Teleferiku për në Kalanë e Prizrenit ende larg, buxheti 3 milionë euro

Ka së paku pesë vjet që përmendet si projekt kapital, por teleferiku për në Kalanë e Prizrenit nuk gjendet as si projekt. Qeveria e re e këtij qyteti thotë se së shpejti do të nisin procedurat.

Ndonëse në raportet e punës së ish-qeverisjes komunale të Prizrenit thuhet se është hartuar projekti për teleferikun, megjithatë nga kabineti i kryetarit, Shaqir Totaj, kanë theksuar se nuk është trashëguar asnjë projekt për të.

Në Ligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2022, figuron se MMPHI për periudhën 2022-2024 ka planifikuar 3 milionë euro për projektin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *