Shqiperi Archives - Prizreni Sot

3.9 milionë hyrje nga Kosova drejt Shqipërisë deri në nëntor
Qytetarët nga Kosova kanë kryer rreth 3.9 milionë vizita drejt Shqipërinë deri në fund të nëntorit duke u konfirmuar edhe njëherë në vend të parë dhe të padiskutueshëm në listen e vizitorëve në vendin fqinj.

Vizitorët nga Kosova kanë shënuar një rritje me 28 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tha Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.

9.53 milionë është shifra e vizitorëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë deri në prag të fundvitit. Krahasuar me periudhën janar-nëntor të vitit 2022, është shënuar një rritje me 33 për qind, sipas shifrave të bëra të ditura sot nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë prezantimit të objektivave të lidhura me turizmin.

Muaji nëntor ka shënuar një shifër prej 547,221 hyrjesh të vizitorëve të huaj, një rritje e ndjeshme (53 për qind) më shumë krahasuar me nëntorin e një viti më parë çka konfirmon trendet e shtuara për ta vizituar Shqipërinë në të gjithë muajt e vitit, një tregues pozitiv i rritjes së turizmit gjithëvjetor.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen e Shqipërisë në panairet ndërkombëtare Fitur- Madrid dhe ITB-Berlin në të cilin Shqipëria do të jetë vendi i nderit për vitin 2025 me një program promovues njëvjeçar.

The post 3.9 milionë hyrje nga Kosova drejt Shqipërisë deri në nëntor appeared first on Prizreni Sot.

Shtrenjtohen pushimet në Shqipëri
Leku shqiptar ka shënuar rritje të hovshme ditëve të fundit. Më së rëndi do ta përjetojnë, pushuesit që shkojnë me euro në Shqipëri.

Kursi i këmbimit njoftoi se tashmë 1 euro mund të blihet me 106 lekë, ndërsa do të shitet me 108.5 lekë. Në qershor të vitit të kaluar, 1 euro në Shqipëri këmbehej me 121 lekë.

Në një shembull, nëse me 500 euro vitin e kaluar keni marrë 60,500 lekë, kjo shumë lekësh tani mund të blihet me 570 euro. Duke llogaritur këtu edhe inflacionin prej minimum 5 për qind, pushimet do të jenë më të shtrenjta se kurrë më parë. Pra nëse një familje mesatarisht ka shpenzuar 500 euro për pushime, vetëm në këmbim tani llogaritet “t’i kushtojë” rreth 70 euro më shumë, ndërsa me inflacion edhe 30 të tjera. Pushimet që kushtonin 500 euro tani kushtojnë 20 për qind më shtrenjtë, apo 600 euro.

Franga zvicerane do blihet me 107.6 lekë dhe do shitet me 109 lekë. Ndërkohë funte britanik do blihet me 122.4 lekë dhe do shitet me 123.8 lekë. Në anën tjetër, euro po shënon rënie të vazhdueshme.

The post Shtrenjtohen pushimet në Shqipëri appeared first on Prizreni Sot.

Rreth 225 milionë euro shkëmbime tregtare Kosovë-Shqipëri këtë vit
Shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë arritur në 225 milionë euro. Mallrat e eksportuara nga Kosova në Shqipëri, kanë shënuar rritje prej 50 për qind, në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa edhe eksporti i mallrave nga Shqipëria në Kosovë ka rritje në vlerë prej 14.5 për qind. Kjo rritje nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, vlerësohet pozitive dhe e kënaqshme.

Minxhozi, në një intervistë për KosovaPress, thotë se pret që në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2022 të ketë rritje edhe më të madhe të shkëmbimeve tregtare.

“Në fushën e shkëmbimeve tregtare midis Shqipërisë, Kosovës dhe anasjelltas, kemi një rritje të kënaqshme. Mallrat (e eksportuara) nga Kosova në Shqipëri kanë shënuar një rritje prej 50 për qind, krahasim me gjashtëmujorin e vitit të kaluar. Dhe mallrat e eksportuar nga Shqipëria në Kosovë, janë rritur në masën 14.5 për qind. Në total ne shkëmbejmë në mes veti 225 milionë euro mallra në gjysmën e parë të vitit 2022. Rritja është diku e përgjithshme dhe pozitive. Besojmë se rritja në gjashtëmujorin e dytë, do të jetë më e madhe fal edhe disa masave organizative që janë marrë nga organet ligjzbatuese të doganave, tatimeve të dy vendeve, duke rritur bashkëpunimin dhe ulur burokracitë. Përsëri ne jemi të vëmendshëm se ka mundësi që ky bashkëpunim të thellohet dhe lëvizja e mallrave dhe shkëmbimeve të kenë një kalim më të shpejtë në kohë dhe shërbim me cilësi”, thotë ai.

Duke folur për hapjen e kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës gjatë fundjavave, ambasadori Minxhozi, tha se baza e turizmit në Shqipëri është Kosova.

Ai shtoi se aktualisht fluksi më i madh i pushuesve kosovarë është në zonën e Shëngjinit dhe Velipojës.

“Baza e turizmit në Shqipëri është Kosova, pastaj vjen Maqedonia, por Kosova është një e ardhur shumë e madhe për ekonominë e Shqipërisë. Dua të them se nga viti në vit ka një rritje, në zonat e Shëngjinit dhe Velipojës 70 për qind e pushuesve janë nga Kosova. Është një trend në rritje që nga viti 2019 e këndej, natyrisht vizitohet Vlora dhe Saranda, por këtu është fluksi më i madh i vizitorëve. Pyetja që bëni për fundjavën, ndikon shumë te vizitorët ditorë që shkojnë në mëngjes, duke mos pasur pengesa në kufi, ata zgjedhin për të ngrënë një drekë në ambiente në Shqipëri, pse jo edhe qytetarë të Shqipërisë që janë prezentë në hapësira turistike malore të Kosovës. Është një përfitim i ndërsjellët, një rritje e konsiderueshme, një praktik pozitive që po jep rezultate”, shton ai.

Nga ana tjetër, ambasadori Minxhozi thotë se marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve po zbatohen, derisa përmend projektin e fizibilitetit për hekurudhën mes dy vendeve, për çka thotë se i njëjti pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti.

“Një punë që po vazhdon me ritëm të kënaqshëm është gjithashtu edhe puna që po ecën për fizibilitetin e hekurudhës që lidh Kosovën me Shqipërinë. Janë në hapa të mirë, dy qeveritë kanë ndarë fondet përkatëse për t’u bërë studim dhe me shpresë që fundi i vitit do të jetë një projekt fizibiliteti të përfunduar dhe vitin e ardhshëm të shikohen mundësitë për të gjetur të hollat e financimit të kësaj hekurudhe”, thotë ai.

Si pozitive, Minxhozi e përmend edhe zbatimin e marrëveshjes për largimin e kuotave për pranimin e studentëve nga dy vendet dhe marrëveshjen për njësimin e abetares.

“Është me interes të themi që këto ditë ka filluar në Universitetin e Prishtinës faza e parë përgatitore të studentëve që vijnë nga Shqipëria. Më nuk do të ketë kuota, as në Shqipëri dhe as në Kosovë, por do të pranohen siç pranohen të gjithë maturantët e shkollave të mesme të Shqipërisë, ashtu do të pranohen të gjithë maturantët e shkollave të mesme të Kosovës. Kjo do të krijojë mundësinë që ne të kemi një bashkim real, jo thjesht të kurikulave, por edhe të interesave të qytetarëve, duke hequr një kufi shumë të rëndësishme që ka qenë në praktikën tonë të deritanishme. E rëndësishme është që në shtator si në Kosovë, ashtu edhe Shqipëri, këto ditë është nënshkruar teksti i abetares. Nxitësit e klasës së parë do të jenë me një abetare të njësuar”, përfundon Minxhozi.

The post Rreth 225 milionë euro shkëmbime tregtare Kosovë-Shqipëri këtë vit appeared first on Prizreni Sot.

Temperaturat përvëluese pushtojnë Shqipërinë, parashikimi i motit për sot
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë në Shqipëri, duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët në një pjesë të mirë të territorit.

Po, ashtu temperaturat e larta do të vijojnë të jenë prezente si pasojë e masave ajrore nga kontinenti Afrikan që kanë përfshirë Shqipërinë.

Sipas Meteoalb, parashikohet që vonë pasdite të këtë grumbullim të vranësirave në zonat veri-veriperëndimore por mundësia për
reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 39°C.

Era do të fryje mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

The post Temperaturat përvëluese pushtojnë Shqipërinë, parashikimi i motit për sot appeared first on Prizreni Sot.

Shifra rekorde – Sa kosovarë e vizituan Shqipërinë për tri ditë
48 mijë e 621 qytetarë nga Kosova kanë vizatuar Shqipërinë vetëm të premten, të shtunën dhe të dielën. Vetëm të dielën në hyrje dhe daljet e pikave kufitare Kosovë-Shqipëri janë kontrolluar 47 mijë e 83 persona.

Në pikën kufitare në Vermicë kanë hyrë 26 mijë e 267 qytetarë, ndërsa në dalje janë kontrolluar 15 mijë e 939 persona. Ndërsa në total të dielën në Kosovë kanë hyrë 28 mijë e 665 persona. Kështu kanë bërë të ditur nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.

Në pikën kufitare Vermicë, Qafë e Prushtit, Qafë e Morinës dhe Dragash janë kontrolluar 12 mijë e 702 vetura. Prej tyre 7 mijë e 754 në hyrje të pikave kufitare dhe 4 mijë e 943 në dalje.

Ndërsa të shtunën në hyrje dhe dalje të pikave kufitare janë kontrolluar 24 mijë e 221 persona. 9 mijë e 445 persona janë kontrolluar në hyrje dhe 14 mijë e 776 në dalje.

Kurse të premten në gjitha pikat kufitare Kosovë-Shqipëri janë kontrolluar 23 mijë e 255 persona.

Ndërkaq, shkuarja e kosovarëve në Shqipëri gjatë kësaj fundjave është parë edhe si shkak i masave anti-Covid, të miratuara nga Qeveria e Kosovës.

Sipas këtyre masave, janë mbyllur lokalet e gastronomisë, të cilave iu lejohen vetëm shërbimet “merr me vete” dhe me dërgesë, e po ashtu është ndaluar qarkullimi i qytetarëve pas orës 22:00.

The post Shifra rekorde – Sa kosovarë e vizituan Shqipërinë për tri ditë appeared first on Prizreni Sot.

Kosovarët ia mësynë Shqipërisë për fundjavë, por a duhet të izolohen kur të kthehen?
Rreth 20 mijë kosovarë raportohet se kanë kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri gjatë të premtes dhe të shtunës. Arsye për këtë duket se janë edhe masat anti-Covid që i ka miratuar Qeveria e Kosovës, si pasojë e të cilave janë mbyllur lokalet e gastronomisë dhe është ndaluar lëvizja e qytetarëve pas orës 22:00. Por, a duhet të izolohen kosovarët që do të kthehen nga Shqipëria?

Qeveria e Kosovës më 5 prill ka vendosur masat e reja anti-Covid, në mesin e të cilave është edhe pika e cila përcakton se qytetarët që hyjnë në Kosovë nga vendet me risk të lartë të virusit, duhet të kenë testin RT-PCR negativ, shkruan Gazeta Express.

Por, kjo vlen vetëm në bazë të parimit të reciprocitetit, pra për shtetet të cilat ju kërkojnë qytetarëve të Kosovës test RT-PCR negativ për COVID-19.

“Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Qytetarët të cilët vijnë në Kosovë nga vendet me risk të lartë duhet ta paraqesin vërtetimin për test negativ, në të kundërtën duhet të vetizolohen për 7 ditë.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetizolohen për 7 ditë”, thuhet në vendim.

Por, përjashtim nga kjo pikë bëjnë qytetarët e Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit.

Bazuar në vendimin e Qeverisë, qytetarët të cilat shkuan në Shqipëri për fundjavë, nuk do të kenë nevojë për test kur të kthehen këtu.

Ndryshe, është raportuar se vetëm gjatë të premtes, nga Kosova në Shqipëri kanë shkuar mbi 13 mijë kosovarë.

The post Kosovarët ia mësynë Shqipërisë për fundjavë, por a duhet të izolohen kur të kthehen? appeared first on Prizreni Sot.

Mbi tetë mijë automjete kanë kaluar dje nga Vërmica në Shqipëri
Brenda dy ditëve në pikën kufitare të Vërmicës u regjistruan mbi 15 mijë automjete me udhëtarë që zgjodhën të kalojnë ditët e pushimit në Shqipëri. Qytetarët thonë se arsyeja kryesore janë masat e reja të vëna nga qeveria e Kosovës e që nuk u pëlqyen atyre.

Vazhdon të jetë i lartë fluksi i udhëtarëve nga Kosova në drejtim të Shqipërisë në pikën kufitare të Vërmicës.

Udhëtarët nuk e fshehin arsyen e rrugëtimit për në territorin e Shqipërisë këto ditë pushimi pavarësisht numrit të lartë të infektimeve me koronavirus.

“Na kanë mbyll në Kosovë, po dalim andej pak”, tha një qytetar për RTK’në.

“Albin Kurti na i ka mshel krejt lokalet, po shkojmë në Shqipëri me pi kafe”, tha një qytetar tjetër.

Në orët e paradites së ditës së shtunë në pikën kufitare të Vërmicës u regjistruan tetë mijë vetura ndërsa për dy ditët e kaluara kjo shifër i kalon 15 mijë automjete motorike që bën kolona kilometërshe.

The post Mbi tetë mijë automjete kanë kaluar dje nga Vërmica në Shqipëri appeared first on Prizreni Sot.

Vazhdojnë kolonat e qytetarëve në kufi me Shqipërinë
Qytetarët e Kosovës edhe sot kanë zgjedhur ta lëshojnë vendin për fundjavë, duke u nisur drejt Shqipërisë

Sipas mediave kosovare, në kufirin Vërmicë-Morinë janë shkaktuar kolona të shumta.

E njëjta ndodhi edhe të premten, kur u njoftua se mbi 13 mijë qytetarë të Kosovës e kanë kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri.

Kjo ka ndodhur për shkak të masave të marra nga Qeveri e Kosovës, përkatësisht nga Ministri e Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e Covid19.

Këto masa ndalojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente.

Shërbimet e gastronomisë janë obliguar të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri më 18 prill. Ato lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat.

The post Vazhdojnë kolonat e qytetarëve në kufi me Shqipërinë appeared first on Prizreni Sot.

Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë
Nxitur nga temperaturat e ngrohta në Shqipëri, mijëra shtetas shqiptarë nga Kosova kanë vendosur të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën.

Gjatë ditës së sotme mbi 12 mijë kosovarë dhe mbi 4500 mjete kanë kaluar kufirin në doganën e Morinës, ndërkohë që për të hyrë në territorin shqiptar pritjet zgjasin deri në 30 minuta.

Për të përballuar fluksin, policia kufitare po punon me 5 sportele dhe procedurë të përshpejtuar, por radha mbetet sërish shumë e gjatë.

Vetëm këtë javë kanë hyrë në Shqipëri, rreth 20 mijë shtetas kosovarë, të cilët thonë se kufiri mes dy vendeve nuk duhet të ekzistojë.

The post Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë appeared first on Prizreni Sot.

Rreth 1 milion e 380 mijë shtetas të Kosovës vizituan Shqipërinë në vitin 2020
Numri i qytetarëve nga Kosova që kanë vizituar Shqipërinë për vitin 2020 është 1.379.360 persona. Megjithëse me një rënie prej 38.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve të saj në Shqipëri për vitin 2020.

Ndërkohë që në muajt e vjeshtës, por edhe në ato të fillim dimrit, numri i qytetarëve nga Kosova që kanë vizituar Shqipërinë ka pas rritje, krahasuar me muajt e verës.

Qytetarët nga Kosova i kanë bërë sfidë pandemisë kur ka ardhur puna për të udhëtuar në Shqipëri.

Befasia ka vazhduar edhe në muajin dhjetor, ku shifrat kanë njohur një rritje me 13.8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, kohë në të cilën jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota nuk ka qenë e përfshirë nga COVID-19.

Në bazë të shifrave të publikuara nga INSTAT(Instituti Shqiptar i Statistikave) në muajin dhjetor të vitit 2020 kanë hyrë në Shqipëri 85.648 shtetas nga Kosova, krahasuar me 75.211 shtetas të Kosovës që kanë hyrë në dhjetorin e vitit 2019. Ndërkohë që edhe për vitin 2020, është shënuar një rënie me 38.6%, krahasuar me vitin 2019, por që llogaritet më e ulëta krahasuar me vendet e tjera të rajonit e Europës.

Megjithatë, bllokimi i lëvizjeve si pasojë e masave kufizuese të marra nga shtetet për frenimin e përhapjes së COVID-19 ka ulur ndjeshëm hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri, përjashtuar Kosovën. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar, në muajin dhjetor 2020, është 442.966 dhe krahasuar me dhjetorin e vitit 2019, ky tregues rezulton me rënie 50,7 %.

Në dhjetor 2020, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 180.815, krahasuar me dhjetorin 2019, ky numër ka rënë me 37,4 %. Gjatë vitit 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 38,6 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Spanja me 90,3 %, krahasuar me vitin 2019.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2020 është 2.657.818, duke rënë me 58,5 %, në krahasim me vitin 2019. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2020, është 2.906.828 duke rënë 50,9 %, krahasuar me vitin e mëparshëm.Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit dhjetor 2020 janë 215.698.

Krahasuar me dhjetorin e 2019-s, ky numër ka rënë 55,5 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit dhjetor 2020, janë 155.973, krahasuar me dhjetorin e 2019-s, ky numër ka rënë 47,9 %. Mbyllja e kufijve dhe anulimet masive të rezervimeve e kanë vënë industrinë turistike të Shqipërisë në vështirësi të mëdha.

Kujtojmë që turizmi në Shqipëri në vitin 2020 është mbajtur nga vizitorët nga Kosova për shkak të mbylljes së kufijve dhe nga turizmi vendas që pavarësisht peshës që ka, nuk arrin të kompensojë dot humbjet.

Gjithashtu, thuajse të gjitha institucionet ndërkombëtare kanë paralajmëruar vende si Shqipëria të cilat kanë një varësi të lartë nga turizmi për të marrë masa, pasi pandemia do të shkaktojë një dëm mjaft të madh ekonomik.Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) jo rastësisht e vlerësoi Shqipërinë si vendin me impaktin më të madhe të krizës, ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, me rënien ekonomike në 12% këtë vit.

Turizmi mban indirekt thuajse ¼ e ekonomisë shqiptare dhe impakti i pandemisë, sidomos i masave anti-Covid, duket se i ka dhënë një goditje të rëndë termave të rritjes ekonomike në këtë vend. Shifrat e publikuara nga INSTAT (Instituti Shqiptar i Statistikave) janë ato që tregojnë përtej përceptimit gjendjen reale të sezonit turistik veror në Shqipëri.

The post Rreth 1 milion e 380 mijë shtetas të Kosovës vizituan Shqipërinë në vitin 2020 appeared first on Prizreni Sot.