Taulant B Muja: Ju faleminderit, do të jem derë e hapur për secilin. Nr 177 – 23 do të jetë kontakti i secilit!
Të nderuar bashkëqytetarë të Zhurit dhe Prizrenit me rrethinë, miq, shokë dhe dashamir, ju anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Zhur.
Në pragë të mbylljes së fushatës elektorale për Zgjedhjet Lokale 2021, dua të i’u falemenderoj secilit për kontaktet, takimet dhe diskutimet gjatë kësaj kohe.
Ishin ditë që na u mundësua të takohemi me shumë miq dhe shokë, ditë që na rikthyen në miqësit dhe shoqerit e vjetra.
Une do të vazhdojë që ti ruaj ato takime si takime me vlerë dhe do të vazhdojë prapë, nuk do të heq dorë.
Takimet me bashkëvendasit, me shokë nga gjenerata dhe shumë takime me të tjerë, më dhanë motiv, që jo vetem tani në ketë kohë të anagazhohem, por më motivuan që angazhimin për Zhurin dhe Prizrenin me rrethinë ta vazhdoj edhe në ditët në vazhdim, pa e menduar se a do të jamë, apo jo, anëtarë i kuvendit komunal. Angazhimin nuk do ta ndali.
Zhuri mbetet shtëpia ime dhe familja ime!
Me shpresë se do ta marrë legjitimitetin që të jamë zë i juaj në kuvendin komunal dhe të marrë përsiper përgjegjësit si një përfaqësues i ndershëm dhe i dobishëm për Komunën e Prizrenit.
Ju faleminderit, do të jamë derë e hapur për secilin. Nr 177 – 23 do të jetë kontakti i secilit!
Me shumë dashamirësi, Taulant Muja