Vaksinimi Archives - Prizreni Sot

Vaksinimi tek pakicat, Rexhepi: Shqetësim boshnjakët, komunitetet e tjera janë më mirë
Vetëm 30% e komunitetit boshnjak që kryesisht jeton në zonat rurale të Prizrenit janë vaksinuar ndaj COVID-19, ndërsa komunitetet e tjera qëndrojnë më mirë me imunizim. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilia Rexhepi e cila bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen.

Rexhepi u shpreh e kënaqur me pjesëtarët e komunitetit rom dhe egjiptian në komunën e Prizrenit dhe të Gjakovës të cilët i janë përgjigjur thirrjes për vaksinim, ndërsa shprehet më e shqetësuar për komunitetin boshnjak që jeton në zona më të thella.

“Kemi informacione se në komunën e Prizrenit, komuniteti rom, është në masë të mjaftueshme i vaksinuar. Po ashtu, kemi informacione edhe nga kryetari i Gjakovës se komuniteti egjiptian është i vaksinuar me një përqindje mjaftë të mirë, mirëpo kemi probleme në komunën e Prizrenit, ku komuniteti boshnjak në zonat rurale, veçanërisht në fshatra, nuk është mjaftueshëm i vaksinuar dhe statistikat tregojnë se pothuajse 30 përqind e komunitetit tonë atje është i vaksinuar, gjë që të gjithë duhet të veprojmë për të mbrojtur jetën e çdo qytetari”, tha ajo.

Edhe për komunitetin turk zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi u shpreh se janë vaksinuar në masë të kënaqshme.

Ajo ofroi mbështetje për të gjitha komunat me qëllim që qytetarët e pakicave të kenë qasje në qendrat e vaksinimit dhe të imunizohen kundër koronavirusit.

“Edhe komuniteti turk në komunën e Prizrenit është në masë të mjaftueshme i vaksinuar, andaj presim që të gjithë së bashku të jemi aktivë dhe pavarësisht se nga cila parti politike vijnë përfaqësuesit e komunave, ne si qeveri u japim përkrahje absolute të gjithë përfaqësuesve tanë në të gjitha komunat për t’u përballur me këtë problem dhe që të vaksinohen sa më shumë persona, që të mos kemi raste vdekjesh”, u shpreh zëvendëskryeministrja Rexhepi për Kosovapress.

Tashmë kur situata pandemike në vend është përkeqësuar, zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilia Rexhepi kërkoi angazhim nga të gjitha palët me qëllim që të rritet numri i vaksinimit të qytetarëve.

“Edhe një herë, të gjithë duhet të kemi parasysh seriozitetin e kësaj gjendje për të mos rrezikuar jetën e popullatës sonë, dhe të gjithë do të angazhohemi për rritur numrin e qytetarëve të vaksinuar”, deklaroi ajo.

Rastet me COVID-19 janë shtuar ndjeshëm në vendin tonë. Vetëm të dhënat e fundit folën për 3,628 raste të reja. Deri më tani kemi 201,955 raste të konfirmuara me këtë sëmundje, ku fatkeqësisht prej tyre 3,012 kanë humbur jetën ndërsa 164,991 janë shëruar. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 33.952.

The post Vaksinimi tek pakicat, Rexhepi: Shqetësim boshnjakët, komunitetet e tjera janë më mirë appeared first on Prizreni Sot.

NGA SOT, QYTETARËT E PRIZRENIT DO TË VAKSINOHEN NË QENDRËN E MJEKËSISË FAMILJARE ” LAKURIQ”
Nga dita e sotme, vaksinimi i qytetarëve të Prizrenit do të bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjare ” Lakuriq”.

Autoritetet e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Prizren, kanë marrë vendim që nga dita e sotme, vaksinimi i qytetarëve të bëhet në QMF ” Lakuriq”.

Drejtoresha e Shëndetësisë, Narqize Arënliu- Hoxha, tregoi për arsyet që kanë ndikuar për ndryshimin e lokacionit të vaksinimit të qytetarëve në Prizren.

Drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj, njoftoi se deri më tani, në komunën e Prizren janë administruar rreth 132 mijë doza të vaksinës, ndërsa përveç Qendrës Sportive ku deri më tani ka funksionuar qendra e vaksinimit e tani edhe në QMF ” Lakuriq”, kemi edhe ekipe mobile të cilat i angazhojmë në kuadër të procesit të vaksinimit në komunën tonë, e cila po shquhet me këtë në krahasim me qendrat tjera.

Të hënën, këtë të qendër të re të vaksnimit ishte i pranishëm edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili inkurajoi qytetarët që mos të hezitojnë dhe të vaksinohen.

Ndryshe, ditë më parë, Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren ka përzgjedhur këtë QMF për vaksinim të qytetarëve, ndërsa banorët e lagjes ” Lakuriq” shërbimet shëndetësore do t’i marrin në QKMF.

The post NGA SOT, QYTETARËT E PRIZRENIT DO TË VAKSINOHEN NË QENDRËN E MJEKËSISË FAMILJARE ” LAKURIQ” appeared first on Prizreni Sot.

Vaksinimi bartet nga Qendra Sportive “Sezai Surroi” në QMF Lakuriq
Komuna e Prizrenit njofton se vaksinimi do të bartet nga Qendra Sportive “Sezai Surroi” bartet në QMF Lakuriq

Njoftimi i plotë:

Njoftohen qytetarët e komunës së Prizrent se nga data 01.11.2021, vaksinimi kundër Covid-19 do të bartet nga Qendra sportive “Sezai Surroi” në QMF – Lakuriq.

Vaksinohuni për të mbrojtur veten, familjen dhe të tjerët!

The post Vaksinimi bartet nga Qendra Sportive “Sezai Surroi” në QMF Lakuriq appeared first on Prizreni Sot.

Nesër e pasnesër organizohet vaksinimi me dozën e parë në Shatërvan
Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xheval Elezkurtaj, njofton se më datë 28 dhe 29 tetor 2021 QKMF -Prizren do të realizojë procesin e vaksinimit kundër Covid-19 me ekipet mobile në sheshin e qytetit të Prizrenit ( Shatërvan).

“Vaksinimi realizohet vetëm për dozen e parë (doza e dytë mirret si zakonisht në qendrën e vaksinimit);

Vaksinimi i qytetarëve do të realizohet pa dallim se nga cila komunë është;

Vaksinimi i qytetarëve në shesh do të realizohet pa termine.

Vaksinimi fillon prej orës 10 deri ora 17.”, ka njoftuar drejtori Elezkurtaj.

The post Nesër e pasnesër organizohet vaksinimi me dozën e parë në Shatërvan appeared first on Prizreni Sot.

Neglizhimi i politikës për vaksinim ka shtuar prezencën e variantit të ri
Kryetari i Federatës së Sindikatës të Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se vonesa e institucioneve për vaksinim ka shtuar prezencën e variantit të ri të virusit Covid-19, i quajtur “Delta”.Tutje, ai tha se pret valën e katër të Coronavirusit, pasi sipas tij shumë shtete po alarmojnë për një valë të re.

“Në fakt ne kemi paralajmëruar që të ketë vaksinim masiv sepse pritet variant i ri. Për fat të keq ju e keni parë neglizhencën nga politika e cila ndodh dhe tashmë variant i ri është tek ne prezent dhe pritet edhe shtimi i numrit duke pas parasysh edhe vera e mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Andaj krejt bota po alarmon se pritet edhe vala e katërt”, tha Syla.Më 3 korrik, Kosova pranoi mbi 182 mijë doza të vaksinës së AstraZenecas, që ishin donacion nga shteti i Norvegjisë.Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vaksinimi në masë për qytetarët e Kosovës kundër Covid-19, ka nisur më 15 qershor.

Brenda një ditë jepen mbi një mijë doza të vaksinës kundër Covid-19.Prej fillimit të vaksinimit në fund të marsit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 206 mijë doza të vaksinës, kurse numri i personave që kanë marrë të dy dozat e vaksinës është rreth 50 mijë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve, që me qëllim të mbarëvajtjes së procesit në të gjitha qendrat e vaksinimit kudo në Kosovë dhe eliminimit të çfarëdo situate të panevojshme, t’u përmbahen terminëve të përcaktuara për vaksinim.

The post Neglizhimi i politikës për vaksinim ka shtuar prezencën e variantit të ri appeared first on Prizreni Sot.

MSH del me njoftim për qytetarët, kjo kategori e personave mund të aplikojë tani për vaksinim
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se terminët për vaksinim tashmë mund t’i bëjnë edhe qytetarët mbi 55 vjeç.

Sipas MSH’së, aplikimin mund ta bëjnë edhe personat me sëmundje kronike, punëtorët shëndetësorë, mësimdhënësit, Forcat e Sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës e zjarrfikësit.

Ndërsa, mundësinë për ta marrë vaksinën do ta kenë edhe ata që për të udhëtuar jashtë vendit kanë kusht vaksinimin.

Njoftimi i plotë:

Caktimi i terminit  për marrje të vaksinës kundër COVID-19 përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/) është i mundur për:

•       Qytetarët mbi moshën 55 vjeçare

•       Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe

•       Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit

•       Qytetarët të cilëve i’u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).

Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.

The post MSH del me njoftim për qytetarët, kjo kategori e personave mund të aplikojë tani për vaksinim appeared first on Prizreni Sot.

“Rreth 138 mijë persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë”
Edhe më tej po vazhdon vaksinimi i qytetarëve kundër COVID-19 në Kosovë.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit Niman Bardhi, në një konferencë për medie ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në sallën “1 Tetori” në Prishtinë janë vaksinuar mbi 250 persona, ndërsa në nivel vendi mbi 3 mijë e 500 persona.

Ai ka thënë se deri tani rreth 138 mijë persona janë vaksinuar në Kosovë.

“Aktualisht 250 persona e kanë marrë vaksinën në sallën ‘1 Tetori’, mbi 3,500 vaksina janë dhënë në nivel vendi, kurse nga fillimi atë e kanë marrë mbi 138 mijë persona. Apelojë te të gjithë qytetarët se duhet të aplikojnë dhe mbi bazën e konfirmimit mund të vaksinohen”, ka deklaruar ai.

The post “Rreth 138 mijë persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë” appeared first on Prizreni Sot.

MSH-ja me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që do vaksinohen
Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga kategoritë e qytetarëve që janë me radhë për vaksinim që të kenë një dokument mbështetës në mënyrë që ta marrë vaksinën.

Nëpërmjet një komunikate për medie, MSH’ja ka kërkuar nga kategoria e personave mbi moshën 65 vjeçare, personat me sëmundje kronike, si dhe kategoritë e tjera që të pajisen me dokumente përkatëse që dëshmojnë se i përkasin grupit respektiv.

“Planin Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19 (faza II) , vaksinimi po vazhdon me kategorinë e personave të moshës mbi 65 vjeçare, personat më sëmundje kronike, profesionistët shëndetësor  dhe kategoritë e tjera të parapara në fazën e dytë të vaksnimit, përfshirë forcat e sigurisë, të ndërlidhura me menaxhimin e COVID-19 si dhe mësimdhënësit”, thuhet në njoftim.

“Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetareve që merr thirrjen për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit në komunën e tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket”, shtohet tutje.

Njoftimi i plotë:

Në Kosovë ka nga kjo javë ka filluar vaksinimi i qytetarëve në masë më vaksinën kundër COVID-19.

Bazuar në Planin e Veprimit për vaksinimin e qytetareve në masë me vaksinën kundër COVID-19 dhe në Planin Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19 (faza II) , vaksinimi po vazhdon me kategorinë e personave të moshës mbi 65 vjeçare, personat më sëmundje kronike, profesionistët shëndetësor  dhe kategoritë e tjera të parapara në fazën e dytë të vaksnimit, përfshirë forcat e sigurisë, të ndërlidhura me menaxhimin e COVID-19 si dhe mësimdhënësit.

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje sërish qytetareve që në qendrat e vaksinimit të paraqiten vetëm pasi të kenë marrë thirrjen apo njoftimin për vaksinim, sipas termineve të përcaktuara përmes platformës eKosova. (https://ekosova.rks-gov.net/)

Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetareve që merr thirrjen për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit në komunën e tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket:

Personat mbi moshën 65 vjeçare, duhet ta dëshmojnë këtë përmes letërnjoftimit osë ndonjë dokumenti valid;

Të sëmurët kronikë – përmes dëshmive shëndetësore;

Forcat e sigurisë – përmes kartës që i identifikon se i përkasin shërbimit përkatës (Policisë së Kosovës apo Forcës së Sigurisë së Kosovës);

Personeli shëndetësor dhe mësimdhënësit-përmes kartës (ID) të punës ose dokumenti tjetër që konfirmon se punojnë në këta dy sektorë.

The post MSH-ja me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që do vaksinohen appeared first on Prizreni Sot.

Nga nesër rifillon vaksinimi i qytetarëve në Prizren
Nga nesër në ambientet e Qendrës Sportive në Prizren, do të rifilloj vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 65 vjeçe, pas sigurimit të dozave të reja të vaksinës, njofton drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj.

Ai thotë se të gjithë të interesuarit duhet që të caktojnë termin për vaksinim, duhet të caktojnë termin në tendat e vendosura në Qendrën Sportive, apo një gjë të tillë ta bëjnë përmes platformës online e- Kosova.

Sipas drejtorit Elezkurtaj, procesi i vaksinimit do të bëhet çdo ditë në këtë Qendër, dhe apelon tek qytetarët që t’i përmbahen rregullave të përcaktimit të termineve sikurse kanë vepruar deri më tani, për të iu shmangur tollovive dhe grumbullimit në masë të tyre.

The post Nga nesër rifillon vaksinimi i qytetarëve në Prizren appeared first on Prizreni Sot.

Vaksinimi askund, si po bien rastet me Covid në Kosovë?
Ndonëse varianti i ri anglez i COVID-19 i cili është shumë më shpejt i transmetueshëm është i pranishëm në vend, Kosova tashmë gati një muaj po regjistron më pak raste të infektuara me COVID-19. Ndërsa, edhe numri i viktimave është më i ulët se që ka qenë më parë. Mirëpo, Kosova deri sot nuk ka blerë asnjë vaksinë, përveç një numri të vogël që iu kanë dhënë falas. Si po e arrin këtë rezultat shteti që, krahasuar me vendet e rajonit dhe Evropës, ka stagnuar dukshëm në vaksinim?

Nga 506 raste të reja me COVID-19 të raportuara një muaj më parë në Kosovë, saktësisht më 21 prill, sot Kosova ka regjistruar 14 raste të reja të infektuara me koronavirus, si dhe 1 viktimë.

Në këtë rënie të rasteve të reja të infektuara me COVID-19, thuhet të ketë ndikuar numri i madh i të infektuarve me koronavirus deri tani, e masat mbrojtëse të marra kundër COVID-19.

Infektologë në vend thonë se vendi edhe më tej do të vazhdojë të regjistroj numër më të ulët të rasteve të reja me COVID-19, e në këtë drejtim pastaj thuhet se do të ndikojë edhe vaksinimi i qytetarëve. Zyrtarisht deri tash, Kosova ka pasur 107 mijë e 258 raste nga 593 mijë e 728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Zyrtarë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik kanë thënë për Express se ata po i testojnë të gjithë ata që po kërkojnë të testohen, ndonëse thonë se interesimi për t’u testuar ka rënë.

Ndërsa, infektologu Hamdi Ramadani, ka thënë për Express se masat që janë ndërmarrë qysh nga fillimi i pandemisë, e infektimi i një numri të madh të qytetarëve kanë ndikuar në rënien e këtij numri të rasteve të reja.

Ndonëse në vend është i pranishëm edhe varianti anglez i COVID-19, ai ka deklaruar se edhe më tej vendi do të regjistrojë numër më të ulët të rasteve të reja të infektuara.

“Masat që janë ndërmarrë qysh në vitin e kaluar, maska, dorëzat, e distanca, e kanë dhënë efektin e vet dhe po shihet tani. Ndërsa ne vazhdimisht kemi folur për imunitet kolektiv. Duke marrë parasysh që mbi 100 mijë persona kanë qenë të infektuar, mbi 500 mijë të dyshuar, e kur i shtojmë mbi 44 mijë të vaksinuar, të gjithë këta janë faktorë që tregojnë që qytetarët tanë kanë fituar imunitetin kolektiv”, ka theksuar ai.

Ramadani ka thënë se situata me pandeminë në Kosovë është në kontroll dhe e menaxhueshme.

Megjithatë, ai është shprehur se vendi duhet të vazhdojë me vaksinim masiv, në mënyrë që situata me pandeminë të jetë më ndryshe gjatë muajve korrik e gusht.

“Vaksinimi dhe imunizimi i mbi 44 mijë qytetarëve është i ulët, megjithatë këta persona nuk mund të bartin infeksionin edhe bartja nëse bëhet mund të jetë bartje shumë minimale. Duhet të vazhdohet masivisht me vaksinim. Unë mendoj që duhet të jenë mbi 300 mijë të vaksinuar. Kosova ka pak banorë dhe situata mund të kontrollohet shumë lehtë. Në fund të korrikut e në fillim të gushtit situata mund të jetë më ndryshe me pandeminë”, ka shtuar ai.

Ndërsa, edhe drejtorë të Shëndetësisë në komuna kanë thënë se gjendja me pandeminë është shumë më e mirë së fundmi.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur dje se nga 980 raste aktive me COVID-19 sa ishin javë më parë në këtë komunë, numri i rasteve aktive ka rënë në 41.

Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit, Selami Xhemaili, ka thënë për Express se në këtë rënie ka ndikuar edhe respektimi i masave nga ana e qytetarëve.

“Ka rënie edhe të rasteve aktive edhe të shtrirëve në spital e edhe të atyre që kërkojnë dhënien e terapisë në shtëpi. Është një rënie reale e rasteve ndoshta edhe për shkak të respektimit të masave. Ne po i lusim qytetarët për respektim të masave, por fokusi ynë mbetet edhe angazhimi në vaksinim”, ka deklaruar ai.

Derisa vendi po regjistron numër më të vogël të rasteve të infektuara me COVID-19 e viktimave nga ky virus, deputetë të opozitës sot kanë ngritur dyshime se nuk po paraqitet numri i saktë i viktimave nga ky virus.

Deputeti nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu, ka thënë sot gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Shëndetësi se po fshihen shifrat reale të viktimave nga COVID-19 dhe se numri i viktimave është shumë më i madh. Por një gjë të tillë e kanë kundërshtuar deputetë të pozitës.

Kujtojmë që sipas të dhënave të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 107 mijë e  258 raste nga 593 mijë e 728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Ky numër vlerësohet të jetë shumë më i madh, për shkak që shumë qytetarë kanë kaluar virusin edhe pa simptoma.

Ndërsa, deri tani 2 mijë e 240 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me këtë virus.

The post Vaksinimi askund, si po bien rastet me Covid në Kosovë? appeared first on Prizreni Sot.

“Vaksinimi i 60% të popullatës i mjaftueshëm për ta ndalur pandeminë”
Vaksinimi i 60 për qind të popullësisë, i mjaftueshëm për ta ndalur COVID-19

“Deri në muajt e verës, mendoj se do të kemi vaksina kundër COVID-19 për 60 deri në 70 për qind të popullatës, që është e mjaftueshme për të ndalur pandeminë, pavarësisht nga problemet aktuale në prokurimin e tyre”, thotë për Radion Evropa e Lirë profesori, Andrej Trampuz, drejtor i laboratorit për hulumtimin e sëmundjeve infektive në “Charité – Universitätsmedizin” në Berlin, një nga spitalet universitare më të mëdha në Evropë.

Ai beson se është e mundur që kompanitë që prodhojnë vaksina po përpiqen ta përdorin këtë situatë për të ardhura shtesë, gjë e cila, sipas tij, është “e pamoralshme”.

“Tani jemi në krizën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore dhe duhet të bëjmë gjithçka globalisht, kështu që ata që paguajnë më shumë nuk kanë një avantazh, por duhet në të njëjtën kohë të vaksinohen njerëz kudo. Unë mendoj se mënyra e vetme është të shikohet se cilat vaksina të tjera janë në treg, të marrin ato leje për të vendosur konkurrencë midis tyre, në mënyrë që të shmanget një monopol”, thotë Trampuz.

Sipas tij, tani dihet që vaksina jep imunitet më të mirë se imuniteti që fitohet pas infeksionit me koronavirus.

“Kjo është arsyeja pse ne i këshillojmë ata që e kanë kaluar infeksionin të vaksinohen në mënyrë që të forcojnë imunitetin e tyre. Ata që janë vaksinuar me vaksinat e reja (të kompanive) Moderna ose Pfizer/BioNTech kanë, me sa dimë, të paktën një vit imunitet. Por, ndoshta do të jetë më e gjatë. A do të nevojitet imunizimi shtesë dhe kur, do të shohim nëse këta njerëz të vaksinuar infektohen përsëri. Kjo është e nevojshme për shumë infeksione virale”, shpjegon ai.

Profesori Trampuz tregon se vaksina e kompanisë britanike, AstraZeneca, që e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oxford-it është 70 për qind efektive dhe madje shfaq më pak imunitet te të moshuarit. Ndërsa vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe Modernas sigurojnë 95 për qind mbrojtje nga koronavirusi, por kanë edhe efekte të vogla anësore.

Sipas tij, vaksinat ruse dhe kineze, të cilat janë bërë sipas parimeve standarde, nuk janë aq efektive sa këto të reja të bazuara në teknologjinë mRNA dhe nuk ka të dhëna për sigurinë e tyre.

Dr.Trampuz po ashtu shton se të gjitha barnat që janë testuar kundër koronavirusit, siç është remdesivir, nuk kanë rezultuar të efektshme.

“Ne ende nuk kemi ilaçe kundër koronavirusit. Pra, ne mund t’u japim oksigjen të gjithë pacientëve që vijnë në spital, t’i vendosim në njësinë e kujdesit intensiv, por nuk mund të luftojmë kundër vetë virusit. Çdo pacient tjetër që ka një rrjedhë të rëndë infeksioni, i cili ka nevojë për intubim dhe frymëmarrje artificiale, vdes nga ai virus. Pra, qëllimi ynë duhet të jetë parandalimi i ndonjë infeksioni sepse deri më tani nuk kemi ndonjë kurë për koronavirusin e ri”, thotë Trampuz.

“Megjithatë, prognoza ime është pozitive. Ne kemi treguar se me një mbyllje të mirë mund të parandalojmë përhapjen e virusit dhe shumë shtete e kanë kuptuar këtë. Unë jam gjithashtu optimist sepse kemi një vaksinë shumë të mirë, teknologjia e së cilës është zhvilluar për mbi 20 vjet, vetëm se tani është modifikuar për këtë virus”, shton ai.

Vaksinat ekzistuese, sipas doktorit Andrej Trampuz, ofrojnë mbrojtje edhe ndaj varianteve të reja të sëmundjes COVID-19, që fillimisht janë identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikë të Jugut.

“Ajo (vaksina) gjithashtu krijon imunitet të mirë kundër këtyre varianteve të reja të virusit ose të atyre që mund të shfaqen në javët e ardhshme. Kështu që mendoj se do të jemi në gjendje ta ndalojmë këtë pandemi dhe t’i kthehemi normalitetit. Nëse 60 për qind e njerëzve vaksinohen, kjo është e mjaftueshme për të parandaluar përhapjen e virusit. Kështu që, unë jam një optimist i madh – ne duhet vetëm të presim edhe pak”, thotë ai.

Trampuz thotë se variantet e reja të virusit që janë shfaqur, janë arsyeja që virusi po përhapet më shpejt. Ai shton se variantet e reja mund të çojnë në mbingarkesën e spitaleve me pacientë.

“(Variantet e reja) Nuk janë më të rrezikshëm në vetvete, por janë të rrezikshëm sepse përhapen më shpejt, do të thotë, do të kemi përsëri rritje eksponenciale, me shumë infeksione të reja, që do të mbushin repartet e kujdesit intensiv në spitale. Kjo do të thotë që tani duhet të marrim masa më të rrepta për të parandaluar përhapjen e varianteve të reja të virusit, që janë më ngjitës, derisa të vijë vaksina. Pra, maskat dhe distanca janë efektive edhe për këto variante të reja”, thekson ai.

Dr.Trampuz po ashtu kritikon Evropën se është vonuar në vendosjen e masave kundër koronavirusit.

“Kur virusi filloi të përhapet në tetor, masat e rrepta duhej të zbatoheshin menjëherë. Dhe së dyti, duhet thënë se cilat maska janë më të mirat. Ne e dimë që maskat FFP2 janë më të mira se ato kirurgjikale, dhe ato kirurgjikale janë më të mira se ato standarde që përdorin njerëzit. Pra, nëse do t’u jepnim të gjithë njerëzve falas këto maska të mira atëherë, do të ishte një masë shumë efektive, por për të cilën tashmë jemi vonë. Maskat e pambukut janë rreth 50 për qind të efektshme, kirurgjikale rreth 70 për qind dhe FFP2 95 për qind”, thotë Trampuz .

The post “Vaksinimi i 60% të popullatës i mjaftueshëm për ta ndalur pandeminë” appeared first on Prizreni Sot.