Tejkaloi në vijë të plotë, Policia gjobit me 150 euro dhe ia hiq dy pikë prizrenasit

Policia në Prizren përmes një komunikate ka njoftuar se ka hasur në kundërvajtës në trafik i cili me veprimet e tije ka renë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.

Në ketë rast kundërvajtësi ka tejkaluar në vijë të plotë. Ndaj këtij kundërvajtësi ju është shqiptuar gjobën në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, dhe numrat kontaktues:192 dhe 112.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë, thuhet në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *