Rruga Archives - Prizreni Sot

Rruga Tetovë-Prizren me tunel 6.4 km përllogaritet se do të kushtoj 200 milion euro
Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës së djeshme në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar nisjen sa më të shpejtë të punimeve për fillimin e ndërtimit të rrugës Prizren-Tetovë.

Gjatë tubimit që u mbajtë në mbrëmje, Kurti tha se kostoja e përllogaritur e këtij projekti është 200 milionë euro.

Sipas Kurtit, kjo kosto s’është aq e lartë, meqë siç tha, përfitimi është i jashtëzakonshëm saqë i pamatshëm. Në këtë projekt parashihet edhe një tunel 6.4 km.

“Zëvendësministri im i Infrastrukturës Hysen Durmishi është dakorduar me homologun e tij, zëvendësministrin e Transportit, Bekim Rexhepin e me drejtorin e Ndërmarrjes Shtetërore, rrugët e Maqedonisë, Ejup Rrustemin, janë dakorduar pra për njërin nga gjashtë opsionet e dala nga studimi i fizibilitetit me tunel 6.4 kilometra, pak më i gjatë se ai në Kalimash, dhe nga 15 kilometra në të dy anët e hyrje daljeve të tunelit. Kostoja e parallogaritur e këtij aksi të rëndësisë së madhe ndërshtetërore, kombëtare, rajonale e evropiane është rreth 200 milionë euro, 3/4 për tunelin e pjesa tjetër për rrugët në të dy anët e tij që e lidhin Prizrenin me Tetovën, që e lidhin Tetovën me Prizrenin. Pra, nuk është kosto aq e lartë, ndërkaq përfitimi është i jashtëzakonshëm saqë i pamatshëm”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se vonesat për këtë rrugë janë të paarsyeshme dhe të dëmshme.

“Andaj, vonesat për këtë aks infrastrukturor janë të paarsyeshme dhe janë të dëmshme dhe unë kërkojë ndihmën e të gjithë juve dhe të secilit prej jush që jeni këtu, e që po na ndjekin tash ose më vonë, që bashkërisht të mobilizohemi e të aktivizohemi që asnjë ditë të mos humbet pa punuar për këtë aksin rrugor i cili i lidhë Prizrenin me Tetovën, që te zoti në qiell kanë qenë një qytet e kur kanë rënë në tokë janë nda nga malet e Sharrit e janë bërë Tetova këtu e Prizreni në anën tjetër. Le t’i bëjmë Prizrenin e Tetovën një me aksin rrugor që na lidh me këtë tunel. Jemi marrë vesh kryeministrat, qeveritë, komisionet, vonesat janë të papranueshme”, citohet të ketë thënë Kurti, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit.

Ndryshe, marrëveshja për ndërtimin e kësaj rruge është nënshkruar në shtator të vitit 2021.

The post Rruga Tetovë-Prizren me tunel 6.4 km përllogaritet se do të kushtoj 200 milion euro appeared first on Prizreni Sot.

Rruga Tetovë-Prizren: Nga rreth 3 orë sa është aktualisht, kalohet vetëm për 30 minuta
Prizreni, shumë shpejt pritet të lidhet me komunën e Tetovës përmes një rruge e cila pritet t`i shërbejë turizmit malor mes dy vendeve.

Me ndërtimin e këtij aksi, rruga Tetovë-Prizren, nga rreth 3 orë sa është aktualisht, do të mund të kalohet vetëm për 30 minuta. Për këtë do të qëndrojë edhe në një vizitë në Tetovë të premten, kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Përveç Tetovës, Kurti pritet ta vizitojë edhe Çairin e Shkupit.

“Pas emërtimit të një rruge me emrin e veprimtarit Adem Demaçi në Komunën e Çairit, kryeministri Kurti do të niset për në Komunën e Tetovës ku do të pritet nga kryetari i Komunës, Bilall Kasami. Menjëherë pas takimit do të vazhdojnë për në rrugën që lidh fshatin Sellcë me Vejcë, për të promovuar një ide që do të lidhë turizmin malor mes Tetovës dhe Prizrenit”, tha për RTK Albi Qamili, zëdhënës i Komunës së Tetovës.

Hapja e rrugës që do ta lidhte Tetovën me Prizrenin po mirëpritet nga banorët duke u konsideruar si projekt me rëndësi të veçantë.

“Rruga për Prizren është më se e mirëseardhur për këtë popullatë dhe për ate në Prizren, se edhe ata kanë nevojë për të ardhë në qytetin tonë. Ne do mund të shkojmë në Prizren në rrugë më të shkurtuar. Kështu që mendoj se është më se e nevojshme””, tha një qytetar.

Me ndërtimin e këtij aksi, rruga Tetovë-Prizren, nga rreth 3 orë sa është aktualisht, do të mund të kalohet vetëm për 30 minuta

The post Rruga Tetovë-Prizren: Nga rreth 3 orë sa është aktualisht, kalohet vetëm për 30 minuta appeared first on Prizreni Sot.

Hapin kanale dhe si mbyllin më…rruga asfaltohet, kanali jo
Rruga “Xhevat Berisha” ka mbetur siç po shihet në fotografi, pas shtrimit të rrugës…

Kompania që i ka zhvilluar punimet e ka hapur kanalin…dhe se ka mbyllur më…

Bërllogun e ka lënë aty…

Shtrohet pyetja “ a ka mbikqyrje kompania nga punëdhënësi, komuna?”

The post Hapin kanale dhe si mbyllin më…rruga asfaltohet, kanali jo appeared first on Prizreni Sot.

Pse po mburren Shaqir Totaj dhe Memli Krasniqi… Pa “krekosje” ju lutem!
Kur e nisi punën Mytaher Haskuka, atëbotë në mungesë të projekteve të reja nisi të shtrojë asfaltë mbi asfalt.

Dhe kjo logjikë vazhdoi edhe në planifikimet e tij.

Në rrugën unazore të qytetit të Prizrenit planifikoi ta shtroj asfalt mbi asfalt.

Në mungesë të projekteve të reja ia vlen edhe ky. Bukur shumë, kishte nevojë ajo rrugë për një “rifreskim”.

Erdhi Shaqir Totaj në pushtet dhe po e shet si projekt të tij të madh shtrimin e asfalit mbi asfalt. Projektin e Mytaher Haskukës po e shet si të vetin dhe nuk po e shet mirë.

“Në Prizren po punohet. I jemi kthy punëve. Iu kemi kthy ndërtimit… nisi të thoshte Shaqir Totaj dhe me në fund ia kapi “…jemi kthy renovimit të rrugëve të qyetit, mirëpo jo me mbulim të gropave por me shtrim të një shtrese të re të asfalit” tha ai…

Në rregull, renovimi i rrugëve të qytetit është në rregull dhe është mirë. Por të dilet me Memli Krasniqin dhe të shitet ky projekt si ndërtim, është fyerje e intelegjencës së prizrenasve.

Dhe ditën sot shtronin asfalt, e bllokuan rrugën sepse do të vinte Memli Krasniqi i cili është “mik dhe shok” i Shaqir Totajt ndërsa në fillim u zotuan se punimët do të kryhen natën, që ditën të mos pengohet komunikacioni i dëndur.

Asgjë të re nuk ka bërë Shaqir Totaj. Këtë vit do t’i realizoj projektet e Mytaher Haskukës dhe bënë mirë që i realizon por jo të thotë “Iu kemi kthy punëve. Iu kemi kthy ndërtimit…”

Në Prizren nuk ka asnjë punë të re, nuk ka asnjë projekt të ri, dhe për këtë e “mirëkuptojmë” Shaqir Totajn.

Memli Krasniqi kryetar i PDK-së e përgëzon Shaqir Totajn sepse, tha ai “ atë që e kanë premtu tashmë janë duke e zbatuar”. Kuj po i hedh “hi syve” Memli Krasniqi. Cka janë duke zbatuar dhe si janë duke e zbatuar.

Po e realizojnë një projekt të qeverisë së kaluar.

Dhe mirë po bëjnë që po e realizojnë…por…

Pa “krekosje” ju lutem! /Prizreni Sot

The post Pse po mburren  Shaqir Totaj dhe Memli Krasniqi… Pa “krekosje” ju lutem! appeared first on Prizreni Sot.

Zhbllokohet rruga Prizren-Prevallë, ministria ka një thirrje për ngasësit e automjeteve
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rruga Prizren-Prevallë e cila ishte bllokuar pas rrëshqitjeve të materialit erodues nga masivi shkëmbor në pjesën e sipërme të saj, tani është zhbllokuar dhe trafiku mund të zhvillohet si më parë.

Po ashtu, Ministria ka bërë thirrje tek ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar kur lëvizin në këtë terren.

“Bazuar në konfiguracionin e terrenit ku shtrihet kjo rrugë, bëjmë thirrje tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në të gjithë gjatësinë e saj, pra nga Prizreni deri në Prevallë. Kujdes duhet të bëhet nga ndonjë ramje eventuale e gurëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

“Ju informojmë se në rrugën Prizren – Prevallë, në kilometrin e gjashtë ku pati rrëshqitje të materialit erodues nga masivi shkëmbor në pjesën e sipërme të saj, dhe për pasojë bllokimin e kësaj rruge që nga mbrëmë pas ores 18.00 e deri me tani është bërë zhbllokimi i këtij aksi rrugor dhe trafiku mund te zhvillohet sikurse më parë.”

The post Zhbllokohet rruga Prizren-Prevallë, ministria ka një thirrje për ngasësit e automjeteve appeared first on Prizreni Sot.

RRUGA QË LIDH TRANSITIN E RI ME AUTOSTRADËN, SËRISH SHNDËRROHET NË DEPONI ILEGALE
Rruga që lidh transitin e ri me Autostradën në Prizren në gjatësi rreth 1 km, sërish është shndërruar në deponi ilegale, pasi ishte pastruar vitin e kaluar.

Qytetarët dhe ambientalistët janë të shqetësuar për gjendjen e krijuar, ndërsa kryetari Haskuka thotë se do të gjendet zgjidhje për këtë problem.

Egzon Bajrami, Bashkim Gashi dhe Agron Mazreku, shpesh lëvizin në rrugën që e lidh transitin e ri me Autostradën.

Por, rruga e dëmtuar e në veçanti e mbushur me mbeturina nga më të ndryshmet dhe kafshë të ngordhura të hedhura nga qytetarë të pandërgjegjshëm, për ata është mjaft shqetësuese.

Inxhinierja e mjedisit, Meral Bakiq nga OJQ ” Ec ma ndryshe”, thotë se mbeturinat e hedhura në këtë rrugë po i shkaktojnë dëme të shumta ambientit duke paraqitur edhe rrezik për shëndetin e njerëzve, shprehet e shqetësuar ajo.

Ajo gjithashtu thotë se është shqetësuese që Kosova nuk ka sistem në menaxhimin e mbeturinave. Në anën tjetër, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, thotë se krijimi i deponive ilegale përfshirë edhe këtë rrugë është një brengë që e prekupon jo vetëm atë.

Në këtë rrugë ne kemi intervenuar vitin e kaluar, dhe kemi larguar 650 tonë mbeturina, mirëpo pas pak kohësh rruga sërish vërshohet nga mbeturinat kryesisht inerte që hidhen nga kompanitë e ndërtimit, theksoi ai.

Qytetarët apelojnë tek institucionet që të rregullojnë rrugën përmes ndonjë projekti dhe të largojnë mbeturinat, për t’i dhënë fund shqetësimeve të tyre.

E kryetari Haskuka, thotë se do të angazhohet maksimalisht në jetësimin e një projekti për këtë rrugë të nisur në vitin 2019 nga ministria e Infrastrukturës, e që fatkeqësisht është neglizhuar nga qeveritë e mëparshme.

Për këtë vit do angazhohem në fillimin e realizimit të këtij projekti, por dhe të zgjidhjes së problemit në tërësi, që në këtë rrugë mos të hudhen më mbeturina dhe keqbërësit të ndëshkohen, tha ai.

Deri sa të gjendet një zgjidhje, kjo rrugë tashmë ka marrë formën e një deponie ilegale ku vazhdimisht hudhen mbeturina nga persona e kompani të papërgjegjshme./Tv Prizreni

The post RRUGA QË LIDH TRANSITIN E RI ME AUTOSTRADËN, SËRISH  SHNDËRROHET NË DEPONI ILEGALE appeared first on Prizreni Sot.