Thirrje për mbrojtje të pyjeve nga zjarret në Parkun Kombëtar “Sharri”

Të dashur qytetar,

Ju njoftojmë se, këto ditë jemi duke u ballafaquar me zjarre të shumta në Parkun Kombëtar “Sharri” si pasojë e temperaturave të larta dhe pakujdesisë së vizitorëve. Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” së bashku me ekipet e Zjarrëfikësve, Policinë e Kosovës, FSK-në, banorët lokal dhe njerëz të vullnetit të mir, disa ditë me radhë është duke u ballafaquar me zjarret.

Për të menaxhuar këtë situatë në mënyrë më të mirë kërkojm nga ju që tju bashkoheni ekipeve për shuarjen e zjarreve dhe ti ndaloni lëvizjet brenda Parkut, te merrni masa për keqëbërësit dhe ti njoftoni organet kompetente.

Me këtë rast apelojmë tek të gjithë qytetarët e Kosovës dhe posaçërisht tek vizitorët, banorët e zonave të parqeve, shfrytëzuesit e pronave, dhe qytetarët për kujdes të shtuar.

Numrat emergjentë të disa institucioneve me rëndësi që duhet ti keni parasysh janë:

DAPK “Sharri” 044263188, 044257868, 045308164; Zjarrfikësit 193, Policia e Kosovës 038/192, mobil 192, Qendra e thirrjeve në kuadër të Policisë së Kosovës 112, Ndihma e shpejtë 194 dhe 038/ 500 094.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *