Tentim vrasje afër pikës kufitare në Vërmicë, dy grupe sirianësh përfshihen në përleshje

Një përleshje mes dy grupe sirianësh ka ndodhur mbrëmë, në afërsi të pikës kufitare në Vërmicë, që eskaloi në përdorimin e thikës dhe për pasojë një person është lënduar rëndë. Konflikti verbal mes dy grupeve erdhi pas një mosmarrëveshje, që dyshohet se lidhet me para.

Burimet nga Emergjenca në Prizren kanë bërë me dije se personi që u ther me thikë gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa Policia s’ka arritur t’i kap personat e dyshuar pasi të njëjtit janë larguar në drejtim të Shqipërisë.

Mwsohet se ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, ku disa njësi policore intervenuan, me ç’rast janë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe janë mbledhur informacionet e para.

Bazuar në dëshmitë e personave që kanë qenë në vendin e ngjarjes kur ndodhi përleshja, incidenti dyshohet se ka motiv kontrabandën, që kanë zhvilluar dy grupet.

Ajo që dihet deri më tani është se në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokuroria, që ka marrë vendim për inicimin e rastit si “tentim vrasje” dhe nisjen e hetimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ Sinjali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *