Të gjitha fshatrat e lagjet e Prizrenit tashmë kanë vendosur për fitoren e madhe të PDK-së
Në takimet tona me nëndegë po shihet entuziazmi, energjia dhe pozitiviteti. Tashmë qyteti e fshatërat janë të bindur se fitorja e PDK-së është fitore e të gjithëve.
Në takimin me strukturat tona dhe qytetarë në Vlashnje dhe Kobaj morrëm përgjigjen më të mirë, mobilizim dhe vendosshmëri deri në fitore.
Pas takimit Totaj u shpreh: “Së bashku me Kujtim Gashin, bartës i listës sonë fituese dhe dy kandidatët tonë për asamble, Alban Bislimaj e Elona Hoxha, takuam strukturat tona në Kobaj e Vlashnjë. PDK është unike e po punon fortë për fitoren e 17 tetorit. Me vullnetin e strukturave e përkrahjen e qytetarëve do ta ndërtojmë bashkërisht Prizrenin. Sepse Prizreni meriton më mirë e më shumë se keq qeverisja në ikje e Haskukës. Bashkë për Prizrenin”