Shkolla Archives - Prizreni Sot

Brenda një dekade, në Kosovë janë mbyllur 40 shkolla
Rënia e natalitetit, emigracioni dhe zbrazja e fshatrave po e kthejnë arsimin në një histori të mbylljes së heshtur.

Në 10 vitet e fundit, mbi 350 shkolla publike janë mbyllur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar një krizë të thellë demografike dhe arsimore në rajon.

Sipas të dhënave zyrtare, 295 shkolla publike janë mbyllur në Shqipëri nga viti 2012 deri më 2022. Në Kosovë janë mbyllur 40 shkolla në periudhën 2013–2023, ndërsa në Maqedoninë e Veriut, numri lëviz nga 30 deri në 44 shkolla të mbyllura. Këto nuk janë thjesht të dhëna statistikore, por është një kambanë alarmi për të ardhmen e shoqërive tona.

Rënia e natalitetit, emigracionit drejt vendeve perëndimore dhe rrjedhimisht edhe zbrazja e fshatrave, janë faktorët kryesorë që kanë çuar në mbylljen e qindra institucioneve arsimore.

Në Shqipëri, situata ka sjellë një disbalancë të pazakontë në raportin mësues–nxënës. Në disa raste raporti është 7 mësues për 3 nxënës. Situata më e vështirë është në zonat rurale nga ku familjet largohen drejt qyteteve për një jetë më të mirë.

Në Kosovë, ka shkolla që funksionojnë me vetëm 5–10 nxënës, madje në disa raste edhe më pak. Numri i nxënësve në arsimin e mesëm në vitin 2024/2025 ishte 63.551. Krahasuar me vitin paraprak 2023/2024 (që ishin 65.757 nxënës), respektivisht për brenda një viti numri i nxënësve në arsimin e mesëm ka rënë për më shumë se 2.000.

Në Maqedoninë e Veriut, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, ka propozuar shndërrimin e objekteve shkollore të mbyllura në qendra për të moshuarit, një vendim që thekson edhe më shumë zhvendosjen demografike. Më pak të rinj, më shumë të moshuar./TRT Albanian

The post Brenda një dekade, në Kosovë janë mbyllur 40 shkolla appeared first on Prizreni Sot.

S’e la të hyntë në shkollë, i mituri sulmon punëtorin teknik me elektroshok në Prizren
S’e la të hyntë në shkollë, i mituri sulmon punëtorin teknik me elektroshok në Prizren

Një i mitur në shkollën e fshatit Zhur të Prizrenit dyshohet se e ka sulmuar me elektroshok punëtorin teknik të shkollës, pasi ky i fundit s’e kishte lënë të hynte në objekt.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima ka marrë tretman mjekësor.

“Fsh. Zhur, Prizren 05.05.2023 – 10:20. Viktima mashkull kosovar (punëtor teknik në shkollë) ka pësuar lëndime pasi dyshohet se të njëjtin e kishte sulmuar me mjet të rrezikshëm-elektroshok i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) i cili kishte tentuar që të hyjë në objektin e shkollës, ndërsa viktima nuk e kishte lejuar dhe i kishte mbyllur derën. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

The post S’e la të hyntë në shkollë, i mituri sulmon punëtorin teknik me elektroshok në Prizren appeared first on Prizreni Sot.

Konflikt në shkollën ‘Motrat Qiriazi’ në Prizren, arsimtarja e bën per spital kolegen e saj
Institucionet arsimore supozohet të jenë vendet më të sigurta si për fëmijët që vijojnë mësimet, ashtu edhe për punojësit. Mosmarrëveshjet për çështje të ndryshme zakonisht zgjidhen me dialog, por kështu nuk ndodhi edhe në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Motrat Qiriazi’ në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy mësimdhënëse të kësaj shkolle janë përfshirë në një konflikt fizik, me ç’rast njëra nga to ka përfunduar në spital.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur mesditën e djeshme në zyrën e drejtorit të shkolles, ku pas një konflikti verbal, njëra arsimtare dyshohet ta ketë shtyrë kolegen e saj duke e rrëzuar në tokë.
Si pasojë e kësaj, 38-vjeçarja ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë dëshmitë e personave të përfshirë në rast, përfshirë edhe drejtorit të shkollës, i cili u intervistua në cilësinë e dëshmitarit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Lëndim i lehtë trupor’.

The post Konflikt në shkollën ‘Motrat Qiriazi’ në Prizren, arsimtarja e bën per spital kolegen e saj appeared first on Prizreni Sot.

Sot nis mësimi – pas një muaji grevë
Sot do të nis viti i ri shkollor 2022/2023 – me vonesë një muaj, pasi kishte grevë.

Një grevë që ishte shpallur më 25 gusht nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në arsim Këshillit Grevist i printe Rrahman Jasharaj.

Përkundër thirrjeve për ndërprerje të grevës nga Qeveria e Kosovës, Këshilli Grevist refuzonte.

Opozita bënte thirrje për dialog social. Në rrjetet sociale diskutimi u agresua.

Takimi mes Kurtit dhe Rrahman Jasharajt ndodhi më 13 shtator. Pa marrëveshje – por me keqkuptime.

Jasharaj i kishte thënë Kurtit “ndihmom si vëlla”, ai ka thënë se e ka përdorur këtë epitet në formë të traditës shqiptare.

Por Kurti e kishte marrë ndryshe, në formën e organizimit fisnor.

“Nuk mund ta trajtosh Qeverinë e Republikës së Kosovës si private”, ka thënë Kurti.

Në këtë debat ishin përfshirë edhe deputetë të pushtetit si Dimal Basha i cili në objektin e Kuvendit të Kosovës ia kishte ngritur zërin Jasharajt.

Më parë, edhe një gjysh kishte tentuar ta sulmonte Rrahman Jasharajn, në një shkollë.

“Unë kam dajë e miq”, kishte thënë Jasharaj teksa aludonte të kërcënuesit.

Ky i fundit ishte takuar edhe me krerët e opozitës, gjatë konferencave me ta e kishte cilësuar Kurtin si “diktator”.

Krejt këto zhvillime për shtesat e mësimdhënëseve. SBAShK kërkon 100 euro shtesa deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

Qeveria s’ofron më shumë sesa 50 deri në fund të këtij viti.

“Unë nuk bëjë pazare”, thoshte Kurti.

Tash nuk dihet nëse pagat e mësimdhënëseve do të dalin – është e diskutueshme. Por që greva është pezulluar deri në janar.

“Nuk e kemi mbaruar grevën, e kemi pezulluar. Qeveria t’i miratojë kërkesat tona”, kishte thënë SBAShK.

E Ministria e Arsimit në kohën kur greva u pezullua ka përmendur testimin me shkrim të mësimdhënëseve si dhe ngritjen e numrit të inspektorëve. /Express

The post Sot nis mësimi – pas një muaji grevë appeared first on Prizreni Sot.

“Damart e qafës kam me t’i kputë me thikë”/ Kërcënohet drejtori i shkollës në Suharekë, për rastin e mësimdhënëses me shami
Në fshatin Reshtan të Suharekës është arrestuar drejtori i shkollës në të cilën u largua nga puna një mësuese me mbulesë islame me vendim të Këshillit të Prindërve.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit ditor.

“Ankuesi mashkull kosovar (drejtor shkolle) ka raportuar se si pasojë e largimit nga puna të një mësimdhënëseje përmes rrjeteve sociale është duke u kanosur nga një grup i personave, ku njëri prej tyre është i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Në dëshminë e drejtorit të dhënë para hetuesve policorë thuhet se në vazhdimësi është sharë e kanosur në rrjete sociale nga persona të ndryshëm. Ndër kërcënimet që ka marrë, sipas informacioneve të para është edhe një mesazh me fjalët “damarët e qafës kam me t’i kputë me thikë”.

The post “Damart e qafës kam me t’i kputë me thikë”/ Kërcënohet drejtori i shkollës në Suharekë, për rastin e mësimdhënëses me shami appeared first on Prizreni Sot.

Disa persona ia mësyjnë shkollës fillore në Prizren, dëmtojnë shumë pajisje dhe ikin
Objekti i shkollës fillore të mesme të ulët ‘Aziz Tolaj’ në Prizren, mëngjesin e sotëm ka qenë cak i keqbërësve. Persona të panjohur kanë hyrë me forcë aty dhe kanë dëmtuar çka iu doli përpara.

Mësohet se rasti është denoncuar nga drejtoria e shkollës, që kanë njoftuar Policinë se persona të panjohur kanë depërtuar brenda hapësirave të shkollës, ku kanë dëmtuar pajisjet sportive dhe orendi të tjera, vlera e të cilave ende nuk dihet.

Posa Policia e ka marrë informacionin, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme për hetimin e rastit.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Asgjësim, apo dëmtim i pasurisë së huaj”.

The post Disa persona ia mësyjnë shkollës fillore në Prizren, dëmtojnë shumë pajisje dhe ikin appeared first on Prizreni Sot.

A do të fillojë mësimi në shkolla më 13 shtator?
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se pjesa më e madhe e punëtorëve të arsimit janë vaksinuar, ndërsa pjesa tjetër e mbetur janë në proces të vaksinimit.

MASHTI ka bërë të ditur se deri më tani janë vaksinuar rreth 77 për qind e punëtorëve të arsimit.

“Sa i përket vaksinimit, sipas të dhënave të komunave, pjesa më e madhe e punëtorëve të arsimit janë vaksinuar ndërsa pjesa tjetër e mbetur janë në proces të vaksinimit. Deri javën e kaluar, shkalla e vaksinimit të punëtorëve të arsimit ka qenë rreth 77 për qind”, bëjnë të ditur nga MASHTI për Telegrafin.

Pyetur nëse do të fillojë mësimi më 13 shtator, MASHTI nuk ka dhënë përgjigje, por ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor, megjithatë bazuar në situatën epidemiologjike çdo vendim do të merret duke i respektuar rekomandimet e profesionistëve shëndetësor.

MASHTI po ashtu është rishikuar Udhëzuesi për mësim në kohë të pandemisë, në të cilin përveç skenarëve ekzistues është shtuar edhe skenari për rikthim në shkolla ku janë paraparë detajet se si do të realizohet procesi mësimor varësisht nga situata me pandeminë.

The post A do të fillojë mësimi në shkolla më 13 shtator? appeared first on Prizreni Sot.

A do të nisë mësimi në shkolla më 13 shtator
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) shpreson që situata epidemiologjike të përmirësohet deri më 13 shtator, që të mund të fillojë mësimi me prezencë fizike në shkolla, tha zëvendësministri Dukagjin Pupovci.

Për shkak të rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të shtyjë nisjen e vitit të ri shkollor 2021/2022 deri m 13 shtator.

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci tha se që shkollat të mbahen të hapura ka rekomanduar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe UNICEF-i, por element i rëndësishëm që një gjë e tillë të jetë e mundur, ai tha se është vaksinimi kundër COVID-19.

“Sa i përket vaksinimit të mësimdhënësve, sipas informatave që kemi, nga 19 komuna ku punojnë dy të tretat e punonjësve të arsimit, shkalla e vaksinimit është 77 për qind, që është për 5 për qind më e lartë se javën e kaluar”, tha Pupovci në një konferencë për media të mbajtur të premten.

Ai po ashtu informoi se sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, deri më tani janë vaksinuar vaksinuar 2.369 nxënës dhe 54.438 studentë.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që pas 13 shtatorit, të gjithë punonjësit e sektorit publik duhet të paraqesin dëshminë e vaksinimit apo duhet të ofrojnë test negativ kundër koronavirusit, nëse duan të paraqiten në punë. Pupovci tha se kjo masë vlen edhe për mësimdhënësit, andaj i ftoi që të vaksinohen, duke i paralajmëruar se për çdo mungesë pa arsye në punë, janë të parapara edhe sanksione.

The post A do të nisë mësimi në shkolla më 13 shtator appeared first on Prizreni Sot.

Caktohet data se kur do të fillojë viti shkollor
Takimi mes ministrit të Shëndetesisë, Arben Vitia dhe kryetarëve të komunave ka mbaruar.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës,  Sazan Ibrahimi ka thënë se në takim është vendosur për masat e reja kundër COVID-19.

Përveç masave të reja është caktuar që të shtyhet viti i ri shkollor deri më 13 shtator.

“Mësimi po shtyhet deri më 13 shtator. Gastronomia do të punojë deri në orën 21.30. Ndërsa do të vendoset edhe ora policore nga ora 22:00 deri në prën 05:00. 1 mijë e 16 punëtorë shëndetesore dhe inspektorë do të shtohen. Kërkesa e komunave rreth furnizimit me barna do te plotësohet, pra 92 per qind e kërkesave par furnizim do të plotësohen. Ne si Asociacion kërkuam shtimin e inspektorëve komunal që masat të zbatohen si dhe hapjen e qendrave të reja të vaksinimit, ministri tha se kjo varet prej numrit të vaksinave. Kërkesa jonë ishte edhe që të bëhet decentralizimi i rekrutimit të personelit”, ka shtuar ai.

The post Caktohet data se kur do të fillojë viti shkollor appeared first on Prizreni Sot.

Largimi i qytetarëve nga Kosova – 28 për qind më pak nxënës në shkolla se para 12 vjetësh
Është duke vazhduar largimi i qytetarëve nga Kosova, e kjo më së miri dëshmohet më rënien e numrit të nxënësve nëpër shkolla.

Sipas Agjencisë së Statistikave, në shkollimin fillorë të mesëm të ulët në Kosovë në viti shkollor 2008-2009 ishin 319.154 nxënës, kurse në vitin shkollor 2020-2021, numri i nxënësve është 229.664, ( 28% më pak nxënës së para 12 vjetëve).

Këshilli i Prindërve i Komunës së Prishtinës, përmes një reagimi publik thotë së këto statistika janë alarmante.

“Sipas Agjencisë së Statistikave në shkollimin fillor dhe mesëm të ulët në Kosovë në vitin shkollor 2008-2009 ishin 319,154 nxënës.Ndërsa 12 vjet më vonë, në vitin shkollor 2020-2021, ky numër ka rënë në 229,664 nxënës. Kështu del se sivjet i kishim 89,490 nxënës (ose 28%) më pak se 12 vjet më parë. Gjithsej 80 shkolla të këtij niveli janë mbyllur për të njëjtën periudhë (2008-2009: 972 shkolla kundrejt 2020-2021: 892 shkolla), thuhet në reagim.

Tutje, në reagim thuhet së vetëm në vitin e fundit ishin mbi 8 mijë nxënës më pak në shkolla.

“Këto statistika do të duhej të ishin alarmante për çdo vend e qeverisje. Ikja nga Kosova vazhdon me ritëm të frikshëm edhe pa liberalizimin e vizave. Vetëm vitin e fundit ishin 8,295 më pak nxënës në bankat shkollore të këtij niveli”, thuhet në reagim.

Ndryshe, ikja e qytetarëve nga Kosova po ndodh kryesisht për shkak të gjendjes ekonomike. E vendi ku shumica e kosovarëve kanë gjetur vetën është shteti i Gjermanisë, kjo për shkak të kushteve që ofron ky shtet, ku qytetarët pajisen me viza të punës dhe më pas atyre pas një kohë iu lejohet të marrin edhe familjet e tyre.

The post Largimi i qytetarëve nga Kosova – 28 për qind më pak nxënës në shkolla se para 12 vjetësh appeared first on Prizreni Sot.

Ekspertët e arsimit e shohin të domosdoshme rritjen e numrit të psikologëve e pedagogëve në shkolla
Planin e kryeministrit, Albin Kurti për shtimin e numrit të psikologëve dhe pedagogëve nëpër shkolla po e sheh si të domosdoshme, Ismet Potera nga Instituti Pedagogjik i Kosovës.

Potera ka thënë se kompletimi i shkollave me një staf psiko-pedagogjik është shumë i domosdoshëm, sado që nuk i zgjidh të gjitha problemet.

“Kompletimi i shkollave me këtë stafin profesional ose shërbimin psiko-pedagogjik është shumë i domosdoshëm por nuk i zgjidh problemet, për shkak se edhe më parë në shkollat ku i kanë dy kuadrot kanë probleme të tjera. Kështu që do të ishte një ndihmesë shumë e madhe për mësimdhënësit sepse do ta kenë një mbështetje profesionale, ndërsa nuk e zgjidh problemin në përgjithësi por është më mirë që një segment së paku të rregullohet sesa të mos rregullohet fare”.

Ai thekson që do ishte një hap shumë i mirë dhe një ndihmesë edhe për ata psikologë dhe pedagogë që kanë diplomuar për këtë fushë dhe punojnë punë të tjera.

“Do të ishte një zgjidhje shumë  e mirëseardhur për ata pedagogë dhe psikologë që kanë kryer shkolla dhe sot ose punojnë punë të tjera dhe nuk janë duke punuar për atë të cilën janë të përgatitur dhe do ishte një hap shumë i mirë, edhe pse qysh në vitin 2016 është hartuar një plan administrativ për kompletimin e këtij shërbimi nëpër shkolla mirëpo në një mënyrë ju është lënë komunave që nëse kanë buxhet ta realizojnë, por nëse Qeveria ndan një buxhet të veçantë do ishte lehtësim për komunat. Dhe nuk është vetëm kjo pasi sot shkollës i duhet sociologu, i duhet mjeku e komplet shërbimi që pothuajse është e pamundur me këtë buxhet që kemi”, tha ai për EO.

Ekspertja tjetër e arsimit, dhe njëherit Drejtoresha Ekzekutive në “Edutask”, Bardha Qirezi e sheh si të nevojshme në përkrahje të nxënësve.

“Kjo është e domosdoshme dhe mënyra se si do të zbatohet kjo nismë ose intervenim është shumë e rëndësishme. E para e punës psikologët në shkolla janë të nevojshëm për shkak se ata përkrahin jo vetëm nxënësit por edhe mësimdhënësit, roli i psikologëve në shkolla në shumë vende kryesisht koncentrohet për të përkrahur nxënësit që ata të kenë sukses akademik por edhe ti përkrahin me sjellje, me shëndetin mendor dhe aspektet emocionale që mund ti kenë”, tha Qirezi për EO.

Ajo thotë se është nismë e qëlluar edhe pse e kushtueshme, por që nëse shikohet në plan afatgjatë mund të sjellë efekte pozitive.

“Kisha sugjeruar që në vend se vetëm të punësohen psikologët, pa ndonjë plan ne duhet të bëjmë një plan se çfarë ata do të bëjnë në shkollë, si do ti përkrahin nxënësit por edhe mësimdhënësit, por në anën tjetër me parandaluar në bulëzimin dhe braktisjen e shkollave, qoftë aspektet tjera specifike që mund t’i ketë një komunitet. Është nismë e qëlluar, normal që kushton mirëpo nëse fokusohet në mirëqenien e nxënësve, mësimdhënësve dhe familjeve do t’i ndihmojë shoqërisë tonë”, theksoi ajo.

The post Ekspertët e arsimit e shohin të domosdoshme rritjen e numrit të psikologëve e pedagogëve në shkolla appeared first on Prizreni Sot.

Merret vendimi, nga kjo datë nxënësit kthehen në shkolla
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se nga 19 prilli në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitat, mësimi do të bëhet pa kufizime për pjesmarrje fizike të nxënësve në shkolla.

Ajo bëri të ditur se bashkë me IKSHPK-në dhe MSH-në kanë marrë vendim që nxënësit të kthehen në shkolla.

“Nga e hëna, me 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla.  Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë kemi marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore. Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë. Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtuj vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e godinave shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve. Ftoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë akterëve të përfshirë në shkollë, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë”, ka shkruar ministrja.

The post Merret vendimi, nga kjo datë nxënësit kthehen në shkolla appeared first on Prizreni Sot.

Nesër rifillon procesi mësimor
Pas një jave pushim pranveror, nesër fillon periudha e tretë e vitit shkollor. Por për shkak të pandemisë Covid-19 në klasat nga 6 deri 12 do të zhvillojnë mësimin online, kurse nga 1 deri 5 do të rikthehen në bankat shkollore.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë se ky vendim ka dalë nga takimi i kolegjiumit të AKS-së me ministren e Arsimit Arbërie Nagavci.

“Në takimet e rregullta, kolegjiumi jonë profesional i drejtorëve të arsimit ka pasur me ministren Nagavci, njëherë janë dakordua që të ketë një javë pushim në mënyrë që objektet shkollore të dezinfektohen dhe të jenë gati për nxënësit në mënyrë që në javën në vijim të fillojë mësimi. Mirëpo në një takim tjetër që kanë pasur kolegjiumi i arsimit i Asociacionit të Komunave të Kosovës, me ministren Nagavci janë dakorduar që nxënësit nga klasa e 6 deri në të 9-tën dhe nga e 10-ta deri të 12-tën të kenë mësim online, kurse në bankat shkollorë të kthehen nxënësit nga klasa e 1 në klasën e 5. Do të thotë ky ka qenë vendim i përbashkët i nivelit lokal, përkatësisht i drejtorëve komunalë të arsimit me ministren e Arsimit”, thotë ai.

Kreu i AKK-së thotë se komunat kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për procesin e mësimit online.

“Sa i përket a janë të gatshme komunat, gjithmonë kanë qenë të gatshme, nuk është duke ndodhur hera e parë që të kemi mësim online nëpër komunat e Republikës së Kosovës, komunat kanë bërë të pamundurën që fëmijëve në komunat përkatëse t’u sigurohen edhe pajisjet elektronike në mënyrë që të mos kenë mungesë sa i përket përcjelljes së mësimit online”, thotë ai.

Edhe nga Ministria e Arsimit kanë konfirmuar për KosovaPress se nesër do të rifillojë procesi mësimor, ashtu siç u cek më lart.

“Procesi mësimor do të rifillojë ashtu siç është paraparë me vendim të Qeverisë”, ka thënë Besa Bytyqi, zyrtare për Informim në MASHTI.

Pavarësisht se komunat nuk janë konsultuar nga Qeveria për masat e reja antiCovid, Ibrahimi thotë se të gjitha janë duke i respektuar në përpikëri.

“Komunat sa i përket respektimit të masave anti-COVID do të thotë masave të fundit të cilat u vendosen nga qeveria e Republikës së Kosovës, i kanë respektua në plotni, edhe pse këtë herë, për herë të parë ka ndodhur të mos konsultohen por disa nga ato vetëm të informohen. Në takimet apo bisedat të cilat i kemi pasur edhe në Bordin e Asociacionit, por edhe me kryetarët e komunave ata kanë shprehur pakënaqësi sa i përket vendimeve të ndërmarra nga qeveria e Republikës së Kosovës pa konsulta me komuna…Ne shpresojmë që javën e ardhshme Asociacioni i Komunave të Kosovës do të thërras takimin e këshillit të kryetarëve në të cilin do të diskutohen rekomandimet, sugjerimet se çka do të ndodh pas 18 prillit”, thotë ai.

Ibrahimi shtoi se komunat në vazhdimësi po i ndihmojnë dhe përkrahin bizneset e prekura nga pandemia Covid-19, duke u falur gjoba e liruar nga taksat.

“Komunat e Republikës së Kosovës edhe në të kaluarën i kanë përkrahur bizneset lokale e në veçanti sektorin e gastronomisë, duke i liruar gastronomet nga pagesa e qerasë në hapësirën që menaxhohen nga Komunat e Republikës së Kosovës apo hapësirat publike. Gjithashtu ia kanë falur gjobat nga taksat por gjithashtu i kanë eliminuar edhe disa taksa komunale në mënyrë që të u lehtësojnë bizneseve lokale operimin”, pohoi ai.

Ibrahimi në fund njoftoi se së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës, kanë përpiluar një pyetësor për ndikimin e pandemisë në bizneset lokale, e që më pas do t’ia dorëzojnë Qeverisë gjatë rishqyrtimit të buxhetit për vitin 2020 edhe hartimit të buxhetit të 2021

“Asociacioni së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës jemi duke e përgatitur një pyetësor në të cilën do të vendosen disa pyetje sa i përket ndikimit të COVID-it në bizneset lokale në mënyrë që komunat e Republikës së Kosovës gjatë rishqyrtimit të buxhetit për vitin 2020 edhe hartimit të buxhetit të 2021 t’i vënë në pah nevojat e sektorit i cili ka ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik lokal e këtu, e këtu nuk përfshihet vetëm sektori i gastronomisë por edhe sektori i bizneseve të tjera”, përfundon a

The post Nesër rifillon procesi mësimor appeared first on Prizreni Sot.

Merret vendimi, java e ardhshme pushim për nxënësit
Nxënësit e ciklit parauniversitar javën e ardhshme do ta kenë pushim. Kjo periudhë do të shfrytëzohet për dezinfektimin e plotë të hapësirave shkollore.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin që pushimi pranveror të realizohet nga 6-8 prill, ndërsa sipas kalendarit të festave zyrtare dita e hënë dhe e premte për shkak të festës së Pashkëve dhe Ditës së Kushtetutës edhe ashtu do të jenë ditë pushimi.

“Uroj që ky pushim të ndikojë në ruajtjen e shëndetit publik, uljen e rasteve të reja të infektimit me COVID/19, në mirëqenien fizike dhe mendore të nxënësve dhe prindërve të tyre, mësimdhënësve dhe stafit tjetër në shkolla”, shkruan Nagavci.

Ajo më tej njoftoi se kjo periudhë do të shfrytëzohet për dezinfektimin e plotë të hapësirave shkollore.

“Mësimdhënësit dhe udhëheqësit në shkolla do të reflektojnë dhe analizojnë punën e tyre në periudhën e parë dhe të dytë, ashtu si dhe do të përgatiten për përfundimin sa më të suksesshëm të vitit shkollor.

Në takimet që kam pasur këtyre ditëve me përfaqësues të të gjithë akterëve të përfshirë në arsim, kemi arritur një pajtueshmëri të plotë jo vetëm për këtë pushim, por edhe për zëvendësimin e ditëve të humbura në fillim të vitit shkollor”.

“Në takimet e punës shpreha dhe brengat e mia për cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies gjatë këtij viti të vështirë dhe sfidues shkollor, pabarazive që mund të jenë shtuar tek nxënësit dhe arritjes së rezultateve të pritura. Në këtë drejtim, shumë shpejtë do të nxjerrim dhe Vendimin për organizimin e mësimit plotësues dhe shtesë për nxënësit që mund të kenë pasur ngecje, sidomos për filloristët, për çfarë pat mbështetje të plotë nga të gjitha palët”, shkruan më tej Nagavci.

The post Merret vendimi, java e ardhshme pushim për nxënësit appeared first on Prizreni Sot.

MASH thirrje nxënësve e mësimdhënësve që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) iu bën thirrje të gjithë akterëve të përfshirë në sistemin arsimor që të vazhdojnë të respektojnë masat kundër pandemisë COVID-19, në mënyrë që mësimi të vazhdojë të zhvillohet sipas skenarit A, pra me prezencë në shkollë.

Mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe menaxhmenti i shkollave duhet të kenë kujdes të vazhdueshëm në respektimin e distancës, higjienës dhe bartjes së maskës.

Po ashtu, MASh kërkon nga studentët, mësimdhënësit, menaxhmentet e universiteteve dhe fakulteteve, si dhe kolegjeve për respektimin strikt të masave parandaluese ndaj pandemisë.

MASh, po ashtu, kërkon nga institucionet e arsimit në të gjitha nivelet që të ndëmarrin masa parandaluese dhe mbrojtëse sipas rekomandimeve të IKShPK-së dhe MSh-së.

The post MASH thirrje nxënësve e mësimdhënësve që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19 appeared first on Prizreni Sot.

Gjysmëvjetori i ri në Kosovë do të vazhdojë në shkolla
Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë, gjysmëvjetorin e dytë shkollor 2020/2021 do ta vazhdojnë fizikisht në shkolla, thotë ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj. Megjithatë, mësimdhënësit kanë kërkesa në mënyrë që mësimi të vazhdojë në kohën e paraparë.

Ministri në detyrë, Likaj në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se nuk ka ndonjë vendim të ri, kështu që mësimi do të vazhdojë sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), për ruajtjen e shëndetit të nxënësve në shkolla. Në këtë udhëzim thuhet se shkollat duhet të sigurojnë që të respektohet distanca e caktuar e sigurisë të paktën 1.5 metra, secilit nxënës si dhe personelit të shkollës duhet t’i bëhet matja e temperaturës përmes termometrit laserik çdo ditë.

Përgatitjet për vazhdimin e mësimit, sipas Likajt, tashmë kanë filluar dhe shumica e shkollave janë dezinfektuar.

“Shkollat vazhdimisht janë duke u furnizuar me pajisje mbrojtëse dhe dezinfektues nga Departamentet Komunale të Arsimit. Një kontingjent do të shkojë edhe nga ministria, por edhe nga donatorët dhe partnerët zhvillimorë. Kështu që ne jemi të përgatitur, në qoftë se nuk ka ndonjë ndryshim sa i përket rekomandimeve të Ministrisë se Shëndetësisë dhe IKSHPK-së, që të fillojmë të përgatisim pjesën e gjysmëvjetorit të dytë më 18 janar, 2021”, tha Likaj.

Qeveria në detyrë e Kosovës, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ka marrë vendim që gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor 2020/2021 të përfundojë më 18 dhjetor dhe gjysmëvjetori i dytë të nisë më 18 janar.

Në bazë të kalendarit shkollor, mësimi në Kosovë ishte dashur të përfundojë më 24 dhjetor dhe të nisë më 8 janar.

Viti shkollor 2020/2021 ka filluar më 14 shtator dhe është paraparë të realizohet përmes tre skenarëve. Skenari A ka të bëjë me zhvillimin e mësimit në ambientet shkollore. Skenari B, apo mësimi i kombinuar përfshin rikthimin e pjesshëm të nxënësve në shkolla (prezencë e nxënësve në shkolla, e kombinuar dhe me mësimin në distancë) dhe skenari C është mësimi në distancë apo online.

Edhe udhëheqës të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë(SBASHK), pohojnë se gjysmëvjetori i dytë duhet të fillojë në objektet shkollore. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, tha se pajtim më Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës është vendosur që mësimi të vazhdojë në shkolla më 18 janar.

“Me prezencën në shkollë, mësimi është më i frytshëm, jep rezultate më të mëdha sepse mësimi online është treguar më i vështirë për situatën te ne në Kosovë”, tha Jasharaj.

Mësimi nga bankat shkollore po preferohet edhe nga Këshilli i Prindërve të Kosovës. Ymret Reshiti nga ky Këshill, thotë se mësimi në distancë, i imponuar nga masat që u morën për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, nuk arriti të realizojë objektivat e duhura.

“Skenari A është më i dëshirueshëm, pasi mendojmë se pjesa e parë e procesit mësimor ka treguar që janë kushtet që mësimi të zhvillohet në shkolla me orar të reduktuar”, tha Reshiti.

Por, Rrahman Jasharaj thotë se mësimdhënësit kanë kërkesa në mënyrë që të vazhdojë mësimi në kohën e paraparë. SBASHK-u kërkon nga Qeveria në detyrë e Kosovës, që të ndajë mjete shtesë prej 100 euro në paga për gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit për muajt tetor, nëntor e dhjetor vitit të kaluar, për të vazhduar edhe në vitin e ardhshëm për gjithë kohën sa zgjat pandemia e shkaktuar nga koronavirusi.

Kjo kërkesë sipas tij, është për shkak se mësimdhënësit janë të rrezikuar nga infektimi me koronavirus. Sipas SBASHK-ut, në pjesën e parë të vitit shkollor, vetëm në intervalin kohor 11 nëntor –14 dhjetor të vitit të kaluar, 2,301 punëtorë të arsimit janë infektuar me koronavirus.

“Nëse këto nuk ecin si duhet, kam frikë se Këshilli Drejtues në takimin që do të mbajmë, duke sjellë zërin dhe idetë e punëtorëve të arsimit, që nga çerdhet deri në universitet, mund të paralajmërojmë edhe veprime të caktuara sindikale të cilat nuk janë të dëshirueshme. Pra, mund të kemi telashe, nëse qeveria në detyrë nuk reflekton, nuk na takon dhe nuk bashkëveprojmë angazhimet për të gjetur një zgjidhje për kërkesën e punëtorëve të arsimit”, thekson Jasharaj.

Numri i përgjithshëm i mësimdhënëseve në nivel vendi është mbi 23 mijë, por me stafin tjetër të angazhuar, numri arrin në 28 mijë.

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, thotë se e kupton angazhimin e mësimdhënësve, por shuma e kërkuar nga SBASHK-u është papërballueshme për buxhetin. Megjithatë, ai thotë se ka kërkuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës që të ndahet një fond rreth pesë milionë eurosh për ndihmë mësimdhënësve, për shkak të ngarkesës në punë gjatë pandemisë. Por, ai thotë se ende nuk ka ndonjë përgjigje për këtë çështje.

“Qasja e SBASHK-ut në këtë situatë, kërkesa prej 100 eurosh, kur kemi reduktim të buxhetit, kur kemi rënie të zhvillimit ekonomik të Kosovës, kur jemi duke u ballafaquar me pandeminë, mendojmë se nuk e ka vendin. Edhe unë jam anëtar i sindikatës dhe përkrahi mësimdhënësit, por mënyra selektive, shpërblimi i mësimdhënëse nuk është i drejtë. Edhe sindikata dhe mësimdhënësit duhet të kenë mirëkuptim për situatën financiare dhe gjendjen aktuale në të cilën jemi. Në kushte të rënduara kanë qenë edhe prindërit, kush i kompenson ata për punën që kanë bërë”, tha Likaj.

Por, në rast të infektimit të mësimdhënëseve apo nxënësve në shkollë, mësimi nga shkolla kalon në distancë. Kjo çështje është e rregulluar sipas protokollit të reagimit. Vendimi për kalimin e mësimit nga shkolla në distancë varet nga numri i përgjithshëm i nxënësve të infektuarve. Niveli është 200 me 1. Nëse në një shkollë ka 1,000 nxënës dhe infektohen me koronavirus më shumë se pesë nxënës, mësimi kalon në skenarin C apo mësimin nga distanca.

The post Gjysmëvjetori i ri në Kosovë do të vazhdojë në shkolla appeared first on Prizreni Sot.

Shkolla e vjetër e fshatit në Mushnikovë, pjesë e listës së aseteve të Trashëgimisë Kulturore në mbrojtje të përkohshme
Mushnikova shtrihet në një luginë në krahinën e Sreckës nën malin e Sharrit, rreth 11 km në juglindje të Prizrenit. Bën pjesë në tipin e fshatrave të dendur me shumë ndërtime, ndër të cilat është edhe shkolla e vjetër e këtij fshati, e cila është ndërtuar që nga viti 1905. Kjo godinë shkollore shtrihet në pjesën perëndimore të fshatit, në një parcelë jo të rregullt.

Gjatë këtij viti me propozim të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, kjo ndërtesë ka marr statusin e monumentit në mbrojtje, duke u bërë pjesë e regjistrit të aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren Samir Hoxha, arsyeton propozimin e këtij institucioni për futjen e kësaj ndërtese në mbrojtje, bazuar në faktin se kjo ndërtesë që prej kohës së ndërtimit ka shërbyer si shkollë fillore për edukim të banorëve të fshatit Mushnikovë dhe fshatrave tjera për rreth”. Ndër të tjera që nga viti 1972 ka shërbyer për mësimin në gjuhën shqipe për banorët e kësaj treve deri në vitin 1992, ku pushteti i atëhershëm, dëboj mësimdhënësit dhe nxënësit shqiptar të cilët ndjeknin mësimet në gjuhën shqipe, thekson drejtori i këtij institucioni.

Në këtë ndërtesë janë ruajtur elementet e vjetra të inventarit, sikurse bankat e vjetra shkollore, dollapët, karriget, mjetet mësimore dhe dokumentet të vjetra. Ndërkaq, pas përfundimit të luftës së fundit kjo ndërtesë është braktisur tërësisht edhe përkundër faktit që kjo shkollë ngërthen në vete historinë e themelimit të edukimit primar në një zonë rurale që nga vitet e para të shek. XX.

Kurse në aspektin artistik, ndërtesa e shkollës paraqet një shembull unik të ndërtesave publike edukative të ndërtuara në fillim të shek. XX, ku ndërthuren teknika tradicionale të ndërtimit me trajtimet stilistike të ndikuara nga Evropa.

The post Shkolla e vjetër e fshatit në Mushnikovë, pjesë e listës së aseteve të Trashëgimisë Kulturore në mbrojtje të përkohshme appeared first on Prizreni Sot.