Mbyllja Archives - Prizreni Sot

Mbyllja e padiskutueshme, këto janë masat e reja që pritet të miratohen sot në Qeveri
Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në orën 15:00. Temë diskutimi do të jenë masat e reja anti-Covid, të cilat ditë më parë janë propozuar nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia. Ai ka pasur takime me Shoqatën e Gastronomëve, Odën Ekonomike dhe kryetarët e komunave, për të diskutuar rreth këtyre masave të reja. Mbyllja për 12 ditë e propozuar nga Vitia, nuk ka gjetur përkrahje në asnjërin takim, por sipas tij, kjo është e padiskutueshme, shkruan Gazeta Express

Vetëm javën që lamë pas, në vend janë shënuar mbi 5 mijë e 674 raste të reja me koronavirus, derisa 75 përsona kanë vdekur si pasojë e infektimit.

Me rritjen e numrit të rasteve pozitive dhe vdekjeve si pasojë e koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë, me rekomandim të institucioneve tjera shëndetësore, ka marrë vendim që të ketë masa më strikte, për të parandaluar shpërthim edhe më të madh të infeksionit.

Është propozuar mbyllja për 12 ditë e lokaleve të gastronomisë, qendrave tregtare, palestrave e shkollave.

Po ashtu, lëvizja e qytetarëve është propozuar të lejohet nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes.

Marketet, furrat dhe barnatoret do të lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

E këto masa që është propozuar të hyjnë në fuqi nga data 6 dhe të zgjasin deri më 18 prill, do të diskutohen sot në mbledhjen e Qeverisë në orën 15:00, ku pritet të merret vendimi për miratimin e tyre.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka deklaruar për Express se gjatë ditës do të dalë njoftimi për masat e reja.

“Për masat gjatë ditës ju njoftojnë kurdo që merret ndonjë vendim”, ka thënë Hoti.

Ndërkaq në takimet që ka pasur me Shoqatën e Gastronomëve, Odën Ekonomike dhe kryetarët e komunave të vendit, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se dnër masat që do të merren është edhe mbyllja për 12 ditë e lokaleve të gastronomisë, qendrave tregtare, palestrave dhe shkollave.

Por, mbyllja nuk po përkrahet as nga bizneset e as nga kryetarët e komunave.

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka deklaruar se në takimin me Vitinë, ka kundërshtuar mbylljen, pasi sipas tij kjo nuk është zgjidhje.

Por, Rukiqi thotë se ministri i Shëndetësisë ka qenë i vendosur që të ketë mbyllje për 12 ditë, madje sipas tij, kjo është e padiskutueshme.

“Ne e kemi shprehë kundërshtimin tonë. Vazhdimisht kemi qenë kundër mbylljes, sepse kjo nuk është zgjidhje. Kemi propozuar kufizime në orar dhe zbatim më të mirë të masave aktuale. Ministri i Shëndetësisë ka qenë i vendosur që të ketë mbyllje për 12 ditë. Kemi propozuar që të ketë kufizime por jo mbyllje, por ky propozim nuk ka hasur në mirëkuptimin e ministrit të Shëndetësisë. Kemi kërkuar të na tregojë çka është e diskutueshme e çka jo, ideja e mbylljes ka qenë e padiskutueshme. Ministri ka qenë i shqetësuar se menaxhimi i pandemisë mund të dalë jashtë kontrollit, për shkak edhe të kapaciteteve në spitale, pra s’e ka lënë hapësirën të diskutohet fare pjesa e mbylljes”, ka deklaruar Rukiqi.

Rukiqi deklaroi se në takimin me ministrin e Shëndetësisë ku ishin edhe ai i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, është dhënë zotimi se bizneset do të përkrahen financiarisht gjatë mbylljes.

“Ministri i Financave ka thënë se krahas mbylljes do të ketë edhe ëprkrahje financiare. Po e presim mbledhjen e Qeverisë për të parë çfarë po vendoset, ne s’jemi pajtuar me masat, por në fund vendimi merret nga Qeveria. S’ka pasur gatishmëri për mirëkuptim për alternativa tjera, nëse s’ka vullnet as për mbështetje financiare dhe strategji më afatgjatë që s’i prek bizneset, pra çka do të bëhet pas 12 ditëve, por edhe për muajt e ardhshëm, sigurisht se bizneset do t’i shfaqin pakënaqësitë përmes protestave”, ka thënë Rukiqi.

Ai tha se nga Shoqata e Gatronomëve dhe Oda Ekonomike është porpozuar që të lejohen shërbimet me dërgesë (delivery) dhe “merr me vete”.

“Kemi propozuar që shërbimet me dërgesë dhe “merr me vete” të lejohen, s’është që e lehtëson shumë gjendjen, por të paktën krijon njëfarë qarkullimi. Në variantin fillestar nuk kanë qenë të përfshiera, por në përfundim të takimit ministri e ka marrë përsipër që ta shqyrtojë. Jam optimist që do të lejohen këto shërbime”, deklaroi Rukiqi.

Rukiqi thotë se Qeveria duhet të ketë një plan më afatgjatë, sidomos për muajt e ardhshëm kur fillon sezoni veror dhe vendet fqinje lehtësojnë masat. Ai thotë se të njëjtën duhet ta bëjë edhe Kosova, pasi nëse në vend ka masa shtrënguese, qytetarët do të dalin jashtë kufijve dhe ekonomia kështu do të dobësohet edhe më shumë.

“E kuptojmë se duhet të ulet numri i rasteve dhe vdekjeve, por Qeveria duhet të fokusohet të ketë një plan më afatgjatë për të dalë nga pandemia, dhe kjo mund të bëhet vetëm me vaksinim.  Do të insistojmë që të ketë një qartësi apo plan më të detajuar për muajt e ardhshëm, sepse gjatë muajve të verës presim hapje të plotë. Pasi vendet e rajonit kanë planifikuar hapjen gjatë verës, rrezikojmë që mjetet financiare të shkojnë në ato vende nëse ato hapen e ne jo”, ka deklaruar Rukiqi.

Rukiqi ka deklaruar se në mbledhjen me ministrat, nuk është përmendur mbyllja e kufijve.

Ndryshe, kundër mbylljes së propozuar nga ministri Vitia kanë dalë edhe disa nga komunat e vendit.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka deklaruar për Express se kjo mbyllje do ta dëmtojë rëndë ekonominë.

“Nuk e përkrahi mbylljen, përkundër qëllimit të mirë shëndetësor, sepse kjo mbyllje do të dëmtojë rëndë ekonominë. Është po ashtu e padrejtë edhe ndaj komunitetit islam mbyllja dhe pamundësimi i aktiviteteve fetare në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit”, ka deklaruar Tahiri.

Edhe Komuna e Gjilanit ka kundërshtuar mbylljen e propozuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Kështu ka deklaruar për Express nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli.

“E kemi kundërshtuar edhe mbylljen totale. I kemi aprovuar disa masa, siç janë kontrollimi më i rreptë nëpër hyrje-dalje, por në asnjë mënyrë mbylljen e gastronomisë dhe bizneseve tjera sepse pandemia ka shkaktu dëme të mëdha. Ne ia sqaruam se nuk është mirë të mbyllen bizneset, ka thënë se me gastronomët është shikuar mundësia e subvencionimit, por në emër të gastronomëve kam thënë që s’jemi dakord me mbyllje”, ka deklaruar Ismajli.

The post Mbyllja e padiskutueshme, këto janë masat e reja që pritet të miratohen sot në Qeveri appeared first on Prizreni Sot.

A do të mbyllet Kosova? Sot merret vendimi
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se të hënën do mbajnë takim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, me ç’rast do të vendosin nëse do të marrin masa shtesë anti-COVID, duke parë se numri i vdekjeve është i lartë dhe personave të infektuar po ashtu.

“Të hënën pasdite do të ulemi të bisedojmë me IKSHP dhe Bordin dhe nëse është e nevojshme që të ndërmarrim edhe ndonjë masë që e ul infeksionin dhe zbrit rastet spitalore që janë shqetësimi më i madh”, ka thënë dje Zemaj.

I pyetur se a mund të ketë mbyllje totale ai ka thënë se do të veprohet ashtu si thonë profesionistët shëndetësorë, duke mos e përjashtuar kështu një gjë të tillë.

“Të gjitha rekomandimet që vijnë nga profesionistët, edhe për mbyllje, do ta shohim edhe ditën për kufizimet që duhet të ndërmarrim. Mbyllja është opsioni i fundit”, tha Zemaj.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit 16 pacientë kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus në Kosovë, duke e çuar kështu shifrën totale të vdekjeve në 1.005.

The post A do të mbyllet Kosova? Sot merret vendimi appeared first on Prizreni Sot.

Përfaqësuesit e bizneseve takojnë Hotin: Masat e reja mbyllin 80% të aktivitetit ekonomik në Prishtinë
Ka përfunduar takimi i kryeministrit Avdullah Hoti me përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane. Pas takimit kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, tha se do të ketë masa më strikte dhe do të ketë ndarje të qyteteve në tri zona.

Ai tha se Prishtina është në zonën e kuqe, e që tha se parashihet mbyllje të 80 përqind të aktivitetit ekonomik.

Ai tha se para kryeministrit kane paraqitur shqetësimin për mundësinë e një mbylljeje të re dhe se kanë kërkuar vazhdim të mbështetjes financiare për bizneset.

“Janë edhe ato që janë parë në media, do të thotë kemi një ndarje me tri zona, e kuqe, e gjelbër dhe e verdhë, por ajo që është shqetësuese është se Prishtina është në zonën e kuqe dhe shumica e aktivitetit ekonomik është në Prishtinë dhe pak a shumë në Prishtinë ka qenë e planifikuar apo është ende e planifikuar për shkak se drafti ashtu e parasheh mbyllje të mbi 80 përqind të aktivitetit ekonomik. Tani pas këtij takimi jemi si me thënë më optimistë, më të relaksuar në kuptimin e asaj se do të rikonsiderohet edhe një herë pjesa, sidomos që lidhet me tregtinë me pakicë dhe shumicë”, tha ai.

Rukiqi tha se me vendimin për masa të reja që pritet të kumtohen në ora 12:00 nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, parashihen kufizime më strikte.

“Mbyllje do të ketë, po mendoj mbyllje mos ta quajmë tash edhe mbyllje në kuptimin klasik, do të ketë kufizime të reja, kufizime më strikte sesa këto që i kemi. E mira është që së paku po na japin kohë në kuptim të përgatitjes do të komunikohen sot dhe do të hyjnë në fuqi gjatë ditës së shtunë. Po megjithatë mbetet ende një hapësirë e rishikimit të masave të propozuara në mënyrë që të mos dëmtohet aktiviteti ekonomik”, tha ai.

Ai tha se i kanë treguar kryeministrit që një mbyllje e re është e papërballueshme për ekonominë e vendit.

“Ka qenë pothuajse një konsensus në mesin e shoqatave të biznesit që një kufizim i ri i aktivitetit biznesor është pothuajse i papërballueshëm për shumicën e sektorëve. Nuk patëm si të them premtim konkret, po megjithatë patëm një mirëkuptim të kryeministrit që do të rishikojë edhe një herë vendimin i cili është propozuar nga Ministria e Shëndetësisë në mënyrë që të gjendet një farë mesi që të ruhet shëndeti publik që është para së gjithash prioritet për të gjithë, po në të njëjtën kohë edhe të mos dëmtohet në masë të madhe aktiviteti ekonomik”, tha ai.

Ai tha se ka pasur paralajmërim se rezistenca ndaj masave është në rritje, për çka tha se kjo është kuptuar edhe nga kryeministri Hoti.

Rukiqi deklaroi se format që mund të gjenden nga sektorë të ndryshëm për të shprehur këtë kundërshti ndaj masave mbetet për t’u parë.

The post Përfaqësuesit e bizneseve takojnë Hotin: Masat e reja mbyllin 80% të aktivitetit ekonomik në Prishtinë appeared first on Prizreni Sot.

Alarmojnë ekspertët: Edhe një mbyllje kolapson ekonominë
Rritja e madhe e rasteve me Covid-19 në Kosovë mund të sjellë edhe një mbyllje të dytë në vendin tonë.

Ndonëse kundër mbylljes totale po shprehen ekspertë të ekonomisë, sipas të cilëve ato masa mund të çojnë vendin në kolaps me pasoja të papërballueshme.

Derisa në Ministri të Financave thonë se një izolim i ri mund të shtyjë Qeverinë në rishikimin e shpenzimeve buxhetore pas tre muajve.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thotë, se një mbyllje e dytë e aktiviteteve ekonomike do të çonte në mbylljen e masive të ndërmarrjeve private dhe vendeve të punës.

Zeka theksoi se si Odë Ekonomike Amerikane besojnë që është e mundur të vazhdohet aktiviteti ekonomik, gjithnjë duke i respektuar rekomandimet e IKShP-së për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

“Duke i respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid-19 është e mundur të zbatohen në mënyrë strikte këto rekomandime dhe këto protokolle që në të njëjtën kohë të mos ndalohen aktivitet ekonomike, për ndryshe ajo çfarë mund të shohim deri në fund të këtij viti rrjedhimit edhe në vitin 2021 është një mbyllje masive e ndërmarrjeve vend. Po ashtu, edhe një mbyllje masive e vendeve të punës, zvogëlim i të ardhurave buxhetore për mbështetjen si dhe zvogëlim i aftësisë për të mbështetur ndërmarrjet private, por edhe për t’u ballafaquar me pasojat e tjera të pandemisë përfshirë këtu edhe atë që ka të bëjë me shëndetin publik”, thotë Zeka.

Po ashtu edhe profesori në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Hasan Prishtina” Nagip Skënderi thekson për KosovaPress, se në asnjë mënyrë Qeveria nuk duhet të vendosë për ndalimin e veprimtarive ekonomike, sepse kolapsi ekonomik me masa të reja kufizuese është i pashmangshëm.

“Assesi nuk duhet të shkohet në mbyllje të sektorëve të ekonomisë ose sektorëve të tjerë, sepse do të ndodhë shpejt një kolaps që do të jetë i pa përballueshëm dhe me pasoja të mahnitshme për ekonominë në tërësi. Por, shteti do të duhej të intervenoj në këtë rast në vetëdijesimin e popullatës dhe mos të vijmë deri tek bllokada e tërësishme ekonomike dhe sociale në tërësi. Mos funksionimi i buxhetit do të jetë edhe një goditje edhe më e madhe dhe ekonomia e Kosovës do të futet në kolaps në tërësi. Prandaj, duhet të merren shembujt e vendeve të zhvilluara”, thotë Skënderi.

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi thotë për KosovaPress, se një mbyllje tjetër e bizneseve, e detyron Ministrinë e Financave të bëjë rishikimin e shpenzimeve buxhetore brenda tre muajve të ardhshëm.

“Unë po shpresoj që nuk do të ketë mbyllje, por kur flasim për buxhetin 2021 duhet të jetë e qartë për të gjithë, sepse në vitin 2020 ku kemi pasur një rënie prej 6.5 deri 7 për qind, që të hyrat janë zvogëluar mbi 300 milionë si të hyra të rregullta buxhetore. Për ndryshe nëse do të ketë mbyllje të re ekonomike, ne jemi të detyruar ndoshta pas tre muajve me bërë një rishikim total të shpenzimeve, të të hyrave dhe krejt buxhetit. Pra, nëse do të ketë mbyllje duhet buxhetin 2021 me rishikuar”, thotë Krasniqi.

Deri në shtator qarkullimi i bizneseve është zvogëluar mbi 1 miliard euro.

Ndërsa, vala e dytë e pandemisë Covid-19, ka prekur edhe vendin tonë, ku vetëm gjatë ditës së djeshme numri i të infektuarve ka arritur 418.

The post Alarmojnë ekspertët: Edhe një mbyllje kolapson ekonominë appeared first on Prizreni Sot.