Shtrenjtohen pushimet në Shqipëri

Leku shqiptar ka shënuar rritje të hovshme ditëve të fundit. Më së rëndi do ta përjetojnë, pushuesit që shkojnë me euro në Shqipëri.

Kursi i këmbimit njoftoi se tashmë 1 euro mund të blihet me 106 lekë, ndërsa do të shitet me 108.5 lekë. Në qershor të vitit të kaluar, 1 euro në Shqipëri këmbehej me 121 lekë.

Në një shembull, nëse me 500 euro vitin e kaluar keni marrë 60,500 lekë, kjo shumë lekësh tani mund të blihet me 570 euro. Duke llogaritur këtu edhe inflacionin prej minimum 5 për qind, pushimet do të jenë më të shtrenjta se kurrë më parë. Pra nëse një familje mesatarisht ka shpenzuar 500 euro për pushime, vetëm në këmbim tani llogaritet “t’i kushtojë” rreth 70 euro më shumë, ndërsa me inflacion edhe 30 të tjera. Pushimet që kushtonin 500 euro tani kushtojnë 20 për qind më shtrenjtë, apo 600 euro.

Franga zvicerane do blihet me 107.6 lekë dhe do shitet me 109 lekë. Ndërkohë funte britanik do blihet me 122.4 lekë dhe do shitet me 123.8 lekë. Në anën tjetër, euro po shënon rënie të vazhdueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *