Tenton t’i godasë me veturë policët, arrestohet

Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti ka tentuar që t’i godasë me veturë, zyrtarët policorë.

Sipas policisë, njërin nga policët e ka goditur me pasqyrë anësore.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Dragash / 08.05.2024 – 15:49. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, dhe me veturën e tij ka tentuar që ti godasë ata, me që rast njërin nga zyrtarët e ka goditur me pasqyrën anësore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *