Theret me thikë një person në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar për një therje me thikë në Prizren.
Sipas policisë viktima është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit teksa i dyshuari për kryerjen e sulmit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Wiliam Walker, Prizren 26.01.2021 – 15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit ku vazhdon kurimin e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.