Oda e Hotelerise Archives - Prizreni Sot

Nga Oda Hotelierisë ankohen për masat e reja: Do të kemi humbje milionëshe
Sipas Visar Demollit nga Oda Hotelierisë pasi të hyjnë masat e reja në fuqi, vetëm nga sallat e dasmave, dëmet do të kapin shifrën mbi 13 milionë euro për 10 ditë.

Masat e reja të Qeverisë së Kosovës, të cilat pritet të votohen sot do të prekin më së shumti sektorin e Hotelerisë dhe Gastronomisë.

Me masat e reja pritet që të përgjysmohet numri i dasmorëve në salla, nga 300 sa ishte deri tash në 150, shkruan Insajderi.

Kjo masë do të ketë ndikim të madh ne këto biznese për 10 ditët sa është paralajmëruar se do të qëndrojnë kufizimet. Pronarët e restoranteve janë të detyruar që të zvogëlojnë edhe numrin e punëtorëve.

Visar Demolli, Drejtor Ekzekutiv në Odën Hoteliere Turistike të Kosovës,  në një prononcim për Gazetën Insadjeri tha se këto ditë do të largohen nga puna mbi 32 mijë punëtorë.

“Masat e reja që do të hynë në fuqi nga data 20.08.2021 janë masat të cilat prap e atakojnë  Hotelerin dhe Gastronomin, ku e dim se në Kosovë për çdo gjë, ne si hotelier jemi si pikë qitje, po prap u dakorduam që keto masa të jenë deri me datë 01.09.2021 dhe të ulemi prap me Z.Vitia dhe të rishikohen këto masa”, deklaroi Demolli.

Vetëm në sallat e dasmave, sipas Demollit dëmet do të kapin shifren mbi 13 milionë euro për 10 ditë.

“Humbjet normale që do të jenë milionshe ku është e deshmuar se me salla dasmash janë të lidhur ngusht prodhuesit vendor si ata të mishit po ashtu të pijeve. Po vetëm salla dasmash kap shifren mbi 13.500.000 milonë euro per 10 ditshin pa i llogaritur prodhuesit e bashkpuntoret tjerë”, shtoi Demolli.

Të martën, Ministri i Shendetësisë Arben Vitia, bëri publike masat e reja që pritet të votohen sot e të hyn në fuqi nga data 20 gusht deri me 01 shtator.

Në këto masa përfshihet edhe mbyllja e klubeve të natës dhe zvogëlimi i numrit të klientëve në 150 nëpër salla të dasmave të cilat do të lejohen të punojnë deri në orën 22:30.

The post Nga Oda Hotelierisë ankohen për masat e reja: Do të kemi humbje milionëshe appeared first on Prizreni Sot.

Nga kjo datë s’mund të merrni pjesë në dasma e klube nate pa u vaksinuar
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka njoftuar sot se në takimin e përfaqësuesit të tyre me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, është marrë vendim që vaksinimi me vaksinën anti-COVID  të jetë i obligueshëm për ata që do të marrin pjesë në dasma, klube të natës e qendra tregtare

Në njoftimin e OHT-së bëhet e ditur se ky vendim është marrë pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19.

Nga OHT-ja kanë bërë të ditur se këto vendime pritet të hyjnë në fuqi nga data 11 gusht, stafit punues të këtyre sektoreve do t’u kërkohet dëshmia e vaksinës nga data 12 gusht, ndërkaq qytetarëve nga data 20 gusht.

“Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marrë pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marrë vaksinën anti-covid, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet”, thuhet në njoftimin e OHT-së.

“Ndërsa sa i përket stafit punues të këtyre sektoreve obligohen që deri më datë 12 gusht të përfundojnë të paktën dozën e parë të vaksinimit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, është bërë e ditur se është diskutuar edhe zgjatja e orarit për klubet e natës.

“Gjithashtu sa i përket orarit të klubeve të natës u bisedua që të ketë zgjatje pra këto aktivitete të fillojnë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnate”, bën të ditur njoftim

The post Nga kjo datë s’mund të merrni pjesë në dasma e klube nate pa u vaksinuar appeared first on Prizreni Sot.

Oda e Hotelierisë i drejtohet me letër Albin Kurtit
Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva ka theksuar që shteti i Kosovës për momentin gjendet në pozitë jo lakmuese qoftë sa i përket gjendjes së ulët shëndetësore, apo gjendjes ekonomike.

Ndërsa, ai sot u është drejtuar me një letër të hapur Qeverisë së re me në krye Albin Kurtin.

Letra e plotë:

‘’I nderuari z. Kryeministër së pari uroj që kjo letër t’iu gjejë mirë me shëndet, dhe ju dëshirojmë punë të mbarë në marrjen e përgjegjësive dhe detyrave të reja!

Ashtu siç jemi takuar me strukturat e të gjitha partive politike, edhe me strukturat e juaja kemi pasur takim dhe na u është premtuar që do të kemi mirëkuptim, dhe do të kenë rëndësi mendimet dhe opinionet tona në marrjen e çfardo vendimi. Kështuqë besojmë dhe shpresojmë që të kemi bashkëpunim dhe mirëkuptim si për menaxhimin e pandemisë ashtu edhe në kthimin e normalitetit të situatës.

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës në vazhdimësi ka kontribuar dhe vazhdon të kontribojë në ofrimin e bashkëpunimit nga përvoja jonë si ekspert të secilit sektorë (hotelieri & gastronomi) që të japim kontributin tonë për rikthimin dhe zhvillimin e turizmit dhe hotelierisë në vendin tonë.

Z. Kryeministër e kemi theksuar dhe e ritheksojmë që sektori i Hotelierisë dhe Gastronomisë është më i atakuari dhe më i dëmtuari nga pandemia, dhe kërkojmë që ne si OHTK ta kemi një përfaqësues të këtij komuniteti në komitetin për menaxhimin e pandemisë.

Tashmë u bë më shumë se një vit nga fillimi i pandemisë, dhe kjo gjendje më nuk është një e panjohur për ne, dhe nëse i analizojmë masat që janë marrë në 6 muajt e fundit, sektori i gastronomisë ka qenë pjesërisht i mbyllur, mirëpo rastet me Covid nuk janë ndalur, përkundrazi vetëm sa ka pas rritje të numrit, gjë që dëshmon se gastronomia nuk ka qenë dhe nuk është vatër e përhapjes së virusit.

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ka për synim ta mbrojë jo vetëm interesin e biznesit, por më shumë jemi të shqetësuar për klasën punëtore në këtë sektorë, sepse si çdo qytetarë i Republikës së Kosovës edhe ata kanë obligime dhe familje për të mbajtur nga puna e tyre, është qështje ekzistence.

I nderuari kryeministër jemi dëshmitarë se vatër e infeksionit kanë qenë vet institucionet publike, dhe po ashtu edhe partitë politike ku për interesa të veta nuk kanë ekzistuar masa as ligje që i kanë ndaluar.

Pra kërkojmë mirëkuptim dhe konsideratë për secilën kategori dhe shtresë të këtij vendi.

The post Oda e Hotelierisë i drejtohet me letër Albin Kurtit appeared first on Prizreni Sot.

Oda e Hotelierisë: Mosmiratimi i buxhetit bllokon shtetit
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit u ka bërë apel deputetëve të Republikës së Kosovës, ta votojnë projektligjin për buxhet dhe mos të hyjmë në vitin 2021 pa e votuar.

Sipas odës, nëse nuk miratohet buxheti, nuk do të mund të ekzekutohet as granti në shumë prej 200 milion eurosh, të caktuara për ndihmë direkte financiare për bizneset, të cilat janë goditur më së shumti nga pandemia.

“Nëse nuk miratohet buxheti, do të ishte një zhgënjim dhe një goditje e madhe për bizneset, sepse të gjitha janë në pritje të mjeteve të ndara për to. Nëse nuk miratohet buxheti edhe punonjësit, të cilët kanë humbur punën gjatë pandemisë, mund të mos marrin ndihmën prej 300 euro në muaj për tre muaj rresht, ashtu siç parashihet në Ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Andaj, OHTK-ja edhe një herë iu bënë thirrje të gjithë deputetëve që ta votojnë projektligjin për buxhetin e vitit 2021 që shteti mos të shkojë në bllokadë”, thuhet në reagimin e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit.

The post Oda e Hotelierisë: Mosmiratimi i buxhetit bllokon shtetit appeared first on Prizreni Sot.