PZAP Archives - Prizreni Sot

46 ankesa dërgohen në PZAP për parregullsi gjatë procesit zgjedhor
46 ankesa janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtesave (PZAP) me pretendimet se ka pasur parregullsi në procesin zgjedhor.

Kështu kanë bërë të ditur nga PZAP.

Sipas këtij Paneli, ankesat janë dorëzuar nga subjektet politike, kandidatët për anëtarë të Kuvendeve Komunale e nga individ tjerë.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, nga ora 19:00 datë 17.10.2021, deri në ora 19:00 datë 18.10.2021, në aftin prej njëzetekatër (24) orëve nga mbyllje e Qendrave të Votimit ka pranuar 46 ankesa, me pretendimet se ka pasur parregullsi në ditën e votimit. Ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për anëtar të Kuvendeve Komunale, të cilat do të shqyrtohen dhe vendosen nga PZAP-i brenda afatit ligjor prej 72 orëve”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.

Ankesat kanë të bëjnë me thyerje të heshtjes zgjedhore, thirrje për të votuar përmes SMS-ve, përmes rrjeteve sociale, shpërndarje e video e foto me përmbajtje elektorale.

“Natyra e ankesave të paraqitura kanë qenë: Thyerje e heshtjes Zgjedhore – Sponsorizim i postimeve me përmbajtje elektorale në FB, Thirrje për të votuar përmes SMS-ve, Thirrje për të votuar përmes rrjetit social FB, Vendosja e posterit në afërsi të Qendrave të Votimit, Postim i një fotografie me përmbajtje elektorale në rrjetin social në FB, Shpërndarje e videove, fotove me përmbajtje elektorale në rrjetin social FB, Thyerje e heshtjes zgjedhore – thirrje për të votuar nëpërmjet postimit të fotos se fëmijëve ne rrjete sociale Instagrami, nuk i është mundësuar votimi në VV, ankesa për shkak të mungesës së votave, parregullsi në vendvotime, parregullsi gjatë numërimit të votave nga ana e KVV-ve, grumbullimi i njerëzve si presion ndaj votuesve për të votuar subjektin e caktuar politik, fletëvotime te pavulosura etj”, thuhet në njoftim.

The post 46 ankesa dërgohen në PZAP për parregullsi gjatë procesit zgjedhor appeared first on Prizreni Sot.

Pas ankesave të deputetëve, PZAP vendos për rinumërimin e 134 vendvotimeve
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që t’i rinumëroj 134 vendvotime.

Kjo sipas PZAP erdhi pas ankesave të paraqitura nga deputetë të subjekteve politike.

Sipas PZAP-së, rezultati që do të dal nga rinumërimi i 134 vendvotimeve do të përfshihet në rezultatin përfundimtarë.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatet për deputet te subjekteve politike ka vendosur që ta urdhëroj KQZ-ne për rinumërimin e 134 vendvotimeve. Rezultati që del nga rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të përfshihet në rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve”, njofton PZAP.

The post Pas ankesave të deputetëve, PZAP vendos për rinumërimin e 134 vendvotimeve appeared first on Prizreni Sot.

PZAP-ja pezullon gjashtë komisionarë të një vendvotimi në Suharekë, urdhëron rinumërim të votave
Paneli Zgjedhor i Ankesave e Parashtresave (PZAP) ka aprovuar kërkesën e Albena Reshitajt të AAK-së për të rinumëruar votat e saj në qendrën e votimit 2404A/01R, në Suharekë. Ndërsa gjashtë komisionerë nga kjo qendër janë pezulluar për pesë vjet nga procesi zgjedhor.

Kryesuesi i vendvotimit Ermal Zenelaj, dhe anëtarët Jehona Zenelaj, Jeton Kokollari, Ernard Gashi, Floriana Zenelaj e Glodiana Zenelaj janë pezulluar për pesë vjet nga procesi zgjedhor si kandidat, apo si pjesë administrative e një organi zgjedhor të menaxhuar nën autoritetin e KQZ-së.

Reshitaj ishte ankuar se në këtë vendvotim kishte 31 vota, sipas deklaratës së vëzhgueses Adelina Krasniqi, por se në faqen e KQZ-së figurojnë 0 vota. PZAP ka zhvilluar hetimet dhe nga hetimi në QNR ka konstatuar se Reshitaj kishte 30 vota dhe një ishte e pavlefshme. Kështu që është urdhëruar të rinumërohen votat e saj në këtë vendvotim, e janë pezulluar gjashtë komisionarët në këtë vendvotim, që janë nënshkruar në Formularët e Rezultateve të Kandidatëve (FRK).

PZAP ka aprovuar edhe një kërkesë të ish-drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj, kandidat nga radhët e PDK-së për deputet për rinumërim të votave. Votat e Qalajt do të numërohen në katër vendvotime, dy në Vushtrri e dy në Mitrovicë.

E Besa Ismaili Ahmetit të PDK-së do t’i numërohen votat në 15 vendvotime, nëpër Pejë, Gllogoc, Mitrovicë të Jugut, Vushtrri, Dragash e Skenderaj.

Po ashtu është aprovuar kërkesa e Lahi Ibrahimajt të AAK-së dhe do të rinumërohen votat e kandidatëve të AAK-së në dhjetë vendvotime.

E po ashtu me kërkesë të Albana Bytyqit të AAK-së do të rinumërohen votat e kandidatëve të kësaj partie në tetë vendovtinme.

Kërkesa e Lirije Kajtazit të LDK-së për rinumërim të pesë vendvotimeve është vlerësuar si e pabazuar nga PZAP. Po ashtu ankesa e ushtrueses së ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj, për rinumërim të votave në fshatrat Zaplluzhë e Shajmë është vlerësuar e pabazuar nga PZAP.

Dje ishin aprovuar dy kërkesa për rinumërim të Isak Shabanit të PDK-së dhe Zikreta Alitit të NDS-së.

The post PZAP-ja pezullon gjashtë komisionarë të një vendvotimi në Suharekë, urdhëron rinumërim të votave appeared first on Prizreni Sot.

PZAP kthen në rinumërim 8 vendvotime
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka pranuar ankesën e paraqitur nga Albana Bytyqi nga Suhareka, kandidate për deputete nga radhët e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Kandidatja Bytyqi ishte ankuar dhe kishte shfaqur dyshimet se votat e saj janë manipuluar.

Në vendimin e PZAP thuhet:

Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të rinumërojë vetëm fletëvotimet për kandidatet nga subjekti politike Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Vendvotimet: VV 1603A/01D, VV1725C/02D. VV3032A, VV1724C/02R, VV0203X, VV0103C. VV 016C dhe VV 0114C

Refuzohet pjesërisht apeli Anr 759/2021, në pjesën e apelit që ka të bë me vendvotimin 1214/0103D.

The post PZAP kthen në rinumërim 8 vendvotime appeared first on Prizreni Sot.

PZAP shqipton gjoba në vlerë mbi 200 mijë euro ndaj partive politike që thyen heshtjen zgjedhore
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancat e mbajtura me datën 18 shkurt 2021, ka shqyrtuar dhe vendosur 10 ankesa lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve.

Ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, etj.

Prej 10 ankesave të shqyrtuara, Paneli ka vendosur që t’i pranoj si të bazuara 2 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar si të pabazuara, 2 ankesa i ka hedhur si të palejuara, 5 ankesa i ka hedhur si të pasafatshme.

Përkitazi me ankesat e lartcekura, PZAP ndaj subjekteve politike ka shqiptuar gjoba në shumën totale prej: 1,200.00 €, për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes.

Natyra e ankesave të paraqitura kanë qenë: Thyerja e heshtjes zgjedhore gjatë ditës së votimit, respektivisht shpërndarja e SMS-ve tek qytetaret thirrje për të votuar subjektin e caktuar politik.

Subjekteve politike ne seancën e sotme iu janë shqiptuar gjoba si në vijim:

Ndaj subjektit politik PDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 600.00 €;
Ndaj subjektit politik LDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 600.00 €;

Paneli sot ka shqyrtuar dhe vendosur të gjitha ankesat dhe apelet e paraqitura nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, anëtarë të Këshillave të vendvotimeve, qytetarë, vëzhgues, etj.

PZAP për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes, nga ana e subjekteve politike, Mbështetësve dhe përkrahësve të tyre, gjatë fushatës së zgjedhjeve dhe thyerjen e heshtjes zgjedhore në ditën e heshtjes zgjedhore si dhe në ditën e zgjedhjeve, ndaj tyre ka shqiptuar gjoba në shumën totale prej: 216,350.00 €.

Subjekteve politike iu janë shqiptuar gjoba si në vijim:

Ndaj subjektit politik PDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 66,100.00 €;
Ndaj subjektit politik AAK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 52,750.00 €;
Ndaj subjektit politik LVV janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 44,700.00 €
Ndaj subjektit politik LDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 28,600.00 €;
Ndaj subjektit politik NISMA janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 22,000.00 €;
Ndaj subjektit politik Lista Srpska janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 2,200.00 €.

The post PZAP shqipton gjoba në vlerë mbi 200 mijë euro ndaj partive politike që thyen heshtjen zgjedhore appeared first on Prizreni Sot.

Partitë politike gjobiten me mbi 120 mijë euro për thyerje të heshtjes zgjedhore
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka njoftuar të mërkurën se si pasojë e ankesave për thyerje të heshtjes zgjedhore në Kosovë, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, do të gjobisë subjektet politike me mbi 120,000 euro.

Ky institucion ka pranuar 134 ankesa lidhur me këtë lloj shkeljeje nga ana e partive politike, mirëpo ka pranuar si të bazuara 177 prej tyre.

Partia Demokratike e Kosovës është gjobitur me 4 mijë e 500 euro, Lëvizja Vetëvendosje me 37,500 euro, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 22,000 euro, NISMA, 2,000 euro dhe Lista Serbe 1,000 euro.

“Natyra e ankesave të paraqitura kanë qenë, heshtja zgjedhore, thyerja e heshtjes zgjedhore gjatë ditës së votimit për të votuar subjektin e caktuar politik, thirrja për të votuar disa kandidatë nëpërmjet portaleve të gazetave, shpërndarja apo postimi i disa fotografive me aktivitet elektoral në rrjete sociale si Facebook, thirrje për të votuar nëpërmjet rrjetit social Facebook, bërja e fushatës me veturë 100 metra afër qendrës së votimit, shpërndarja e SMS-ve për votim te qytetarët, vendosja e banerëve me foto të kandidatëve në afërsi të shkollës, vendosja e posterve të kandidatëve në oborrin e Qendrës së Votimit, mbajtja e fushatës gjatë ditës së votimit”, është thënë në njoftim.

The post Partitë politike gjobiten me mbi 120 mijë euro për thyerje të heshtjes zgjedhore appeared first on Prizreni Sot.

PZAP-ja njofton qytetarët: Ankesat duhet të dërgohen fizikisht, jo përmes Facebook-ut
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar qytetarët se ankesat të cilat i dërgojnë në Facebook, nuk do të konsiderohen si ankesa, pasi ato duhet të dërgohen fizikisht në selinë e PZAP në Prishtinë.

Përmes një njoftimi në Facebook, PZAP ka theksuar se formulari i ankesës mund të shkarkohet në faqen e PZAP-it.

“Të nderuar qytetar ju informojmë se ankesat të cilat i keni dërguar përmes facebook-it të PZAP-it nuk do të konsiderohen si ankesa, ashtu që të gjitha këto ankesa dhe prova mund ti paraqitni në mënyrë fizike në selinë e PZAP-it në Prishtinë, në adresën Migjeni , ndërtesa e Ish Bankës së Lubjanës kati parë, duke e plotësuar formularin e ankesës (mund ta shkarkoni ne faqen zyrtare te PZAP-it ose ne letër te thjeshtë) duke përshkruar parregullsinë, duke bashkangjitur provat që provojnë parregullsinë dhe duke nënshkruar formularin e ankesës”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, afati i paraqitjes së ankesës është 24 orë nga momenti i vënies në dijeni për shkeljen e pretenduar.

The post PZAP-ja njofton qytetarët: Ankesat duhet të dërgohen fizikisht, jo përmes Facebook-ut appeared first on Prizreni Sot.

Këta janë kandidatët për deputetë të cilët s’u certifikuan nga PZAP
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur pjesërisht pro ankesave të partive politike për certifikim të listës së kandidatëve për deputetë. PZAP-ja ka vendosur që të certifikohen vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet ligjore.

Mbeten jashtë listave të dënuarit me aktgjykim final në tri vitet e fundit. Në këtë listë përfshihet edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti. Te VV-ja pos tij, kandidimi i është ndaluar edhe katër kandidatëve të tjerë.

Vendimi thekson se Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi nuk mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë.

Vendimi i ngjashëm është edhe për Nismën Socialdemokrate.

Te kjo parti është certifikuar lista, por pa emrat e Vesel Krasniqit, Besnik Berisha, Filloreta Bytyçi, Valentina Alijaj, Xhafer Berisha, Aziz Thaçi, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gërdellaj, Vehbi Avdullahaj, Endrit Shala dhe Ardian Nokaj.

As këta kandidatë s’mund të zëvendësohen me të tjerë.Partitë që duan të ankohen ndaj këtij vendimi kanë 24 orë afat për t’u ankuar në Gjykatën Supreme.

Supremja do të ketë tre ditë afat për vendim.

Procesi i certifikimit mbyllet më 31 janar.

The post Këta janë kandidatët për deputetë të cilët s’u certifikuan nga PZAP appeared first on Prizreni Sot.

PZAP hedh poshtë rekomandimin e Zyrës së Certifikimit që kërkoi t’u lejohet garimi kandidatëve të dënuar
PZAP ka vlerësuar se rekomandimi i ZRPPC-së ka qenë në Kundërshtim me piken II të dispozitivit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Zyra për regjistrimin e partive politike (ZRPPC) në rekomandimet e dërguar KQZ kishte kërkuar që ky organ të certifikojë listat e partive politike ashtu siç janë.

Kështu theksohet në vendimin e PZAP’së për ankesën e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim që iu drejtua PZAP-it pasi KQZ-ja nuk i certifikoi listën zgjedhore.

The post PZAP hedh poshtë rekomandimin e Zyrës së Certifikimit që kërkoi t’u lejohet garimi kandidatëve të dënuar appeared first on Prizreni Sot.

PZAP sot e publikon vendimin
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sot do të marrë  vendim lidhur me ankesat e subjekteve politike për moscertifikimin e listave me kandidatët për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Këtë e kanë konfirmuar në PZAP.

“Sot gjatë ditës vendosen rastet dhe do të publikohen” tha Mulë Desku kryesues i sekretariatit në PZAP.

Se do të merret vendimi sot, në PZAP kanë njoftuar edhe përmes faqes zyrtare.

“Përmes këtij njoftimi informojmë të gjitha mediat e Republikës së Kosovës e me gjerë se, PZAP-i përmes Faqes zyrtare dhe facebook të tij zyrtar, do të ju informoj në afatin më të shpejtë të mundshëm  për vendimet që do ti marrë lidhur me Apelet e paraqitura nga subjektet politike kundër vendimit te KQZ-së, për mos certifikim të subjekteve politike dhe kandidateve. Afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre apeleve është 72 orë nga momenti i dorëzimit të këtyre apeleve nga palët në PZAP që i bie se vendimet do të merren deri nesër me date 26 janar 2021”, thuhet në njoftim.

Ditë më parë Desku ka bërë të ditur se në total janë dorëzuar nëntë ankesa nga subjektet politike, që lidhen kryesisht me moscertifikimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“1.Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) – Për shkak mos certifikimit të Listës së Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja; 2.Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) – Ka sjellë 3 (tre) apele, dy janë në emër të subjektit politik dhe njëra në emër të një Kandidatit për shkak të mos certifikimit të tij në listë nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. 3.PREBK, për shkak te mos certifikimit të një Kandidate nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. 4. Socialdemokratska Unija – Duda Balje, për shkak te ndodhjes se një Kandidate shqiptar ne listën e subjektit te saj. 5. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK-ja, Për shkak mos certifikimit të Listës se Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja. 6. Nisma Socialdemokrate-NISMA, Për shkak mos certifikimit të subjektit politik dhe Listës së Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja. 7. Lëvizja Vetëvendosje! Për shkak te mos certifikimit të Listës se Kandidatëve për deputet nga KQZ-ja”, pati thënë Desku.

The post PZAP sot e publikon vendimin appeared first on Prizreni Sot.

PZAP-ja hedh poshtë ankesën e VV-së për verifikimin e votave të diasporës (Dokument)
Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, ka shqyrtuar dy apele, Apelin: e paraqitur nga subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje dhe Apelin Anr.02/2021i paraqitur nga OJQ “GERMIN” me të cilat apele kanë kundërshtuar Vendimin e KQZ-së për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e  Republikës së Kosovës.

The post PZAP-ja hedh poshtë ankesën e VV-së për verifikimin e votave të diasporës (Dokument) appeared first on Prizreni Sot.