Në lagjen Arbanë të Prizrenit u qëllua për vdekje një person

Një burrë me inicialet B.M., 48-veç, u qëllua për vdekje sonte në lagjen “Arbana” në Prizren.

Personi i dyshuar raportohet se ka shtënë nga automjeti dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Policia ka identifikuar të dyshuarin dhe është në kërkim të tij.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 18:46 policia është informuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana, një i dyshuar në drejtim të një viktime ka shtënë me armë zjarri. Policia ndodhet në në vendin e ngjarjes dhe ekipi i Emergjencës, në orën 19:00 është konstatu vdekja e viktimës”, tha Bytyqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *