Patente shofer Archives - Prizreni Sot

Ambasada e Kosovës në Gjermani jep informacione të rëndësishme për procesin e konvertimit të patentë shoferëve
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka dhënë informacione për procesin e konvertimit të patentë shoferëve.

Ambasada njofton se gjashtë misionet konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani (përkatësisht në Berlin, në Düsseldorf, në Frankfurt, në Hamburg, në München dhe në Stuttgart), kanë filluar verifikimin e patentë shoferëve për shtetasit e Kosovës, konkretisht lëshimin e vërtetimeve përmes së cilëve vërtetohet marrja e patentë shoferëve në procedurë të rregullt në Kosovë.

The post Ambasada e Kosovës në Gjermani jep informacione të rëndësishme për procesin e konvertimit të patentë shoferëve appeared first on Prizreni Sot.

Nga sot hyn në fuqi vendimi, Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe të Kosovës
Duke nisur nga dita e sotme Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe të Kosovës. Bundestagu gjerman u ka dhënë të drejtën shqiptarëve që të konvertojnë patentën e tyre pa pasur nevojë të bëjnë provime shtesë.

Njohja e lejeve të drejtimit nga shteti gjerman pritet të lehtësojë lëvizjen me automjete të shqiptarëve dhe kosovarëve që jetojnë me rregulla në këtë shtet.

Shtetasit shqiptarë që jetojnë në Gjermani do të mund të drejtojnë automjetet e tyre në këtë shtet edhe me patentat që kanë marrë në vendin tonë. Kësaj pengesë, e cila ka kushtëzuar shqiptarët prej shumë vitesh, i ka dhënë fund Bundestagu. Të gjithë qytetarët shqiptarët të cilët jetojnë në Gjermani dhe kanë një vendbanim të rregullt do të kenë mundësive të konvertojnë këtë dokument pa provime teorike dhe praktike shtesë, siç ka qenë deri më tani.

Parimi i vendbanimit të rregullt

Rregullorja mundëson njohjen e pothuajse të gjitha kategorive të patentave nga Kosova dhe Shqipërianë Gjermani. Rregullorja e re vlen vetëm për personat që kanë një vendbanim të rregullt në Gjermani dhe që e kanë bërë patentën përpara se të vinin këtu.

Kjo do të thotë, se kush ka ardhur pa patentë dhe e ka vendbanimin e rregullt në Gjermani, nuk mund të shkojë për pushime në Kosovë ose Shqipëri dhe të bëjë aty patentën. Ky fenomen, që në Gjermani njihet nën termin “turizëm patentash” është i ndaluar.

Por çfarë do të thotë vendbanim i rregullt? Kjo përcaktohet nga koha e qëndrimit në një vend brenda një viti, nga i ashtuquajturi “rregulli i 185 ditëve”: Sipas rregullit të 185 ditëve, vendi i banimit të rregullt është vendi ku banon së paku 185 ditë në vit.  Nëse një migrant rezident në Gjermani dëshiron të bëjë patentën në Shqipëri ose Kosovë ai duhet t’u dëshmojë organeve gjermane se ka banuar së paku 185 ditë në vendin ku ka bërë patentën.

Cilat patenta njihen pa provime?

Sipas draftit të dorëzuar në fund të dhjetorit në Këshilin Federal dhe të cilin e ka redaksia e Deutsche Welle-s, qeveria gjermane propozon njohjen e patentave nga Shqipëria pa provime në teori dhe praktike për pothuajse të gjitha kategoritë:

A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Vetëm për patentat nga Shqipëria që I përkasin kategorisë AM për konvertimin do të kërkohet një provim praktik.

Për lejet e drejtimit nga Kosova është parashikuar konvertimi pa provime shtesë në këto kategori:  AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

Kursime prej së paku 1000 Euro për çdo emigrant

Ndryshimet priten të lehtësojnë jetën e mijëra emigrantëve që kanë ardhur nga Shqipëria dhe Kosova në Gjermani. Sipas rregullave të deritanishme për emigrantët rezidentë në Gjermani vlefshmëria e patentës skadonte pas gjashtë muajsh qëndrimi. Konvertimi kushtonte deri në 1000 Euro, i tha DW, Xhevat Qerimaj, nga Autoshkolla Sieber në Stuttgart të Gjermanisë.

The post Nga sot hyn në fuqi vendimi, Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe të Kosovës appeared first on Prizreni Sot.

Nga 14 shkurti në Prizren sekuestrohen 8 patentë shoferë
Më datat 14-17 shkurt 2022, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Anti- Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVU-it, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave Anti-covid-19, janë kryer në stacionet policore ne Prizren, Prizren-Veri, Suharekë, Dragash dhe NJRKRR ne Prizren. Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 82 gjoba  personave fizik, janë dhen 45 vërejtje, janë vizituar dhe kontrolluar lokale dhe biznese te ndryshme 91 si dhe për mos respektim te orarit te punesë  janë  shqiptuar  2 gjoba prej 500 euro. Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006.

Jo vetëm për masat Anti-Covid-19, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 693 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion si dhe ka sekuestrua 8 patentë shofer.

Po ashtu Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e policisë ne Prizren, falënderon qytetaret e rajonit te Prizrenit për bashkëpunimin e treguar gjatë realizimit te detyrave policore me rastin e shënimit  te 14 vjetorit te Pavarësisë se Republikës se Kosovës.

Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi.

The post Nga 14 shkurti në Prizren sekuestrohen 8 patentë shoferë appeared first on Prizreni Sot.

Kur do të hyjë në fuqi vendimi për njohjen e patentë shoferëve të lëshuar nga Kosova dhe cilat do të njihen fillimisht?
“Për fat të mirë ua hoqëm edhe këtë pengesë!” – tha Winfried Herrmann, ministri i transporteve të Landit Baden Württemberg, në cilësinë e tij si kryetar i Konferencës së Ministrave të Transportit, teksa po fliste për njohjen e patentave nga Shqipëria dhe Kosova, të premten në Bundesrat.

Politikani i Gjelbër argumentoi, se shumë imigrantë nga Kosova punojnë në zanate që kanë nevojë për një patentë, si kopshtari, ndërtimtari, dhe ne nganjëherë ua vështirësojmë jetën më shumë se ç’duhet”. Fjalë, të cilat ai ia drejtoi kryesisht ambasadorit të Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, i cili nuk e humbi rastin për të qenë vetë i pranishëm në Sallën e Këshillit Federal, kur u mor vendimi.

Rregullorja e re pritet të hyjë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare të Gjermanisë (Bundesanzeiger), me shumë gjasa brenda dy javësh.

Parimi i vendbanimit të rregullt

Rregullorja mundëson njohjen e pothuajse të gjitha kategorive të patentave në Gjermani.

Rregullorja e re vlen vetëm për personat që kanë një vendbanim të rregullt në Gjermani dhe që e kanë bërë patentën përpara se të vinin këtu, i tha DW Matthias Borowski, zëdhënës i Ministrisë së Mobilitetit të Landit të Berlinit.

Kjo do të thotë, se kush ka ardhur pa patentë dhe e ka vendbanimin e rregullt në Gjermani, nuk mund të shkojë për pushime në Kosovë ose Shqipëri dhe të bëjë aty patentën. Ky fenomen, që në Gjermani njihen nën termin “turizëm patentash” është i ndaluar. “Patentat e marra gjatë pushimeve nuk do të njihen në Gjermani”, i tha Borowski Deutsche Welles.

Faruk Ajeti | Botschafter der Republik Kosovo in Berlin

Ambasadori i Kosovës Faruk Ajeti

Por çfarë do të thotë vendbanim i rregullt? Kjo përcaktohet nga koha e qëndrimit në në një vend brenda një viti, nga i ashtuquajturi “rregulli i 185 ditëve”: “Sipas rregullit të 185 ditëve, vendi i banimit të rregullt është vendi ku banon së paku 185 ditë në vit.”

Shkurt. Nëse një migrant rezident në Gjermani dëshiron të bëjë patentën në Shqipëri ose Kosovë ai duhet t’u dëshmojë organeve gjermane se ka banuar së paku 185 ditë në vendin ku ka bërë patentën. “Dhe e rëndësishme është, që patenta të bëhet në atë qytet, ku ke qenë i regjistruar”, sqaron Borowski.

Dallime në datat e lëshimit

Rregullorja e re parasheh një dallim në njohjen e patentave, në varësi të datës së lëshimit të tyre. Patentat që janë lëshuar në Shqipëri pas datës 24 janar 2017 dhe në Kosovë pas datës 1 mars 2018 njihen menjëherë. Patentat e lëshuara para këtyre datave do të kontrollohen më parë nga Enti Federal i Transportit Motorik (Kraftfahr-Bundesamt).

“Këto data janë negociuar me autoritetet e Kosovës dhe Shqipërisë”, i tha DW një zëdhënëse e Ministrisë Federale të Komunikimeve Digjitale. “Vetëm pas këtyre datave mund të sigurohet që lejet e drejtimit të automjeteve të lëshuara në Kosovë ose Shqipëri, janë bërë pasi më parë është bërë një kurs teorie dhe praktike”.

Për patentat e lëshuara më parë, autoriteti përkatës gjerman në Flensburg, do të sqarojë vërtetësinë e dokumentit, duke kontaktuar organet përkatëse në Kosovë dhe Shqipëri, “Se sa kohë do të marrë kjo procedurë, kjo do të varet nga koha që do t’u nevojitet organeve në Shqipëri dhe Kosovë për të dhënë përgjigje”, i tha DW zëdhënësja.

Për Ambasadorin e Shqipërisë në Berlin, Artur Kuko, përfundon këtu një rrugëtim pesëvjeçar, që zuri fill, në janar 2017, kur ai dorëzoi në ministrinë gjermane të transporteve kërkesën për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit. “Kjo njohje do t’i lehtësojë dukshëm përpjekjet e bashkëqytetareve tanë qe janë vendosur ligjërisht ne territorin e RFGJ per tu integruar sa me shpejt dhe me sa me pak kosto financiare ne jetën e vendit”, i tha Kuko DW.

“Dhurata më e bukur për ditëlindje”

Faruk Ajeti, ambasadori i Kosovës në Berlin, e cilëson këtë lajmin më të mirë që Gjermania i dhuron Kosovës në prag të pavarësisë. “Ky është një lajm i jashtëzakonshëm per Republiken e Kosovës dhe flet shume per raportet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona. Kjo është një nga dhuratat me te mira qe Gjermania mund t‘ia ofronte Kosovës ne prag te festimit te ditëlindjes se 14-të Pavarësisë se Kosovës”, i tha Ajeti Deutsche Welles. “Kjo marrëveshje ka impakt te madh sidomos ndaj atyre qe janë ne marrëdhënie pune dhe ne mungese te kësaj marrëveshjeje kane qenë të hendikepuar t‘i kryejnë obligimet e tyre”, tha ambasadori kosovar.

Kosova e shtroi kërkesën për njohjen e patentave në gusht të vitit 2018. Ishte një nga veprimet e para të paraardhësit të Ajetit, ish-ambasadorit Beqë Cufaj, për të një nga sfidat personale, që kjo marrëveshje të arrihej së bashku me Shqipërinë. Dy ambasadorët Cufaj dhe Kuko dhe stafet e tyre diplomatike nuk reshtën së lobuari për këtë çështje, qoftë te dy ministritë përgjegjëse, ajo e transporteve dhe brendshme, qoftë edhe te konferencat përkatëse të ministrave të landeve. Tema e patentave, megjithëse e karakterit teknik, ishte e pranishme në çdo takim dypalësh, madje edhe deri te ish-kancelarja gjermane Angela Merkel./DW

The post Kur do të hyjë në fuqi vendimi për njohjen e patentë shoferëve të lëshuar nga Kosova dhe cilat do të njihen fillimisht? appeared first on Prizreni Sot.

Konfiskohen 17 patentë shofer në Rajonin e Prizrenit
Gjatë javës qe shkoi, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, gjegjësisht stacionet policore: Prizren, Prizren VERI, Suharekë, Dragash dhe Mamush kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Jo vetëm këto, por kanë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, “ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 1261 tiketa të kundërvajtjeve të ndryshme  në komunikacion si dhe janë konfiskuar 17 patentë shofer”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Aktiviteti i policisë ishte përkushtuar në realizimin dhe zbatimin e urdhëresave nga gjykata, vetëm gjatë javës së kaluar njësitet e stacionit policor ne Prizren kanë realizuar gjithsej 38 urdhëresa, ku 38 persona të dënuar apo të ftuar për intervista janë ndaluar sipas vendimeve të gjykatës themelore në Prizren”, thuhet tutje në njoftim.

The post Konfiskohen 17 patentë shofer në Rajonin e Prizrenit appeared first on Prizreni Sot.