TRE GRABITËS TË DYSHUAR PLAGOSIN NJË ARGJENTAR NË PRIZREN
Para pak minutash, në një argjendari në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, gjatë tentimit për të kryer grabitje, tre të dyshuar kanë plagosur me armë zjarri një person që dyshohet se është pronar i argjendarisë, njofton për TV Prizreni zëdhënësi i DRP në Prizren, Shaban Osmanollaj.
Sipas tij, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetë, ndërsa Policia është vënë në kërkim të autorëve të dyshuar, ndërsa nuk dihet ende se a kanë grabitur apo jo gjësende në këtë lokal./Tv Prizreni