Nga 14 shkurti në Prizren sekuestrohen 8 patentë shoferë

Më datat 14-17 shkurt 2022, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Anti- Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVU-it, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave Anti-covid-19, janë kryer në stacionet policore ne Prizren, Prizren-Veri, Suharekë, Dragash dhe NJRKRR ne Prizren. Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 82 gjoba  personave fizik, janë dhen 45 vërejtje, janë vizituar dhe kontrolluar lokale dhe biznese te ndryshme 91 si dhe për mos respektim te orarit te punesë  janë  shqiptuar  2 gjoba prej 500 euro. Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006.

Jo vetëm për masat Anti-Covid-19, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 693 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion si dhe ka sekuestrua 8 patentë shofer.

Po ashtu Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e policisë ne Prizren, falënderon qytetaret e rajonit te Prizrenit për bashkëpunimin e treguar gjatë realizimit te detyrave policore me rastin e shënimit  te 14 vjetorit te Pavarësisë se Republikës se Kosovës.

  Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *