Zgjedhjet Archives - Prizreni Sot

2,069,098 persona me të drejtë vote në zgjedhjet lokale të 12 tetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për certifikimin e listës së votuesve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Vota e vetme kundër certifikimit ishte e asaj të anëtares së Listës Serbe, Gordana Llaban.

Sipas listës, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote është 2 milionë e 69 mijë e 98 votues.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendovtime në Republikën e Kosovës është 2,025,105, ndërsa numri i qytetarëve të regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës është 43,993 votues.
Procesi zgjedhor në Republikën e Kosovës do të organizohet në 938 qendra votimi me gjithsej 2,625 vendvotime.

U miratua dizajni i fletëvotimeve dhe broshurave. Anëtarët e KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi e Alban Krasniqi, abstenuan duke thënë se do të miratojnë vetëm fletëvotimet ku nuk figuron Lista Serbe.

Ndryshe, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka nisur mbledhjen e sotme me debate të nxitura nga Lista Serbe në lidhje me pikat e rendit të ditës.

Anëtarja e kësaj partie në KQZ, Gordana Llaban, u ankua për marrjen me vonesë të materialit duke kërkuar shtyrjen e takimit ose mbajtjen e takimit pa praninë e saj.

“Pesë minuta para takimit ma keni dhënë tabelën. Kjo është arsyeja pse nuk kam ardhur në takim. Nuk dua të kem konflikt me askënd”, ka thënë ajo.

Anëtari i KQZ-së nga LDK-ja Sami Hamiti ka hedhur poshtë pretendimet e anëtares së Listës Serbe duke thënë se puna e KQZ-së është transparente.

“Qetësohu, s’ke nevojë të bëhesh nervoz…Asnjë dilemë nuk e kemi atë punë, e kemi vendosur sipas ligjit për zgjedhje…S’keni dashur të merrni pjesë”, ka thënë Hamiti.

Në debat u përfshi anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, duke thënë se e gjithë kjo është pasojë e vendimeve të gjykatave të Kosovës.

“I gjithë ky debat është shkak e pasojë e vendimeve jokushtetuese e joligjore të gjykatave tona. Kurgjo tjetër…Tash normalisht edhe Kushtetuesja, del e ndal një Parlament dhe i bllokon institucionet tona”, tha Krasniqi. “…Ju jeni përfaqësuese e një subjekti që është i përfshirë në aktivitete terroriste…Ju edhe në shkurt, por edhe tash jeni duke përfaqësuar për t’i shkelur të gjitha subjektet e tjera të komunitetit serb…Arsyeja e vetme pse kërkohet numër më të madh që këta (Lista Serbe) ta kenë, është për të vazhduar terrorin që ia bëjnë komunitetit të tyre”./KSP

The post 2,069,098 persona me të drejtë vote në zgjedhjet lokale të 12 tetorit appeared first on Prizreni Sot.

Ende nuk dihet nëse do të mbahen zgjedhjet e parakohshme
E enjtja pritet të jetë vendimtare se a do të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme apo jo.

Të gjitha partitë politike po flasin për zgjedhje të reja, por ende nuk ka dakordim se si të shkohet para kohe në zgjedhje. PDK është pajtuar që në zgjedhje të shkohet nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, por LDK e AAK kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Kurti ose shkarkimin e tij.

Gjasat që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme duket të jenë minimale, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike.

Sipas tyre, kërkesat e partive politike për zgjedhje janë të pasinqerta, duke marrë parasysh që deri te zgjedhjet e rregullta kanë mbetur edhe pak muaj.

“Gjasat që të kemi zgjedhje të parakoshme janë minimale sepse edhe pozita edhe opozita janë të pasinqerta në këtë kërkesë. Më shumë një gjë e tillë po bëhet për konsum elektoral, për t’i treguar njëra – tjetrës së janë të gatshmë për zgjedhje. Pozita t’i tregojë opozites se nëse ju jeni të gatshëm edhe ne jemi të gatshëm, e po ashtu edhe opozita duke treguar para votuesve që keqqeverisja na shtyn me pasë një kërkesë të tillë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha për RTK-në analisti Fidan Ukaj.

Ndërkaq, analistja Arta Tahiri Beqa i tha RTK-së se të dyja taborret po bëjnë kalkukime.

“Te PDK pas takimit me Kurtin, në deklaratat e tyre të herëpashershme, po tregojnë që mund të ketë një marrëveshje parazgjedhore, për koalicionin e mundshëm sipas këndvështrimit tim pas përfundimit të rezultateve të zgjedhjeve, nëse mund të ndodhin zgjedhjet e parakohshme. Sigurisht zgjedhjet nuk mund të ndodhin në çdo skenar në kohë rekord, sepse duhet respektuar edhe kufijtë ligjor dhe kushtetues”, tha ajo.

Tri partitë opozitare në vend duan zgjedhje të parakohshme, por nuk pajtohen se si të arrijnë deri te to. PDK është pajtuar që në zgjedhje të shkohet nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, por LDK e AAK kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Kurti ose shkarkimin e tij.

The post Ende nuk dihet nëse do të mbahen zgjedhjet e parakohshme appeared first on Prizreni Sot.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve të drejtë vote kanë 1,260,571 qytetarë
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka njoftuar se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të drejtë vote kanë 1,260,571 qytetarë, që u takojnë 21 komunave.

Këto të dhëna ai i bëri publike përmes një postimi në “Facebook”.

Elezi ka thënë se procesi i votimit do të mbahet në 66 % të vendvotimeve.

“Kjo është harta e raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave, që do të mbahet këtë të diele, më 14 nëntor 2021. Harta tregon se nga aspekti organizativ procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve apo në 1,638 nga 2,477. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1,260,571”, ka shkruar Elezi në një postim në Facebook.

Zëdhënësi i KQZ-së ka thënë se numri i votuesve të certifikuar në raundin e parë për zgjedhjet në 38 komuna ka qenë 1,885,448 votues.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet në 21 komuna më 14 nëntor, kurse fushata zgjedhore ka nisur dje.

The post Në raundin e dytë të zgjedhjeve të drejtë vote kanë 1,260,571 qytetarë appeared first on Prizreni Sot.

PZAP nis hetimet në QNR, 352 ankesa nga kandidatët për Asamble
352 ankesa janë paraqitur në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nga kandidatët për Kuvende Komunale.Kandidatët ankues u takojnë pothuajse të gjitha subjekteve politike dhe ankesat e tyre kundërshtojnë rezultatin përfundimtar të shpallur nga KQZ-ja me 3 nëntor.

Pas këtyre ankesave që ka pranuar PZAP, ky institucion ka dërguar ekipet hetuese në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve me qëllim të hetimit të vendvotimeve para se të marrë vendim.

The post PZAP nis hetimet në QNR, 352 ankesa nga kandidatët për Asamble appeared first on Prizreni Sot.

Mbi 10 mijë mërgimtarë me të drejtë vote për balotazh
Rreth 15 mijë e 530 persona në raundin e parë të zgjedhjeve e kanë pasur të drejtë vote përmes postës nga diaspora. Kurse në raundin e dytë këto zgjedhje mbahen në një numër të caktuar të komunave dhe si rrjedhojë edhe numri i mërgimtarëve me të drejtë vote do të jetë më i ultë, gjithsej 10 mijë e 220.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valmir Elezi, i cili tha se në secilën komunë që do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve vlen lista e qytetarëve të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës nga data e aplikimit 10 korrik deri më 18 gusht.

“Në raundin e parë të zgjedhjeve në kuadër të votimit jashtë Kosovës të drejtën për të votuar përmes postës e kanë pasur më shumë se 15 mijë e 530 qytetarë, ndërkaq në raundin e  dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave i cili mbahet me  një numë të caktuar të komunave, këtë të drejtë e kanë më shumë se 10 mijë 220 qytetarë. Pra në secilën komunë ku do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve vlen lista votuese e qytetarëve të cilët janë regjistruar si votues jashtë  Kosovës gjatë periudhës së aplikimit nga data 10 korrik deri më  18 gusht,” ka potencuar ai.

Po ashtu ai shtoi se të gjithë qytetarët të cilët janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës do të mund të votojnë përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave.

“Të gjithë qytetarët që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës për  të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarë të Komunave në raundin e parë do të munden të votojnë përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në të cilat do të organizohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave,” ka thënë ai.

Ndërkaq ai kujtoi se fletëvotimet e qytetarëve nga diaspora do të pranohen nga Komisioni  Qendror i Zgjedhjeve deri më datën 12 nëntor.

“Sipas ligjit fletëvotimet duhet të pranohen nga ana e KQZ-së më së largu deri më datë 12 nëntor.  Të drejtën për të votuar gjatë këtij procesi e kanë vetëm votuesit e komunave në të cilat organizohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit nga 10 korriku deri më datë 18 gusht 2021.Pra nuk do të ketë një proces të ri të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës sepse vlen lista votuese  e raundit të parë,” ka shtuar Elezi.

Numri i votuesve jashtë Kosovës për secilën komunë ku mbahet raundi i dytë është: Gjakovë (1,089), Gllogoc (175), Gjilan (607), Dragash (1,090), Istog (707), Kaçanik (166), Klinë (437), Fushë Kosovë (135), Kamenicë (442), Obiliq (60), Rahovec (382), Podujevë (337), Prishtinë (666), Prizren (921), Shtime (116), Viti (754), Vushtrri (174), Malishevë (714), Junik (1,054), Mamush (192) dhe Kllokot (10)./KosovaPress

The post Mbi 10 mijë mërgimtarë me të drejtë vote për balotazh appeared first on Prizreni Sot.

Këto janë votat përfundimtare për kryetar të Prizrenit
KQZ ja i ka publikuar rezultatet përfundimtare sipas të cilave:

Mytaher Haskuka i ka marr 24 378 vota ose 40.41 %

Shaqir Totaj i ka marr 18 919 vota ose 31.36 %

Anton Quni i ka marr 90 43 vota ose 14 .99 %

Zafir Berisha i ka marr 3 452 vota ose 5.72 %

Lulzim Kabashi i ka marr 2182 vota ose 3.62 %

The post Këto janë votat përfundimtare për kryetar të Prizrenit appeared first on Prizreni Sot.

Prizren, kaq vota morën kandidatët
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar edhe numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me aftësi të kufizuara, për Komunën e Prizrenit.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka marrë 537 vota, ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka marrë 409 vota, Anton Quni i Lidhjes Demokratike të Kosovës 211 vota.

Lulzim Kabashi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka 54 vota, Zafir Berisha i Nismës ka 65 vota, Afrim Tejeci i Aleancës Kosova e Re 21 vota, Cemajl Smaili nga NDS 43 vota, ndërkaq kandidati i pavarur Milazim Lushaj nuk ka marrë asnjë votë.

Ndryshe, komuna e Prizrenit ka shkuar në balotazh.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve do të përballen Mytaher Haskuka i VV-së dhe Shaqir Totaj i PDK-së.

The post Prizren, kaq vota morën kandidatët appeared first on Prizreni Sot.

Sot fillon rinumërimi i 43 vendvotimeve
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot do të fillojë procesi i rinumërimit të 43 vendvotimeve.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, përmes një komunikate për media.

“Ju njoftoj se sot (e hënë, 25 tetor, ora 17:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i rinumërimit të 8 vendvotimeve të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 35 vendvotimeve të Zgjedhjeve për Kuvende Komunale”, ka bërë të ditur Elezi.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme të KQZ-së është bërë e ditur se do të shkojnë në rinumërim 43 vendvotime.

Kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, tha se të njëjtat vendvotime nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta.

“Rekomandohet për shkak të mospërputhjes së të dhënave, të ngatërrimit të rubrikave dhe ka mosperputhje të votave të subjekteve me votat e kandidatëve, 8 vendvotime për kryetar komune të ketë rinumerim dhe në 35 për Kuvende komunale të ketë rinumërim”, deklaroi ai.

The post Sot fillon rinumërimi i 43 vendvotimeve appeared first on Prizreni Sot.

Nis numërimi i votave të diasporës, KQZ tregon kur do të shpallen rezultatet përfundimtare
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me numërimin e votave nga diaspora, të ardhura përmes postës gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor 2021.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, gjatë kësaj periudhe kanë pranuar rreth 5 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime dhe pas vlerësimit brenda këtyre pakove janë konstatuar 10 mijë e 934 zarfe të individualizuara me fletëvotime.

“Gjatë vlerësimit të tyre janë aprovuar 9 mijë e 610 zarfe të individualizuara me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 324 të tilla pasi nuk janë në përputhje me kriteret ligjore. Më shumë se gjysma e tyre janë refuzuar pasi janë dërguar nga persona që nuk kanë aplikuar për regjistrim si votues jashtë Kosovës (614) apo janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues (200). Ka edhe raste kur pako me fletëvotime është dërguar më shumë se një herë nga persona të njëjtë (168)”, tha Elezi në konferencë për media.

I pyetur se kur KQZ-ja do të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, Elezi ka lënë të kuptohet se kjo do të bëhet brenda dy-tre ditësh.

Sipas tij, KQZ do të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave pasi të numërohen edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, që sipas planifikimit do të numërohen të hënën, si dhe pasi të marrim konfirmimet nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme. Në vitin 2017, KQZ-së i janë dashur 9 ditë për të shpallur rezultateve përfundimtare të raundit të parë Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 3 ditë të tjera për t’i certifikuar ato./KP

The post Nis numërimi i votave të diasporës, KQZ tregon kur do të shpallen rezultatet përfundimtare appeared first on Prizreni Sot.

KQZ-ja nis shpërndarjen e materialit zgjedhor
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka nisur të shtunën që të shpërndajë materialin zgjedhor – përfshirë fletëvotimet – për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Qytetarët e Kosovës do të zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna.

Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Në këto zgjedhje, qytetarët do të mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist.

Ndryshe, zëdhënësi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka sqaruar mënyrën se si mund të votoni me kusht në zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër.

Përmes një postimi në Facebook, Elezi ka sqaruar se votimi me kusht është i mundur për një votues vetëm brenda komunës ku ai është i regjistruar si votues.

Ky lloj votimi s’është i mundur nga njëra komunë në tjetrën.

“Është e nevojshme të sqarojmë se votimi me kusht është i mundur për një votues vetëm brenda komunës ku ai është i regjistruar si votues.  Votimi me kusht nuk është i mundur nga njëra komunë në tjetrën. Pra, votuesi i një komune nuk mund të votojë në komunën tjetër.

Për dallim nga Zgjedhjet për Kuvend në të cilat e gjithë Republika e Kosovës është një zonë zgjedhore, në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e asaj zone ka fletëvotime vetëm të asaj komune”, ka shkruar Elezi

The post KQZ-ja nis shpërndarjen e materialit zgjedhor appeared first on Prizreni Sot.

Partitë politike garojnë të vetme në zgjedhje lokale, vetëm një koalicion i deklaruar
Partitë politike shqiptare parlamentare do të garojnë të vetme në zgjedhjet lokale që mbahen më 17 tetor 2021. Kjo ndodh pasi LVV, PDK, LDK dhe AAK, nuk kanë shprehur vullnet për të garuar si pjesë e ndonjë koalicioni.

Gjatë afatit 15 ditor të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), 16 – 30 qershor, vetëm dy parti politike nga radhët e komunitetit boshnjak kanë shprehur dëshirën për të garuar si koalicion, ndërsa partitë nga radhët e komuniteteve tjera do të garojnë të vetme në zgjedhje.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Partitë politike të regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë pasur mundësinë që të deklarohen nëse në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit, pra jo si të vetme. Është detyrim ligjor që partia politike të njoftojë se do të kërkojë certifikim përmes koalicionit. Gjatë afatit për deklarim të koalicioneve, KQZ-ja ka pranuar vetëm një deklaratë për koalicion zgjedhor të nënshkruar mes dy partive politike nga radhët e komunitetit boshnjak, Demokratska Stranka Bosnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, me emrin Koalicija VAKAT”, tha Elezi për KP.

Sipas tij, partitë politike që duan të garojnë në zgjedhje përmes koalicionit, duhet t’i kenë parasysh disa obligime ligjore.

“Janë disa detyrime për partitë politike që kërkojnë certifikim përmes koalicionit. Partitë politike që deklarohen se do të garojnë në emër të koalicionit, nuk do të mund të garojnë si të vetme në zgjedhje. Po ashtu, partia politike e cila tërhiqet nga koalicioni nuk mund të garojë si e vetme dhe as të lidhë koalicion me ndonjë parti tjetër, ndërsa pjesa tjetër e atij koalicioni mund të marrë pjesë në zgjedhje”, tha Elezi.

Elezi sqaroi se ky afat ka qenë vetëm për deklarim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit dhe se periudha për dorëzimin e aplikimit për certifikim dhe listës së kandidatëve për kryetarë komunash dhe për kuvende komunale, do të përfundojë më 16 gusht.

Edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2017 vetëm një koalicion ishte deklaruar dhe pikërisht Koalicioni VAKAT nga këto dy parti boshnjake, ndërsa KQZ-ja kishte certifikuar edhe 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur, për kryetar komune apo për kuvende komunale, në komuna të ndryshme.

The post Partitë politike garojnë të vetme në zgjedhje lokale, vetëm një koalicion i deklaruar appeared first on Prizreni Sot.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen më 14 shkurt
U.d. Presidentja Osmani shpërndanë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe i cakton zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt.

Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u.d. Presidentja, Vjosa Osmani, ka marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme.

Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. U.d. Presidentja po ashtu ka nxjerrë Dekret për shpërndarjen e Legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

The post Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen më 14 shkurt appeared first on Prizreni Sot.