Tentim vrasje’ në Prizren, arrestohet një person e tjetri vihet në kërkim policor
Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 24.3.2025 në Prizren ka pranuar informacion për një rast përleshje në mes të disa personave.
Me të dal në vendin e ngjarjes policia ka verifikuar një person të lënduar i cili dhe është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor.
Personat e dyshuar kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes ku më pas njëri nga ta është arritur që të lokalizohet dhe arrestohet të cilit me vendim të prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa personi tjetër i dyshuar është vënë në kërkim policor.
Po ashtu në vend të ngjarjes si provë materiale është konfiskuar një automjet.
Rrethanat se si ka ndodhur rasti në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke u hetuar dhe është cilësuar si ‘’Vrasje në tentativë’’.