Viza Archives - Prizreni Sot

Nga 22 shkurti kosovarët mund të udhëtojnë pa viza edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se që nga 22 shkurti do të hyjë në fuqi Memorandumi i Mirëkuptimit mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, inënshkruar me datën 11 janar të këtij viti.

Gërvalla ka njoftuar se sot është pranuar Nota Verbale nga Ministria e Jashtme e EBA-së.

“Për përfundimin me sukses të këtij procesi falënderoj Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, për kontributin e dhënë në arritjen e kësaj marrëveshjeje mes dy shteteve, Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, z. Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan si dhe homologun tim Abdullah bin Zayid Al Nahyan”, shkroi ajo në Facebook.

“Kështu, me hapa të sigurt po fuqizojmë subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe po arrijmë të zgjerojmë jo vetëm lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë. Vazhdojmë me lajme të mira”, shtoi Gërvalla.

The post Nga 22 shkurti kosovarët mund të udhëtojnë pa viza edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe appeared first on Prizreni Sot.

Liberalizimi i vizave: Afër 300 mijë qytetarët u pajisën me pasaporta në vitin 2023
Na ndajnë edhe pak ditë nga 1 Janari, kur hynë në fuqi liberalizimi i vizave për kosovarët.

E për të udhëtuar drejt shteteve të zonës Shengen, qytetarët duhet të jenë të pajisur me pasaportë të Kosovës.

Një numër i madh i qytetarëve kosovar kanë aplikuar që të pajisen me këtë dokument.

Nga fillimi i vitit 2023, 287 mijë e 965 kosovar janë pajisur me pasaporta.

Kështu ka bërë të ditur në një përgjigje për Front Online nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Qytetarë të pajisur me pasaporta për vitin 2023 gjithsej janë 287965”.

209 mijë e 755 qytetarë u pajisen me letërnjoftim gjatë 2023-tës

Numri i qytetarëve që janë pajisur me letërnjoftim gjatë 2023-tës ka shkuar tek 209755.

Këtë statistikë e kanë bërë të ditur nga MPB-ja.

“Qytetarë të pajisur me letërnjoftime për vitin 2023 gjithsej janë 209755”, thuhet në përgjigjen e tyre.

E numri për letërnjoftime për herën e parë që kanë aplikuar qytetarët është me i ulët se ai parapraku.

“Qytetarë të cilët janë pajisur për herë të parë më letërnjoftim gjithsej janë 41798”.

Kaq persona janë të pajisur me patentë shoferë në Kosovë

Nga muaji janar 2023 e deri më tani gjithsej 93 mijë e 385 shofer të rinj u pajisen me patent shofer.

Ndërsa qytetarë që kanë aplikuar për herën e parë për këtë kategori është mbi 40 mijë.

Statistikat janë siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme për Front Online.

“Qytetarë të pajisur me patentë shofer në vitin 2023 gjithsej janë 93385. Qytetarë të pajisur për herë të parë me patentë shofer këtë vit gjithsej janë 40308”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Mbi 2 mijë qytetarë hoqën dorë nga shtetësia kosovare gjatë këtij viti

Për shkak se në shumicën e shteteve evropiane nuk lejohet dyshtetësia, shumë kosovarë gjatë 2023 hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës.

2 mijë e 938 persona u liruan nga shtetësia.

Kështu thonë nga MPB-ja për Front Online.

“Gjatë periudhës Janar-Nëntor 2023 nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar 2,938 persona”.

Nga fillimi i këtij viti e deri më tani 654 qytetarë kanë marrë shtetësi kosovare.

“Gjatë periudhës Janar-Nëntor 2023, kanë aplikuar 1,174 persona për fitim të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe prej tyre 654 persona kanë marrë shtetësinë e R. Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Ndryshe, që nga tetori i 2022-tës deri në fund të janarit të 2023-tës Kosova është përballur me mungesë të materialeve për prodhimin e disa dokumenteve si pasaporta, patentë-shoferët e letërnjoftimeve.

MPB pati bërë të ditur me 26 janar se gjatë asaj jave ishte pajisur me material bazik për prodhimin e dokumenteve personale.

The post Liberalizimi i vizave: Afër 300 mijë qytetarët u pajisën me pasaporta në vitin 2023 appeared first on Prizreni Sot.

Sa kohë mund të qëndroni pa vizë në zonën Shengen?
Faqja në ‘Facebook’ Integrimi Evropian i Kosovës, që ka për qëllim ofrimin e informatave për rrugën e Kosovës drejt Integrimit Evropian, ka vazhduar edhe sot informimin e qytetarëve të Kosovës rreth liberalizimit të vizave.

“Ju mund të qëndroni 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore brenda zonës Shengen. Nëse udhëtoni disa herë, duhet të llogaritni me kujdes ditët e qëndrimit, pasi periudha e përgjithshme e qëndrimit nuk duhet të kalojë totalin prej 90 ditësh brenda periudhës 180 ditore”, thuhet në njoftim.

Periudha e llogaritjes së 90 ditëve fillon që nga momenti kur ju hyni për herë të parë në zonën Shengen.

“Për shembull, nëse më datë 1 janar 2024 ju hyni për herë të parë në zonën Shengen ju keni të drejtë qëndrimi vetëm deri me 30 mars, 2024. Periudha e ardhshme gjashtë mujore fillon pas 180 ditësh ose më saktë me 29 qershor 2024, kur ju përsëri mund të udhëtoni”, thuhet në njofti,

Nëse udhëtoni shpesh në zonën Shengen , duhet të numëroni ditët e mbetura nga periudha e fundit gjashtë mujore.

“Ju mund të hyni në zonën Shengen më shumë se një herë gjatë periudhës 90 ditëshe. Por, duhet të llogaritni me kujdes ditët e qëndrimit tuaj si periudhën e përgjithshme të qëndrimit, e cila nuk duhet të kalojë totalin e përgjithshëm prej 90 ditësh të qëndrimit brenda periudhës 180 ditëshe”, thuhet në njoftim.

The post Sa kohë mund të qëndroni pa vizë në zonën Shengen? appeared first on Prizreni Sot.

Qeveria me mesazh për liberalizimin e vizave, tregojnë çfarë duhet të kenë qytetarët për të udhëtuar
Qeveria e Kosovës ka dalur me mesazh lidhur me liberalizimin e vizave.

Nga Qeveria u ka thënë qytetarëve që nga 1 janari qytetarët mund të lëvizin pa viza, teksa treguan se qytetarët duhet të kenë pasaportë, akomodim, biletë kthyese dhe dëshmi financiare.

“Nga 1 janar 2024 #PaViza! Te keni: pasaporte, akomodim, bilete kthyese, deshmi financiare. Vetem vizita afatshkurta, jo punesim. 90/180 dite https://t.ly/4uB17”, thuhet në mesazh.

The post Qeveria me mesazh për liberalizimin e vizave, tregojnë çfarë duhet të kenë qytetarët për të udhëtuar appeared first on Prizreni Sot.

Këto janë dokumentet që ju nevojiten për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen
Faqja zyrtare “Integrimi Evropian”, që ka për qëllim ofrimin e informatave për rrugën e Kosovës drejt Integrimit Evropian, ka njoftuar për dokumentet që nevojiten për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen. Kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza nga 1 janari i vitit 2024, raporton Express.

Sipas këtij njoftimi, dokumentet që nevojiten janë: Pasaportë biometrike, e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës së largimit nga zona Shengen.

-Informata të sakta mbi vendin dhe qëllimin e udhëtimit

-Dëshmi mbi qëndrimin si rezervim i hotelit/apartmenit apo kontaktet e të afërmve ku do të qëndroni.,

-Detajet e udhëtimit, duke përfshirë rezervimin e biletës kthyese.

-Nëse udhëtoni me veturë, dokumentet e nevojshme të veturës, përfshirë kartonin e gjelbërt, si dhe

-Dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare.

Në një postim më herët, kjo faqe ka njoftuar edhe për mjetet financiare që nevojitet.

“Nëse deklaroni se do të qëndroni tek të afërmit tuaj duke ofruar adresën dhe kontaktin e tyre, varësisht se cilin shtet e vizitoni, shuma e mjeteve është rreth 30 – 50 EUR në ditë për person. Nëse deklaroni se do të qëndroni në një hotel apo apartment apo çfardo akomodimi tjetër me pagesë, varësisht se cilin shtet e vizitoni, shuma e mjeteve që duhet të ofroni si dëshmi financiare është rreth 50 – 100 EUR në ditë për person.”.

The post Këto janë dokumentet që ju nevojiten për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen appeared first on Prizreni Sot.

Kanë mbetur veç edhe pak javë nga liberalizimi i vizave për Kosovën
Kanë mbetur vetëm tre javë! Sigurohuni që jeni të informuar dhe të përgatitur për këtë mundësi të re udhëtimi.

Duke filluar nga 1 janari 2024, me pasaportë të Kosovës, mund të udhëtohet pa viza për qëndrime afatshkurtra nëpër zonën Shengen. Kjo përfshin vizita turistike dhe vizita te miqtë apo familjarët.

Kanë mbetur veç edhe pak javë nga liberalizimi i vizave për Kosovën

Kanë mbetur vetëm tre javë! Sigurohuni që jeni të informuar dhe të përgatitur për këtë mundësi të re udhëtimi.

Duke filluar nga 1 janari 2024, me pasaportë të Kosovës, mund të udhëtohet pa viza për qëndrime afatshkurtra nëpër zonën Shengen. Kjo përfshin vizita turistike dhe vizita te miqtë apo familjarët.

“Ju lejohet të qëndroni deri në 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh”, njofton faqja Integrimi Evropian i Kosovës, që ka për qëllim ofrimin e informatave për rrugën e Kosovës drejt Integrimit Evropian.

Për të udhëtuar pa viza, ju duhet: Pasaportë Biometrike, informacione apo dëshmi mbi arsyen e udhëtimit, rezervimi i hotelit apo informacione të vendqëndrimit, biletë kthyese.

Dëshmi për mjete të mjaftueshme financiare (para cash dhe/ose kartelë krediti).

Rregullat dhe Kufizimet:

Nuk ju lejohet të punoni apo të ndiqni shkollimin/studimet.

Shkeljet e rregullave apo abuzimi i kësaj të drejte mund të sjellin pasoja serioze, duke përfshirë gjoba financiare, shënim në pasaportën tuaj dhe ndalim të hyrjes në zonën Shengen për deri në 5 vite.

The post Kanë mbetur veç edhe pak javë nga liberalizimi i vizave për Kosovën appeared first on Prizreni Sot.

Informacion i rëndësishëm: Sa muaj afat në pasaportë duhet të keni që të udhëtoni në Shengen?
Autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se qytetarët e Kosovës nga 1 janari do të udhëtojnë pa viza, por e rëndësishme në këtë çështje është edhe afati i 3 muajve në pasaportë.

Çfarë nënkupton kjo?

Pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme për së paku tre muaj pas datës së planifikuar të largimit nga zona Shengen.

Për shembull, nëse planifikoni të hyni në zonën Shengen më 1 mars, 2024 dhe deklaroni tek policia kufitare se do të qëndroni deri më 15 mars, 2024 atëherë pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme së paku deri më 15 qershor, 2024 pra tre muaj pas datës së planifikuar të kthimit.

The post Informacion i rëndësishëm: Sa muaj afat në pasaportë duhet të keni që të udhëtoni në Shengen? appeared first on Prizreni Sot.

Nga 1 janari pa viza, nëse shkelni rregullat ju ndalohet hyrja në Zonën Schengen deri në pesë vjet
Në Kosovë ka filluar fushata informuese lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët nga 1 janari 2024 nuk kanë nevojë më të presin para ambasadave për t’u pajisur me vizë për vizitë në vendet e BE-së, gjegjësisht vendet që janë në Zonën Schengen.

Në njoftimin në rrjetin social Facebook bëhet e ditur se megjithëse liberalizimi i vizave hyn në fuqi nga janari 2024, liberalizimi nuk ua mundëson qytetarëve të punojnë, të ndjekin shkollimin ose të të qëndrojnë më gjatë se 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh.

“Liberalizimi i vizave është një hap shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës! Kjo do të thotë që ju tani keni mundësinë e udhëtimit pa vizë për qëndrime afatshkurtra, duke përfshirë vizitat turistike dhe udhëtimet për të vizituar familjarët, disa herë brenda vitit. Kujdes, megjithatë, që të mos tejkaloni 90 ditët brenda një periudhe prej 180 ditësh”, thuhet në njoftim.

Për të udhëtuar pa vizë, kërkohen dokumente të rëndësishme si pasaportë biometrike, dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit, rezervimin e vendit të qëndrimit, detajet e udhëtimit, dokumentet për veturën nëse udhëtoni me të dhe dëshmi për mjete të mjaftueshme financiare.

“Kujdes, megjithatë, liberalizimi i vizave nuk ju mundëson të punoni, të ndiqni shkollimin, ose të kryeni studime në Zonën Schengen. Shkeljet e rregullave apo abuzimi i kësaj të drejte mund të sjellin pasoja të rënda, duke përfshirë gjoba financiare, shënim në pasaportën tuaj dhe ndalim të hyrjes në Zonën Schengen deri në 5 vjet. Përdorni këtë informacion për të udhëtuar me sukses dhe pa vështirësi!”, thuhet në njoftim.

The post Nga 1 janari pa viza, nëse shkelni rregullat ju ndalohet hyrja në Zonën Schengen deri në pesë vjet appeared first on Prizreni Sot.

Kosova në vendin e parë për kërkesa të qytetarëve për viza qëndrimi
Sipas të dhënave nga statistikat e Shengenit, Kosova është në vendin e parë sa i përket kërkesave të qytetarëve për të marrë vizë qëndrimi, raporton ABC News.

Vitin e kaluar kanë aplikuar për vizë qëndrimi 6.891 persona për 100 mijë banorë, transmeton Paparaci.

Numri i përgjithshëm i kërkesave nga Kosova, e cila ka 1.7 milionë banorë, ka arritur në 121.972, që është 6.8 për qind e popullsisë.

Në vendin e dytë dhe të tretë me më shumë kërkesa për viza janë Kuvajti dhe Katari.

Lista e 10 vendeve me numrin më të madh të aplikimeve plotësohet nga Ishujt Kepi i Gjelbër, Surinami, Armenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Libani, Tunizia dhe Bahreini.

The post Kosova në vendin e parë për kërkesa të qytetarëve për viza qëndrimi appeared first on Prizreni Sot.

Cilat dokumente duhet t’i keni për të hyrë në zonën Schengen?
Qytetarët e Kosovës, pas 1 janarit 2024, do të mund të lëvizin pa viza në 27 shtetet e zonës Schengen.

Mirëpo pavarësisht liberalizimit të vizave të gjitha që vendosin të vizitojnë shtetet e zonës, para se të hyjnë në kufirin e shtetit të parë të kësaj zone duhet të kenë me vete një serë dokumentesh, pa të cilat hyrja e tyre do të refuzohet.

Qytetarët e Kosovës, gjatë udhëtimit pa viza në zonën Schengen duhet të plotësojnë disa kushte, të cilat përfshijnë:

a) Të jetë i pajisur me pasaportë biometrike.

b) Të deklarojë qëllimin e udhëtimit si dhe të paraqesë, para punonjësit të kontrollit

kufitar, dokumentet që justifikojnë qëllimin dhe kushtet e qëndrimit.

Kur deklarohet në kufi se po udhëtohet për turizëm, për pushime, i pavarur nga pritja apo shoqërimi i një personi tjetër, shtetas apo rezident në atë vend etj.

Po ashtu duhet të paraqitet një rezervim hoteli, bileta e kthimit (nëse udhëtohet me avion ose mjete të transportit ujor) si dhe të ardhurat financiare që ka ai me vete.

Kur deklarohet se udhëtohet për aktivitete të ndryshme, paraqitet dokumentacioni mbi aktivitetin, për të cilin personi është ftuar.

Kur deklarohet se udhëtohet për arsye shëndetësore, paraqitet rekomandimi i institucionit shëndetësor shqiptar si dhe konfirmimi i institucionit shëndetësor ku do shkohet.

Kur deklarohet se udhëtohet për vizitë tek një i afërm, duhet të jepet informacion mbi të dhënat e personit pritës, adresa e tij, nr. telefoni, etj.

Ka vende ku si dokument bindës për autoritetet e kufirit është edhe një ftesë nga familja pritëse e cila mund të jetë e firmosur nga autoritetet komunale. Kjo kërkohet kryesisht në ato raste kur vizitori paraqet dyshime për qëllimin e udhëtimit.

Në të gjitha rastet, shtetasi duhet të ketë:

Sigurimin shëndetësor (për periudhën e qëndrimit)

Dokumentacionin e nevojshëm të makinës, nëse udhëtohet me makinë (leje ndërkombëtare drejtimi automjeti, patentë ndërkombëtare dhe karton të gjelbërt, sigurimin ndërkombëtar të makinës).

Shtetasi duhet të ketë mjete të mjaftueshme të jetesës, si për periudhën e qëndrimit të synuar edhe për kthimin në vendin e prejardhjes ose transitin në një shtet të tretë në të cilin ai është i sigurt se do të pranohet, apo është në gjendje të përfitojë mjete të tilla në mënyrë të ligjshme. Po sa është kjo shumë? Vende të ndryshme kanë përcaktuar shuma të ndryshme. Përafërsisht kjo shumë nuk e kalon 50 euro dita, kur shtetasi ka një rezervim hoteli.

Shtetasi nuk duhet të figurojë në listat e personave që përbëjnë kërcënim për rendin, shëndetin publik apo sigurinë e brendshme.

Emri i këtij shtetasi nuk duhet të figurojë ndër emrat e personave ndaj të cilëve është dhënë masa ndalim hyrje qoftë edhe në një nga vendet në fjalë.

Autoritetet kufitare të shteteve anëtare të zonës Schengen kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen e personave që nuk plotësojnë këto kërkesa dhe të vendosin përfundimisht nëse do të lejojnë hyrjen në zonën Schengen.

The post Cilat dokumente duhet t’i keni për të hyrë në zonën Schengen? appeared first on Prizreni Sot.

Merret vendimi: S’ka më viza
Kanë marrë fund pengesat për liberalizim vizash për qytetarët e Kosovës. Të martën, Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin final. Qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë në Evropë nga 1 janari i vitit 2024.

Të mërkurën presidenti i Parlamentit Evropian dhe Suedia si kryesuese e Presidencës së BE-së do të nënshkruajnë zyrtarisht vendimin për liberalizim.

Qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm nga 1 janari i 2024-s. Kjo çështje ka qenë e lidhur me sistemin ETIAS të udhëtimit në Evropë, përkatësisht me hyrjen e tij në fuqi. Meqë afati për funksionalizimin e ETIAS-it është shtyrë për në vitin 2024, heqja e vizave për qytetarët e Kosovës do të bëhet më 1 janar të vitit të ardhshëm.

The post Merret vendimi: S’ka më viza appeared first on Prizreni Sot.

Thirrje për lehtësimin e dhënies së vizave të punës në Gjermani
Shefja e Agjencisë gjermane të Punës Nahles kritikon procedurat e zgjatura për viza pune.

Shefja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles, dyshon se ligjet e reja mund të kenë sukses, nëse nuk thjeshtësohen dhe shpejtohen procedurat e dhënies së vizave të punës. Kohët e gjata të pritjes për vizë në konsullata krijojnë disavantazhe kundrejt vendeve të tjera.

Për shkak të procedurave të gjata të dhënies së vizave në përfaqësitë gjermane jashtë, drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles, dyshon në suksesin e ligjeve për imigrimin. Nahles tha për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”, se “nuk është e bindur, që me këto propozime mund të arrihet numri i duhur i fuqisë punëtore”. Socialdemokratja theksoi se ka ende shumë pika të vështira për t’u kaluar. Problem përbën edhe mungesa e personelit në zyrat e të huajve në komunat gjermane.

Për shkak të ndryshimit demografik, Gjermanisë i mungojnë qindra-mijëra punëtorë, sipas mendimit të ekspertëve. Që tani ka ngushtica të mëdha në sektorin e edukatoreve dhe punonjësve socialë, por edhe në kujdesin shëndetësor. Sipas të dhënave të Institutit për Studimet e Tregut të Punës dhe Profesionit, nevojiten rreth 400.000 forca pune në vit për të përmbushur boshllëqet në tregun gjerman të punës.

Nahles ka kritikuar konsullatat gjermane për pritjet disa mujore të emigrantëve potencialë për punë. “Ky është një diavantazh i ndjeshëm konkurrence kundrejt vendeve të tjera, në një kohë që ne me gjuhën tonë të komplikuar, jemi gjithsesi në disavantazh me vendet e botës anglishtfolëse.” Drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës propozon që për të përshpejtuar procedurat tek përfaqësitë jashtë të sqarohen vetëm çështjet që lidhen me sigurinë. Sipas Nahles, “forcat e punës mund të vijnë në Gjermani dhe çështjet e tjera ligjore të sqarohen këtu”.

Duke iu referuar zyrave për të huajt, Nahles mori si shembull disa lande, si Bavaria apo landi Saar që kanë krijuar pika qendrore të landit për punëtorët e huaj. “Këto rrugë mund t’i përshkojnë edhe lande të tjera”. Përveç kësaj, Gjermania duhet të bëjë publicitet në mënyrë aktive jashtë vendit. Kjo nuk është detyrë e Agjencisë Federale të Punës, tha Nahles, për këtë as nuk kemi personel. Kabineti qeveritar gjerman miratoi në fund të nëntorit projektdraftin për ligjin e imigrimit të fuqisë punëtore. Ai parashikon ndër të tjera “kartën e shanseve”, me të cilat mund të udhëtojë në Gjermani fuqi punëtore putenciale, pa paraqitur një kontratë pune nga jashtë. Përtej kësaj do të ulen kriteret për lartësinë e rrogës dhe do të lehtësohet njohja e kualifikimeve të huaja./Albinfo.ch

The post Thirrje për lehtësimin e dhënies së vizave të punës në Gjermani appeared first on Prizreni Sot.

Me shumë gjasë, Kosova pa viza me 13 tetor
Pas më shumë se një dekade angazhim, premtime, gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dhe protesta masive në sheshet kryesore të Prishtinës, shteti më i ri në Evropë është më afër se kurrë që në gjysmën e parë të vitit tjetër, të udhëtojë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian.

Profesori i diplomacisë dhe ish-zëvendës ministri i jashtëm i Kosovës, Valon Murtezaj, vlerëson se tash është momenti që shtetet evropiane të vendosin në mënyrë meritore dhe regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës të hiqet.

“Hezitimet e mëhershme të disa shteteve, jo vetëm Franca dhe Holanda, por edhe disa vende që ende nuk e kanë njohur Kosovën, kanë qenë te lidhura me potencialin e keqpërdorimit të mundësisë së lëvizjes së lirë pa viza, bazuar në përvoja të mëhershme me qytetarë nga shtete të tjera”, thotë ai.

“Le të kemi besim qe kësaj radhe vendimi do të jetë pozitiv, dhe që qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza ne gjysmën e parë të vitit të ardhshëm”, shprehet ai.

Edhe Bekim Çollaku i cili shërbeu gjatë viteve 2014-2016 si Ministër i Integrimeve Evropiane, beson se në muajt e ardhshëm, Këshilli i BE-së do të marr një vendim pozitiv me shpresën se nuk do të ketë më kushte të reja për t’u plotësuar sepse të gjitha kriteret e parapara janë përmbushur nga institucionet e Kosovës qysh para katër viteve.

“Bazuar në deklaratat e ndryshme të zyrtarëve të BE-së, mirëpo edhe zyrtarëve që përfaqësojnë këto dy shtete (Franca dhe Holanda), është e qartë se tani rezistenca kundër liberalizimit të vizave për Kosovën është në nivel të ulët, gjë që krijon një momentum për ta iniciuar vendimmarrjen në kuadër të këshillit të BE-së”, theksoi Çollaku.

Ndërkaq, nëse merret një vendim pozitiv nga Këshilli i BE-së, implementimi i plotë, megjithëse formal, do të kalojë nëpër disa procese teknike.

Siç shpjegojnë njohësit e proceseve integruese në Kosovë, fillon përpilimi i këtij vendimi në mekanizmat përkatës, zakonisht në nivel të ministrave për punë të brendshme dhe drejtësi të shteteve anëtare të BE-së.

Pastaj ka disa hapa teknik zbatues, përfshirë aspekte të komunikimit me publikun për të sqaruar më tej çfarë nënkupton heqja e vizave dhe cilat janë përgjegjësitë institucionale dhe individuale në këtë raport, por pas vendimit të Këshillit këto janë vetëm formale.

Por më 13 tetor, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, mund të kalojë pa vendim pozitiv për Kosovën.

Në këtë rast, siç pohon Çollaku, do të vazhdojë periudha e izolimit dhe diskriminimit të qytetarëve të Kosovës kurse Murtazaj nënvizon se një situatë e tillë do ta minonte kredibilitetin e BE-së në Kosovë duke e rritur edhe më shumë zhgënjimin dhe dëshpërimin e kosovarëve.

“Por ne shpresojmë se e gjithë kjo maratonë e vështirë dhe e hidhur, do të ketë një epilog pozitiv deri në fund të këtij viti”.

Nga ana tjetër, për profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, dy momente duhet të shihen si pikë kthese në raport me liberalizimin e vizave për Kosovën.

E para, sipas Arifit, ka të bëjë me reflektimin e BE-së pas agresionit rus në Ukrainë, ndërsa si arsye të dytë ai e veçon lobimin e fuqishëm të Gjermanisë e cila përdori ndikimin e saj brenda BE-së, për t’i bindur anëtarët kundështues se kosovarët e meritojnë liberalizimin e vizave.

“Nëse BE-ja nuk e përmbushë këtë premtim kjo do të ishte kthim mbrapa dhe do te thyhej besimi jo vetëm te qytetarët e Kosovës, por tek të gjitha institucionet e Kosovës, pra praktikisht BE-ja do të mbetej pa asnjë fije kredibiliteti në politikën kosovare”, potencon Arifi për AP.

Sa u përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, qytetarët e Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, ata mund të udhëtojnë pa viza që nga dhjetori i vitit 2009. Për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, lëvizja pa viza u bë e mundur që nga fundi i vitit 2010.

Mirëpo sipas tij, një vendim negativ për Kosovën do të prekte edhe rajonin sepse siç shton ai, kjo gjë do të nënkuptonte se BE-ja nuk është e gatshme për të implementuar me sukses politikat e zgjerimit ndaj Ballkanit Perëndimorë.

“BE-ja e ka të pamundur të thotë jo kësaj radhe, pikërisht për shkak se duhet të dëgjohet fryma pozitive e zgjerimit të BE-së për momentin”.

Kjo maratonë mund të përfundojë në Bruksel më 13 tetor.

The post Me shumë gjasë, Kosova pa viza me 13 tetor appeared first on Prizreni Sot.

Në Bruksel s’ka më zëra kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, në tetor pritet ndezja e motorëve
Javët dhe muajt e ardhshëm pritet të jenë vendimtarë për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, thonë burimet diplomatike në Bruksel.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ato thonë se ka një gatishmëri politike mes vendeve anëtare të BE-së, që të finalizohet procesi dhe të miratohet vendimi për lëvizjen e lirë të kosovarëve në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Schengen.

Për më tepër, thonë burimet, “tash nuk dëgjohen zëra kundër liberalizimit të vizave”, gjë që dëshmon se është krijuar një moment i duhur për ta çuar procesin përpara.

Po sipas burimeve, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, gjatë muajit tetor, do të nisë të diskutohet në grupet punuese të Këshillit të BE-së – aty ku janë përfaqësuesit e shteteve anëtare të unionit.

Çështja ka mbetur peng për më shumë se tre vjet pikërisht në Këshill, ku, deri më tash, ka pasur shtete skeptike për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, duke argumentuar se “nuk ka ardhur ende koha për një gjë të tillë”.

Dy institucionet tjera të BE-së, që kanë rol në vendimmarrje – Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian – kanë shfaqur mbështetjen e plotë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave dhe ka rekomanduar që të hiqen vizat për qytetarët e saj.

Komisioni Evropian edhe tash ka konfirmuar se mbetet në qëndrimin e shprehur më parë, se Kosova vazhdon t’i përmbushë të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizim vizash.

Parlamenti Evropian, për vite me radhë, jo vetëm se ka dhënë pëlqimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, por u ka bërë thirrje vendeve anëtare që në Këshillin e BE-së të miratojnë sa më parë vendimin për liberalizim vizash.

Shenjat e para për mbështetje politike për liberalizimin e vizave janë shfaqur gjatë samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në muajin qershor, në Bruksel. Asokohe, shumë liderë të vendeve të BE-së publikisht kanë mbështetur liberalizimin e vizave.

Por, tani, duhet të kryhet edhe puna teknike nga ekspertët dhe nga grupet punuese. Diplomatët në Bruksel kanë paralajmëruar se Komisioni Evropian, më 12 tetor, në raportet vjetore të progresit, të përsërisë se Kosova vazhdon t’i përmbushë kriteret për liberalizim të vizave.

Më pas, kjo temë do të duhej të dilte në rend të ditës në takimin e grupeve punuese për vizat në Këshill – po ashtu në mes të muajit tetor.

Edhe në ato takime, ekspertët nga Komisioni Evropian do të mund të raportojnë për progresin e Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Nga këto diskutime do të varet se sa shpejt do të vazhdojë procesi, por pritet që ai, siç thonë burimet, “të shkojë drejt përmbylljes”.

Diplomatët në Bruksel kanë thënë se është shumë e rëndësishme që Kosova po i vazhdon kontaktet e shpeshta me disa vende anëtare të BE-së, në nivel të ministrive të Punëve të Brendshme, për të adresuar çfarëdo shqetësimi që mund të kenë disa shtete lidhur me liberalizimin e vizave.

Ndonëse konfirmojnë se “është një moment shumë pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën” dhe se “kjo çështje do të jetë tash në rend të ditës në Këshill”, diplomatët në Bruksel hezitojnë të përmendin data apo afate kohore se kur do të mund të merrej vendimi.

Se ekziston një mbështetje në nivel politik nga shtetet kryesore për liberalizimin e vizave, dëshmon edhe thirrja e përbashkët që kanë bërë këtë javë ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë për “përparim në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën”.

Sipas burimeve diplomatike, Franca, për një kohë të gjatë, ka qenë kundër liberalizimit të vizave, duke përmendur si arsyetim, mes tjerash, “përvojën jo të mirë me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë” – vende nga të cilat kishte një numër të madh të azilkërkuesve të pabazuar në Francë.

Në mesin e vendeve skeptike ka qenë dhe Holanda. Por, tash, as Franca e as Holanda nuk shprehen më kundër dhe thonë se “duhet të pranohet progresi që ka bërë Kosova në përmbushjen e kushteve”.

Përveç përmbushjes së kushteve teknike nga ana e Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave, thonë diplomatët në Bruksel, rëndësi kanë edhe rrethanat politike.

Me vendimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në korrik – proces që ka nisur pas shumë pengesave politike – është krijuar një moment pozitiv në politikën e BE-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Kosova është vendi i vetëm në këtë rajon që nuk ka lëvizje të lirë në zonën Shengen.

The post Në Bruksel s’ka më zëra kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, në tetor pritet ndezja e motorëve appeared first on Prizreni Sot.

Ambasada gjermane e ndryshon aplikimin për termin dhe vizë
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka njoftuar, të hënën, se do të bëjë një ndryshim rreth termineve për vizë. Metoda e re, do të zbatohet nga muaji shtator, ndërsa ambasada pret që kjo të shkurtojë kohën për pajisje me një vizë Schengen. Mënyra e re tashmë aplikohet nga Ambasada tjera në Kosovë. Ky njoftim vjen në kohën kur janë shtuar zërat se vendit mund t’i hiqen vizat pas një vendimi që mund të merret me datën 23 qershor në Bruksel.

“Për të ofruar më shumë termine dhe kohë pritjeje dukshëm më të shkurtra për terminet për vizë Shengen, Ambasada Gjermane në Prishtinë do të jetë e hapur për aplikime për vizë Shengen nga mesi i shtatorit do të punojë së bashku me një anëtar të Zyrës së Jashtme në Berlin, ofrues i kontraktuar i shërbimeve të porositura. Ky bashkëpunim tashmë është dëshmuar në disa vende të tjera” thuhet në njoftim.

Më poshtë njoftimi i plotë

Çfarë po ndryshon për aplikantët?

Më pas, ofruesi i shërbimit do t’ju ndihmojë në dorëzimin e aplikimit tuaj për vizë Shengen dhe do t’i dërgojë dokumentet tuaja në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, ku aplikacioni do të vazhdojë të shqyrtohet dhe të vendoset. Ofruesi i shërbimit do të mundësojë një takim dukshëm më të shpejtë dhe më pak kohë pritjeje dhe do të ofrojë shërbimet e tij me një tarifë shërbimi nga 30 deri në 40 euro. Përveç kësaj, ofruesi i shërbimit do të ofrojë shërbime të tjera (p.sh. marrja e një fotografie pasaporte biometrike, shërbimi VIP në një mjedis komod, etj.).

Kur fillon?

Datat e aplikimit nga mesi i shtatorit, ju mund të rezervoni online nga korriku në faqen e internetit të ofruesit të shërbimit, informacione më të detajuara rreth procedurës dhe lidhja në faqen e internetit të ofruesit të shërbimit do të jenë të disponueshme në javët e ardhshme dhe do të publikohen në faqen tonë të internetit: ëëë. .prishtinë.diplo.de/visa .

Deri në fillim të shtatorit, aplikimi duhet të dorëzohet direkt në Ambasadë. Ju lutemi vini re se datat për të aplikuar për vizë Shengen në Ambasadë për fazën e tranzicionit janë tashmë të rezervuara në masë të madhe. Për sa kohë që datat e anuluara bëhen të disponueshme me një njoftim të shkurtër, ato, si deri tani, mund të rezervohen vetëm përmes sistemit të caktimit të ambasadës.

Paralajmërim: Kushtet e vizave Shengen nga shtatori nëpërmjet një serveri të jashtëm

Për të ofruar më shumë kushte të aplikimit për vizë Shengen dhe një kohë pritjeje dukshëm më të shkurtër, Ambasada Gjermane në Prishtinë duke filluar nga mesi i shtatorit për aplikimet për viza Shengen do të bashkëpunojë me një server të porositur dhe të kontraktuar nga Ministria Federale e Punëve të Jashtme në Berlin. Ky bashkëpunim tashmë është dëshmuar në disa vende.

Çfarë ndryshon për aplikantët?

Serveri ju ndihmon të aplikoni për vizë Shengen dhe e përcjell dokumentacionin tuaj në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, ku aplikacionet shqyrtohen dhe vendosen më tej. Serveri do të mundësojë një prenotim dukshëm më të shpejtë të terminaleve në një kohë më të shkurtër, duke ofruar shërbimet e tij në këmbim të një tarife prej 30 deri në 40 euro. Përveç kësaj, serveri do të ofrojë shërbime të tjera (p.sh.t fotografim për foto biometrike të formatit të pasaportës, shërbim VIP në një ambient komod etj.).

Kur do të fillojë kjo?

Pritet që kushtet e aplikimit nga mesi i shtatorit të mund të rezervohen nga korriku, online nëpërmjet faqes së internetit të serverit. Informacione më të hollësishme rreth procedurës, si dhe një lidhje në uebfaqe, do të publikohen në javët në vijim në faqen tonë të internetit: ëëë.pristina.diplo.de/visa.

Deri në fillim të shtatorit, aplikimi duhet të bëhet direkt në ambasadë. Ju lutemi vini re se kushtet e aplikimit për vizë Shengen të ambasadës për fazën e tranzicionit tashmë janë pothuajse të gjitha të rezervuara. Në rast se ka përfundime të disponueshme që janë anuluar me një njoftim të shkurtër, ato, si deri tani, mund të rezervohen vetëm përmes sistemit të terminologjisë së ambasadës.

Njoftim: Viza Shengen daton nga shtatori përmes një ofruesi të jashtëm shërbimi

Për të qenë në gjendje të ofrojë më shumë kushte dhe të shkurtojë ndjeshëm kohën e pritjes për datat e aplikimit për vizë Shengen, Ambasada e Republikës së Gjermanisë në Prishtinë do të bashkëpunojë me një ofrues të jashtëm shërbimi, të punësuar nga ministrat nga mesi i shtatorit, dy të huaja. punët në Berlin për të aplikuar për aplikime për vizë. Ky lloj bashkëpunimi tashmë ka dhënë rezultate në disa vende të tjera.

Çfarë ndryshon për aplikantët?

Ofruesi i shërbimit do t’ju mbështesë në paraqitjen e kërkesës tuaj për vizë Shengen dhe do t’i dërgojë dokumentet tuaja në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, ku kërkesa do të kontrollohet dhe vendoset. Ofruesi i shërbimit do të mundësojë caktimin shumë më të shpejtë të termineve dhe zvogëlimin e kohës së pritjes dhe shërbimet e tij do t’i ofrojë me një çmim prej 30 deri në 40 euro. Përveç kësaj, ofruesi i shërbimit do të ofrojë shërbime të tjera (p.sh. fotografimi biometrik për pasaportë, shërbime VIP në një mjedis më komod, etj.).

Kur fillon të punojë ofruesi i jashtëm i shërbimit?

Ne presim që ju do të jeni në gjendje të rezervoni takime për aplikimet për viza për mesin e shtatorit përmes faqes së internetit të ofruesit të shërbimit që në korrik. Më shumë detaje rreth procedurës dhe një lidhje në faqen e internetit të ofruesit të shërbimit do të postohen në faqen tonë të internetit në javët e ardhshme: ëëë.pristina.diplo.de/visa

Deri në fillim të shtatorit, aplikimet për vizë duhet ende të dorëzohen drejtpërdrejt në ambasadë. Ju lutemi vini re se kushtet për të aplikuar për viza Shengen në Ambasadë për periudhën e tranzicionit tashmë kanë qenë kryesisht të plota. Nëse bëhen të disponueshme terminet e anuluara afatshkurtra, ato mund të rezervohen vetëm përmes Sistemit të Termineve të Ambasadës si më parë.

The post Ambasada gjermane e ndryshon aplikimin për termin dhe vizë appeared first on Prizreni Sot.

Liberalizimi, sa kohë mund të zgjasë, a lejohet punësimi dhe studimi?
Qytetarët e Kosovës më së largu në fillim të vitit të ardhshëm ka gjasa që të lëvizin pa viza në zonën Schengen.Krejt kjo nëse vendimi merret brenda këtij muaji, po qe se Franca ndërron qëndrim sa i përket liberalizimit.

Njohësit e çështjeve politike Qeveria duhet të informojë qytetarët që nuk mund të kërkojnë migrim në vendet e unionit, por vetëm qëndrim për periudha prej 3 deri në 6 muaj.

Arton Demhasaj drejtor ekzekutiv i organizatës Çohu, për Ekonomia Online tha se me 23 qershor mund të merret vendim sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai thotë se në këtë fazë gjasat janë maksimale që vizat të hiqen duke bërë kështu që Kosova të mos mbetet akoma “vrima e zezë” e Ballkanit dhe krejt Evropës.

“Po, potencialisht ka gjasa. Fakti që shtet të fuqishme brenda Bashkimit Evropian siç është Gjermania kanë dalë me përkrahje publike edhe kanë filluar ndoshta edhe me lobuar tek vendet skeptike siç është Franca. Po ashtu ka edhe sinjale pozitive edhe nga vetë Franca që mundet të vendoset në diskutim me 23 qershor kjo çështje, atëherë potencialisht pra gjasat janë maksimale ndoshta si asnjëherë më parë që vendimi të merret sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën, që tashmë Kosova të mos mbetet akoma si ‘vrima e zezë’ e Ballkanit dhe krejt Evropës, pa liberalizim të vizave”.

Demhasaj thotë se nëse merret vendimi këtë muaj, mund të hyj në fuqi në dhjetor të këtij viti ose në janar të vitit të ardhshëm.“Pengesë nuk ka. Mendoj që vetëm që vendimi mund të merret tash e pastaj mund të hyj në fuqi diku në fund të këtij viti. Pra, potencialisht në dhjetor kur janë festat e fundvitit ose në janar sepse kështu ka shkuar edhe tek vendet e tjera”.

“Normalisht që janë disa kritere ose kushte që i vendosen Kosovës pasi që të merret vendimi për liberalizim të vizave e që Kosova duhet t’i përmbush edhe t’i realizoj ato të drejta. E që kjo lidhet sidomos me çështjen e migrimit, që të mos ketë tendenca të migrimit të njerëzve duke shfrytëzuar liberalizimin e vizave”.

Ai thotë se shteti duhet t’i informoj qytetarët se nuk mund të migrojnë duke u bazuar në liberalizimin e vizave.

“Nuk besoj për shkak se edhe shtet e tjera të Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Maqedonia, Serbia edhe Mali i Zi kur e kanë marrë liberalizimin e vizave në fillim ka pasur një tendencë të shtuar të emigrimit edhe ka pasur kërcënime nga ana e BE-së që mund të rikthehet regjimi i vizave nëse vazhdohet me këtë. Po, pastaj shteti duhet të punoj, me i informuar qytetarët që nuk munden të kërkojnë migrim duke u bazuar tek liberalizimi i vizave. Mendoj që nuk ka me pasur ndëshkim në këtë aspekt”.

Edhe Arbnor Sadiku, analist politik për Ekonomia Online tha se Qeveria e Kosovës duhet të jetë e gatshme me fushata informuese, të i’u shpjegoj qytetarëve se liberalizmi i vizave nuk nënkupton të drejtën për punësim dhe shkollim jashtë vendit dhe për të qëndruar me një periudhë deri në 6 muaj.

“Qeveria e Kosovës duhet të jetë e gatshme me fushata informuese, të ju shpjegoj qytetarëve se liberalizmi i vizave nuk nënkupton të drejtën për punësim dhe shkollim jashtë vendit dhe për të qëndruar me një periudhë më afatgjate se 6 muaj. Nëse kjo ndodh atëherë penalizimet mund të jenë të dyanshme”.“Mund të kemi penalizime si qytetarë të Kosovës për mos hyrjen në zonën Schengen 3 deri në 5 vite nëse keqpërdoret ky liberalizim i vizave dhe në anën tjetër mund të dënohemi si shtet që të na hiqet ky liberalizim i vizave pas një periudhe kohore të shkurtër pasi që na është lejuar kjo e drejtë nga vendet anëtare të BE”.

Ai është optimist se me 23 qershor do të merret vendim pozitiv në këtë aspekt, por që pastaj 6muja deri në 1 vit do të marrë përgatitja e institucioneve në mënyrë që qytetarët të kenë qasje brenda Zonës Schengen.

“Realisht në batë të komunikimeve të fundit që ka ardhur edhe presidenti i Këshillit Evropian zoti Michel në Kosovë dhe është takuar me krerët e shtetit, sigurisht që është folur shumë Kosova duke e pasur parasysh edhe momentumin pozitiv të krijuar për të pas luftës në Ukrainë që do të jetë ai vendi i fundit si me thënë në Ballkanin Perëndimor që do të përfitoj nga liberalizimi i vizave”.“…në mbledhjen e radhës që do të mbahet me 23 korrik, vërtetë shpresojmë të gjithë që Kosova të marr një vendim pozitiv për liberalizim të vizave dhe kësi soji pastaj, një periudhë shkon 6 muaj deri 1 vit rreth përgatitjes që duhet të bëhen nga institucionet e Kosovës për të pasur qasje qytetarët e Kosovës brenda zonës Schengen në një periudhë 3 apo 6 mujore”.

The post Liberalizimi, sa kohë mund të zgjasë, a lejohet punësimi dhe studimi? appeared first on Prizreni Sot.

Ambasada e Gjermanisë ka një njoftim me rëndësi për vizat e punës
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se nesër do të hapet lista e regjistrimeve për termine për viza pune për muajin korrik.

Aplikimi do të jetë i hapur nga nesër në ora 14:00 deri më 13 qershor.

“Ju lutem vini re që dhënia e termineve për viza sipas § 26 Neni 2 Rregullja e Ballkanit Perëndimor do të ndryshojë duke filluar nga 01.12.2021: Për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet procedures së tërheqjes së shortit.

Lista e regjistrimeve për termine në qershor është mbyllur. Lista e regjistrimeve për termine në korrik do të hapet nga 01.06.2022 në orën 14:00 deri më 13.06.2022 në orën 14:00”, thuhet në njoftmin e ambasadës.

The post Ambasada e Gjermanisë ka një njoftim me rëndësi për vizat e punës appeared first on Prizreni Sot.

A ka ndërruar qëndrim Holanda për liberalizimin e vizave për Kosovën? Flasin nga ambasada në Prishtinë
Zëvendësshefi i misionit në Ambasadën e Holandës në Prishtinë, Peter van de Bloemen, në një përgjigje, ka thënë se shteti i tij e mbështet Kosovën në reformën në fushën e sundimit të ligjit.

Ai thotë se progresi i arritur në këtë fushë është i rëndësishëm dhe faktor kyç për liberalizimin e vizave për Kosovën.

I pyetur për qëndrimin e shtetit të tij rreth heqjes së vizave, ai ka thënë se i takon Këshillit të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij që të diskutojnë dhe bien dakord për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Progresi në këto reforma në rend të parë është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës. Për më tepër, do të mbështesë gjithashtu ambicien e Kosovës për udhëtim pa viza. I takon Këshillit të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij që të diskutojnë dhe bien dakord për liberalizimin e vizave për Kosovën pasi të jetë në agjendë.

Ai ka përmendur mbështetjen që Holanda ka për qeverinë e Kosovës sidomos në luftën kundër korrupsionit në nivelin e lartë dhe krimit të organizuar.

“Ne mbështesim qeverinë e Kosovës në agjendën e saj ambicioze të reformës së Sundimit të Ligjit, veçanërisht në lidhje me luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar”, tha ai për Front Online.

Zyrtari holandez ka thënë se shteti i tij do të vazhdojë ta përkrah Qeverinë e Kosovës dhe institucionet gjyqësore, organizatat e shoqërisë civile përmes projekteve, këshillave dhe ekspertizës në arritjen e rezultateve në reformat e nevojshme të sundimit të ligjit.

“Ndërkohë, Holanda do të vazhdojë të ndihmojë qeverinë e Kosovës, institucionet gjyqësore dhe organizatat e shoqërisë civile përmes projekteve, këshillave dhe ekspertizës në arritjen e rezultateve në reformat e nevojshme për sundimin e ligjit”, tha ai për Front Online.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, i cili nuk ka liberalizim vizash, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të përmbushur kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian për këtë proces.

Ditë më parë përmes një shkrimit të përbashkët, eurodeputeti Thijs Reuten dhe aktivisti i Stefan van Dijk kanë bërë thirrje që Holanda të heq bllokadën për liberalizimin e vizave për kosovarët, duke e cilësuar atë si të “pakuptimtë”.

Përveç Holandës, Franca është shteti tjetër i BE-së që është skeptik për liberalizimin e vizave

The post A ka ndërruar qëndrim Holanda për liberalizimin e vizave për Kosovën? Flasin nga ambasada në Prishtinë appeared first on Prizreni Sot.

Procedura kokëçarëse e pajisjes me vizë Shengen për kosovarët, sa merr kohë dhe sa kushton
Një qytetar i Kosovës për t’u pajisur me një vizë Shengen në njërën nga ambasadat e shteteve që janë pjesë e shëngen zonës duhet të planifikojë aplikimin të paktën dy muaj më herët. Për të kapur një termin në ambasadë nevojiten një kallabllak dokumentash e qindra euro shpenzime.

Fillimisht duhet të plotësohet formulari i aplikimit për vizë shëngen, pastaj certifikata e lindjes e certifikata e bashkësisë familjare. Një person i punësuar duhet ta ketë me vete edhe kontratën e punës nga punëdhënësi dhe dëshmitë e pagesës së kontributeve pensionale në 6 muajt e fundit.

Ambasada kërkon poashtu dëshmi të ftesës apo rezervimit të akomodimit dhe bileta e udhëtimit.

Poashtu ju nevojitet një bilanc i xhirollogarisë bankare si dëshmi që keni mjete të mjaftueshme për udhëtim dhe fotografi në madhësi të pasaportës.

Përveç këtyre dëshmive, ambasada kërkon edhe sigurim shëndetësor për 90 ditë qëndrimi në zonën shengen.

Bashkë me dosjen e dorëzimit të dokumenteve paguhet edhe 80 euro për aplikim në ambasadë dhe 29 euro për kompaninë që bën ndërmjetësimin e dorëzimit të dokumenteve në ambasadë.

Koha më e afërt që duhet të pritet nëse është dhënë viza apo jo është 10 ditë pune.

Totali i procedurës së kompletimit të dokumenteve dhe aplikimit në ambasadë kushton mbi 200 euro.

147 vende të botës kërkojnë vizë për kosovarët që duan të udhëtojnë në ato shtete./REL/

The post Procedura kokëçarëse e pajisjes me vizë Shengen për kosovarët, sa merr kohë dhe sa kushton appeared first on Prizreni Sot.

Mbi 105 mijë kosovarë në dy muaj aplikuan për terminë për viza pune në Gjermani
105.601 qytetarë të Kosovës vetëm në dhjetor 2021 e janar 2022 kanë aplikuar për vizë punë në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë. Ndërkaq edhe një numër i madh i qytetarëve kanë aplikuar në ambasada të tjera. Sipas tyre, janë në kërkim të një jete më të mirë e page më të dinjitetshme.

Qytetarët thonë se kanë më shumë se dy vjet që presin për një vizë pune.

“Qe dy vjet një djalë i imi është kah aplikon në Ambasadë gjermane. Kjo lotari s’ka shancë me marrë vizën. Është duke e pritur puna atje”, thotë për RTK’në, Petrit Berisha.

Edhe te qendra e aplikimit për viza zvicerane situata është e njëjtë.

“Unë terminin e kam bërë në muajin nëntor të vitit 2021 e tash e kam teminin me i dorëzuar dokumentet për me prit vizën”, tregon një qytetar tjetër.

Ndërkohë Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë se për shkak të kërkesës së madhe për terminë për viza me qëllim fillimin e punësimit sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila i tejkalon dukshëm terminët që janë në dispozicion dhe për të siguruar mundësi të barabarta gjatë aplikimit për një termin, që nga dhjetori i vitit 2021 këta terminë ndahen çdo muaj nëpërmjet një procedure të shortit.

Vetëm në dhjetor të vitit 2021 kanë aplikuar 56 mijë e 639 kosovarë e në janar të vitit 2022 48 mijë e 962 aplikime. /rtk

The post Mbi 105 mijë kosovarë në dy muaj aplikuan për terminë për viza pune në Gjermani appeared first on Prizreni Sot.

Shpërthimi i variantit Omicron në Kosovë, Ambasada gjermane: Terminet e caktuara për viza mund të anulohen apo shtyhen
Javët dhe ditët e fundit në Kosovë ka pasur rritje të madhe të rasteve të reja me coronavirus.

E si rezultat i kësaj situate, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka njoftuar se ka reduktuar numrin e terminëve për aplikim për viza.

“Për shkak të rritjes së numrit të Covid-it dhe variantit Omikron, i cili po përhapet edhe në Kosovë, përkohësisht numri i termineve që vihen në dispozicion çdo ditë për aplikime për viza është dashur të reduktohet ndjeshëm”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të bërë në faqen e ambasadës, thuhet se ekziston mundësia që edhe terminët e konfirmuar mund të anulohen apo shtyhen.

“ Nuk mund të përjashtohet mundësia që edhe terminet që janë rezervuar dhe konfirmuar tashmë mund të anulohen/shtyhen. Nëse e keni rezervuar një termin, ju lutemi kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

Kujtojmë se dje në Kosovë janë konfirmuar 728 raste të reja me COVID-19.

The post Shpërthimi i variantit Omicron në Kosovë, Ambasada gjermane: Terminet e caktuara për viza mund të anulohen apo shtyhen appeared first on Prizreni Sot.