Tre ditët e fundit, policia në Prizren shqiptoi 715 tiketa për kundërvajtje të ndryshme
Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit, nga data 2 korrik deri më 4 korrik 2021, ka realizuar planin operativ “Lirimi i trotuareve dhe hapësirave të tjera që ju dedikohen qytetarëve”. Aktiviteti u realizua në qytetin e Prizrenit e kryesisht në rrugën unazore të qytetit me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafik, sidomos krijimin e një ambienti të sigurt për këmbësorët!.
Ky aktivitet i Policisë, përveç punës së përditshme, bazohet edhe në ankesat e qytetarëve dhe bizneseve në Prizren, sidomos në rrugën unazore të qytetit.
Gjatë kësaj periudhe kohore nga data 02 – 04.07.2021, janë shqiptuar gjithsej 715 tiketa për kundërvajtje të ndryshme (parkim ilegal, mospërdorimi i rripit të sigurisë, përdorimi i celularit si dhe mospërdorimi i helmetave mbrojtëse nga ana e motoçiklistëve.
Ky aktivitet pasqyrohet me angazhimin e të gjitha stacioneve policore dhe të njësisë së trafikut rajonal në kuadër të DRP-së në Prizren
Qëllim kryesor i këtij aktiviteti është parandalimi e aksidenteve rrugore dhe rritja e sigurisë në rrugët e vendit, pa dallim.
Policia e Kosovës është e vendosur për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë, thuhet në një komunikatë dërguar mediave nga zyra për informim publik dhe marrëdhënie me publik e DRP në Prizren.