga forma e dhënies së shërbimeve fizike në online. Do të ketë kufizime sa i përket lëvizjes e dini që përpara ka qenë koha kur nuk ka pasur lëvizje nga ora 24:00 deri në 05:00 të mëngjesit, ndërsa tani kufizimet fillojnë nga ora 22:00 që automatikisht nënkupton që sektori i gastronomisë do të punoj një orë më pak që do thotë që veprimtaritë duhet të mbyllen në orën 21:00 si dhe do të ketë edhe masa tjera pa përjashtuar ndonjë sektor në mënyrë të veçantë. […] Ne presim që disa masa të prekin edhe qendrat e ndryshme tregtare ku qytetarët apo klientët që duhet të frekuentojë ato duhet të jenë të vaksinuar ose ata që refuzojnë vaksinimin duhet të kenë dëshmi mjekësore pse nuk mund të vaksinohen sepse kemi konsideruar se faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e rasteve Omicron janë këto institucione apo veprimtaritë super shpërndarëse dhe qendrat tregtare janë disa prej tyre”, theksoi ai.

Meqenëse tashmë disa shkolla për shkak të rasteve pozitive me COVID kanë vazhduar mësimin në distancë, Hoti u shpreh se sistemi arsimor do të vazhdojë sipas skenarëve të paraparë më herët për vijueshmërinë e mësimit.

“Sa i përket sektorit të arsimit ekziston udhëzuesi për masat e përkohshme sa i përket COVID-19 i cili zbatohet në fushën e arsimit dhe vendimmarrja nëse një shkollë do të vazhdojë me prani fizike të nxënësve apo me cilindo prej skenarëve që janë në funksion i takon task-forcave të shkollave në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe MASHT, dhe do të jenë edhe më tutje në funksion të tri opsionet të cilat janë zbatuar deri më tani”, u shpreh Hoti.

Gjatë 24 orëve në Kosovë, një person ka humbur jetën si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar dhe 2 mijë e 708 raste të reja.

The post Masat shtrënguese anti-Covid që pritet të miratohen sot nga Qeveria appeared first on Prizreni Sot.

Këto janë masat Anti-COVID që do të hyjnë në fuqi në Kosovë
Qeveria e Kosovës po diskuton për masat e reja Anti-COVID. Zëdhënës për informim në MSh kanë thënë se do t’ua propozojnë Qeverisë disa masa të reja bazuar në situatën epidemiologjike në rajon.

Qeveria e Kosovës po mban mbledhje elektronike ku po diskutohet për masat e reja Anti-COVID.

Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të vazhdoj të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, ndërsa, qytetarët do të vazhdojnë të mbajnë edhe më tej maska.

Ministria e Shëndetësisë ka propozuar që çdo person që hyn në Kosovë duhet të ketë certifikatën e vaksinimit të plotë ose certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë.

Ndërsa, shtetasve të Republikës së Kosovës, si dhe personave me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, të cilët nuk posedojnë ndonjë nga dëshmitë e mësipërme dhe kërkojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, iu jepet mundësia të vaksinohen nga ekipet mobile të vendosura në pikën kufitare ANP “Adem Jashari (për ata që hyjnë në rrugë ajrore), dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.

Sipas MSH’së, obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, respektimin e distancës.

Po ashtu, obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.

Ndërsa, të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo të një komune, duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë, ose certifikatën për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës.

Zëdhënës për informim në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë sot se do t’ua propozojnë Qeverisë masat e reja bazuar në situatën epidemiologjike në rajon.

Sipas tyre, këto masa pritet të miratohen së shpejti dhe të zbatohen nga të gjithë.

“Disa masa të reja do të propozohen nga MSh për Qeverinë, bazuar në situatën epidemiologjike dhe rreziqet që mund të vijnë edhe nga varianti Omicron, dhe ato pritet të miratohen së shpejti dhe duhet të zbatohen nga të gjithë. Zbatimi i masave me korrektësi dhe vaksinimi janë aktualisht rruga që duhet ndjekur për të parandaluar përkeqësimin e situatës”, është thënë nga MSH.

Tutje nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se sistemi shëndetësor në Kosovë është i mobilizuar për t’u përballur me çfarëdo varianti në teren.

“Është e drejtë që kur në cilindo kontinent apo shtet shfaqet ndonjë variant i ri, situata të trajtohet me seriozitet dhe sistemi të mbahet i mobilizuar në maksimum për t’u ballafaquar me çfarëdo skenari në terren. Këtë po e bën edhe sistemi shëndetësor në Kosovë, me të gjitha kapacitetet që i ka”, thuhet tutje nga kjo ministri.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se ata nuk janë informuar për ndonjë takim në lidhje me masat e reja.

Ai ka thënë se janë të njoftuar se takimi do të mbahet këtë javë, por që ende nuk kanë marrë ndonjë informatë për ditën e kohën.

Përndryshe, ai ka thënë se MSH e qeveria mund të marrin masa të reja edhe pa u konsultuar me ta.

“Unë pak mëherët shikova email’in dhe nuk kisha marrë asnjë njoftim për takim. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se takimi do të mbahet këtë javë. Besoj që masat do të jenë të njëjta. Ne ende nuk jemi informuar për takimin”, ka thënë ai.

Kujtojmë që Kosova po regjistron shifra të ulta të infektimeve me COVID-19, ndonëse situata në rajon paraqitet krejtësisht ndryshe.

The post Këto janë masat Anti-COVID që do të hyjnë në fuqi në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.

Miratohen masat e reja: Ndryshon ora policore, maska mbetet obligative
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike me ç’rast janë miratuar masat e reja kundër Covid-19.

Sipas njoftimit të Qeverisë, maska do ë vazhdojë që të jetë obligative për qytetarët e vendit.

Ndërkohë ndryshime ka pasur në orarin e lëvizjes së qytetarëve.

Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00.

As pas kësaj mbledhje Qeveria vazhdon që të ndalojë veprimtarinë e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore,  në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej 1 metër nga njëri-tjetri.

Ndërsa, shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës, në formë elektronike sot ka mbajtur mbledhjen e 41-të të saj.

Në këtë mbledhje u miratua vendimi i ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 si dhe kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2021.

Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës u miratua vendimi i ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Masat për ruajtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen nga COVID-19 janë provuar si jetike për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Sipas raporteve të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, situata epidemiologjike me COVID–19, në Kosovë është stabile, por rreziku mbetet sepse varianti Delta vazhdon të jetë dominues tek ne dhe se në vendet e tjera në rajon dhe botë ka përkeqësim të ndjeshëm të situatës epidemiologjike.

Në një situatë të tillë, duke ju referuar të dhënave aktuale mbi situatën epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK – së, Qeveria ka ndërmarrë masa të cilat për qëllim kryesor kanë  ruajtjen e shëndetit publik si dhe parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme Qeveria ka shqyrtuar dhe aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore në kategorinë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2021.

Masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e  pandemisë COVID-19

A. [Zbatimi territorial]

1.       Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

B. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës]

2.       Çdo person i cili  hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedoj një nga dëshmitë e mëposhtme:

2.1.             Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19;

2.2.             Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

2.3.             Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

2.4.             Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

3.       Shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovës, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këta persona duhet të plotësojnë deklaratën nën betim për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.

4.       Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 , lirohen:

4.1.             Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;

4.2.             Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

4.3.             Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

4.4.             Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

4.5.             Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

4.6.             Personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë  (16) vjeçare.

Mbrojtja dhe siguria në punë]

5.       Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo të një komune, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës.

6.       Nëpunësi më i lartë administrativ i çdo institucioni publik është i obliguar të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4

Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]

7.       Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.

8.       Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes  në  objekt  pa  maska,  respektimin  e distancës.

9.       Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.

10.   Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:

10.1.          Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes;

10.2.          Gjatë vrapit, çiklizmit dhe ushtrimeve fizike;

10.3.          Gjatë ngrënies apo pijes.

11.   Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.

12.   Obligohen të gjitha institucionet publike dhe private që të përcaktojnë një punonjës të monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 11 dhe dëshmitë sipas pikës 2.1 dhe 2.4.

D. [Kufizimi i qarkullimit]

13.   Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, përveç:

13.1.          Rasteve të natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi);

13.2.          Qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë dhe operatorët që kryejnë punë apo shërbime publike;

13.3.          Personelin e ndërrimit të natës të operatorëve ekonomikë që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës;

13.4.          Personat të cilët ofrojnë dëshmi se duhet të jenë në aeroport gjatë orarit të kufizimit të qarkullimit, për shkak se kanë  për të udhëtuar përmes aeroplanit;

13.5.          Personave ndaj të cilët aplikohet leja e veçantë e përkohshme që lëshohet nga Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas pikës 15, për shkak të domosdoshmërisë së qarkullimit gjatë orës policore.

14.   Obligohen punëdhënësit të sigurojnë që punëtorët e tyre që i nënshtrohen kufizimit nga pika 13 të kenë kohë të mjaftueshme për të udhëtuar në banesat e tyre.

15.   Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme mundet që të lëshojë leje të veçantë, për persona të cilët ofrojnë dëshmi të mjaftueshme për domosdoshmërinë që kufizimi i qarkullimit të orarit të ju zgjatet përkohësisht.

Dh. [Institucionet e arsimit]

16.   Procesi mësimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor vazhdon në mënyrë të rregullt.

17.   Procesi mësimor-edukativ në institucionet e arsimit parauniversitar të të gjitha niveleve, si dhe në qendrat e qëndrimit ditor, zhvillohet me orar të rregullt dhe me prani fizike, nën mbështetjen, monitorimin dhe mbikëqyrjen aktive nga Task Forcat Komunale dhe Institucionale.

18.   Procesi mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, si dhe në institucionet aftësuese dhe të arsimit joformal, zhvillohet me prani fizike me kushtin që grupet mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50% të hapësirës.

19.   Studentët në mënyrë që të ju mundësohet regjistrimi në konvikt duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

20.   Studentët në institucionet publike dhe private universitare duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4., në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.

21.   Stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, duke përfshirë institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.

22.   Nëpunësi më i lartë i çdo institucioni sipas pikës 18, 19 dhe 20, është i obliguar me vendim të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

23.   Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve.

E. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]

24.   Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit,  siç kërkohet me ligjet përkatëse.

F. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]

25.   Përveç nëse përcaktohet ndryshe në këtë vendim, lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në tridhjetë (30) persona (punëtori, mbledhje, seminare, trajnime apo grumbullime tjera). Obligohet që pjesëmarrësit të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në këto ambiente, si dhe organizatori obligohet të siguroj distancën fizike prej 1 metër në mes të personave dhe kontrollimin e dëshmive përkatëse.

25.1.          Mbledhjet e Kuvendit dhe të Qeverisë lejohen pavarësisht numrit të personave, duke u respektuar mbajtja e maskave dhe distanca fizike prej 1 metër në mes të personave.

26.   Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Shëndetësisë mundet që të lëshojë leje të veçantë, që tejkalon numrin prej tridhjetë (30) persona,  për ngjarje të rëndësisë së veçantë  në funksion të interesit publik.

27.   Lejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore, në ambiente të jashtme deri në shtatëdhjetë (70) persona (publiku). Organizatori obligohet të sigurojë mbajtjen e distancës fizike prej 1 metër në mes të personave dhe paraqitjen e dëshmive të evidentuar në pikat 2.1 deri 2.4 të këtij vendimi.

28.   Pavarësisht pikës 27 dhe 29, për koncerte dhe festivale me publik në këmbë vlejnë ndalesat e përcaktuara në pikën 32.

29.   Ceremonitë dhe ritet fetare lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre deri në 50% të kapacitetit shfrytëzues me kusht që posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura, në përputhje me udhëzuesin përkatës.

30.   Mbajtja e pritjes për ngushëllim/krye shëndoshë lejohet  në ambiente të mbyllura deri në tridhjetë (30) persona, ndërsa në ambiente të hapura deri në shtatëdhjetë (70) persona, me zbatimin e masave mbrojtëse (maskave dhe distancës fizike).

31.   Lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej 1 metër nga njëri-tjetri.

G. [Ndalimi i veprimtarive dhe organizimeve të caktuara]

32.   Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore,  në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Gj. [Gastronomia]

33.   Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve, në përputhje me udhëzuesin përkatës.

34.   Në lokalet e gastronomisë është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

35.   Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në 50% e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

36.   Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.

37.   Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:

37.1.          Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit;

37.2.          Ndërsa paguan porosinë;

37.3.          Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;

37.4.          Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

38.   Në rastet nga pika 37.1 deri 37.4 është e obliguar bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën.

39.   Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.

40.   Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.

41.   Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

42.   Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metërshe.

43.   Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë më të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është kufizimi prej pesë (5) persona në 10 m2.

44.   Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë apo banak.

45.   Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.

46.   Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:30, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK).

H. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]

47.   Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.

48.   Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.

49.   Klientët dhe stafi në qendra tregtare dhe qendra  të thirrjeve (call center) duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt.

50.   Në qendrat tregtare dhe qendrat e thirrjeve (call center) është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

I. [Puna me palë]

51.   Në institucionet publike/private apo biznese, punonjësit/personeli i cili ka punë me palë/kontakt të drejtpërdrejtë me klientë (duke përfshirë, por duke mos u kufizuar, berberë, vozitësit e taksive, punonjësit në markete dhe banka etj.), duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt. Obligohet  të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

52.   Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatoreve ekonomikë, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1 metër nga grupet e tjera të personave.

J. [Transporti publik]

53.   Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik pa maskë.

54.   Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.

55.   Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy (2) udhëtarë.

56.   Stafi i transportit publik duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’u lejohet punësimi në sektorin e transportit publik.

K. [Teatrot, bibliotekat, etj.]

57.   Bibliotekat, muzetë, kinematë, teatrot, koncertet e filharmonisë, operës, baletit, orkestrat, ansamblet, qendrat rinore, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, lejohet të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse, me kusht që publiku të jetë i ulur në karrige. Obligohet mbajtja e maskës dhe distancës fizike prej 1 metër në mes të personave.

58.   Shfrytëzuesit e veprimtarive sipas pikës 61, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt.

59.   Në veprimtaritë sipas pikës 61, duhet të caktohet me vendim një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

L. [Sporti dhe rekreacioni]

60.   Lejohen organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

61.   Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse.

62.   Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura lejohet prania e shikuesve deri në 10% të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1 metër dhe masat tjera mbrojtëse.

63.   Në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 30% të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojtëse.

64.   Shikuesit në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura apo të jashtme, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

65.   Organizatorët e garës janë të obliguar të caktojnë persona përgjegjës për kontrollimin e posedimit të ndonjërës nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, si dhe të ndërmarrin masat specifike, në përputhshmëri me protokollet ndërkombëtare, për menaxhimin e masës (tifozëve) para, gjatë dhe pas hyrjes në hapësirën sportive.

66.   Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative. Klientët dhe stafi, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 2.1 deri 2.4 të këtij vendimi.

67.   Çdo fitnes, palestër dhe i ngjashëm është i obliguar të caktojë të paktën një punonjës i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

68.   Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme, bëhet në proporcion 1 klient në 10 m2.

69.   Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për pastrim) në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijesimit dhe dezinfektimit të tyre nga secili klient pas përdorimit.

LL. [Banjat termale]

70.   Për të hyrë në banja termale, klientët dhe stafi duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 2.1 deri 2.4 të këtij vendimi. Obligohet caktimi i të paktën një punonjësi i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

M. [Tregjet dhe therja e kafshëve]

71.   Tregjet publike të automjeteve, kafshëve dhe shpezëve lejohet të zhvillojnë veprimtarinë duke shfrytëzuar 30% të kapacitetit të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse. Obligohet mbajtja e maskës dhe vendosja e tezgave në distancë fizike prej të paktën 2 metra.

N. [Të dhënat personale dhe mënyra e kontrollimit të dëshmive sipas pikës 2.1 deri 2.4]

72.   Caktimi i personave të autorizuar apo punonjësve të autorizuar për kontrollimin e dëshmive sipas pikës 2.1 deri 2.4, bëhet përmes vendimit ku përcaktohet emri dhe mbiemri i personit të autorizuar. Këta persona duhet të jenë të identifikueshëm përmes kartelës/shenjës identifikuese dhe emrat e tyre të afishohen në hyrje të institucionit, qendrave tregtare, lokaleve të gastronomisë dhe cilitdo biznes tjetër.

73.   Prezantimi i dëshmive të përmendura në  pikat 2.1 deri 2.4, bëhet në një formë e cila nuk lejon që personat e autorizuar ose shërbimet e autorizuara për të kontrolluar posedimin e tyre, t’i mbajnë, t’i ruajnë, t’i regjistrojnë apo përpunojnë të dhënat që përbëhen në dëshmi në çfarëdo forme, përpos nëse subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij në formë të shkruar për përpunimin e këtyre të dhënave.

74.   Personat e autorizuar dhe të caktuar me emër, për të kontrolluar dëshmitë përmendura në pikat 2.1 deri 2.4, në rastet kur subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij në formë të shkruar për përpunimin e këtyre të dhënave, nuk lejohen t’i mbajnë të dhënat ose ripërdorin ato për qëllime të tjera, përveç për konstatimin e posedimit të dëshmive, në interes të shëndetit publik dhe për qëllimet e vetme për të luftuar përhapjen e pandemisë COVID-19.

The post Miratohen masat e reja: Ndryshon ora policore, maska mbetet obligative appeared first on Prizreni Sot.

Masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas 13 shtatorit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur sot takim virtual me kryetarët e komunave, me të cilët ka diskutuar rreth masave të reja që do të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator.

Asociacioni i Komunave të Kosovës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ministri Vitia i ka njoftuar kryetarët për masat e reja që pritet të miratohen më 13 shtator dhe që do të jenë të vlefshme deri më 26 shtator.

Sipas këtij njoftimi, mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.

Takimet do të lejohen vetëm deri në 20 persona, me distancë 1.5 metra. Institucionet publike do të jenë të obliguara të punojnë vetëm me staf esencial.

Po ashtu, është bërë e ditur se gastronomia do të vazhdojë të punojë si me masat e deritanishme, deri në orën 21:30, duke u lejuar të shfrytëzohen vetëm hapësirat e jashtme.

Njëjtë do të veprohet edhe në pikat kufitare, ku qytetarët mbi moshën 16-vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ, atë serologjik dhe atë rapid.

Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe komunave, do të pezullojnë aktivitetet deri më 26 shtator.

Masat tjera do të vazhdojnë ashtu siç kannë qenë deri më tani.

AKK ka bërë të ditur se nga data 27 shtator, do të ketë masa të reja në varësi nga analizat dhe situata që mund të jetë në atë kohë.

The post Masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas 13 shtatorit appeared first on Prizreni Sot.

Këto janë të gjitha masat e reja të marra sot
Qeveria e Kosovës ka miratuar lehtësimin e masave anti-Covid. Me këtë vendim klubeve të natës do t’u lejohet muzika deri në orën 01:00.

Tash do të lejohet mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare e mbrëmjeve të maturës deri në orën 01:00.

Organizimi i tyre duhet të bëhet vetëm me kushtin që të shfrytëzohet vetëm 50 për qind e kapacitetit, e jo me më shumë se 300 persona.

Ndërkaq shërbimeve të gastronomisë do t’u lejohet puna deri në orën 23 në ditët e punës, përveç të premtes e së shtunës kur lejohet deri në orën 00:00.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se sipas të dhënave të IKShKP-së, në Kosovë ka situatë epidemiologjike të qëndrueshme.

The post Këto janë të gjitha masat e reja të marra sot appeared first on Prizreni Sot.

MSH publikon vendimin me të gjitha masat e reja që hyjnë në fuqi sot
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar vendimin me të gjitha masat e reja mbrojtëse ndaj COVID-19 që kanë hyrë në fuqi sot.

Masat e reja parashohin që:

-Qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

-Mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, lejohet deri në ora 23:00.

-Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë, duke shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulëseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës. Operatorët e transportit nuk mund të ketë më tepër udhëtarë në autobus sesa që posedojnë ulëse.

– Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në tre (3) udhëtarë,

Ndërsa, bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:

– Gjatë ecjes në ambient të jashtëm, vetëm,

– Gjatë ngasjes së automjetit, vetëm, apo në grup me jo më shumë se katër (4) persona,

– Gjatë vrapimit, ciklimit dhe ushtrimeve fizike,

– Gjatë ngrënies apo pijes.

The post MSH publikon vendimin me të gjitha masat e reja që hyjnë në fuqi sot appeared first on Prizreni Sot.

Të gjitha masat e reja anti-Covid që do hyjnë në fuqi që nga e hëna
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së premtes, ka miratuar me shumicë votash masat e reja anti-Covid.

Masat, të cilat do të futen në fuqi nga e hëna (31 maj), kanë përfshirë largimin e orës policore në të gjitha komunat, si dhe zgjerimin e orarit të punës së gastronomisë nga 22:00 në 23:00.

Përveç tjerash, qeveria ka paraparë edhe lejimin e dasmave dhe ahengjeve, pas kërkesave të shumta nga hotelierët.

Sipas komunikatës dërguar nga Zyra e Kryeministrit, lehtësimi i masave vjen si rrjedhojë e uljes së rasteve pozitive për dy javët e fundit krahasuar me dy javët paraprake, ku është shënuar rënie për 67.08%.

Masat e reja:

A. [Zbatimi territorial]

1.    Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

B. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve të huaj nga Republika e Kosovës]

2.      Qytetari i huaj që hyn në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet­ të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

3. Përjashtime nga pika 2 bëjnë:

3.1. Nëse qytetari i huaj hyn në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 orëve përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orëve;

3.2. Qytetari i huaj që punon si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga Covid-19;

3.3. Qytetari i  huaj që kalon nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orëve;

3.4. Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre.

3.5. Personi që ka dëshmi për marrjen e vaksinës kundër COVID-19.

3.6. Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik -IgG lëshuar më së shumti tridhjetë (30) ditë para mbërritjes.

4.   Ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut.

4.1  Shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut

duhet të karantinohen në shtëpitë (vendin e banimit) e tyre për katërmbëdhjetë (14)

ditë duke u testuar dy herë në javë.

4.2.  Pika 4.1 nuk vlen për shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët qëndrojnë transit (më

pak se 48 orë) në shtetet e përcaktuara në pikën 4.1 të këtij vendimi.

4.3.  Diplomatët e huaj përjashtohen nga fushëveprimi i pikës 4 të këtij vendimi.

C. [Mbrojtja dhe siguria në punë]

5.   Gratë shtatzëna lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë. Punëdhënësit publikë apo privatë udhëzohen t’u krijojnë mundësinë që të punojnë nga shtëpia.

Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]

6.   Obligohen institucionet publike e private dhe në subjektet e tjera të mbajnë dezinfektues për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshme në hyrje të objektit dhe në ambientet e brendshme.

7.   Obligohen institucionet publike e private dhe në subjektet e tjera që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga Covid-19 (përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në  objekt pa  maska, respektimin e distancës).

8.      Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe në subjektet e tjera që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjet e hapësirave të mbyllura.

9.      Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:

9.1 Gjatë ecjes vetëm në ambient të jashtëm;

9.2 Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo në grup me jo më shumë se katër (4) persona;

9.3 Gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;

9.4 Gjatë ngrënies apo pijes.

D. [Institucionet e arsimit]

10.  Institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.

11.  Konviktet lejohet të punojnë sipas rregullit një student në një dhomë.

12.  Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimorë, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve.

Dh. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]

13.  Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit  siç kërkohet me ligjet përkatëse.

E. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]

14.  Lejohen grumbullimet në ambiente të brendshme deri në pesëdhjetë (50) persona (mbledhjet, seminaret, trajnimet) me kusht që të mbahet distanca fizike mbi 1.5 metër në mes të personave.

14.1  Mbledhjet e Kuvendit dhe të Qeverisë lejohen pavarësisht numrit të personave.

15.  Lejohen grumbullimet në ambiente të hapura deri në njëqind (100) persona me kusht që të mbahet distanca fizike mbi 1.5 metër në mes të personave.

15.1 Grumbullimet në ambiente të jashtme me interes të veçantë publik me mbi njëqind (100) persona kërkojnë miratimin nga Ministria e Shëndetësisë/Qendra Operative Emergjente, me rekomandim të IKShPK-së.

16.  Organizimi i ahengjeve ndalohet deri me datë 15 qershor 2021, pas së cilës datë sipas situatës epidemiologjike do të ketë rivlerësim të kësaj pike.

17.  Mbajtja e pritjes për ngushëllim/kryeshëndoshë lejohet duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë maskat dhe 1.5 metër distancë nga njëri-tjetri si dhe duke respektuar me përpikëri udhëzuesin përkatës.

Ë. [Kufizimet e kontaktit]

18.  Nga ora 00:00 deri në orën 05:00, ndalohet grumbullimi i më shumë se dhjetë (10) personave.

F. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]

19.  Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.

20.  Obligohen të gjithë operatorët të cilët për veprimtari ekonomike kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.

G. [Puna me palë]

21.  Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatorëve ekonomik, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse ata mbajnë distancë fizike prej të paktën 1.5 metra nga grupet e tjera të personave.

Gj. [Gastronomia]

22.  Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës. Lejohen deri në pesëdhjetë (50) klientë për 100m2 (5 persona për 10 m2). Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

23.  Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në ora 23:00.

24.  Muzika lejohet deri në ora 22:45.

25.  Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që klientët të mbajnë një (1) metër distancë nga klientët në tavolina të ndryshme.

26.  Pjesa e prapme e një karrige, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet të jetë një (1) metër distancë.

27.  Në hapësirat e brendshme lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë me të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është që të shfrytëzohet hapësira duke pasur parasysh kapacitetin prej pesë (5) persona në 10 m2.

28.  Në hapësirat e brendshme lejohet shërbimi i ushqimit dhe pijeve vetëm për mysafirët që janë të ulur ose duke qëndruar në këmbë në një tavolinë ose në banak;

29.  Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë, banak apo në tavolina në këmbë.

30.  Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60-70% alkool.

31.  Duhet të vendosen udhëzuesit në hapësirat e jashtme të lokaleve lidhur me informimin e klientëve për protokollin e masave  kundër COVID-19, i cili publikohet në uebfaqen e Ministrisë së Shëndetësisë.

H. [Tregjet dhe therja e kafshëve]

32.  Lejohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve, kafshëve dhe shpezëve deri në 40% të kapacitetit.

33.  Therja e kafshëve lejohet vetëm në ambientet e autorizuara për këtë qëllim.

I.    [Transporti publik]

34.  Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri 50% të kapacitetit dhe sipas udhëzuesit përkatës.

35.  Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në tre (3) udhëtarë.

J. [Teatrot, bibliotekat, etj.]

36.  Teatrot, bibliotekat, filarmonitë, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo Komunave, lejohet të punojnë duke shfrytëzuar 50% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime).

37.  Përgjegjësit për organizimin e aktiviteteve kulturore duhet të sigurohen që mysafirët të mbajnë maskat dhe 1.5 metër distancë nga njëri-tjetri.

K. [Sporti dhe rekreacioni]

38.  Lejohen aktivitetet stërvitore të cilat duhet të realizohen në përputhje me protokollet vendore dhe ndërkombëtare sportive.

39.  Lejohet organizimi i garave sportive pa prezencë të publikut përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

40.  Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse.

41.  Lejohen aktivitetet garuese pa prezencë të publikut, të cilat duhet të realizohen në përputhje me protokollet vendore dhe ndërkombëtare sportive.

42.  Lejohet  shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative sipas udhëzuesit përkatës.

43.  Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme bëhet në proporcion 1 klient në 8m2.

44.  Aty ku është e mundur në software të fitnesit/palestrës të përcaktohet numri maksimal i klientëve që mund të kenë qasje në hapësirat e fitnesit.

45.  Obligohet që personi përgjegjës i fitnesit/palestrës të ketë kujdes të veçantë në pikun e vizitës së klientëve, e që llogaritet koha nga ora 17:00 – 20:00, që të respektohet distanca e përcaktuar në udhëzues.

46.  Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për pastrimit) në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijesimit dhe dezinfektimit të tyre nga secili klient pas përdorimit.

L. [Udhëzuesit dhe sqarimet]

47.  Obligohet Ministria e Shëndetësisë që të nxjerrë udhëzuesit e përkohshëm, të përgjithshëm dhe të veçantë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si në vijim:

47.1    Udhëzues i Përkohshëm për aplikimin e masave të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e Covid-19;

47.2    Udhëzues i Përkohshëm  për sektorin e shërbimeve personale dhe bizneseve,  industrisë, administratës publike dhe OJQ-ve;

47.3    Udhëzues i Përkohshëm  për institucionet arsimore të të gjitha niveleve;

47.4     Udhëzues i Përkohshëm për gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe qendra tregtare;

47.5     Udhëzues i Përkohshëm  për tubimet  fetare, varrime, punëtori dhe aktivitete kulturore;

47.6     Udhëzues i Përkohshëm për fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative  dhe sportive;

47.7     Udhëzues i Përkohshëm për transportin publik;

47.8     Udhëzues i Përkohshëm për institucionet e kujdesit shëndetësor;

47.9     Udhëzues i Përkohshëm për aviacionin civil;

47.10   Udhëzues i Përkohshëm për institucionet korrektuese, qendra të azilit dhe të mbajtjes për të huaj.

48.  Udhëzuesit nga pika 47 janë të detyrueshëm për të gjithë personat dhe sektorët ndaj të cilëve zbatohen.

49.  Obligohet Ministria e Shëndetësisë që në rast nevoje të nxjerr sqarime për pikat e këtij vendimi.

The post Të gjitha masat e reja anti-Covid që do hyjnë në fuqi që nga e hëna appeared first on Prizreni Sot.

Mbetet ora policore, hapet gastronomia – këto janë masat që pritet t’i miratojë sot Qeveria
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme do të diskutojë rreth masave të reja COVID-19. Nga masat aktuale do të mbetet kufizimi i lëvizjes, ndërkaq do të hapen gastronomia dhe qendrat tregtare.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot do të ia propozojë kabinetit qeveritar masat e reja anti-Covid.

Sipas këtij propozimi, shërbimet e gastronomisë do të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID – 19 në sektorin e gastronomisë, përmes së cilit vendosen masa për respektimin e distancës në mes të tavolinave dhe përcaktimit të numrit maksimal të personave të lejuar për metër katror.

Qendrat tregtare do të jenë të obliguara të zhvillojnë veprimtarinë duke respektuar me përpikëri masat sipas udhëzuesit të veçantë për qendrat tregtare.

Po ashtu, propozohet që institucionet publike dhe private të arsimit të vazhdojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të rregullt sipas udhëzuesit të përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID – 19 në institucionet e arsimit të të gjitha niveleve.

Ndërkaq kufizimi i orarit të lëvizjes propozohet të mbetet në fuqi sipas rekomandimit të IKSHPK-së.

Ndryshe, më 5 prill Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e propozuara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të cilat kanë hyrë në fuqi nga data 7 prill.

Me këto masa të cilat janë të vlefshme deri më 18 prill, është ndaluar pjesërisht gastronomia, duke u lejuar vetëm shërbimet “merr me vete” dhe me dërgesë.

Po ashtu, qendrat tregtare dhe fitneset kanë qëndruar të mbyllura për 12 ditë.

The post Mbetet ora policore, hapet gastronomia – këto janë masat që pritet t’i miratojë sot Qeveria appeared first on Prizreni Sot.

Kur hyjnë në fuqi masat e reja
Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-Covid të cilat do të jenë në fuqi nga data 7 deri më 18 prill. Kufizimi i lëvizjes është vendosur nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit, derisa institucionet publike dhe private të arsimit parauniveristar dhe universitar do të kalojnë në mësim online. Gastronomia do të pezullojë aktivitetin në këtë periudhë kohore bashkë me qendrat tregtare në të cilat do të funskionojnë vetëm marketet ushqimore dhe barnatoret.

Vendimi i ri i qeverisë thotë se qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit mund të bëhet vetëm për urgjencë apo ndihmë mjekësore dhe se në këtë periudhë mund të lëvizin personeli shëndetësor dhe operatorët ekonomik me leje të veçanta nga qeveria.

Masat i ka bërë të ditura ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Të gjitha institucionet publike e private të arsimit parauniversitar nga data 12 prill deri më datën 18 prill dhe të gjitha institucionet publike dhe private dhe univeristare nga data 7 prill deri më datën 18 prill obligohen që të organizojnë formën e mbajtjës së aktivitit mësimor sipas udhëzimeve të ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe institucioniet parashkollore dhe fillore vazhdojnë aktivitetin normalisht duke respektuar masat dhe rekomandimet kundër Covid-19. Përjashtim nga kjo pikë bënë mbarëvajtja e provimeve të cilat mudn të mbahen fizikisht në të gjitha institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat. Por duke respektuar masat dhe distancën fizike dhe duke u bërë ndajra në grupe nga vet personat”, tha ai.

Sipas vendimit, nga data 7 deri më 18 prill, konviktetet dhe menza do të pushojnë veprimtarinë e tyre.

Gjithashtu, ndalohen grumbullimet në më shumë se 10 persona.

“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit në më shumë se 10 persona, mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasmat, ahengjet familjare, homazhet e ngjashme, përjashtimisht mbajtja e pamjes ndalohet. Përjashtim bëjnë mbledhjet e Kuvenidt të Kosovës, Qeverisë apo mbledhje me interes të veçantë publik”, tha Vitia.

Vendimi përcakton që funeralet mund të organizohen vetëm me familjarët e ngushtë.

“Ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare përvec shërbimeve esenciale në kudër të tyre, siç janë marketet ushqimore dhe farmacitë, nga data 7 prill deri më datën 18 prill…Shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri më datën 18 prill. Të njëjtat ndalohen edhe në hapësirat e brendshme të shërbimeve gastronomike, marketeve, furrave të bukës, byrektoreve, qebaptoreve, pikave të shitjes së karburanteve. Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm më shërbimin merr me vete, dërgesë me porosi dhe drive thru”, tha ai.

Ndërsa në hotele, shërbimi i pijeve dhe ushqimit do të lejohet vetëm nëpër dhoma.

E transporti publik do të lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve dhe taksitë lejohen të punojnë me një pasagjer prapa ose tre nëse janë anëtarë të së njëjtës familje.

Ministri i Shëndetësisë tha se shtrëngimi i masave është i domosdoshëm.

“Në një situatë të tillë të gjendjes emergjente të shëndetit publik, është e nevojshme që të kufizohet liria e lëvizjes, liria e tubimit, e të drejtës së privatësisë, dhe lirisë së dhënies së shërbimeve dhe administrimit të biznesit. Këto kufizime janë të bazuara në Ligjin nr 07/L0006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, dhe ashtu siç kanë konstatuar ekspertët shëndetësor nga IKShPK dhe OBSH, janë rreptësisht të nevojshme atëherë kur situate epidemilogjike është e rënduar. Afatet kohore të përcaktuara në këtë vendim shërbejnë si domosdoshmëri që lakorja e infektimit të ulet, mirëpo varësisht sipas vlerësimeve të situatës epidemiologjike, asgjë nuk e përjashton që këto afate mund të zgjaten përmes një vendimi të ri”, tha ai.

Qytetarët obligohen të mbajnë maskën, përveç në rastet kur ngasin automjetin vetëm apo me familjarët e tyre të ngushtë, gjatë vrapit apo çiklizmit apo gjatë ecjeve në zonat jo të banuara dhe me jo më shumë se 4 persona të familjes.

Gjithashtu, të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të paraqesin testin negative 72 orë, në të kundërtën duhet të vetizolohen për 14 ditë. Vendimi thotë se përjashtim bëjnë qytetarët që kanë dalë në 24 orët e fundit.

The post Kur hyjnë në fuqi masat e reja appeared first on Prizreni Sot.

Sot hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID-19-VENDIMI I PLOTË
Sot hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID-19 të marra nga Qeveria në detyrë e Kosovës.

Qeveria në detyrë e Kosovës të martën ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, sipas të cilave lëvizja e lirë e qytetarëve dhe puna e operatorëve ekonomikë, qendrave tregtare, hotelerisë dhe gastronomisë do të jetë nga ora 05:00 deri në 20:00.

Sipas këtyre masave, personat mbi 65-vjeç iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 6:00-10:00 dhe 16:00-19:00, ndërkaq jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore duke e dëshmuar me dokument përkatës nevojën për dalje jashtë këtij orari tek organi kompetent kontrollues.

Vendimi hyn në fuqi më 23.12.2020, në orën 05:00 dhe vlen deri në një vendim tjetër, ka bërë të ditur Qeveria në detyrë e Kosovës.

I. MASAT PËR TËRË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Hyrjet e qytetarëve të huaj dhe vendorë në Kosovë

1. Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit.

2. Përjashtim nga pika 1 më lartë bëjnë:

2.1. Nëse qytetari i huaj hynë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore;

2.2. Qytetarët e huaj që punojnë si transportuesi profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga Covid-19;

2.3. Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare tranzite, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;

2.4. Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre;

3. Të gjithë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër), gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.

4. Përjashtim nga pika 3 më lartë bëjnë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër) që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit.

5. Komunave iu kërkohet që të ofrojnë ekipet teknike mjekësore të QKMF-ve (Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare), që me mbështetjen e Policisë së Kosovës, të bëjnë kontrollin e udhëtarëve që hyjnë në pikat kufitare: Merdar, Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe ANP “Adem Jashari”, përfshirë para se gjithash matjen e temperaturës.

Organizimi i punës së institucioneve publike dhe organizatave/bizneseve private

6. Institucionet publike dhe organizatat/bizneset private pa përjashtim obligohen të mbikëqyrin në baza ditore shëndetin e stafit në përputhje me “Manualin për mbrojte nga përhapja e Covid-19”, përfshirë matjen e detyrueshme të temperaturës për të gjithë gjatë hyrjes në objekte.

7. Për aq sa nuk ndikon në kryerjen e shërbimeve dhe detyrave të institucioneve, institucionet publike udhëzohen të punojnë vetëm me staf esencial.

8. Punëtorët me sëmundje kronike (sipas qarkores zyrtare të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë e përgatitur për këtë qëllim), gratë shtatzëna dhe gratë gjidhënëse lirohen nga paraqitja në punë, si në institucionet publike ashtu edhe në ato private, ndërkaq punëdhënësit udhëzohen, për aq sa është e mundshme, të krijojnë kushtet për angazhimin e tyre në punë nga shtëpia.

9. Obligohen institucionet publike dhe private të mbajnë dezinfektues për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshme në hyrje të objektit, të cilat mund të shfrytëzohen nga punëtorët e institucioneve dhe vizitorët.

10. Obligohen institucionet publike dhe private që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga Covid-19 (përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, respektim e distancës etj.) në përputhje me “Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19”.

11. Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike, ndërmarrjeve private dhe të çfarëdo subjekti tjetër, të ndërmarrin masa të rrepta për parandalimin e përhapjes së infeksionit brenda institucioneve të tyre, duke bërë dezinfektim të vazhdueshëm dhe duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në përputhje me “Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19”.

12. Të gjitha institucioneve publike (qëndrore dhe lokale) si dhe organizatave, bizneseve dhe subjekteve private pa asnjë përjashtim, iu ndalohet organizimi i çfarëdo ceremonie festive për fundvit.

Organizimi i procesit arsimor

13. Procesi arsimor në institucionet parauniversitare, publike dhe private, për gjysmë-vjetorin e dytë fillon më datë 18 janar 2021 dhe organizohet sipas planit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

14. Procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, organizohet sipas plan-programit të institucioneve përkatëse në formën online, përveç provimeve, punës praktike dhe laboratorike që duhet të organizohet në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe MSh-së.

15. Veprimtaria e çerdheve publike dhe private vazhdon sipas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, bazuar në “Manualin për mbrojte nga përhapja e Covid-19”, përfshirë matjen e temperaturës së fëmijëve dhe stafit në baza ditore gjatë hyrjes në objekte.

16. Konviktet dhe mensat punojnë duke respektuar manualin për mbrojtje dhe përhapjen nga Covid-19.

17. Të gjitha institucioneve arsimore në të gjitha nivelet e arsimit, publik dhe privat, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor dhe nxënësve-studentëve dhe të ngjashme.

Organizimi i shtabeve emergjente komunale dhe shërbimeve shëndetësore komunale

18. Komunave iu kërkohet të mbajnë të aktivizuar plotësisht shtabet emergjente komunale për të mbikëqyrë zbatimin e masave, gjendjen shëndetësore të qytetarëve të infektuar me Covid-19 dhe çështje të tjera, si dhe të koordinohen me nivelin qendror përkatës.

19. Shtabeve emergjente komunale, drejtorive për shëndetësi dhe QKMF-ve ju kërkohet të mbikëqyrin dhe ofrojnë shërbimet e nevojshme shëndetësore për së paku 2 javë për personat e infektuar me Covid-19 dhe do të raportojnë në baza ditore në QRSHP-IKSHPK.

20. Komunave iu kërkohet të ofrojnë shërbimet shëndetësore shtëpiake për të gjithë sëmurët kronikë dhe për personat mbi moshën 65-vjeç.

21. Komunave iu kërkohet që, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të ofrojnë ekipet mjekësore teknike për të bërë kontrollin rutinor të qytetarëve të huaj dhe vendorë që hyjnë në territorin e Kosovës siç specifikohet në pikën 4 më lartë në këtë vendim.

Masat për personat mbi moshën 65-vjeç

22. Personave mbi moshën 65-vjeç iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 6:00-10:00 dhe 16:00-19:00, ndërkaq jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore duke e dëshmuar me dokument përkatës nevojën për dalje jashtë këtij orari tek organi kompetent kontrollues.

23. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në përputhje me situatën e krijuar dhe sipas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe MSH-së, udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MPMS-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit siç kërkohet me ligjet përkatëse.

24. Qytetarëve që qëndrojnë në shtëpitë për të moshuar u ofrohen të gjitha shërbimet shëndetësore, sociale dhe kontrolla të rregullta shëndetësore nga QKMF-të.

Masat për aktivitetet publike

25. Ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 4 personave në sheshe publike, parqe, vende publike, qendra rekreative dimërore dhe të ngjashme, me përjashtim rasteve të lejuara me këtë vendim.

26. Ndalohen të gjitha tubimet publike në hapësira publike të të gjitha formave, me përjashtim të rasteve të lejuara me këtë vendim.

27. Ndalohen seminaret dhe punëtoritë e të gjitha institucioneve publike dhe private.

28. Ndalohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve familjare.

29. Ndalohen ceremonitë dhe veprimtaritë fetare, përveç me pjesëmarrjen e familjes së ngushtë.

30. Përjashtim nga pika 29 më lartë bëjnë ceremonitë e veçanta fetare që organizohet me leje të veçantë të Ministrisë së Shëndetësisë bazuar në rekomandimet e IKSHP-së.

Masat për aktivitetet biznesore

31. Ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve.

32. Therja e kafshëve lejohet vetëm në ambientet e autorizuara për këtë qëllim.

33. Lejohet ushtrimi vetëm i veprimtarive si në vijim (sipas kodeve NACE të përcaktuara nga ARBK – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë):

33.1. Sektori shëndetësisë,

33.2. Sektori i sigurisë dhe drejtësisë,

33.3. Sektori publik (administratë qendrore dhe komunale),

33.4. Sektori i prodhimit,

33.5. Sektori i bujqësisë dhe blegtorisë,

33.6. Sektori i ndërtimit,

33.7. Transporti i mallrave,

33.8. Sektori i produkteve ushqimore,

33.9. Sektori i shërbimit/distribuimit.

II. MASAT SPECIFIKE SIPAS KOMUNAVE

34. Komunat kategorizohen në tri grupe bazuar në rrezikun nga përhapja e infeksionit:

34.1. Komunat me rrezik të ultë – deri në 75 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një jave (me ngjyrë të gjelbër),

34.2. Komunat me rrezik të mesëm – nga 76-150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një jave (me ngjyrë të verdhë),

34.3. Komunat me rrezik të lartë – mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një jave (me ngjyrë të kuqe).

35. Në baza javore, çdo të premte, IKSHP-ja dhe MSH-ja publikojnë shifrat e të infektuarve sipas komunave dhe bëjnë kategorizimin e komunave sipas nivelit të rrezikut të përshkruar në pikën më lartë.

36. Masat për komunat me rrezik të ulët (deri në 75 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës):

36.1. Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-20:00,

36.2. Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-20:00,

36.3. Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”,

36.4. Transporti publik lejohet të punoj duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

36.5. Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose deri në tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

36.6. Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), lejohet të punojnë vetëm deri në orën 20:00 duke shfrytëzuar deri në 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

36.7. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

36.8. Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

36.9. Pavarësisht pikave 36.6, 36.7 dhe 36.8 më lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë që bazuar në rekomandimet e IKSHP-së të nxjerrë vendime operacionale të ndalojë këto aktivitete.

37. Masat për komunat me rrezik të mesëm (prej 76-150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës):

37.1. Operatoret ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-20:00.

37.2. Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-20:00.

37.3. Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 20:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

37.4. Të gjitha institucionet publike dhe private këshillohet të reduktojnë stafin bazuar në specifikat e tyre dhe “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

37.5. Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

37.6. Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

37.7. Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), lejohet të punojnë vetëm deri në orën 20:00 duke shfrytëzuar deri në 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

37.8. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

37.9. Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.

37.10. Pavarësisht pikave 37.7, 37.8 dhe 37.9 më lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë që bazuar në rekomandimet e IKSHP-së të nxjerrë vendime operacionale të ndalojë këto aktivitete.

38. Masat për komunat me rrezik të lartë (mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës:

38.1. Ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre nga ora 20:00 deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore të dokumentuar në mënyrë të përshtatshme, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësorë, të sigurisë, të drejtësisë dhe të ngjashme, dhe punëtorët e operatorëve ekonomik që paisen me leje të veçanta për qarkullim;

38.2. Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse nga ora 20:00 deri në orën 05:00, përveç:

38.2.1. Personelit shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme,

38.2.2. Qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë),

38.2.3. Operatorëve ekonomik dhe transportit të mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit,

38.2.4. Kompanive ndërtimore,

38.2.5. Operatorëve që kryejnë punë publike.

38.3. Operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga 05:00-20:00.

38.4. Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-20:00.

38.5. Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë vetëm me shërbim “porosi me dërgesë”.

38.6. Institucionet publike dhe private obligohen të punojnë vetëm me staf esencial, i cili staf përcaktohet me vendim të secilit institucion në veçanti;

38.7. Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

38.8. Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

38.9. Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), lejohet të punojnë vetëm deri në orën 20:00 duke shfrytëzuar deri në 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

38.10. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

38.11. Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.

38.12. Pavarësisht pikave 38.9, 38.10 dhe 38.11 më lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë që bazuar në rekomandimet e IKSHP-së të nxjerrë vendime operacionale të ndalojë këto aktivitete.

III. OBLIGIMET E INSTITUCIONEVE PËR ZBATIMIN E MASAVE

39. Obligohet Ministri i Shëndetësisë që në rast nevojë të nxjerrë udhëzime për sqarimin e pikave të këtij vendimi.

40. Obligohet Ministri i Shëndetësisë, AUVK dhe Policia e Kosovës, që në bashkëpunim me shtabet emergjente komunave, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën 16:00).

41. Obligohet Ministri i Shëndetësisë, SHSKUK dhe IKSHP të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raportin javor (çdo të premte deri në orën 16:00) për zbatimin e masave, gjendjen në institucionet shëndetësore, gjendjen epidemiologjike si dhe parashikimet për dy javët në vijim.

42. Obligohet Ministri i Shëndetësisë që, bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, të nxjerrë vendime operacionale varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKSHP-së.

43. Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në zbatimit të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

44. Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.

45. I vetmi autoritet që mund të interpretojë këtë vendim është Ministria e Shëndetësisë, ndërkaq çdo institucion tjetër mund të ofrojë sqarime për grupet respektive që preken nga ky vendim vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

46. Ministria e Shëndetësisë obligohet të publikojë në faqen zyrtare të saj Qarkoren lidhur me sëmundjet kronike, për të cilat sëmundje personat sipas pikës 8 të këtij vendimi lirohen nga paraqitja në punë.

47. Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë nr.01/42 i datës 11.11.2020.

48. Vendimi hyn në fuqi më 23.12.2020, në orën 05:00 dhe vlen deri në një vendim tjetër.

The post Sot hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID-19-VENDIMI I PLOTË appeared first on Prizreni Sot.

Zgjatet orari i lëvizjes, këto janë të gjitha masat e reja
Është zgjatur orari i lëvizjes për qytetet që janë në zonë të kuqe. Qytetarët do të mund të lëvizin nga ora pesë  e mëngjesit, deri në orën tetë të mbrëmjes.

Gazeta Express ka siguruar draft dokumentin e vendimit për zgjatjen e lirisë së lëvizjes.

Masat e reja anti-Covid janë dërguar sot në Qeverinë e Kosovës për miratim.

Këto janë të gjitha masat e reja:

Komunat kategorizohen në tri grupe sipas bazuar në rrezikun nga përhapja e infeksionit:

Komunat me rrezik të ultë – deri në 75 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një jave (me ngjyrë të gjelbër),

Komunat me rrezik të mesëm –  nga 76-150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një jave (me ngjyrë të verdhë),

Komunat me rrezik të lartë – mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një jave (me ngjyrë të kuqe).

Në baza javore, çdo të premte, IKSHP-ja dhe MSH-ja publikojnë shifrat e të infektuarve sipas komunave dhe bëjnë kategorizimin e komunave sipas nivelit të rrezikut të përshkruar në pikën më lartë.

Masat për komunat me rrezik të ulët (deri në 75 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës):

Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-20:00,

Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-20:00,

Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”,

Transporti publik lejohet të punojë3 duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose deri në tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), lejohet të punojnë vetëm deri në orën 20:00 duke shfrytëzuar deri në 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

Pavarësisht pikave 36.6, 36.7 dhe 36.8 më lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë që bazuar në rekomandimet e IKSHP-së të nxjerrë vendime operacionale të ndalojë këto aktivitete.

Masat për komunat me rrezik të mesëm (prej 76-150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës):

Operatoret ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-20:00.

Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-20:00.

Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 20:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Të gjitha institucionet publike dhe private këshillohet të reduktojnë stafin bazuar në specifikat e tyre dhe “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), lejohet të punojnë vetëm deri në orën 20:00 duke shfrytëzuar deri në 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.

Pavarësisht pikave 37.7, 37.8 dhe 37.9 më lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë që bazuar në rekomandimet e IKSHP-së të nxjerrë vendime operacionale të ndalojë këto aktivitete.

Masat për komunat me rrezik të lartë (mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës:

Ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre nga ora 20:00 deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore të dokumentuar në mënyrë të përshtatshme, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësorë, të sigurisë, të drejtësisë dhe të ngjashme, dhe punëtorët e operatorëve ekonomik që paisen me leje të veçanta për qarkullim;

Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse nga ora 20:00 deri në orën 05:00, përveç:

Personelit shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme,

Qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë),

Operatorëve ekonomik dhe transportit të mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit,

Kompanive ndërtimore,

Operatorëve që kryejnë punë publike.

Operatoret ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-20:00.

Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-20:00.

Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë vetëm me shërbim “porosi me dërgesë”.

Institucionet publike dhe private obligohen të punojnë vetëm me staf esencial, i cili staf përcaktohet me vendim të secilit institucion në veçanti;

Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), lejohet të punojnë vetëm deri në orën 20:00 duke shfrytëzuar deri në 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.

Pavarësisht pikave 38.9, 38.10 dhe 38.11 më lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë që bazuar në rekomandimet e IKSHP-së të nxjerrë vendime operacionale të ndalojë këto aktivitete.

Hyrjet e qytetarëve të huaj dhe vendorë në Kosovë

Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit.

Përjashtim nga pika 1 më lartë bëjnë:

Nëse qytetari i huaj hynë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore;

Qytetarët e huaj që punojnë si transportuesi profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga Covid-19;

Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare tranzite, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;

Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre;

Të gjithë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër), gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.

Përjashtim nga pika 3 më lartë bëjnë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër) që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit.

Komunave iu kërkohet që të ofrojnë ekipet teknike mjekësore të QKMF-ve (Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare), që me mbështetjen e Policisë së Kosovës, të bëjnë kontrollin e udhëtarëve që hyjnë në pikat kufitare: Merdar, Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe ANP “Adem Jashari”, përfshirë para se gjithash matjen e temperaturës.

The post Zgjatet orari i lëvizjes, këto janë të gjitha masat e reja appeared first on Prizreni Sot.

Këto janë masat e reja anti-covid
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se për shkak të rritjes së numrit të infeksionit, kanë vendosur të reduktohet numrin e stafit në nivel qendror dhe lokal në institucionet publike dhe private.

Zemaj në një konferencëe për media, tha se institucionet që do të punojnë me kapacitete të plota është shëndetësia dhe siguria.

Sipas tij, institucioneve publike dhe private iu ndalohet organizime ku ka grumbullim të njerëzve.

“Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçare lirohen nga paraqitja në punë, angazhimi i tyre kalon online. Personat mbi moshën 65 vjeçare iu lejohet të dalin jashtë shtëpisë nga ora 6 deri 10 dhe prej orës 16 deri në 19, jashtë këtij orari vetëm për nevoja shëndetësore. Ligjëratat në të gjitha universitetet publike dhe private mbahen vetëm online. Qendrave tregtare iu ndalohet veprimtaria nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Gastronomisë iu ndalohet puna nga ora 21 deri në 5 të mëngjesit, përveç shërbimeve merr me vete.Do të ndërmerren masa të rrepta brenda institucioneve shëndetësore duke bërë dezinfektimin e shpeshtë”, tha Zemaj.

Ai tha se është në diskutim kontrolli në pika kufitare.

The post Këto janë masat e reja anti-covid appeared first on Prizreni Sot.