Informacion i rëndësishëm: Sa muaj afat në pasaportë duhet të keni që të udhëtoni në Shengen?

Autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se qytetarët e Kosovës nga 1 janari do të udhëtojnë pa viza, por e rëndësishme në këtë çështje është edhe afati i 3 muajve në pasaportë.

Çfarë nënkupton kjo?

Pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme për së paku tre muaj pas datës së planifikuar të largimit nga zona Shengen.

Për shembull, nëse planifikoni të hyni në zonën Shengen më 1 mars, 2024 dhe deklaroni tek policia kufitare se do të qëndroni deri më 15 mars, 2024 atëherë pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme së paku deri më 15 qershor, 2024 pra tre muaj pas datës së planifikuar të kthimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *