Theret për vdekje një 15 vjeçar në Prizren

Para më shumë se një ore në afërsi të shkollave që ndodhen në lagjen “Barjam Curri” ,ka ndodhur nje incident i rëndë me ç’rast ka humbur jetën një 15 vjeçar si pasojë e plagëve të marrura nga mjete të mprehta , ka konfirmuar për TV Prizreni, zëdhënësi i DRP-së Prizren, Shaban Osmanollaj.

Në Komunikatën e policisë thuhet se “Me datën 18 janar 2021 rreth orës 10:10, ne rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren, pas një përleshje ndërmjet pese personave te mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B me mjet të prehtë përkatësisht thikë duke i shkaktuar lëndime serioze që për pasojë viktima ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes ka dalur mjeku kujdestar i emergjencës i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia dhe prokurori i shtetit se bashku me forenzikën kanë dalur në vendin e ngjarjes të cilët kanë kryer edhe ekzaminimin e vendit të krimit. Viktima me urdhër të prokurorit dërgohet për obduksion në IML Prishtinë. Rasti është duke u hetuar nga njësia hetimeve rajonale në Prizren”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *