Thirrja e bashkësive fetare për deputetët: Hiqni dorë nga çdo ripërkufizim i martesës

Bashkësitë fetare në Kosovë, përmes një konference për media e kanë prezantuar deklaratën e tyre të përbashkët kundër martesave mes gjinisë së njëjtë, duke kërkuar nga deputetët, Qeveria dhe institucionet tjera që të heqin dorë nga përfshierja e kësaj të drejte në Kodin e ri Civil.

Bashkësia Islame e Kosovës, Dioqeza Prizren-Prishtinë (Kisha Katolike), Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës janë se kështu “po cenohet vullneti i Zotit”.

“Bashkësitë fetare të Kosovës mbesin të bashkuara dhe me një zë të vetëm para ligjvënësve të Kuvendit të Kosovës, para qeverisë dhe institucioneve të tjera, që të heqin dorë prej çdo ndryshimi, prej çdo ripërkufizimi, prej çdo riinterpretimi të neneve për familjen, martesën dhe statusin e bashkëshortëve në vendin tonë”, thuhet ndër tjerash në deklaratën e përbashkët.

Përmes Kodit të ri Civil, komuniteti LGBT+ shpreson ta fitojë të drejtën që të martohen me partneret/ët e tyre, pavarësisht gjinisë.

Ministria e Drejtësisë konsideron se procesi i hartimit dhe finalizimit të Projekt Kodit Civil, ka qenë gjithëpërfshirës dhe transparent, i hartuar në linjë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe direktivat e Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *