Vrasje Archives - Prizreni Sot

Vrasja me thikë tek “Tranziti i ri” në Prizren, i akuzuari pretendon se në procesverbalin e seancës së fundit s‘janë futur disa fjali
Në seancën e së mërkurës, në Gjykatën Themelore në Prizren, në rigjykimin për vrasjen e M.K., me thikë tek “Tranziti i ri” në Prizren, i akuzuari Albert Ademaj dhe avokati i tij Klodian Krasniqi kanë thënë se në procesverbalin nga seanca e fundit të datës 27.09.2024, nuk janë futur disa fjali.

Në këtë rast, Orhan dhe Albert Ademaj ngarkohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranziti i ri”, në bashkëkryerje, me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K., raporton “Betimi për Drejtësi”.

Avokati Krasniqi dhe i mbrojturi i tij Albert Ademaj deklaruan se në procesverbal nuk ishin përshkruar, përkatësisht kërkesa e të akuzuarit Albert Ademaj për përjashtimin e Prokurorit të rastit.

I akuzuari Albert Ademaj, tha se ai kishte bërë kërkesën për përjashtimin e prokurorit, Genc Nixha ngase sipas tij i njëjti në seancën e fundit por edhe në seancat e mëhershme i kishte kërcënuar.

Ai tha se prokuroi i ishte drejtuar me fjalët: “mos gabo me kqyr”, “çka po më kqyr”, të cilat fjalë sipas tij nuk ishin cekur në procesverbal.

Lidhur me këtë, prokurori Nixha deklaroi se nuk kishte asgjë personale me të akuzuarit, duke shtuar se kërkesa e parashtruar për përjashtimin e tij ishte refuzuar nga ana e kryeprokurorit të shtetit.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Orhan Ademaj, avokati Blerim Mazreku kërkoi nga trupi gjykues, të i njoftonin të njëjtit, nëse në kërkesën për përjashtimin e prokurorit, i kishin bashkangjitur edhe video-incizimet siç kishte kërkuar mbrojtja. Ai shtoi se nëse të njëjtat nuk i ishin bashkangjitur kërkesës në fjalë, kërkoi që të siguroheshin video-incizimet dhe kërkesa për përjashtimin e prokurorit të përsëritej me qëllim që të vendoste kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren.

Ndërkaq, avokati Klodian Krasniqi kërkoi që të bëhej verifikimi se a ishte incizuar me audio-incizim seanca e datës 27.09.2024.

Pas kësaj, trupi gjykues në krye me gjyqtaren Raima Elezi, mori vendim që të sigurohej audio-incizimi nga seanca e datës 27.09.2024.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren në gjykimin e parë, më 28 dhjetor 2023 të akuzuarin Orhan Ademaj e kishte dënuar me 22 vjet burgim, kurse të akuzuarin Albert Ademaj me 13 vjet burgim. Por, ky rast është kthyer në rigjykim me vendimin e Gjykatës së Apelit të datës 3 maj 2024.

Ndryshe, Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 30 tetor 2020, Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj, akuzohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranziti i ri”, në bashkëkryerje me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K.

Tutje sipas aktakuzës thuhet se ditën kritike derisa të pandehurit ishin në qarkullim me veturën e tyre të markës “Golf III”, të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri Albert Ademaj, në momentin që e vërejnë tani të ndjerin M.K, i cili ishte në cilësinë e pasagjerit në motoçikletën e dëshmitarit Miran Halili, i përcjellin me automjetin e tyre së pari në lagjen “Ortakoll” dhe iu afrohen motoçikletës.

Bazuar në aktakuzë, vetë dëshmitari Miran deklaron se ka vërejtur thikën në dorën e të pandehurit Orhan dhe me qëllim të shmangies së konfliktit eventual i njëjti duke e drejtuar motoçikletën lëvizë në drejtim të lagjes “Arbanë”, gjithnjë duke u ndjekur pas nga të pandehurit, të cilët kanë qenë në veturën e tyre.

Sipas aktakuzës, kur arrijnë në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranzit i ri” në Prizren, e cila rrugë nuk ka dalje e që vërehet nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpitë përskaj rruge është regjistruar veprimi i të pandehurve, të cilët me automjetin e tyre iu janë vënë pas dhe e kanë goditur motoçikletën.

Thuhet se pas kësaj, i pandehuri Orhan pasi që del nga automjeti i afrohet të ndjerit M. dhe në konflikt me viktimën e godet me thikë në pjesën ballore të gjoksit, pas së cilës me të shpejtë kthehet në automjet dhe largohen nga vendi i ngjarjes derisa viktima duke e mbajtur dorën në plagën e shkaktuar, pas së cilës ka ardhë auto ambulanca – emergjenca në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren.

Me këtë rast, sipas aktakuzës është vërtetuar se i njëjti në emergjencë ka arritur pa shenja jete, sipas raportit të mjekut kujdestar Sadri Hulaj me nr.3227, të datës 1 maj 2020.

Me këto veprime, Orhan dhe Albert Ademaj akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” për të cilën vepër penale parashihe dënim me jo më pak se 10 vite burgim ose me burgim të përjetshëm.

The post Vrasja me thikë tek “Tranziti i ri” në Prizren, i akuzuari pretendon se në procesverbalin e seancës së fundit s‘janë futur disa fjali appeared first on Prizreni Sot.

Prokuroria në Prizren: Aktakuzë për vrasje të rëndë
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.H., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet në paraburgim nga data 30.08.2024, pas ekstradimit nga Mbretëria e Bashkuar, për shkak të dyshimit të bazuar mirë, se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 179 par. 1 nën par. 1.4 lidhur me nenin 31 të KP-së.

Sipas aktakuzës, me datë 04.06.2013 në periudhën kohore prej orës 03:23min  dhe 06:47min, në Prizren, me dashje privon nga jeta në mënyrë mizore dhe tinzare nga motivet e ulëta së bashku me tani të dënuarin S.K., – viktimën I.K., në atë mënyrë që së bashku me S.K., nga Shkodra-Republika e Shqipërisë, vjen për të vizituar I.K., e cila ishte duke punuar si këngëtare-valltare në Mitrovicë në lokalin “Sh.”, pronë e M.S., me ç’rast takohen në Prizren, ku qëndrojnë në shtëpinë e F.R., ku ajo ka banuar më herët. Pasi që familja nuk është pajtuar lidhur me punën e saj si valltare dhe këngëtare në lokalet e natës, dhe pasi e njëjta nuk është pajtuar të kthehet në shtëpi, papritmas i pandehuri S.H., me thikë së bashku me S.K., fillojnë të godasin I.K., në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar plagë prerëse – shpuese, me ç’rast ka ardhur deri te vdekja e dhunshme si pasojë e gjakderdhjes masive të shkaktuar nga veprimi mekanik i mjetit të fortë dhe të prehtë, e që është konstatuar sipas raportit të  autopsisë së kryer me datë 05.06.2013.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

The post Prokuroria në Prizren: Aktakuzë për vrasje të rëndë appeared first on Prizreni Sot.

Në lagjen Arbanë të Prizrenit u qëllua për vdekje një person
Një burrë me inicialet B.M., 48-veç, u qëllua për vdekje sonte në lagjen “Arbana” në Prizren.

Personi i dyshuar raportohet se ka shtënë nga automjeti dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Policia ka identifikuar të dyshuarin dhe është në kërkim të tij.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 18:46 policia është informuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana, një i dyshuar në drejtim të një viktime ka shtënë me armë zjarri. Policia ndodhet në në vendin e ngjarjes dhe ekipi i Emergjencës, në orën 19:00 është konstatu vdekja e viktimës”, tha Bytyqi.

The post Në lagjen Arbanë të Prizrenit u qëllua për vdekje një person appeared first on Prizreni Sot.

Për shtatë muaj, 14 vrasje në Kosovë
4 vrasje janë të raportuara në Polici vetëm brenda shtatë muajve.

Të fundit janë ato në dy lokale, një në Prishtinë e tjetra në Klinë.

Për këto incidente me armë, njohësit e sigurisë po kërkojnë shkarkime në Polici.

“Pra nga rasti në Bon Vivant duhet të merren veprime të shkarkimeve në nivelin e drejtorisë rajonale të Policisë së Kosovës, në aspektin menaxherial do të duhet të kemi dorëheqje. Po njëkohësisht do të duhet të jepet përgjegjësi e parë, ministrit të Punëve të Brendshme, i cili duhet të bëjë një hap mbrapa duke mundësuar të kemi një riorganizim institucional në kuadër të MPB-së”, tha Drizan Shala, ekspert i sigurisë.

Shifra e regjistruar për vrasje, sipas sociologut Jeton Brajshori, është e lartë dhe shqetësuese.

“Këto vrasje janë shumë shqetësuese, sepse kanë filluar të bëhen përditshmëri dhe në një shoqëri me krizë kur fillon të bëhet dhuna normalitet dhe përditshmëri, atëherë normalisht që e ardhmja do të jetë e zymtë për rininë tonë”, tha Jeton Brajshori, sociolog.

Brajshori tregon edhe disa nga shkaqet që mund të dërgojnë deri në kryerjen e këtij akti.

“Shkaqet janë problemet e ndryshme për arsye se ka probleme që trashëgohen më herët, kanë bërë probleme më herët, vazhdojnë në rrugë, vazhdojnë në lokale, siç e kemi parë rastin në Klinë, problemi është bartur nga Zvicra në Kosovë, këto janë shkaqet që trashëgohen dhe fatkeqësisht organet e drejtësisë nuk kanë arritur t’i parandalojnë me kohë”, tha Brajshori.

Megjithatë, Policia e Kosovës, gjatë periudhës janar – korrik të këtij viti, ka konfiskuar 636 armë, ndërkaq numri i municionit të konfiskuar është 9.531.

The post Për shtatë muaj, 14 vrasje në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vërmicë
Të shtunën në fshatin Vërmicë të Prizrenit, një person u gjet pa shenja jete dhe një person i plagosur.

Personi i plagosur është dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërsa dje është arrestuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit, siriani është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Vërmicë, Prizren 18.06.2022 – NN. Lidhur me rastin, i dyshuari mashkull shtetas Sirian i cili ka qenë në trajtim mjekësorë pas përfundimit të tretmanit mjekësor, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

The post Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vërmicë appeared first on Prizreni Sot.

Vrasje e rëndë
Me datën 18.06.2022 rreth orës 00:42, policia ne Prizren ka pranua një informatë se një person është i shtrire para derës se shtëpisë se ankuesit, në Fshatin Vermice të Prizrenit. Reagimi policor ka qen i menjëhershëm, më të arritur ne vendin e ngjarjes ka vërejtur një person të shtrire dhe të gjakosur në toke, është kontaktuar emergjenca ka dal ne vendin e ngjarjes dhe me personin e lënduar kanë vazhduar në drejtim të spitalit. Pas kontrollit mjekësor, ne këmbën e majte te lënduarit, është një plage ku sipas mjekut kujdestar, dyshohet të jete nga arma e zjarrit. Personi i lënduar: Është K.A, i lindur ne vitin 2006,shtetas Sirian, I njëjti është duke u trajtuar ne repartin Ortopedik ne Spitalin Rajonal në Prizren.

Sot rreth orës 16:40,patrulla policore Kufitare e Vijës se Gjelbër, gjatë patrullimit ne fshatin Vermice kanë hasur ne një trup të pajetë. Sipas dyshimeve të para ky rast ndërlidhet me rastin e një nate me pare, ku ka qen i plagosur një shtetas Sirian. Ne vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori kujdestar i shtetit, hetuesit rajonal, hetues nga pika kufitare e Vermices, hetues nga policia e Shtetit Shqiptar nga rajoni i Kukësit, hetues nga krimi i organizuar Prishtinë. Ekipi i Krim teknikes gjatë ekzaminimit te vendit të ngjarjes ka gjetur një arme të zjarrit:

• Një Pistoletë
• Një karikator me gjashte fishek, cal. të pa njohur
• Një telefon dhe
• Disa gëzhoja

Me urdhër te Prokurorit te shtetit trup i pa jete është dërguar për autopsi ne Institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë. Rasti mbetet nen hetime.

The post Vrasje e rëndë appeared first on Prizreni Sot.