“Ose neve, ose KEDS-in”, protestuesit i bëjnë thirrje Kurtit: Nuk do të ndalemi

Propozimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike i ka mbledhur në kryeqytet një numër të konsiderueshëm të qytetarëve, të cilët po kërkojnë që kryeministri Albin Kurti ta “bllokojë tarifën”.

Në protestën që nisi prej sheshit “Zahir Pajaziti”, qytetarët u nisën drejt Qeverisë, ndërsa disa nga protestuesit thirrën “Albin mashtruesi” dhe “Albin rrenci”.

Pasi u nisën drejt Qeverisë, një numër i konsiderueshëm kanë thirrur se s’do të paguajnë asnjë cent më shumë, nëse propzimi për shtrenjtimin e rrymës do të zyrtarizohet.

“Po ballafaqohemi me shantazhin e Qeverisë për shtrenjtim të energjisë”, tha njëra prej organizatoreve të protestës.

Qytetarët, me propozimin e ZRRE-së, u tha se po ia paguajnë rrymën edhe bizneseve dhe veriut.

“Në këto kushte, sipas propozimit të ZRRE-së, qytetarët e Kosovës, me një pagë minimale prej 180 eurosh dhe me një numër të madh të papunësisë do t’ua paguajnë faturën edhe bizneseve, plus veriut”, tha ajo.

Duke e quajtur të pakuptimtë propozimin e ZRRE-së, ajo kujtoi deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte thënë se në krizën aktuale energjetike, s’ka zgjidhje tjetër, “ose shtrenjtim, ose reduktime”.

“Me ose, ne duhet t’i themi atij ose neve, ose KEDS-it. Ne ia bëjmë me dije edhe kryeministrit”, tha ajo.

Në fund, protesta u shpall e mbyllur me paralajmërimin se “ne nuk do të ndalemi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *