Tajar Susuri nga Komuniteti i Prodhuesve në listën e fitores së VV si kandidat për Kuvendin Komunal
Zjedhjet lokale të 17 tetorit natyrshëm do të përmbyllen me fitoren e Kryetarit Haskuka dhe ekipit te tij.
Eshtë nder dhe përgjegjësi që edhe unë jam i rreshtuar në ekipin fitues të Kryetarit dhe të Vetëvendosjes.
Mandati i dytë i Kryetarit Haskuka do të jetë vazhdimësi e punëve të mira, për më shume vende pune dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës për të gjithë, duke përfshirë edhe të varfërit dhe të margjinalizuarit.
Pasi që personalisht i takoj komunitetit të prodhuesve, gjatë mandatit tim si kuvendar, përmes politikave lokale, do të kontribuoj në nxitjen dhe mbështetjen e këtij sektori dhe të sektorëve të tjerë ekonomik lokal, në tejkalimin e sfidave të këtij komuniteti për një zhvillim më të hovshëm ekonomik të Prizrenit dhe Kosovës.
BASHK QEVERISIM / V-144.
TAJAR SUSURI 20