Trusti Archives - Prizreni Sot

Trusti e nis dobët edhe 2023-tën
Asetet e sektorit pensional në Kosovë kanë shënuar ngadalësim të theksuar të rritjes dhe kthim më të ulët në investime gjatë periudhës janar-mars 2023, krahasuar me vitin 2022.

Gjatë tre muajve të parë të vitit 2023, kthimi bruto në investimet e Trustit ishte vetëm 427.5 mijë euro, kundrejt humbjeve në vlerë prej 60.5 milionë eurove një vit më parë.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, krejt kjo vjen si pasojë e zhvillimeve jo të favorshme makroekonomike që kanë afektuar njëkohësisht turbulencat e tregjeve financiare dhe krizës së papritur në disa banka rajonale në SHBA dhe Credit Suisse në Zvicër në mars të këtij viti, të cilat përkundër që ishin raste të izoluara, kanë ngritur shqetësimet për amplifikim të mundshëm të një krize më të gjerë financiare në botë dhe në rajon

“Niveli i ulët i kthimit bruto në investime në tremujorin e parë të vitit 2023 është kryesisht rezultat i luhatjeve të tregjeve globale pas dështimit të disa bankave në SHBA dhe efekteve të bartura në Evropë”, thuhet ndër tjerash në raportin e BQK-së.

Në raport theksohet se asetet e fondeve pensionale në vend u rritën me 5.3 përqind në fund të marsit 2023, por që si vlerë është dukshëm shifër më e ngadalësuar se në vitin paraprak prej 14.0 përqind.

Vlera e aseteve pensionale deri në mars ka arriti në 2.47 miliardë euro, nga të cilat 99.6 përqind përfaqësohen nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK-ja), dhe pjesa e mbetur nga Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve (FSKP-ja).

E përderisa FKPK-ja shënoi rritje vjetore të aseteve prej 5.4 përqind, asetet e Fondit Slloveno-Kosovar të Pensioneve (FSKP-ja) shënuan rënie vjetore prej 2.2 përqind në mars 2023.

Nga raporti i BQK-së del e dhëna se të dyja fondet pensionale këtë fillimvit janë karakterizuar me zvogëlim të portfolios investuese në tregun e jashtëm krahas rritjes së investimeve në atë të brendshëm, duke qenë të afektuara nga luhatjet negative që kanë prekur tregjet financiare. Në këtë kontekst, për FKPK-në rritje të theksuar kishin certifikatat e depozitit dhe bilanci/paraja e gatshme me BQK-në, të cilat kategori ishin në rënie në mars të vitit paraprak, ndërsa letrat me vlerë të qeverisë së Kosovës vazhduan rritjen, por me ritëm më të ngadalësuar prej 1.4 përqind nga rritja 17.5 përqind një vit më pare.

Në anën tjetër, vlera e kontributeve të arkëtuara nga FSKP-ja për tremujorin e parë të vitit 2023 arriti në 156.8 mijë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 5.7 përqind, që sipas BQK-së është e ndikuar nga rritja e numrit të kontribut-dhënësve. Kurse, kthimi kumulativ bruto nga investimet për tremujori e parë të vitit 2023 arriti në 247.3 mijë euro kundrejt humbjeve në vlerë 295.8 mijë një vit më parë, e që ishte rezultat i turbulencave të krijuara në tregjet financiare.

“Vlera e kontributeve të arkëtuara nga FKPK-ja për tremujori e parë të vitit 2023 shënoi rritje vjetore prej 18.1 përqind, duke arritur në 66.2 milionë euro. Rritja e lartë dyshifrore e kontributeve të arkëtuara ndër tjerash reflekton edhe rritjen e pagave të shërbyeseve civil, që ishte efektive nga fillimi i vitit 2023”, vazhdon raporti.

Ndryshe, asetet e Fondit Pensional të Kosovës kryesisht janë të investuara në tregun e jashtëm (70.9 përqind e portfolios investuese), në fonde të përbashkëta në vlerë prej 1.75 miliardë euro (apo 70.8 përqind e gjithsej aseteve të FKPK-së), kurse pjesa tjetër e investimeve është e diversifikuar në letra me vlerë të Qeverisë së Kosovës në vlerë prej 549.8 milion euro apo 22.4 përqind e gjithsej portfolios investuese dhe certifikata të depozitit në sektorin bankar vendor në vlerë prej 128.2 milionë euro (5.2 përqind e gjithsej investimeve). Po ashtu, edhe struktura e portfolios investuese e Fondit Slloven (FSKP-ës) është e ngjashme me atë të FKPK-së, duke qenë kryesisht e orientuar në tregun e jashtëm, në aksione që përbëjnë 69.7 përqind të portfolios investuese dhe në letra me vlerë, që përbëjnë vetëm 4.8 përqind të gjjithsej investimeve. Kurse, investimet brenda vendit janë kryesisht të fokusuara në letra me vlerë të Qeverisë së Kosovës që përbëjnë 14.1 përqind të gjithsej portfolios investuese. /Buletini Ekonomik

The post Trusti e nis dobët edhe 2023-tën appeared first on Prizreni Sot.

Fillon rimbursimi për 10%-shin e tërhequr nga TRUST në pandemi për këtë kategori të qytetarëve
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se ka transferuar në llogarinë e TRUST-it mjetet për rimbursimin e një pjese të kontribuesve, të cilët kanë tërhequr kontributet pensionale gjatë periudhës dhjetor 2021-prill 2022, sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Shpërndarja nëpër llogari të 12,090 kontribuesve është realizuar nga TRUST gjatë ditës së sotme, në përputhje me metodologjinë e dakorduar në mes të MFPT dhe TRUST, njofton ministria.

“Rimbursimi këtë vit është bërë për personat të cilët kane dalë apo pritet të dalin në pension deri në fund të vitit 2023. Rimbursimi do të vazhdojë vitin e ardhshëm për personat që pritet të dalin në pension gjatë vitit 2024 e kështu me radhë, deri në përmbylljen e plotë të rimbursimit për të gjitha gjeneratat e tjera deri në vitin 2028”, thuhet në njoftim.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të sigurojë shumën vjetore të rimbursimit, ndërsa TRUST do të bëjë shpërndarjen e shumave direkt tek qytetarët. Pra, për rimbursim nuk do të ketë nevojë për aplikim, pasiqë rimbursimi realizohet automatikisht nga TRUST, ka shpjeguar ministria.

The post Fillon rimbursimi për 10%-shin e tërhequr nga TRUST në pandemi për këtë kategori të qytetarëve appeared first on Prizreni Sot.

Paratë e Trustit në rrezik, Qeveria e quan propagandë alarmin e opozitës
“Mjetet e Trustit janë në rrezik”, po e tërheq vërejtjen vazhdimisht ish-Kryeministri dhe ministri i Financave, Avdullah Hoti që tash flet në cilësinë e deputetit opozitar.

Prej këtij këndi, Hoti të premten në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka adresuar kritika në drejtim të ministrit të Financave, Punës dhe Trasnfeve, Hekuran Muratit.

“2 miliardë euro nuk i keni në menaxhim ministër”, ishte fjala e Hotit drejtuar Muratit referuar mungesës së Bordit të Trustit Pensional.

Që nga 28 shkurti, në Trust s’ka bord, por opozita thotë se “ka rrezik që mjetet e investuara në tregje ndërkombëtare të referohen”.

Konkursi për anëtarët e rinj të bordit ishte mbyllur më 23 dhjetor të vitit të kaluar, por deri më tash nuk ka shqyrtim të kandidatëve.

E për deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hotin kjo është një “papërgjegjësi institucionale dhe njerëzore e ministrit”.

“Mos u zgërdhij kur të flasë, le të jemi seriozë. 2.5 miliardë euro nuk kanë menaxhim. Të lutem të diskutojmë me seriozitet, mos u zgërdhini gjatë diskutimit. Unë nuk të respektoj fare, por jeni ministër dhe duhet të raportoni. Unë të kam thirrur në përgjegjësi institucionale”, ka thënë Hoti gjatë përplasjes me Muratin në komision.

Por Murati thotë se është serioz dhe pretendimet e deputetit opozitar i cilëson si propagandë.

“Janë bërë disa deklarata se Trusti po humb, ngase ministri i Financave apo Auditorja nuk po mund ta krijojnë bordin. Është totalisht e papranueshme kjo propagandë që është bërë”, u përgjigj Murati.

Edhe PDK-ja gishtin kah Qeveria për Trustin

Arben Mustafa, “ministër” në hije i Financave nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), beson se papërgjegjësia e institucioneve po ndikon që Trusti të ketë humbur 160 milionë euro.

“Që nga fillimi i vitit 2022 e deri më tani, vlerësohet se kursimet pensionale të qytetarëve të Kosovës të investuara nga Trusti kanë shënuar një humbje prej rreth 160 milionë euro. Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në tregjet financiare, sidomos pas dështimit të disa bankave në SHBA, shqetësimet për sigurinë e kursimeve pensionale të qytetarëve të Kosovës të cilat janë të investuara në tregjet ndërkombëtare bëhen edhe më të mëdha. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve janë të investuara në tregjet e aksioneve të cilat kanë një ndjeshmëri shumë të lartë ndaj zhvillimeve në tregjet financiare dhe përgjithësisht në ekonomi”, ka deklaruar ai në një prononcim për Gazetën Express.

Në krejt këtë situatë siç thotë ai institucioni i Trustit nuk ka bord, këtë e cilëson rrezik serioz në humbjet e mëtëjme të mjeteve të Trustit, meqë çrregullimet në tregjet ndëkombëtare po vazhdojnë.

“Në këtë situatë shumë shqetësuese për sigurinë e kursimeve pensionale të qytetarëve të Kosovës, Trusti nuk ka Bord Drejtues, që do të thotë se sot askush nuk mund të marrë vendime që kanë të bëjnë me investimet e kursimeve pensionale të qytetarëve të Kosovës. Pra, nëse vërehet se mjetet e investuara në një instrument financiar po shkojnë drejtë humbjes, sot Trusti nuk mund të marrë asnjë vendim për zhvendosjen e atyre mjeteve drejtë instrumenteve më të sigurta, po i mbetet vetëm ta vëzhgojë situatën në rolin e spektatorit se çka po ndodhë me rreth 2.4 miliardë euro të qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Sipas shpjegimeve të tij mungesa e bordit po pamundëson investimin e mjeteve të tjera me qëllim të mbulimeve të humbjeve që janë shkaktuar prej vitit 2022 e këndej.

“Për më tepër, mungesa e Bordit Drejtues të Trustit nënkupton se kontributet e reja pensionale të arkëtuara nga Trusti do të qëndrojnë të pa investuara dhe rrjedhimisht kontributdhënësve i mohohet fitimi i mundshëm nga investimi i atyre mjeteve”, ka thënë ai. “Pra, në kohën kur normat e kthimit në obligacionet e qeverive të ndryshme dhe normat e interesit në depozita bankare po shënojnë rritje, në vend se të investohet kontributet e reja në këto instrumente dhe të sigurojnë rritje të vlerës së kontributeve pensionale, sot këto kontribute duhet të qëndrojnë të pa investuara në llogarinë bankare të Trustit”.

“Situata e krijuar paraqet një dëm financiar që qytetarët e Kosovës po detyrohen ta bartin për shkak të papërgjegjësisë totale të institucioneve të Kosovës që nuk kanë arritur ti zgjedhin anëtarët e rinj të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës. Përkundër se kanë kaluar muaj prej kur është hapur konkursi për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit, paneli përzgjedhës ku bënë pjesë edhe Ministri i Financave ende nuk i ka ftuar kandidatët as për intervistim. Sot, qytetarët e Kosovës po ballafaqohen me humbje të kursimeve të tyre pensionale, përderisa ende nuk ka asnjë sqarim për publikun nga Ministri i Financave se pse ka dështuar përzgjedhja e anëtarëve të Bordit në kohën e paraparë me Ligj”, ka thënë ai.

Tregjet “në zjarr”

Falimentimi i Bankës amerikane Silicon Valley, ka ngritur alarmin për zgjerimin e krizave financiare përtej oqeanit.

E themeluar në vitin 1983, Banka Silicon Valley ofroi financime për pothuajse gjysmën e kompanive të teknologjisë dhe kujdesit shëndetësor të mbështetur nga sipërmarrjet amerikane – ato janë dëmtuar nga normat e larta të interesit dhe pakësimi i kapitalit sipërmarrës.

Por çrregullimet e tregjeve ndëkombëtare janë të theksuara edhe para kolapsimit të një prej bankave më të mëdha amerikane.

Kufizimet e imponuara prej situatës me pandeminë COVID-19 e deri te lufta ruse në Ukrainë, ishin disa prej faktorëe që tregjet po i vendosin para sfidave edhe më të mëdha.

The post Paratë e Trustit në rrezik, Qeveria e quan propagandë alarmin e opozitës appeared first on Prizreni Sot.

Vetëvendosje kundër, nuk kalon projektligji për Trustin
Nuk ka kaluar projektligji për tërheqjen e 30 për qind të Trustit.

Gjithsej 97 deputetë kanë votuar, prej tyre 42 vota kanë votuar për, ndërsa 55 kundër.

Pas mosvotimit, opozita ka lëshuar sallën.

The post Vetëvendosje kundër, nuk kalon projektligji për Trustin appeared first on Prizreni Sot.

Projektligji për Trustin u shpërndahet deputetëve, këto janë procedurat deri në ditën e votimit
Projektligji për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve nga Trusti Pensional i Kosovës, pa mendim të Qeverisë të enjten iu është dërguar sërish deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta shqyrtuar para se të hidhet në votim.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka treguar për Front Online procedurat e këtij Projektligji për të arritur tek dita kur do të hedhet në votim.

Ai tha se Projektligji së pari duhet që të diskutohet në komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere që më pas të hynë në rend të ditës për votim.

“Të enjten projektligji iu ka shpërnda deputetëve, tash komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere duhet ta trajtojë. Komisioni e ka për obligim që brenda dy jave ta trajton mandej dy deri në katër jave sipas rregullores duhet të vjen në seancë për votim”, tha Haxhiu për Front Online.

Por, ende nuk dihet se kur ky Projektligji do të diskutohet në komision.

FrontOnline, ka provuar që të marr një përgjigje nga kryetari i këtij komisioni, Armend Muja, por ai nuk i është përgjigjur interesimit të portalit.

Ndërsa anëtari i këtij komisioni, Ferat Shala, për FrontOnline, tha se ende nuk kanë informacion se kur do të trajtohet ky projektligj në komision.

“Ende s’kemi informacion, ne nuk kemi informacion sot është projektligji për produkte ndërsa sa i përket trustit ende nuk kemi informacione se kur do të trajtohet në komision”, tha Shala për Front Online.

Për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti të shtunën në Prishtinë do të mbahet protestë ku do të kërkohet që qytetarëve t’u lejohet tërheqja e 30 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti.

Organizatorët, kanë bërë thirrje që sa më shumë qytetarë t’u bashkohen atyre, duke vlerësuar se në të kundërtën, partia në pushtet do t’i akuzojë që kërkesa nuk është e popullit.

The post Projektligji për Trustin u shpërndahet deputetëve, këto janë procedurat deri në ditën e votimit appeared first on Prizreni Sot.

Ekonomisti: Qeveria mos ta luaj “të mëshirshmin”, tërheqja e Trustit është në të mirë të qytetarëve
Afati 30 ditor që Qeveria të jap mendim për Projektligjin e Trustit ka përfunduar, por Qeveria ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Si rrjedhojë e kundërshtimit nga partia në pushtet, Vetëvendosje, projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti kishte dështuar të miratohet në Kuvend.

I njëjti projektligj, por tani në formë të iniciativës qytetare do të rikthehet për votim në Kuvend së shpejti.

Për tërheqjen e mjeteve nga Trusti ishte organizuar edhe një peticion, ku mbi 20 mijë qytetarë kishin kërkuar të marrin një pjesë të kursimeve pensionale. Kjo sepse ata u shprehën që me këto mjete do t’i kryenin disa obligime të sezonës së dimrit.

Një gjë të tillë për lajmi.net e thotë edhe ekonomisti Mustafë Kadrijaj.

Sipas tij, paratë e Trustit janë kursime të qytetarëve dhe se është e drejtë e tyre t’i tërheqin ato dhe se Qeveria nuk ka pse ta “luaj të mëshirshmin”.

“Qëndrimi im ka qenë që nga fillimi pro sepse janë kursimet e tyre, janë kursimet e djersës së tyre dhe kjo është një mundësi që ai që dëshiron mundet mi tërheq, ai që nuk dëshiron nuk ka nevojë mi tërheq. Ato mjete janë të kursyera nga djersa e vetë qytetarëve. Kështu që nuk ka nevojë qeveria me lujt atë të mëshirshmin sepse përderisa unë dëshiroj t’i shpenzojë mjetet e kursyera nuk ka nevojë me ma mbajt dertin më shumë Qeveria apo kushdo tjetër.”, është shprehur Kadrijaj për lajmi.net.

Ani pse do të ishte një veprim në të mirë të qytetarëve ekonomisti Kadrijaj është shprehur skeptik dhe ka drejtuar gishtin kah qeveria duke thënë se ajo mund të mos e miratojë edhe për inate politike.

“Qeveria thjeshtë ndoshta për këto inate politike vetëm që ka ardhur një herë nga opozita por edhe tani pse është iniciativa qytetare nuk besoj që do të kalojë. Unë jam shumë skeptik, jam pro për mu dhanë por nuk kam shpresë sepse deri më tani nuk ka asnjë reflektim nga ana e kësaj Qeverie. Kjo po tenton me tregu deri më tani se e ka fuqinë dërrmuese parlamentare. Thjeshtë po dëshiron me tregu një autoritet të veçantë për dallim prej gjithë Qeverive të kaluara. Pra, nuk po e përfill asnjë kërkesë të asnjë kategorie të qytetarëve. Kështu që në këtë drejtim jam shumë skeptik.”, ka deklaruar ai.

Tutje, ekonomisti u shpreh se ky vendim nuk do të kishte pasur asnjë efekt negativ në ekonomi. Përkundrazi do të kishte efekt pozitiv dhe se sipas tij do të ishte ngjallur sa do pak fuqia blerëse, e cila do të ndikonte edhe në aktivitet ekonomik edhe në arkën e shtetit.

Tërheqja e një përqindje të Trust-it ishte bërë një herë në vitin 2020. Në atë kohë në krye të Qeverisë ishte Avdullah Hoti. Vendimi ishte që qytetarët të tërheqin 10 për qind të Trustit Pensional, por edhe në atë kohë LVV ishte kundër.

The post Ekonomisti: Qeveria mos ta luaj “të mëshirshmin”, tërheqja e Trustit është në të mirë të qytetarëve appeared first on Prizreni Sot.

Për pak ditë, Projektligji për Trustin pritet t’u dërgohet deputetëve
Afati përfundoi të premten. Por, brenda këtij afati kohor Qeveria e Kosovës nuk dha mendim rreth Projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Andaj ky projektligj do të kthehet në Kuvend dhe do të trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve.

Fillimisht do ju përcillet deputetëve pastaj do dërgohet në Kuvend për votim.

Tërheqjen e këtyre mjeteve po e kërkon edhe ekonomisti, Imer Raci.

E tërheqjen e një pjesë nga kursimet pensionale po e presin edhe një pjesë e qytetarëve.

Ata thonë se me këto mjete do t’i kryenin disa obligime të sezonës së dimrit.

Por jo të gjithë pajtohen me këtë ide.

Për tërheqjen e mjeteve nga Trusti ishte organizuar edhe një peticion, ku mbi 20 mijë qytetarë kishin kërkuar të marrin një pjesë të kursimeve pensionale.

The post Për pak ditë, Projektligji për Trustin pritet t’u dërgohet deputetëve appeared first on Prizreni Sot.

Bordi i Trustit: Kemi tërhequr 500 milionë euro, shkaku i rrezikut në tregjet ndërkombëtare
Anëtari i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale (Trusti), Driton Qehaja ka thënë se janë tërhequr 500 milionë euro, si pasojë e rrezikut në tregjet ndërkombëtare.

Qehaja duke raportuar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere theksoi se kjo tërheqje është bërë me arsyetimin e pritjes së një momenti më të mirë në bursa.

“Këtë vit çka kemi bërë për me e ul rrezikun, kemi diku rreth 500 milionë euro të tërhequra, i kemi para kesh, të tërhequra nga rreziku, nga tregjet ndërkombëtare dhe presim një moment të mirë për të investuar”, tha Qehaja.

Në këtë mbledhje, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka kërkuar llogaridhënie për humbjet e kursimeve në Trust.

“Ku është fondi i Trustit në tregun e brendshëm? Ne kemi nevojë t’i shfrytëzojmë resurset duke i ngritur kapacitetet e brendshme që do të kishte më shumë siguri. Ndërsa, kur i shohim në total, kemi investuar në shumë kontinente dhe shtete 77 për qind të aksioneve. Pastaj, kisha pasur dëshirë me ditë sa kemi humbur në vitin e fundit aksione, ose sa milionë euro ka humbur fondi për shkak të krizës së investimeve jashtë vendit”, tha Shala.

Kryesuesi i Bordit të Trustit, Ruzhdi Morina ka thënë se ka një rënie të vlerës së investimeve 5 deri 6 për qind si rrjedhojë e krizës financiare në tregjet ndërkombëtare.

“E para, nuk ka humbje. Është mirë ta sqarojmë këtë termë. Në këtë kohë është një lëvizje e vazhdueshme që ndodh në vlerën e aksioneve, ai ndryshon çdo ditë është një çmim ndryshe. Për humbje mund të flasim vetëm atëherë kur ai aksion realizohet. Për momentin kemi lëvizje të ndryshme të çmimit të njësisë. Në vitin 2021, kemi pasur plus 227 milionë euro kthim pozitiv, ndërsa këtë vit mund të kemi një performancë tjetër, ta shohim se si do të mbyllet viti. Ky vit nuk është sfidues vetëm për neve, është besoj për të gjithë botën. Ne jemi duke u munduar të reagojmë drejt dhe arsyeshëm. Po, aktualisht ka një rënie të vlerës së çmimit të njësisë, janë pak e shumë ato që janë raportuar në media. Është tejet relative, ka qenë 5 deri 6 për qind, kështu që ndryshon çdo ditë”, tha Morina.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti theksoi se është mirë që ka pasur kthim pozitiv gjatë viti 2021, por kjo sipas tij nuk e kompenson as inflacionin e sivjetshëm. Për këtë, ai kërkon më shumë politika të kujdesshme nga Trusti.

“Inflacionit s’mund t’i ikim, për çdo lloj investimi i kemi pasojat e inflacioni. Është mirë që në vitin e kaluar ka pasur një kthim pozitiv prej 10.65 për qind, por gati kjo nuk kompenson as inflacionin e këtij viti. Kjo është një bazë për politika më të kujdesshme”, u shpreh Hoti.

Tre e katërta e Trustit janë të investuara në tregjet ndërkombëtare, derisa drejtues e këtij institucioni u shprehën se korniza ligjore aktuale nuk lejon që të ketë investime direkte në vend.

Pas shqyrtimit, Komisioni unanimisht votoi pro Raportit të Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2021. /KP/

The post Bordi i Trustit: Kemi tërhequr 500 milionë euro, shkaku i rrezikut në tregjet ndërkombëtare appeared first on Prizreni Sot.

Veç deri në gusht, Trusti humb 161 milionë euro
Kriza në tregjet financiare globale muajve të fundit, po ndikon jashtëzakonisht shumë edhe në investimet e jashtme të Fondit Pensional të Kosovës. Si rrjedhojë e kësaj, Trusti deri në gusht ka humbur hiç më pak se 161 milionë euro nga rënia e vlerës së aseteve të saj në këto tregje.

Në raportin më të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ku shpalosen informatat mujore të sistemit financiar në vend, në muajin gusht të këtij viti, kthimi në investimet e Trustit ishte -161 milionë euro.

Madje, ekspertë të çështjeve ekonomike vlerësojnë se derisa çrregullimet në tregjet ndërkombëtare të vazhdojnë, paratë e kontribut-paguesve do të shënojnë vazhdimisht humbje.

Gjatë kësaj periudhe (gusht), kontributet e reja në Trust arritën në 116.2 milionë euro, derisa vlera e çmimit të aksionit ishte 1.65 euro, përcjell Buletini Ekonomik.

Vlera e aseteve të jashtme neto të investuara nga Fondet Pensionale të Kosovës deri në muajin gusht të këtij viti, ishte gjithsej 1 miliardë e 613.5 milionë euro.

Ndërkohë, vlera e përgjithshme e aseteve të Fondit Pensional të Kosovës është 2 miliardë e 283 milionë euro, prej të cilave 2 miliardë e 274.5 milionë i takojnë Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK), kurse 8.5 milionë janë asete të Fondit Slloveno-Kosovar të Pensioneve (FSKP).

Sa i përket Fondit Slloveno-kosovar të Pensioneve, kthimi në investime ishte -801.6 mijë euro, derisa kontributet e reja ishin në vlerë të 294.9 mijë eurove. Kurse, vlera e çmimit të aksionit ishte 188.10 euro (Vlera bazë e aksionit: FKPK-së =1; FSKP-së =100).

Ndryshe, sipas ligjeve në fuqi në Kosovë, 70 për qind e mjeteve të Trustit janë të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare në periudha afatgjate, me qëllim që t’u rritet vlera, ndërsa 30 për qind investohen në letrat me vlerë në Kosovë.

The post Veç deri në gusht, Trusti humb 161 milionë euro appeared first on Prizreni Sot.

Trusti po humbë vlerën, ndërkohë Kosova nuk i jep 30 përqindëshin qytetarëve
Në kohën kur tërheqja e parave nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës është sërish në diskutim, vlera e këtij fondi është më e vogël për disa miliona euro.

Tash e sa muaj, kërkesë e opozitës në Kosovë është t’u mundësohet qytetarëve të tërheqin deri në 30 për qind të mjeteve nga Fondi, për të përballuar, siç thuhet, më lehtë inflacionin në rritje.

Projektligji që do ta mundësonte këtë, ka dalë në votim në Kuvendin e Kosovës në muajin qershor, por është refuzuar nga partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje – me arsyetimin se “do të shkatërronte strukturën pensionale të shtetit”.

Javën e kaluar, Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi ta dërgojë në Qeveri për mendim këtë projektligj, bazuar në një peticion të nënshkruar nga më shumë se 20 mijë qytetarë të Kosovës, i cili i është dorëzuar Kuvendit më 15 korrik.

Nuk është ende e qartë se kur mund të japë Qeveria mendimin. Po ashtu, nuk dihet nëse projektligji do të arrijë sërish në Kuvend.

Në një anketë të mëhershme të Radios Evropa e Lirë, qytetarët pjesëmarrës janë shprehur për dhe kundër tërheqjes së mjeteve.

Ngjashëm shprehen edhe ekspertët e çështjeve ekonomike.

Mbi 160 milionë euro më pak

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, i njohur edhe si Trusti, mbledh mjetet e kontribut-paguesve kosovarë.

Shuma e tij arrin në gati 2.3 miliardë euro, por, aktualisht, është më e vogël për më shumë se 160 milionë euro.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rënia në vlerë ka ndodhur gjatë muajve të fundit, për shkak të zhvillimeve gjeopolitike, përfshirë luftën në Ukrainë, krizën energjetike dhe inflacionin dyshifror. Të gjitha këto kanë shkaktuar çrregullime në tregjet ndërkombëtare.

“Sfidat e performancës së sektorit pensional të Kosovës janë shtuar theksueshëm për vitin 2022”, thuhet në një raport të BQK-së, të publikuar pak javë më parë.

Me ligjet në Kosovë, 70 për qind e mjeteve të Trustit janë të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare në periudha afatgjate, me qëllim që t’u rritet vlera, ndërsa 30 për qind investohen në letrat me vlerë në Kosovë.

Të gjithë të punësuarit në Kosovë janë të obliguar të paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: 5 për qind i paguan punëdhënësi, kurse 5 për qind ndahen nga paga e të punësuarit.

Kursimet pensionale mund të përdoren nga kontribuuesi vetëm pasi t’i përmbushë kushtet për pensionim, përkatësisht arritjen e moshës 65-vjeçare.

A dëmtohen kontribut-paguesit?

Zëdhënësi i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi, thotë se lëvizjet e fundit në tregjet financiare nuk do t’i prekin personat që janë afër pensionimit.

“Mjetet e dedikuara për kontribuuesit e moshës 63-vjeçare e gjysmë janë të investuara në letrat me vlerë të Kosovës, që kanë interes të paracaktuar. Për këtë vit, kishte kthim pozitiv nga investimet – afro 2 për qind”, thotë Demi për Radion Evropa e Lirë.

Letrat me vlerë ose bonot e Thesarit lëshohen nga Ministria e Financave dhe Transfereve e Kosovës sa herë që Qeveria ka nevojë për më shumë para.

Demi thotë se pjesa tjetër e kontribut-paguesve – ata nën 63 vjeç e gjysmë – do të ketë kohë të rikuperohet, bashkë me lëvizjen e tregjeve.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës nuk e konsideron humbje rënien aktuale të investimeve, duke shprehur bindjen se ajo do të rikuperohet, përkatësisht rritet, në të ardhmen.

Bektashi: Jo më shumë se deri në 10% t’u shpërndahen kontribut-paguesve

Ekspertë të çështjeve ekonomike thonë se derisa çrregullimet në tregjet ndërkombëtare të vazhdojnë, paratë e kontribut-paguesve do të shënojnë humbje.
Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, thotë se do të ishte mirë që kontribut-paguesve kosovarë t’u mundësohet tërheqja e një pjese të kursimeve pensionale. Kjo, për shkak edhe të, siç thotë ai, gjendjes së rënduar ekonomike nga rritja e inflacionit.

Norma e inflacionit në Kosovë në muajin gusht ka arritur në 13 për qind, krahasuar me 0.2 për qind sa ka qenë në gushtin e vitit të kaluar.

“Do të ishte mirë që një pjesë, jo më shumë se deri në 10 për qind, t’u shpërndahet pronarëve të atyre mjeteve. Kjo do të kishte efekt edhe në qarkullimin e mjeteve në tregun e Kosovës”, thotë Bektashi për Radion Evropa e Lirë.

Por, përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, gjatë një takimi me zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës më 21 shtator, janë shprehur kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, duke thënë se ky veprim do të shkaktonte një “goditje të rëndë mbi qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve” dhe “do të reduktonte vlerën reale të pensioneve”.

Në një hulumtim të bërë më herët nga Instituti për Studime të Avancuara GAP në Prishtinë, thuhet se nëse qytetarët e Kosovës do të tërhiqnin 30 për qind të mjeteve që kanë grumbulluar, atyre do t’u duhen tetë vjet për t’i rikthyer ato.

Sipas këtij hulumtimi, në rast se miratohet projektligji për tërheqje, Trusti do të obligohet t’i fillojë procedurat për shpërndarjen e mbi 594 milionë eurove.

Në vitin 2020, qytetarëve të Kosovës u është mundësuar të tërheqin 10% të kursimeve të tyre nga Trusti. Kjo është bërë me Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, qëllim i të cilit ka qenë adresimi i vështirësive financiare, të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Asokohe, nga Trusti janë tërhequr afro 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontribut-pagues. Fondi Monetar Ndërkombëtar edhe atëherë ka qenë kundër. /Rel

The post Trusti po humbë vlerën, ndërkohë Kosova nuk i jep 30 përqindëshin qytetarëve appeared first on Prizreni Sot.

Humbjet e mëdha të Trust-it, riaktualizohet kërkesa për tërheqjen e 30 përqindëshit
Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës humbi mbi 160 milionë euro në tregjet ndërkombëtare financiare deri në korrik të këtij viti. Humbjet shkaktuan pakënaqësi ndër qytetarë dhe në qarqe ekonomike.

Por, njëherësh riaktualizuan kërkesën për tërheqjen e 30 për qind të kursimeve pensionale.

“Ato mjete po të ishin futur në qarkullim në Kosovës, sigurisht se do të kishte reflektim pozitiv në ekonominë e vendit”, deklaroi Lulzim Rafuna nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Ekonomisti Mustafë Kadrijaj thotë se qytetarëve duhet t’iu jepen mjetet e kërkuara derisa sipas tij Qeveria duhet të japë llogari për mjetet e humbura të TRUST-it.

“Është një paradoks pasi qeveria më shumë po ka gatishmëri të japë pako ekonomike, se sa ta japë TRUST-in që është diçka që qytetari nuk ka kërkuar rimbursim”, deklaroi Kadrijaj.

Peticioni me mbi 20 mijë nënshkrime me këtë kërkesë pritet që të diskutohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

The post Humbjet e mëdha të Trust-it, riaktualizohet kërkesa për tërheqjen e 30 përqindëshit appeared first on Prizreni Sot.

Ngritet aIarm i ekspertëve: Fondi i Trustit, i rrezikuar
Investimet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (TRUST) po përjetojnë periudhën më të rëndë këtë vit si rrjedhojë e krizës në tregjet financiare ndërkombëtare dhe kjo ka shkaktuar humbje të konsideruara të kursimeve të qytetarëve në vendin tonë.

Megjithatë Trusti, ka arritur të rikuperojë një pjesë të investimeve që pësuan humbje deri në muajin korrik, për shkak të krizës në tregjet financiare globale si pasojë e pushtimit ushtarak rus të Ukrainës.

Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi ka thënë se investimet e Trustit deri në korrik pësuan rënie 161.6 milionë euro, por thekson se kthimi i investimeve ka ulur humbjet në më pakë se 100 milionë euro deri në shtator.

Përkundër që janë rikuperuar rreth 60 milionë euro, ekspertë të ekonomisë alarmojnë se rëniet e konsideruara në Trust mund të thellohen edhe më tej për shkak të krizës financiare në tregjet ndërkombëtare.

Zëdhënësi Demi thotë se edhe për sa koha vazhdon gjendja e rëndë në tregjet e huaja, rikuperimet do të jenë të vështira.

“Diku tri ditë jemi prapa me raportin, ka qenë më pakë se 100 milionë euro vlera negative për vitin aktual. Aktualisht kjo është gjendja negative për vitin 2022, edhe për sa koha vazhdon gjendja e rëndë, rikuperimet do të jenë të vështira, por po ka lëvizje të tilla që janë të thella, herë më shumë e herë më pak…. Për atë periudhë ashtu ka qenë, periudhë e prerë në ato data kanë qenë me atë efekt, por ajo është relative sepse ndryshon”, theksoi ai.

Për sa i përket masave që ka ndërmarrë Trusti, Demi thotë se qytetarët që janë afër pensionimit nuk ndikohen nga rreziqet financiare.

“Për ato data që po flasim ajo ka qenë (janar-korrik ishte minus 161 milionë euro), e për këto data aktuale që po flasim, deri në fund të gushtit, ka qenë më pakë se 100 milionë euro… Masa kryesore që ka qenë këtë vit, ishte portofolio konservativ i krijuar për kontribuuesit e moshës 63.5 vjeç e më lartë, të cilëve iu investohen mjetet vetëm në letra me vlerë prej qeverisë së Kosovës, kështu që ata nuk preken nga performanca ndërkombëtare dhe janë me kthim pozitiv rreth 2 përqind. Masa e dytë, ka qenë reduktimi i investimeve kryesisht në tregun e aksioneve, dhe tani gati gjysma e investimeve janë në letra me vlerë të qeverisë së Kosovës, në depozita bankare në Kosovë dhe në para të gatshme. Kështu është minimizua, sepse jemi tre deri katër fish më rënien e më të vogël se sa indekset kryesore globale”, thotë Demi.

Profesori në Fakultetin Ekonomik, Nagip Skënderi thotë se për të mos ndodhur shkatërrimi i krejt fondit, bordi i Trustit, Qeveria dhe Kuvendi duhet urgjent të marrin masa për parandalimin e humbjeve të qindra miliona eurosh nga kursimet e qytetarëve.

Profesori Skënderi thotë se Trusti po e përjeton krizën më të rëndë ndonjëherë.

“Është shqetësues fakti se si institucionet, përkatësisht Bordi i Trustit Pensional të Kosovës nuk ndërmerr masa në bashkëpunim me institucionet kuvendin dhe qeverinë që do kudo këto humbje të jenë relativisht më të lehta apo të pakësuara. Për aq sa zgjatë agresioni rus në Ukrainë, humbjet e Trustit do të thellohen edhe më tutje. Kështu që për mos me shkuar deri te një shkatërrim total i mjeteve të Trustit në tregjet ndërkombëtare, mendoj që qeveria e Kosovës në bashkëpunim me menaxhemntin e Trustit, por edhe me parlamentin, do të duhej të ndryshojë ligjet të cilat janë penguese për kthimin e mjeteve e Trustit në Kosovë, që sa paku mjetet të kthehen në tregun vendor dhe të bëhet ndonjë investim i mundshëm”, thotë ai.

Profesori universitar, Skënderi deklaron se mjetet e Trustit janë të rrezikuara për një rënie edhe të mëtutjeshme.

“Natyrisht se mjetet janë të rrezikuara për një rënie të mëtutjeshme të Trustit në bursën ndërkombëtare, sepse ekonomia ndërkombëtare është duke përjetuar rënie”, thekson Skënderi.

Sa i përket humbjeve në Trust, profesori tjetër universitar, Ujkan Bajra po e kujton iniciativën ligjore në Kuvend muaj më parë për tërheqjen e një përqindje nga Trusti.

Sipas Bajrës, qasja ndaj Trustit ishte dhe mbetet e gabuar. Raportet e fundit sipas tij po tregojnë se kush kishte të drejtë për tërheqjen e mjeteve.

“Kur u fol për tërheqjen e mjeteve të Trustit muaj më parë, kishte një arsye logjike për të konsideruar lejimin e përdorimit të këtyre fondeve. Tani ata skeptikë janë zhdukur, por është mirë të dilni tani dhe të zbuloni se ku është garancia që kthimi i investimit pas kaq shumë ditësh në vend të një kthimi pozitiv, ka një vlerë negative. Prandaj, qasja ndaj trustit ishte dhe mbetet e gabuar dhe tani raportet publike të FKPK-së po tregojnë se kush kishte të drejtë? Nga plasmanet totale prej mbi 2.2 miliardë eurosh të kontribuuesve, në shtator 2022 kthimi nga investimi është negativ me mbi 101 milionë euro. Pra kontributet tona janë ulur në vlerë me mbi 101 milionë euro, duke shkaktuar humbje të konsideruara”, shkroi Bajra.

Në Fondin prej mbi 2.2 miliardë eurosh janë mbi 700 mijë kontribuues të Kosovës.

The post Ngritet aIarm i ekspertëve: Fondi i Trustit, i rrezikuar appeared first on Prizreni Sot.

Alarmojnë ekspertët: Fondi i Trustit i rrezikuar, të merren masa urgjente
Investimet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (TRUST) po përjetojnë periudhën më të rëndë këtë vit si rrjedhojë e krizës në tregjet financiare ndërkombëtare dhe kjo ka shkaktuar humbje të konsideruara të kursimeve të qytetarëve në vendin tonë.

Megjithatë Trusti, ka arritur të rikuperojë një pjesë të investimeve që pësuan humbje deri në muajin korrik, për shkak të krizës në tregjet financiare globale si pasojë e pushtimit ushtarak rus të Ukrainës.

Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi ka thënë për KosovaPress, se investimet e Trustit deri në korrik pësuan rënie 161.6 milionë euro, por thekson se kthimi i investimeve ka ulur humbjet në më pakë se 100 milionë euro deri në shtator.

Përkundër që janë rikuperuar rreth 60 milionë euro, ekspertë të ekonomisë alarmojnë se rëniet e konsideruara në Trust mund të thellohen edhe më tej për shkak të krizës financiare në tregjet ndërkombëtare.

Zëdhënësi Demi thotë se edhe për sa koha vazhdon gjendja e rëndë në tregjet e huaja, rikuperimet do të jenë të vështira.

“Diku tri ditë jemi prapa me raportin, ka qenë më pakë se 100 milionë euro vlera negative për vitin aktual. Aktualisht kjo është gjendja negative për vitin 2022, edhe për sa koha vazhdon gjendja e rëndë, rikuperimet do të jenë të vështira, por po ka lëvizje të tilla që janë të thella, herë më shumë e herë më pak…. Për atë periudhë ashtu ka qenë, periudhë e prerë në ato data kanë qenë me atë efekt, por ajo është relative sepse ndryshon”, theksoi ai.

Për sa i përket masave që ka ndërmarrë Trusti, Demi thotë se qytetarët që janë afër pensionimit nuk ndikohen nga rreziqet financiare.

“Për ato data që po flasim ajo ka qenë (janar-korrik ishte minus 161 milionë euro), e për këto data aktuale që po flasim, deri në fund të gushtit, ka qenë më pakë se 100 milionë euro… Masa kryesore që ka qenë këtë vit, ishte portofolio konservativ i krijuar për kontribuuesit e moshës 63.5 vjeç e më lartë, të cilëve iu investohen mjetet vetëm në letra me vlerë prej qeverisë së Kosovës, kështu që ata nuk preken nga performanca ndërkombëtare dhe janë me kthim pozitiv rreth 2 përqind. Masa e dytë, ka qenë reduktimi i investimeve kryesisht në tregun e aksioneve, dhe tani gati gjysma e investimeve janë në letra me vlerë të qeverisë së Kosovës, në depozita bankare në Kosovë dhe në para të gatshme. Kështu është minimizua, sepse jemi tre deri katër fish më rënien e më të vogël se sa indekset kryesore globale”, thotë Demi.

Profesori në Fakultetin Ekonomik, Nagip Skënderi thotë se për të mos ndodhur shkatërrimi i krejt fondit, bordi i Trustit, Qeveria dhe Kuvendi duhet urgjent të marrin masa për parandalimin e humbjeve të qindra miliona eurosh nga kursimet e qytetarëve.

Profesori Skënderi thotë se Trusti po e përjeton krizën më të rëndë ndonjëherë.

“Është shqetësues fakti se si institucionet, përkatësisht Bordi i Trustit Pensional të Kosovës nuk ndërmerr masa në bashkëpunim me institucionet kuvendin dhe qeverinë që do kudo këto humbje të jenë relativisht më të lehta apo të pakësuara. Për aq sa zgjatë agresioni rus në Ukrainë, humbjet e Trustit do të thellohen edhe më tutje. Kështu që për mos me shkuar deri te një shkatërrim total i mjeteve të Trustit në tregjet ndërkombëtare, mendoj që qeveria e Kosovës në bashkëpunim me menaxhemntin e Trustit, por edhe me parlamentin, do të duhej të ndryshojë ligjet të cilat janë penguese për kthimin e mjeteve e Trustit në Kosovë, që sa paku mjetet të kthehen në tregun vendor dhe të bëhet ndonjë investim i mundshëm”, thotë ai.

Profesori universitar, Skënderi deklaron se mjetet e Trustit janë të rrezikuara për një rënie edhe të mëtutjeshme.

“Natyrisht se mjetet janë të rrezikuara për një rënie të mëtutjeshme të Trustit në bursën ndërkombëtare, sepse ekonomia ndërkombëtare është duke përjetuar rënie”, thekson Skënderi.

Sa i përket humbjeve në Trust, profesori tjetër universitar, Ujkan Bajra po e kujton iniciativën ligjore në Kuvend muaj më parë për tërheqjen e një përqindje nga Trusti.

Sipas Bajrës, qasja ndaj Trustit ishte dhe mbetet e gabuar. Raportet e fundit sipas tij po tregojnë se kush kishte të drejtë për tërheqjen e mjeteve.

“Kur u fol për tërheqjen e mjeteve të Trustit muaj më parë, kishte një arsye logjike për të konsideruar lejimin e përdorimit të këtyre fondeve. Tani ata skeptikë janë zhdukur, por është mirë të dilni tani dhe të zbuloni se ku është garancia që kthimi i investimit pas kaq shumë ditësh në vend të një kthimi pozitiv, ka një vlerë negative. Prandaj, qasja ndaj trustit ishte dhe mbetet e gabuar dhe tani raportet publike të FKPK-së po tregojnë se kush kishte të drejtë? Nga plasmanet totale prej mbi 2.2 miliardë eurosh të kontribuuesve, në shtator 2022 kthimi nga investimi është negativ me mbi 101 milionë euro. Pra kontributet tona janë ulur në vlerë me mbi 101 milionë euro, duke shkaktuar humbje të konsideruara”, shkroi Bajra.

Në Fondin prej mbi 2.2 miliardë eurosh janë mbi 700 mijë kontribuues të Kosovës.

The post Alarmojnë ekspertët: Fondi i Trustit i rrezikuar, të merren masa urgjente appeared first on Prizreni Sot.

Trusti humbi 161.6 milionë euro të kursimeve pensionale për shtatë muaj
Investimet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) po përjetojnë periudhën më të keqe këtë vit.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rënia e investimeve të këtij institucioni përgjatë periudhës janar-korrik 2022 ka arritur në 161.7 milionë euro.

Kjo bëhet e ditur në një raport mbi sistemin financiar të Kosovës të botuar më 31 gusht 2022, ku bëhet e ditur se rënia e vlerës së aksioneve të Trustit përgjatë periudhës janar-korrik 2022 është shumë më e lartë se kontributet e reja të grumbulluara në këtë periudhë.

“Kontributet e reja të grumbulluara gjatë periudhës janar-korrik 2022 arrijnë në 116.2 milionë euro, përderisa kthimi negativ në investime është 161.2 milionë euro”, bëhet e ditur mes tjerash në raport.

Vlera e përgjithshme e aseteve të FKPK-së deri në korrik të këtij viti ka arritur në rreth 2.28 miliardë euro, përderisa vlera e çmimit të aksionit në korrik ka qenë 1.66 €. /Front Online.

The post Trusti humbi 161.6 milionë euro të kursimeve pensionale për shtatë muaj appeared first on Prizreni Sot.

Interesim i madh për të nënshkruar peticionin për Trustin
Më shumë se 7 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve të Trustit Pensional.

Që nga e hëna, grupi i qytetarëve “Pro tërheqjes 30 për qind të Trustit”, janë angazhuar në qytete të ndryshme, për të mundësuar mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve për të iniciuar sërish Projektligjin për Trustin.

Njëri nga organizatorët, Afrim Berisha, tha për EO, tha se mjetet duhet të tërhiqen pasi kjo do të ishte një ndihmesë e madhe për ta.

Ai tha se interesimi i qytetarëve për të nënshkruar është i madh, dhe se për mbledhjen e këtyre nënshkrimeve janë në disa komuna të Kosovës, teksa shtoi se janë të bindur se ky numër do të tejkalohet.

“Nënshkrimi i peticionit për trustin është shumë në rregull duke shkuar, janë njerëzit shumë të interesuar. Jemi duke punuar qe tri ditë prej orës 11:00 deri në pra 22:00 në mbrëmje. Janë nëpër pika të Kosovës, Lipjan, Prizren, Fushë-Kosovë, dhe sipas informatave afro 7000-8000 janë që kanë nënshkruar. Po presim deri të premten, dhe të shikojmë interesimin e qytetarëve”, tha ai.

“Nuk hezitojnë vijnë, kanë shumë shpresë që do t’i marrin dhe kemi shpresa që më shumë se 10.000 nënshkrime do të bëhen deri të premten”, tha ai.

Qytetari Nazmi Koprani është pro tërheqjes së 30 për qind të Trustit, teksa kritikoi kryeministrin Kurti që nuk po e lejon një tërheqje të tillë.

“Duhet me na leju paqare. Unë punoj në Kompaninë “Pastrimi”, 300 euro e kam rrogën, çka me bë me të. Një shtëpi të ulët e kam, 8 anëtar jemi, tjerët i kam pa punë. Duhet me u tërheq paqare, duhet. Veç vdekja na ardh, ajo duhet me u leju por veç Albin Kurti nuk po e lejon”, tha ai.

Pas nënshkrimit të peticionit, Ali Kadriu, tha se me një rrogë prej 280 euro, nuk po mund t’ia dalë, andaj kërkon tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

“Po ka nevojë, unë për veten time kam nevojë. Me 280 euro nuk mundem të ja dal sot. E kam llogarit për çdo ditë ka një byrek me jogurt nuk më del për familjen time. Gjithsesi, po shihet çfarë çmimesh çfarë senesh e rrogat askund”, tha ai.

Por në mesin e tyre pati edhe të atillë që janë kundër një tërheqje të tillë, ndonëse e nënshkruajti këtë peticion.

“Tërheqja e Trustit për mendim tim nuk është mirë. Duhet me mendu edhe për të ardhmen këta kush ka pensione në perëndim e paguajnë për pleqëri”.

“Me ju ndihmu atyre që po vuajnë sot po unë po them edhe ashtu që nuk është mire me i tërheq se ndoshta më vonë iu vyen më shumë se tash”, tha Emrullah Ahmeti, kur u pyet se përse nënshkruajti pasi është kundër Trustit.

The post Interesim i madh për të nënshkruar peticionin për Trustin appeared first on Prizreni Sot.

Nuk miratohet Projektligji për tërheqjen e Trustit
Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar në seancën e së enjtes, Projektligjin që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.

Me 57 vota kundër, 44 për dhe një abstenim, Projektligji nuk kaloi.

Pika për tërheqjen e deri në 30 për qind të Trustit ka ngjallur debat mes pushtetit dhe opozitës. Kryeministri Albin Kurti ka akuzuar opozitën se në një gjendje të tillë, Kosovën e kanë sjellë vetë partitë tash opozitare.

Propozuesi i kësaj iniciative ligjore, Bekim Haxhiu, ka thënë se në mbështetje të nenit 65 të Kushtetutës ka proceduar këtë nismë ligjore në Kuvend më 9 mars.

Sipas tij, kjo iniciativë ka ardhur për shkak të gjendjes ekonomike në të cilën po kalojnë qytetarët, në këtë situatë me kronomike dhe rritjen e çmimeve.

Në dhjetor të vitit 2020, taksapaguesit patën mundësinë e tërheqjes së 10 për qind të kursimeve.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka deklaruar të mërkurën se edhe nëse Projektligji nuk kalon në seancën e së enjtes, atë do ta rikthejnë sërish në Kuvend në muajt e vjeshtës.

The post Nuk miratohet Projektligji për tërheqjen e Trustit appeared first on Prizreni Sot.

Tërheqja e një pjese të Trustit në këtë kohë është domosdoshmëri
Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë të martën se është e domosdoshme tërheqja e një pjese të Trustit për shkak të situatës ekonomike në Kosovës.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk ka ofruar alternativë përballë gjendjes sociale në vend.

“Mundësia për të tërhequr një pjesë nga paratë e kursyera në këto rrethana, ka qenë kërkesë e drejtpërdrejtë e qytetarëve, prandaj i ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe veçmas ata të mazhorancës, që nesër ta votojnë projektligjin që mundëson një gjë të tillë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Po ashtu Tahiri ka theksuar se “kjo nuk është betejë politike por domosdoshmëri konkrete dhe kërkesë e të gjithë qytetarëve pa dallim”.

Projektligjin për Trustin e ka propozuar Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së.

Qeveria e kundërshton këtë politikë duke e cilësuar me pasoja afatgjate. E si përgjigje ndaj ekzekutivit janë organizuar edhe protesta.

The post Tërheqja e një pjese të Trustit në këtë kohë është domosdoshmëri appeared first on Prizreni Sot.

Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë tërheqjen e kursimeve nga Trusti
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) pritet që të protestojnë para Qeverisë së Kosovës, ku si arsye është kërkesa për votimin e ndryshimit të Projektligjit të Fondit Pensional që lejon tërheqjen e kursimeve.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica duke shtuar se pjesëmarrës në këtë protestë do të janë më shumë se 1 mijë punëtorë.

“Më 16 qershor, duke filluar nga Sheshi ‘Zahir Pajaziti’ do të protestohet para Kuvendit të Kosovës për lejimin e tërheqjes së kursimeve nga Trusti. Të gjithë punëtorët që punojnë me ndërrimin e parë e që nuk janë të lidhur me prodhimin do të jenë pjesë e protestës, e që janë më shumë se 1 mijë veta. Po ashtu, ka edhe sindikata të tjera siç ka shprehur gatishmërinë e përkrahjes apo mbështetjes simbolike”, tha Llumnica.

Të enjten mbahet seanca e Kuvendit ku pritet të futet në rend të ditës edhe Projektligji për ndryshimin e Trustit.

Pro kësaj tërheqje janë shprehur partitë opozitare, por që po kundërshtohet fortë nga Lëvizja Vetëvendosje. /Telegrafi/

The post Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë tërheqjen e kursimeve nga Trusti appeared first on Prizreni Sot.

Deputeti i AAK-së për Trustin: Edhe dy tre vota…
Pal Lekaj i AAK-së thotë se u duhen vetëm edhe dy-tre nënshkrime që në Kuvendin e Kosovës të kalojë projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale.

Ky Projektligj do t’u mundësonte qytetarëve tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.

“Në këtë situatë është e domosdoshme, tërheqja nga Trusti, dhe unë mendoj që në këtë drejtim, qeveria duhet të bëjë kompromis dhe ta kalojë Kuvendi”, tha Lekaj

“Mendoj se disa deputetë të komuniteteve janë pajtuar por na duhen edhe dy-tre vota me kalu ligji”, tha Lekaj.

The post Deputeti i AAK-së për Trustin: Edhe dy tre vota… appeared first on Prizreni Sot.

Caktohet seanca kur do të shqyrtohet tërheqja e parave të Trustit
Projektligji për Fondet Pensional do të shqyrtohet në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, e cila do mbahet më 16 qershor.

“Sot u mbajt mbledhja e rregullt dhe është caktuar që seanca e re do të mbahet të enjten, javën e ardhshme, më 16 qershor”, tha Konjufca.

Mbetet të shihet nëse do të ketë vota të mjaftueshme nga deputetët për të aprovuar kërkesën e PDK-së për ndarjen e 30% të mjeteve të trustit.

The post Caktohet seanca kur do të shqyrtohet tërheqja e parave të Trustit appeared first on Prizreni Sot.

Të hënën, Kryesia e Kuvendit shqyrton tërheqjen nga Trusti
Të hënën, Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje nga ora 11:00, ku në pikat e rendit të ditës edhe është shqyrtimi i parë i tërheqjes nga Trusti.

“Përgatitjet për seancë plenare të re të radhës: Projektligji nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116”, thuhet në njoftimin e Kryesisë.

Çështja e tërheqjes nga Trusti është temë e përfolur tash e disa ditë në publik. Opozita këmbëngul që të lejohet, ndërsa pushteti thotë se do ta dëmtonte ekonominë.

Madje, një grup qytetarësh protestuan të enjten që të lejohet tërheqja deri në 30 për qind nga Trusti.

The post Të hënën, Kryesia e Kuvendit shqyrton tërheqjen nga Trusti appeared first on Prizreni Sot.

Tërheqja nga Trusti, ligji shqyrtohet javën e ardhshme nga Kuvendi
Abelard Tahiri, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës është shprehur se në javën e ardhshme do të shqyrtohet Ligji për Trustin.

Ai ka thënë se ka pasur vonesa nga Komisioni për Ekonomi, Financa dhe Transfere në trajtimin e kësaj çështje.

“Ju e dini që Grupi Parlamentar i PDK-së kemi marrë një iniciativë për risjelljen e ligjit të trustit në Kuvendin e Kosovës për t’iu mundësuar qytetarëve tërheqjen e një pjese të këtyre kursimeve për shkak të krizës ekonomike në të cilën po jetojmë. Ka pasur vonesa në trajtim nga Komisioni i për Ekonomi, Financa dhe Transfere dhe ende nuk është trajtuar.”, tha Tahiri.

Më tutje, ai është shprehur se i kanë dhënë kohë komisionit edhe javën e ardhshme që ta bëjë një gjë të tillë.

“Ashtu siç jemi informuar sot, ky Komision do të trajtojë ditën e nesërme këtë, dhe ne si grup kemi vendosur t’i japim kohë gjatë kësaj jave dhe gjatë javës tjetër, që të shqyrtohet tërheqja e një përqindje të kursimeve të Trustit për qytetarët e Kosovës.”, u shpreh Tahiri.

Ndërkohë, tërheqja nga Trusti është kërkesë e shumë qytetarëve të Kosovës, por kjo gjë kundërshtohet nga qeveria e Kosovës.

The post Tërheqja nga Trusti, ligji shqyrtohet javën e ardhshme nga Kuvendi appeared first on Prizreni Sot.

Çfarë u tha sot në Kryesi të Kuvendit për tërheqjet nga Trusti?
Edhe më tutje, partitë opozitare po kërkojnë me ngulm, që të bëhet i mundur shqyrtimi dhe votimi i projektligjit për tërheqjen e një pjese të mjeteve nga Trusti.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, tha se kanë kërkuar në kryesinë e Kuvendit që ta dërgojnë në seancë projektligjin, me të cilin do të mundësohej tërheqja e një përqindjeje të kursimeve në Trust.

“Kërkesa në kryesi është shumë e qartë, sjellne ligjin për Trust sa më shpejt në seancë parlamentre. Është diskutuar edhe për projektligjin e sigurisë që është një tem mjaftë e rëndësishme. Po ashtu, është diskutu edhe për Komisioni për Reforma Zgjedhore”, tha Tahiri.

“Ka pasur diskutuam për numërimin e votave, forma elektronike apo fizike”. /Express/

The post Çfarë u tha sot në Kryesi të Kuvendit për tërheqjet nga Trusti? appeared first on Prizreni Sot.

Qeveria del kundër tërheqjes së parave nga Trusti, qytetarët i duan ato
Kohëve të fundit qytetarët në Kosovë janë goditur nga një rritje e lartë e çmimeve të konsumit. Për t’ua lehtësuar paksa vështirësit, u propozua tërheqja e një pjese të mjeteve nga Trusti.

Sot, Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin doli kundër kësaj ideje. Kurti tha se tërheqja e parave në Trust nuk e zgjidh problemin e qytetarëve.

“Kemi thënë edhe më herët edhe si opozitë në 2020, edhe 2021 në qeveri me Pakon e Ringjalljes Ekonomike e zbusim krizën, mirëpo nuk konsiderojmë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm do të mund ta zgjedhim problemin. Edhe dy ekspertë të FMN-së e kanë dhënë vlerësimin se një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”, ka deklaruar Kurti pasi bëri homazhe te busti i Zahir Pajazitit në Prishtinë.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – si partia më e madhe opozitare ka propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.

Deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së më 9 mars ka dorëzuar në Kuvend Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.

HAXHIU PËR TËRHEQJEN E MJETEVE NGA TRUSTI: NUK ËSHTË KËRKESË E IMJA, POR E QYTETARËVE

Ky projektligj pritet t’i dërgohet Kryesisë së Kuvendit për futje në rend dite për shqyrtim.

Disa deputetë të partive opozitare janë deklaruar PRO tërheqjes së parave në Trust, si ndihmë për qytetarët.

Në vazhdimësi, qytetarët janë deklaruar se duan t’i tërheqin mjetet, madje edhe në rrjetet sociale mbizotëron numri i atyre që janë pro.

Sipas propozimit të PDK-së, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.

MARSI KËNDELLI TRUSTIN, TË GATSHËM EDHE PËR TËRHEQJEN E 30 PËRQINDËSHIT

Ata që kanë deri 20 mijë euro – 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 mijë – 20 për qind.

Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind të shumës.

Një tërheqje e ngjajshme deri në 10 për qind është bërë në vitin 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Tërheqja e 10-përqindëshit të kursimeve pensionale ishte bërë në kohën kur Qeveria udhëhiqej nga kryeministri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Fondi i Kursimeve Pensionale me mbi 700 mijë kontributpagues ka vlerën prej mbi 2.3 miliardë eurosh./Reporteri.net

The post Qeveria del kundër tërheqjes së parave nga Trusti, qytetarët i duan ato appeared first on Prizreni Sot.

Qeveria ka afat edhe 10 ditë për shqyrtimin e propozimit për tërheqjen e trustit
Qeverisë së Kosovës i kanë mbetur edhe 10 ditë afat për shqyrtimin e propozimit të PDK-së, në këtë rast kërkesën e kryesisë së Kuvendit të Kosovës për ndryshimet ligjore që iu mundëson qytetarëve tërheqjen e një përqindje të Fondit të Kursimeve Pensionale (Trusti).

Nëse ekzekutivi nuk i përgjigjet Kuvendit, kjo iniciativë nga deputeti i partisë më të madhe opozitare, Bekim Haxhiu hyn në procedurë parlamentare. Kryesia e Kuvendit më 21 mars ka proceduar kërkesën në Qeveri dhe afati për shqyrtim është 1 muaj.

Nga Qeveria dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nuk kanë treguar se kur pritet t’i kthehet një përgjigje parlamentit lidhur me këtë çështje. Megjithatë, ish-ministri i Financave, Haki Shatri mendon se do të ishte veprim i gabueshëm dhe i dëmshëm edhe një tërheqje e kursimeve nga Trusti. Derisa Shatri po thekson se Qeveria ka alternativa të tjera për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, ka kërkuar veprime urgjente nga ekzekutivi për të zbutur te qytetarët, siç thotë ai ndikimin e madh të ngritjes së çmimeve për produktet esenciale ushqimore.

Sipas tij, tërheqja e kursimeve nga TRUST-i ka efektet negative për qytetarët, derisa thekson se përfituesit kryesor do të jenë tregtarët duke ngritur çmimet në vazhdimësi. “Aleanca e ka përkrah, mirëpo jo parezervë, jo pa asnjë vërejtje, për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve të fondit, sepse nëse janë 2 miliardë e 200 milionë euro në Trust, 30 për qind i bie mbi 600 milionë euro, që është një shumë e madhe.

Kjo mundet me paraqit problem, sepse këto mjete janë të plasuara në institucionet financiare ndërkombëtare, të afatizuara. Pra duhet me pasur kujdes për stabilitet dhe siguri të mjeteve të Trustit, sepse ato janë para të qytetarëve në mirëbesim”, thotë Shatri. “Çështja tjetër është se në këtë rrethanë krize po kërkohet që kontribuuesit me i ‘hëngër’ parat e veta para kohe, në vend që ato të ruhen për kohën e pleqërisë…

Në qoftë se ne i shpenzojmë ato, një herë 10 përqind, dhe 30 tash bëjnë 40 për qind. Dhe në rast se rimburësohen nga qeveria, kjo i bie që qeveria me rritë borxhin publik, i cili edhe ashtu është rritur mjaft në vitin 2021 dhe sa është paplanifikuar më 2022, borxhi publik me u rritë për 800 milionë euro, që po shkon në 26 përqind të GDP-së, që është rritjet enorme e borxhit publik pa efekte në zhvillimin ekonomik. Ndikimi, si të lëshohen ato para në qarkullim, qytetarët brenda javës, 10 dite i shpenzojnë për konsum ditor të familjeve për gjëra elementare, për jetesë.

Ndërsa, tregtia i shfrytëzojnë këto raste me i rritë çmimet dhe kështu ato harxhohen shumë shpejt dhe nuk kanë asnjë lloj efekti në zhvillim ekonomik. Në qoftë se i shpenzojnë qytetarët parat e veta, do të jetë shumë e dëmshme, sepse nesër njerëzit do të kenë kthim të mjeteve të Trustit shumë më të vogël”, thekson ai.

Ish-ministri Shatri po kërkon nga Qeveria veprime urgjente për krizën në vend të shkaktuar nga inflacioni i lartë prej 7.5 për qind. “Koha për me vepruar qeveria është shumë urgjente. Kjo situatë i krijon një rrethanë të favorshme qeverisë nëse qëndron kështu pa vepruar, sepse të hyrat në buxhet rriten për shkak të rritjes së çmimeve, sepse në këtë mënyrë rriten të hyrat nga TVSH-ja nga burimet ligjore të buxhetit.

Në anën tjetër ato të hyra nuk merren nga qielli, por prej qytetarëve. Prandaj, duhet me vepruar menjëherë në mënyrë që pasojat të zbuten të kësaj situate. Nuk po themi që është faji i kësaj qeverie që janë rritur çmimet dhe që janë krijuar rrethanat ndërkombëtare me rritjen e çmimeve për derivatet e naftës, të energjisë, por edhe të të gjitha produkteve tjera të importit dhe të prodhimeve vendore. Veprimi i parë që mendojmë që duhet të bëhet është që menjëherë me rishqyrtuar Ligjin e Buxhetit 2022 dhe krahas saj me i paraparë parametrat e rijnë në pajtim me rrethanat e krijuara. Rriten të hyrat buxhetore, por duhet me vepruar edhe me ndryshimin e shpenzimeve që nënkupton edhe në trasferet sociale dhe me i përshtatur me këtë shifër të inflacionit”, shprehet Shatri.

Krahas shtrenjtimit të madh të naftës, bukës, vajit dhe produkteve të tjera, Shatri ka kërkuar uljen e akcizës për naftë dhe heqjen e TVSH-së për artikujt e domosdoshëm për qytetarët. “Pa ndërhyrë në Trust, ka plot hapësira të tjera dhe burimeve të tjera që munden me u shfrytëzuar dhe mos me u dëmtuar (kontributet) Trusti…

Në anën tjetër mund të bëhen edhe politika të matura që lidhen me politikat fiskale. Tani kur është rritë çmimi i derivateve mund të bëhet një zbritje e përkohshme e akcizës për naftë dhe për artikuj të domosdoshëm për qytetarët, derisa të stabilizohet situata.

Pra, ka shumë mundësi të mjaftueshme qeveria për me vepruar, në mënyrë që sa do pakë ta zbusë këtë trend të përkeqësimit të situatës dhe gjendjes sociale të qytetarëve”, përfundon ai. Si rrjedhojë e invazionit ushtarak rus në Ukrainë, ndikimet e saj kanë goditur tregjet ndërkombëtare dhe ekonominë e Kosovës duke sjellë shtrenjtim të produkteve të ndryshme.

The post Qeveria ka afat edhe 10 ditë për shqyrtimin e propozimit për tërheqjen e trustit appeared first on Prizreni Sot.

Edhe ish-kreu i Odës Ekonomike kërkon tërheqjen e 30 përqindëshit nga Trusti: Qeveria të garantojë rimburësimin
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu ka vlerësuar se situata sociale në Kosovë nuk është në nivelin e duhur, kjo për faktin se jeta e qytetarëve është duke u vështirësuar vazhdimisht.

Madje, ai tha se nuk ka as rritje të pagave në sektorin publik e privat, andaj qytetarëve u duhet ndihma nga shteti për tërheqjen e kursimeve në Trustin Pensional.

“Situata sociale në Kosovë vërtetë nuk është në nivelin e dëshiruar. Raportet e dëshmojnë një situatë kritike sepse kemi një varfëri dhe inflacion të paparë dhe jeta e qytetarëve të Kosovës është e vështirësuar. Kësaj i shtohet fakti se nuk kemi rritje të pagave qoftë në sektorin privat dhe atë publik”.

“Është moment kur institucionet duhet të bëjnë më të mirën që vërtetë qytetarët ja shijojnë dorën e shtetit. Ka modele nga vende tjera, por në Kosovë mungon një debat publiko-privat. Në këtë drejtim shpresa e vetme për qytetarët është tërheqja e kursimeve në Trustin Pensional”.

Sipas Gërxhaliut, nëse lejohet që të tërhiqen mjetet nga Trusti, Qeveria duhet që të garantojë riburësimin e mjeteve, raporton EO.

“Kosovarët e meritojnë një pleqëri të lumtur dhe jo një varfëri. Qëllimi i fondit është ta kenë një pleqëri të mirë dhe në këtë drejtim besoj që çdo lojë me Trustin Pensional do të jetë një gabim dhe shqetësim”.

“Mund të tërhiqet Trusti Pensional atëherë kur Qeveria garanton rimbushjen e tyre. Duhet Trusti të jetë i garantuar të mbulohet nga shteti. Këto kursime qytetarët t’i shijojnë në pleqëri”.

The post Edhe ish-kreu i Odës Ekonomike kërkon tërheqjen e 30 përqindëshit nga Trusti: Qeveria të garantojë rimburësimin appeared first on Prizreni Sot.

Sa miliona i humbi Trusti për shkak të luftës në Ukrainë?
Fondi i Kursimeve Pensionale ka regjistruar humbje milionëshe pas luftës në Ukrainë. Por, përfaqësuesit e Trustit kanë dhënë sot një lajm të mirë, duke treguar se pothuajse gjysma e këtyre parave tashmë janë rikuperuar, raporton Express.

Pas luftës në Ukrainë, investimet shënuan rënie për rreth 90 milionë euro.

E tash kur janë bërë mbi një muaj nga fillimi i luftës, përfaqësuesit e Trustit kanë thënë se 35 milionë euro janë rikuperuar tashmë.

Sipas drejtuesve të Bordit të Trustit, prej 90 milionë eurove humbje, kjo shumë është rikuperuar ose zvogëluar në 55 milionë euro ose 2.4 për qind.

Shkaku i luftës, Drejtori i Bordit të Trustit, Ruzhdi Morina, tha se ky do të jetë një vit sfidues.

“Tronditjet e mëdha të shkurtit, një pjesë janë rikuperuar, por ky vit do të jetë sfidues për Trustin për shkak të luftës në Ukrainë”, tha Morina.

The post Sa miliona i humbi Trusti për shkak të luftës në Ukrainë? appeared first on Prizreni Sot.

Çka duhet bërë që të mundësohet tërheqja e mjeteve nga Trusti
Ekonomisti Muhamet Spahiu thotë që tërheqja e 20% të trustit pensional do të ndihmonte në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.

Tërheqja e parave të trustit vazhdon të jetë një opsion që po disktohet.

Shumë ekonomistë po e konsiderojnë zgjidhje për krizën aktuale në Kosovë.

Por, kështu nuk po mendon mazhoranca, e madje edhe po e kundërshtojnë një ide të tillë.

Shefja e deputetëve të LVV-së Mimoza Kusari- Lila, kategorikisht ka shprehur kundërshtinë për këtë, duke ftuar opozitën të diskutohen modalitete të tjera për të shmangur pasojat e krizës.

Megjithatë, ekonomisti Muhamet Spahiu insiston se një tërheqje nga Trusti Pensional do të ishte një ndihmë e madhe për qytetarët dhe për këtë bazohet edhe në tërheqjen e mëparshme.

E për një tërheqje të tillë, pavarësisht pajtimeve e kundërshtive, duhet ndjekur edhe disa hapa që kanë të bëjnë me ndryshimin e Ligjit për Fondin e Trustit Pensional.

Juristi Kushtrim Palushi tregon ecurinë e gjithë kësaj.

Me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, të nxjerrë në dhjetor 2020 nga Qeveria e Avdullah Hotit, qytetarëve iu mundësua të tërheqin 10 për qind të kursimeve nga Trusti.

Gjatë asaj kohe u tërhoqën mbi 197 milionë euro.

The post Çka duhet bërë që të mundësohet tërheqja e mjeteve nga Trusti appeared first on Prizreni Sot.

Për dhe kundër tërheqjes së parave nga Trusti
Ideja e tërheqjes së kursimeve pensionale nuk është e arsyeshme dhe dëmton kontributpaguesit, thotë për Radion Evropa e Lirë, ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri.

Megjithatë, profesori i Ekonomisë, Muhamet Sadiku, mendon se tërheqja e kursimeve pensionale është një alternativë, e cila, sipas tij, mund të zbusë gjendjen e rënduar ekonomike dhe sociale të qytetarëve.

Qytetarët në Kosovë janë goditur nga një rritje e lartë e çmimeve të konsumit.

Inflacioni në shkurt të këtij viti ka arritur në 7.5 për qind, krahasuar me 0.7 për qind sa ka qenë shkurtin e 2021-shit.

Çmimet janë në trend të rritjes për shkak të krizës në tregje që ka shkaktuar pushtimi rus i Ukrainës.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – si partia më e madhe opozitare ka propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.

Deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së më 9 mars ka dorëzuar në Kuvend Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.

Ky projektligj pritet t’i dërgohet Kryesisë së Kuvendit për futje në rend dite për shqyrtim.

Sipas propozimit të PDK-së, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.

Ata që kanë deri 20 mijë euro – 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 mijë – 20 për qind.

Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind të shumës.

Një tërheqje e ngjajshme deri në 10 për qind është bërë në vitin 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, është kundër një propozimi të tillë, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por ata nuk janë deklaruar rreth asaj se a janë për apo kundër këtij propozimi.

Tërheqja e 10-përqindëshit të kursimeve pensionale ishte bërë në kohën kur Qeveria udhëhiqej nga kryeministri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Shatri: Nuk zgjidhen problemet me kursime pensionale

Tërheqja e parave të kursimeve pensionale sa herë që ka probleme financiare në vend, për ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, është e paarsyeshme.

“Nuk mendoj që është zgjidhje e mirë. Po ta marrim tani bazën materiale të moshës së pensionit për shkak të disa krizave, për shkak të rritjes së çmimeve – nuk është e arsyeshme”, thotë ai.

Ato para, të cilat mund t’i marrin kontributpaguesit, shton Shatri, nuk do ta zgjidhin e as nuk do ta zbusin problemin ekonomik e social të qytetarit.

Shatri shton se Qeveria më mirë do të ishte të ndërhynte në politika tjera si zbritja e akcizës dhe ulja e TVSH-së, sesa të prekte Fondin e Kursimeve Pensionale.

“Trusti Pensional i ka të investuara mjetet dhe ato nuk mund të tërhiqen kur të dëshiron dikush. Investimi i tyre ka obligime ligjore kontraktuese. Ka procedura, mund të jenë të investuara në periudha afatgjate. Trusti ka obligime edhe ndaj atyre që dalin në pension”, thotë Shtari.

Sadiku: Mundësi të kufizuara për të zbutur situatën

Profesori i Ekonomisë, Muhamet Sadiku, thotë për Radion Evropa e Lirë se nga tërheqja e kursimeve pensionale nuk rrezikohet likuiditeti i sistemit financiar të Kosovës apo likuiditeti i vetë Trustit.

“Kosova ka mundësi të kufizuar buxhetore për të intervenuar, prandaj kërkohet intervenim nga burimet tjera, siç janë edhe kursimet pensionale”, thotë Sadiku.

Fondi i Kursimeve Pensionale me mbi 700 mijë kontributpagues ka vlerën prej mbi 2.3 miliardë eurosh.

Aktualisht, 78 për qind e mjeteve janë të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare dhe rreth 22 për qind në Kosovë.

Zyrtarë të Fondit të Kursimeve Pensionale nuk kanë dashur të komentojnë lidhur me propozimin e tërheqjes së këtyre mjeteve.

Të pyetur nga Radio Evropa e Lirë se a preket likuiditeti i parave të Trustit në rast të tërheqjes deri në 30 për qind të kursimeve dhe se a duhet bërë një gjë e tillë, ata thonë se nuk mund të deklarohen për këtë.

“Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës e ka për mandat t’i administrojë dhe menaxhojë kontributet pensionale deri në pensionimin e kontribuuesve. Ky mandat nënkupton zbatimin e kornizës ligjore në fuqi, që buron nga institucionet përgjegjëse”, thuhet në përgjigje.

Të gjithë të punësuarit në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: 5 për qind i paguan punëdhënësi, kurse 5 për qind ndahen nga paga e të punësuarit.

Kursimet pensionale mund të përdoren nga kontribuuesi vetëm pasi t’i përmbushë kriteret për pensionim, përkatësisht arritjen e moshës 65 vjeç.

Në një anketë të Radios Evropa e Lirë në rrjetin social Facebook me pyetjen ‘A duhet të lejohet edhe një tërheqje nga Trusti’, qytetarët janë shprehur për dhe kundër.

Më poshtë mund të lexoni disa nga komentet e qytetarëve lidhur me këtë:

Tërheqja e 10-përqindëshit

Kontributpaguesit, 10 për qind të shumës së siguruar nga kursimet pensionale, të fituar gjatë kohës sa kanë punuar, e kishin tërhequr në vitin 2020.

Nga Trusti ishin tërhequr afro 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontributpagues.

Tërheqja ishte bërë pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

Një raport i bërë nga Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP, pati vënë në pah se 40 për qind të mjeteve, qytetarët i kishin deponuar në llogari private.

“Një numër i madh i kontributpaguesve nuk i kanë shpenzuar mjetet, por kanë kursyer”, thuhet në raportin e GAP-it.

Në këtë tërheqje, sipas ligjit, Qeveria e Kosovës do të kompensojë brenda pesë vjetëve vetëm kontributpaguesit që kishin kursime deri në 10 mijë euro dhe të cilët kanë bërë tërheqjen.

Kurse, kontribuuesit që kishin më shumë se 10 mijë euro, nuk kanë pasur kompensim.

Fondi Monetar Ndërkombëtar në atë kohë e kishte kundërshtuar tërheqjen e 10 për qindëshit nga Trusti.

Sipas FMN-së, tërheqja ‘zvogëlon pensionet e ardhshme dhe kufizon madhësinë e tregut të brendshëm të kapitalit, që ka qenë burim esencial i financimit të buxhetit’./REL

The post Për dhe kundër tërheqjes së parave nga Trusti appeared first on Prizreni Sot.

Lufta në Ukrainë prek edhe Trustin, këto janë humbjet
Agresioni ushtarak rus në Ukrainë ka pasur ndikim të menjëhershëm në tregjet ndërkombëtare. Kështu një krizë e tillë pashmangshëm ka goditur edhe Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës-Trustin, si rrjedhojë e investimit të këtij fondi në tregjet ndërkombëtare financiare në Evropë dhe në SHBA.

Zyrtarë të Trustit kanë konfirmuar për KosovaPress se si pasojë e kësaj krize në tregjet ndërkombëtare financiare, Trusti ka pësuar rënie prej 90 milionë euro.

Ndërsa, ekspert bankar kërkojnë nga Trusti që të marrin masa sa i përket investimeve të mjeteve të fondit në tregjet ndërkombëtare.

Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi ka thënë se agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë, rrjedhimisht ka prekur edhe pjesën e investimeve të Trustit me një tkurrje përreth 4 për qind.

Megjithatë, Demi thotë se nuk ka vend për t’u alarmuar.

“Kemi një reduktim të vlerës së përgjithshme të Fondit me rreth 90 milionë euro deri më tani ose rreth 4 për qind. Por, duke qenë se jemi pas një viti me rritje shumë të lartë, në vitin 2021 u ngritëm me gati 11 për qind ose rreth 220 milionë euro kthim nga investimet, ende kemi hapësirë për t’u mos u alarmuar përkundër që masat e mara nga bordi drejtues dhe monumenti kanë qenë në nivel të detyrës së shqetësimit dhe ndjeshmërisë së situatës së re. Gjithçka në jetën tonë po preket shumë më fuqishëm se sa mjetet pensionale, kështu që shumë çka po na kushton shumë më shtrenjtë. Fjalori i përdorur së fundmi nga liderët e shteteve bërthamore përfshirë sidomos Rusinë që ka përmendur mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore është një alarm shumë i fortë dhe që prek sigurinë dhe cenon sigurinë investuese globale. Andaj, lëvizjet, rëniet e vlerës për momentin janë të pritshme dhe të arsyeshme për situatën që kemi”, u shpreh Demi.

Sipas Demit, pozicionimi i fundit gjeografik i Trustit për investime ka qenë me prezencën më të lartë në tregun e Evropës dhe pak të ulët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, Demi thotë se kanë marrë një vendim të rëndësishëm për t’u mos u afektuar të paktën kontribuesit që tani më janë në prag të pensionimit.

“Zgjidhjet e ofruar nga bordit dhe menaxhmenti në këtë rast, është që të gjithë kontribuuesit që kanë arritur moshën 65-vejçare më 16 shkurt të këtij viti do të kalojnë në një plan investues konservativ dhe mjetet e tyre nuk do të prekën nga lëvizjet në tregjet financiare ndërkombëtare, do të jenë pjesë e investimeve tona në bonot e thesarit të Kosovës të cilat historikisht kanë pasur një kthim nga investimet rreth 3 për qind. Pra, kjo është masa më e re që ka qenë e projektuar dhe e punuar për disa vjet nga Trusti, që të kemi mbrojtje më të lartë të kontribuueseve që janë më afër pensionit dhe që nuk kanë kohë të rikuperojnë rëniet ose luhatjet eventuale”, thekson ai.

Profesoresha universitare Albulenë Kastrati ka thënë se edhe fondi i Trustit pashmangshëm do të pësojë humbje si pasojë e kësaj lufte në Ukrainë.

Profesoresha Kastrati ka kërkuar nga bordi dhe menaxhmenti i Trustit që të rishikojnë vendimin për investimet e kontributeve në këto tregje ndërkombëtare.

“Performanca e tyre varet direket nga performaca e indekseve dhe tregjeve ku janë ta plasuar. Menjëherë pas krizës Ukrainë-Rusi, të gjitha bursat ndërkombëtare në Evropë, në Amerikë, në Japoni, në Londër janë afektuar dhe shumica prej tyre kanë pësuar rënie, kështu që në aspektin e Trustit pensional kemi shumë ekspozime, 90 për qind të kontributeve tona dhe varësisht si përforcojnë këto tregje, ashtu do të performojë edhe kthimi I kontributeve tona. Prandaj, është e pashmangshme që një pjesë këtyre kontributeve munden me pësuar humbje[…]Ky kombinim i aseteve ose plasimeve nëpër tregjet ndryshme duhet me u rishikuar”, thotë Kastrati.

Viteve të fundit është rritur vazhdimisht numri i kontribuuesve në Trust, ku aktualisht edhe fondi ka arrit diku rreth 2.3 miliardë euro. /KP/

The post Lufta në Ukrainë prek edhe Trustin, këto janë humbjet appeared first on Prizreni Sot.