Protesta Archives - Prizreni Sot

Pas votimit për pezullim të grevës, BSPK thërret konferencë të jashtëzakonshme
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të mbajë sot konferencë të jashtëzakonshme për media.

Sipas njoftimit dërguar mediave, konferenca do të mbahet në orën 14:00, në Sallën “1 Tetori”.

“Ju informojmë se BSPK sot, e shtunë, më 1 tetor 2022 në orën 14:00 në Qendrën e Studentëve Salla “1 Tetori” mban Konferencën e jashtëzakonshme për medie”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, SBAShK-u përmes një postimi në Facebok ka treguar se pro pezullimit të përkohshëm të grevës ( më së largu deri në janar 2023) janë deklaruar 11.809 ose 54.88% , ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%.

Këshilli Grevist i SBASHK-ut i është drejtuar anëtarësisë, që nga çerdhet e deri në universitete që të deklarohen se si të veprohet tutje.

“Nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të SBASHK-ut, që është 25.118 nga ta 314 janë në pushime tê lindjes apo pushime pa pagesë. Në deklarim kanë marrë pjesë 21.516 ose 86.91%, ndërsa nuk kanë marrë pjesë në deklarim 3.288 ose 13.09%. Nga të deklaruarit pro pezullimit të përkohshëm të grevës ( më së largu deri në janar 2023) janë deklaruar 11.809 ose 54.88% , ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%”, thuhet në njoftimin e SBAShK-ut.

Këto shënime, sipas SBAShK-ut do t’i dorëzohen Këshillit Grevist të BSPK-së për t’i bashkëngjitur me rezultatet e deklarime të anëtarësisë së SPAK dhe pastaj do të shpallet vendimi lidhur me grevën, e cila është shpallur nga BSPK.

Po ashtu SBAShK ka falënderuar anëtarësinë e saj ‘duke ju shprehur respektin për qëndrimin dinjitoz gjatë gjithë viteve e dekadave të punës në misionin e shenjtë për edukimin e arsimimin e brezave’.

“Qëndruat dinjitoz e bashkë e në SBASHK edhe gjatë gjithë grevës, që erdhi pa dëshirën tuaj, po për shkak të qasjes së gabuar të Qeverisë ndaj sindikatave dhe mungesës së vullnetit të Qeverisë për dialog e zgjedhje të kërkesave tuaja legjitime. Na fyen e linçuan, por ari nuk përlyhet. Ju ishit dhe mbeteni luftëtarë të dritës kundër errësirës. Të vazhdojmë rrugëtimin Bashkë e në SBASHK”m thuhet në reagimin e SBAShK-ut.

Po ashtu tutje thuhet se SBASHK edhe njëherë dëshmoi se vepron duke u bazuar në zërin e anëtarësisë, e jo, siç janë munduar të plasojnë shpifje disa individë a grupacione se vendosin individë të caktuar.

Kështu, sipas SBAShK-ut u veprua edhe lidhur me grevën e filluar më 25 gusht.

The post Pas votimit për pezullim të grevës, BSPK thërret konferencë të jashtëzakonshme appeared first on Prizreni Sot.

25 vjet nga protestat studentore, revolucioni i ndryshimit
Sot mbushen 25 vite nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997.

Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të ‘90-ta.

Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve./kp

The post 25 vjet nga protestat studentore, revolucioni i ndryshimit appeared first on Prizreni Sot.

“Kryeministër, parandalo grevën e përgjithshme”, punëtorët e shtetit kërkojnë 100 euro shtesë në paga
“Kryeministër, parandalo grevën e përgjithshme”, punëtorët e shtetit kërkojnë 100 euro shtesë në paga

Dhjetëra punëtorë të institucioneve të Kosovës, i janë bashkuar protestës së sotme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, të cilët kërkojnë plotësimin e disa kërkesave nga qeveria.

“Kryeministër realizo kërkesat tona! Parandalo grevën e përgjithshme!”, “Çka po ndodh me ligjin e pagave?”, “Vlerësim i punës e i mundit”, “Urgjentisht të shfuqizohet kriteri prej 15 vjetëve përvojë pune që kërkohet para vitit 1999”, ishin disa nga pankartat që mbanin punëtorët gjatë marshit të tyre nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të ndërtesës së qeverisë.

Tutje, nga protesta janë dëgjuar edhe thirrje ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që sipas tyre, të mos i mashtrojë me Ligjin për Paga, por ta bënë atë ose t’i ngritë pagat.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli ka kërkuar gjatë protestës së punëtorëve të Kosovës të premten që të miratohet sa më shpejtë projektligji për Pagat.

Gjatë fjalimit të tij para qindra protestuesve tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, Hykolli ka kërkuar po ashtu që deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, Qeveria t’ua shtojë në paga nga 100 euro.

Ai ka thënë se punëtorët janë shtylla e shtetit.

“Jemi mbledhur këtu për t’ia përkujtuar partnerit tonë social qeverisë, se ne të punësuarit presim vëmendjen e tyre, punë e veprime dhe përmbushjen e premtimeve për të cilat i kemi zgjedhur. Mos na shpërfillni dhe hapnani derën e dialogut social. Shqetësimet tona janë reale, janë të përbashkëta, janë shqetësime të cilat njihni edhe ju. Kërkojmë hartimin si duhet por jo të ngadalësuar e të zvarritur të Projektligjit për paga që tashmë duhej të ishte miratuar dhe kësisoj do të rregullonte sistemin e pagave ashtu si duhet por mospërfillja dhe shpërfillja nuk ju lënë., Jemi këtu që t’i themi se deri sa kjo të ndodhë e duam dhe kërkojmë arsyeshëm rritjen e pagës prej 100 euro për të gjithë punësuarit e Republikës së Kosovës. Kjo kërkesë është e arsyeshme dhe minimale për të punësuarit të cilëve u është vështirësuar jeta. Ju partneri ynë social, qeveria e Kosovës e keni bazën e mëkimit dhe të kujdesit për punëtorin sepse ju e dini, se ne jemi shtylla e këtij vendi dhe shtyllat e bëjnë kulmin. Kur shtyllat shemben, edhe kulmi do të bjerë”, ka thënë Hykolli.

Ai po ashtu ka kërkuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale dhe zbatimin e Ligjit për sigurime shëndetësore.

“Ju sindikalistë të dashur ju premtoj fuqishëm e këmbëngulshëm se nuk do të tërhiqemi nga kërkesat tona të përbashkëta derisa t’i arrijmë ato”, ka thënë ai.

Kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj tha se Qeveria nuk po dëshiron dialog. Ai paralajmëroi veprime më të rënda sindikale pas kësaj protestë.

“Qeveri, këta janë njerëzit tuaj. Është trup që të qëndroni në Amerikë e të mos dilni para këtyre njerëzve që presin në diell. Lutemi të këndelleni, në të kundërtën pas kësaj proteste madhështore do të ketë edhe veprime më të rënda të cilat ne nuk i duam, por si duket i doni. Ne e duam Ligjin e Pagave, por jo Ligj që na punon dikush, por që e punojmë edhe ne”, u shpreh ai.

The post “Kryeministër, parandalo grevën e përgjithshme”, punëtorët e shtetit kërkojnë 100 euro shtesë në paga appeared first on Prizreni Sot.

Në Kosovë, 1 Maji shënohet me dy protesta
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve do të shënohet në vendin tonë me dy protesta, njëra e organizuar nga Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorin Privat te Kosovës, kurse protesta tjetër është organizuar nga blloku anti-kapitalistw i Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.

Fillimisht Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorin Privat te Kosovës ka paraparë të mbajë protestë nga ora 11:00, ku pritet të marrin pjesë udhëheqësit e shoqatave sindikale në komunën e Prishtinës. Protesta nis nga sheshi “Zahir Pajaziti”, dhe vazhdon deri te objekti i Qeverisë.

Kurse nga ora 12:00, Bllok Anti-Kapitalist i Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, Dylberizm, Aktivistet/ët e Bashkuar për Drejtësi mban protestë në nga sheshin “Zahir Pajaziti”.

Në komunikatën e këtyre të fundit thuhet se këtë 1 maj, kthejnë vëmendjen te gjendja e klasës punëtore në Kosovë e përtej, për ta denoncuar sistemin e dhunshëm në të cilën klasa punëtore vazhdon të shtypet e të nëpërkëmbet , si dhe do të e kujtojnë se shpresa e vetme është rezistenca e organizimi.

The post Në Kosovë, 1 Maji shënohet me dy protesta appeared first on Prizreni Sot.

Sindikalistët protestojnë, i lypin Kurtit rritje pagash
Me një pankartë që përmban një kërkesë për kryeministrin Kurti dhe një kërcënim për grevë kanë nisur protestën sot në Prishtinë Sindikatat e Pavarura të Kosovës.

“Kryeministër, realizo kërkesat tona! Parandalo grevën e përgjithshme!”, sindikalistët ia drejtuan me disa kërkesa Qeverisë së Kosovës, derisa të parën e kanë rritjen e pagave.

Ata po duan përcaktimin e pagës minimale, miratimin e Ligjit për Paga, nisjen e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, nënshkrimin e marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse, amendamentim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti, pranimi i përvojës se punës për të gjithë të larguarit nga puna gjatë viteve të 90-ta dhe të eliminohet kriteri prej 15 vite përvojë punë para vitit 1999.

Protesta nisi nga Biblioteka Kombëtare drejt objektit të Qeverisë.

The post Sindikalistët protestojnë, i lypin Kurtit rritje pagash appeared first on Prizreni Sot.

“Ose neve, ose KEDS-in”, protestuesit i bëjnë thirrje Kurtit: Nuk do të ndalemi
Propozimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike i ka mbledhur në kryeqytet një numër të konsiderueshëm të qytetarëve, të cilët po kërkojnë që kryeministri Albin Kurti ta “bllokojë tarifën”.

Në protestën që nisi prej sheshit “Zahir Pajaziti”, qytetarët u nisën drejt Qeverisë, ndërsa disa nga protestuesit thirrën “Albin mashtruesi” dhe “Albin rrenci”.

Pasi u nisën drejt Qeverisë, një numër i konsiderueshëm kanë thirrur se s’do të paguajnë asnjë cent më shumë, nëse propzimi për shtrenjtimin e rrymës do të zyrtarizohet.

“Po ballafaqohemi me shantazhin e Qeverisë për shtrenjtim të energjisë”, tha njëra prej organizatoreve të protestës.

Qytetarët, me propozimin e ZRRE-së, u tha se po ia paguajnë rrymën edhe bizneseve dhe veriut.

“Në këto kushte, sipas propozimit të ZRRE-së, qytetarët e Kosovës, me një pagë minimale prej 180 eurosh dhe me një numër të madh të papunësisë do t’ua paguajnë faturën edhe bizneseve, plus veriut”, tha ajo.

Duke e quajtur të pakuptimtë propozimin e ZRRE-së, ajo kujtoi deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte thënë se në krizën aktuale energjetike, s’ka zgjidhje tjetër, “ose shtrenjtim, ose reduktime”.

“Me ose, ne duhet t’i themi atij ose neve, ose KEDS-it. Ne ia bëjmë me dije edhe kryeministrit”, tha ajo.

Në fund, protesta u shpall e mbyllur me paralajmërimin se “ne nuk do të ndalemi”.

The post “Ose neve, ose KEDS-in”, protestuesit i bëjnë thirrje Kurtit: Nuk do të ndalemi appeared first on Prizreni Sot.

Nesër protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës, Hoxha: Deklarimet e Kurtit shqetësuese
“Asnjë cent më shumë” do të jetë slogani i protestës së nesërme që do të mbahet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe propozimit të bllok tarifës të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

Organizatori Dibran Hoxha nga shoqëria civile në konferencë për medie të thirrur rreth protestës së “Asnjë cent më shumë” drejtoi kritika edhe ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti që bëri të hënën në Kuvendin e Kosovës.

Hoxha tregon se sipas propozimit të vendosjes së bllok tarifës qytetarët do t’i pasurojnë bizneset dhe se çmimi për biznese nuk do të rritet fare dhe se kjo edhe do vështirësoje jetën e çdo qytetari.

“Vendosja e bllok tarifës do ta afektojë jetën dhe buxhetin e secilit prej nesh. Gjatë sezonës së dimrit konsumi  energjetik i një familje mesatare në Kosovë e kalon në çdo formë 600 KË/h. Kjo do të thotë që nëse një familje e ka paguar një faturë prej 58 eurove me tarifën e re ata do të paguajë rreth 108 euro për energji elektrike. Përveç që i palogjikshëm ky propozim di t’i pasurojë edhe më tej bizneset në kurrizin e qytetarëve të Kosovës. Sipas propozimit çmimi i energjisë për bizneset nuk rritet fare, kjo i bie që një familje mesatare në Kosovë që synim e ka jetesën apo mbijetesën paguan edhe për bizneset që synim kanë qarkullimin e fitimin”, ka thënë ai.

Ai tha se deklaratat e Kurtit në Kuvend janë shqetësuese dhe ofenduese për qytetarët.

“Kryeministri Kurti dje në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka thënë se qytetarët mund edhe të shantazhojnë edhe të fantazojnë për mos shtrenjtim apo mos subvencionim të energjisë, po vet kryeministri a kishte fantazuar kur thoshte se ne synojmë uljen e çmimit të energjisë, madje thoshte se do e nacionalizojmë këtë kompani posa të vijmë në pushtet. Deklarime të tilla të pamatura të kryeministrit janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe ofenduese për të gjithë qytetarët e këtij vendi që synim e kanë të jetojnë dinjitetshëm në këto kushte e rrethana në Kosovë”, u shpreh ai.

Hoxha fton qytetarët që të dalin nesër në protestë për t’i kundërshtuar sic tha ai padrejtësitë që po i bëhen qytetarëve të Kosovës.

“Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që nesër, ditën e mërkure duke filluar nga ora 12:00 të mblidhemi e ta kundërshtojmë e ta parandalojmë këtë padrejtësi të radhës që po bëhet ndaj nesh. Protesta nisë tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’ dhe përfundon tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës me dy kërkesa mos shtrenjtimin e rrymës, pra mos-aprovimin e bllok tarifës së propozuar nga ZRrE-ja dhe nacionalizimin e KEDS-it”, shtoi ai.

The post Nesër protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës, Hoxha: Deklarimet e Kurtit shqetësuese appeared first on Prizreni Sot.