Tentohet të dhunohet një grua në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një shtetase e Shqipërisë ka raportuar se një shtetase tjetër e Shqipërisë është sulmuar seksualisht nga një person i cili më pas ka tentuar ta dhunojë.

Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në spitalin rajonal Prizren, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“TENTIM DHUNIMI – Prizren 21.07.2023 – 17:00. Ankuesja femër shtetase e Shqipërisë ka raportuar se viktima femër po ashtu shtetase e Shqipërisë ishte sulmuar seksualisht dhe tentuar të dhunohet nga i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në spitalin rajonal Prizren, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti ne procedurë hetimore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *