Tusuz Archives - Prizreni Sot

Policia jep detaje për aksionin kundër drogës në Tusuz të Prizrenit
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, është duke realizuar një aksion kundër drogës në lagjen Tusuz të Prizrenit.

Kjo tashmë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha për Sinjalin se operacioni policor ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e trafikimit me narkotik dhe veprave tjera kriminale.

“Mund të konfirmojmë se Departamenti i Hetimeve përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik është duke e realizuar një operacion policor, në disa lokacione të rajonit të Prizrenit. Operacioni policor ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e trafikimit me narkotik dhe veprave tjera kriminale”, tha Kelani.

The post Policia jep detaje për aksionin kundër drogës në Tusuz të Prizrenit appeared first on Prizreni Sot.

Në kujtim të 22 vjetorit të veprimit gjenocidal serbë mbi shqiptarët në lagjen Tusuz të Prizren!
Tusuzi (Lagjeja e Trimave) si lagje dihet se para dhe gjatë gjithë luftës ka dhënë kontribut shumë të çmuar për çlirimin e Kosovës dhe ishte istikam i pathyeshëm i rezistencës kombëtare si dhe baza e organizimit ilegal dhe celulave të para të UÇK-së të udhehequr nga mësuesi tash Heroi Xhevat Berisha.

Shkruan: Zafir Berisha

Kjo lagje dha shumë dëshmorë të kombit dhe luftëtarë të pushkës e të pathyeshëm ndaj kërcënimeve të armikut serb.

Barbaria serbe, ashtu edhe si herëve tjera, pas çdo humbje që i pësonte në përleshje me forcat e UÇK-së, ashtu siç vepruan kudo në Kosovë edhe në Tusuz e përdorën të njëjtin skenar të krimeve u hakmorën në popullatën civile, që u gjendën nëpër shtëpitë e tyre në lagjen Tusuz të Prizrenit.

Masakra ndodhi më 26 maj 1999.

Në fillim forcat serbe e rrethuan këtë lagje e pastaj i ekzekutuan të gjithë ata që i gjetën nëpër shtëpitë e tyre, pra gra, pleq e plaka e fëmijë. Në mesin e  27 të masakruarve kishte edhe persona me të meta fizike, pra thjesht në këtë masakër, nuk u kursye asgjë shqiptare, e cila mjerisht u arrit edhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe kolaboracionistëve, të cilët i ndihmuan armikut edhe në djegien e rethë 250 shtëpive të kësaj lagjeje, kuptohet të selektuara. Të vrarët në masakrën e Tusuzit janë: Neki Gashi, Hesat Xhemshiti, Bejam Xhemshiti, Rafet Abdylmexhiti, Sami Abdylmexhiti, Shefik Abdylmexhiti, Behar Abdylmexhiti, Mirsat Osmani, Hyrmet Sylejmani, Bislim Çengaj, Selvinaze Çengaj, Salih Elshani, Ymer Thaqi, Avdi Berisha, Refki Berisha, Hajrim Arifi, Sani Bajrami, Selim Berisha, Feim Berisha, Xhemajli Poniku, Halil Poniku, Fazile Maqkaj, Njazi Muja, Rexhep Maqkaj, Fadil Ramadani, dhe dy të vrarë tjerë një javë përpara në lagjen Bylbyldere: Enes Muharremi dhe Fatmir Muharremi.

Edhe përkundër masakrës që e bënë forcat e  armiku serbë mbi qytetarët e pafajshëm shqiptarë në lagjen Tusuz, ne luftën e vazhduam me taktikën tani më të luftës guerile të ushtruar dhe të praktikuar konformë pozitës gjeografike që e kishte tereni dhe aksionet tona asnjëherë nuk u ndërprenë deri me 12 qershor 1999 ku përfundimishtë Prizreni dhe Kosova filloj të frymoj lirishtë dhe forcat e UÇK-së me ndihmën e Aleancën e Nato-s marshuan kudo në Kosovë!

Lavdia ju takon gjithë atyre që u flijuan për Kosovë!

The post Në kujtim të 22 vjetorit të veprimit gjenocidal serbë mbi shqiptarët në lagjen Tusuz të Prizren! appeared first on Prizreni Sot.